|
- 14
janar 2003 / Shkruan: Arben ĒOKAJ
- Nė politikėn dhe diplomacinė evropiane pėrdoret
nganjėhere termi vrasje me pambuk. Ky fenomen nė Evropė
ėshtė mė tepėr real, sesa njė gjuhė diplomatike e pėrdorur.
-
- Ėshtė bėrė natyrė e dytė pėr
institucione tė ndryshme nė shtetet e Evropės, qė tė pėrdorin
metodat e njė sulmi apo ēikanimi tė herėpashershėm, nė
formėn e sherr-budallait, mund tė thuhet me fjalė
tjera, nė gjuhėn e popullit.
Pėr ta kuptuar mė qartė kėtė, duhet tė marrim si
shembull ngjarjet e fundit nė Kosovė.
-
- Me 4 janar 2003, u vra pabesisht koloneli
Zemaj njė personalitet ushtarak, qė i pėrkiste Forcave
tė Armatosura tė Kosovės, qė luftuan pėr ēlirimin e
Kosovės nga okupatori serb. Gjėrat dihen thuajse nga tė
gjithė dhe nga shumė gazetarė tė njohur e me intuitė, u
tha se kjo ishte njė goditje kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Nuk ėshtė e lehtė pėr njė lexues tė thjeshtė tė kupojė
se kjo ėshtė e vėrtetė; pra vrasja e Tahir Zemajt ishte njė
goditje direkte kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
-
- Krahu politik nė Kosovė, qė mendohet se
mbwshtet vrasje tė tilla politike, si vegėl qorre nė duart
e dikujt tjetėr, filloi menjėherė revanshin, vetėm pak ditė
pas kėsaj ngjarjeje tragjike pėr Kosovėn dhe lėvizjen e
saj pėr pavarėsi, pasi atyre nuk iu dhimbte shumė koloneli
Zemaj, pėrkundrazi, kėtė gjė ata e kishin dashur me kohė.
Siē edhe mund tė dihet nga shumė analistė tė politikės
kosovare, vrasja e Tahir Zemajt ishte edhe prologu i njė
projekti famėkeq, qė synon tė pėrdoret nė Kosovė nga vetė
serbėt.
-
- Pėr tė realizuar kėtė projekt, pra
minimin e pavarėsisė sė Kosovės, serbėt tė ndihmuar nga
eunukėt e tyre brenda Kosovės dhe nga agjenturat e linjės
anti-shqiptare, tė qarqeve tė caktuara shoviniste greke,
duket se serbėt kanė huazuar metodėn e njohur evropiane tė
vrasjes me pambuk, tė pavarėsisė sė Kosovės. Ajo qė
ne mund tė shohim tani, ėshtė pikėrisht injoranca nė krye
tė qeverisė kosovare.
Gjėrat evoluojnė me shpejtėsi dhe filli i ngjarjeve ėshtė
vėshtirė tė kapet nė kėto raste. Vetė Hekerupi pat
deklaruar pėr njė gazetė daneze, kur u emėrua
administrator i Kosovės se ai ishte shumė i kėnaqur me kėtė
emėrim, pasi Kosova ėshtė vendi ku ndodh diēka. Dhe vėrtetė
ndodh diēka nė Kosovė, qė pėr shumė aventurierė politikė,
do ishte e lakmueshme dhe e papėrsėritshme.
Disa ngjarje na vijnė nė ndihmė tė arsyetimit tonė.
Taktikisht, serbėt e Kosovės para pak ditėsh fillojnė
"ftohjen" dhe "ēarjen" e tyre me politikėn
e Beogradit, qė shqiptarėt tė gėnjehen. Pas ferrės sė
vogėl fshihet lepuri i madh. Kryeministri serb, Zoran Gjingjiē
shprehet shumė shpejt mė pas, nė Der Spigel, se pavarėsia
e Kosovės nuk ėshtė tabu, por kjo mund tė ēonte nė ripėrcaktimin
e kufinjve tė Ballkanit.
-
- Kėtu reagon menjėherė ish-ministri i jashtėm
shqiptar, vigjilenti Milo, me njė koment lidhur me deklaratėn
e Gjingjiēit, qė duket se e kishte pėrgatitur me kohė.
-
- Peshku skuqet, sa tigani ėshtė i nxehtė.
Shtajner kėrkon njė takim me Rugovėn, qė ta qetėsojė atė
pėr vrasjen e fundit.
Nė planin tjetėr, nuk mungon Veton Surroi, i cili e paraqet
kėtė takim nė gazetėn e tij, si takimi Shtajner-Rugova (e
jo si Rugova-Shtajner), kur dihet se takimi u bė nė zyrėn e
presidentit Rugova dhe presidenti ėshtė realisht titullar mė
i lartė pėr popullin e Kosovės.
-
- Kėtė Shtajneri e di, prandaj dhe shkon nė
zyrėn e presidentit. Por kėtė gjė nuk e di Surroi, apo
edhe ai ndoshta e di, por nuk i pėlqen ta pranojė? Kartat
serbe nė Kosovė, me ndihmėn e disa indiferentėve, fillojnė
kėshtu veprimin dhe bashkėrendimin e punėve, nė projektin
e tyre vrasje me pambuk.
Nė kėtė kohė, kryeministri Rexhepi detyrohet dy ditė pas
varrosjes sė kolonelit Zemaj dhe njė ditė pas takimit
Rugova-Shtajner, qė tė thėrrasė nė njė takim tre liderėt
kryesorė tė partive politike tė Kosovės. Ky u trumpetua
nga tė majtėt si takimi i unitetit. Nga ana tjetėr, kėtij
takimi iu dha hapėsira e duhur edhe nė shtypin e majtė tė
Shqipėrisė, ndėrsa mediat e Kosovės, atė punė kishin.
-
- Duke fyer presidentin Rugova me paturpėsi,
klani i majtė kėrkonte qė tia faturonin dėshtimin e kėtij
takimi, pikėrisht presidentit Rugova. Bėhet njė gafė
politike nga kryeministri Rexhepi, qė sido qė tė veprojė
presidenti Rugova, ai do bėhet shkak pėr thashetheme
gazetareske tė planifikuara qė mė parė.
Dhe kėshtu ndodhi. Tė gjithė e pamė atė qė shkroi
intelektuali i famshėm i Kosovės, Surroi nė editorialin e
gazetės sė tij Koha Ditore. Ai filloi tė analizonte
se cili ėshtė rangu mė i lartė nė Kosovė. Ndonėse
rangun e njeh mirė Veton Surroi, ai pėrpiqet megjithatė tė
turbollojė mendjet dyshuese kosovare, me njė lojė fjalėsh
dhe largim nga thelbi i ēėshtjes.
Surroi, me siguri e dinte, qė pas injorimit tė lehtė (me
pambuk) tė figurės sė presidentit Rugova, duke e vėnė
emrin e Shtajnerit para (pra, Shtajner-Rugova), nė takimin e
tyre tė fundit, do vinte njė injorim i dytė i njė shkalle
mė tė lartė, edhe ky i pranueshėm sipas logjikės sė tij.
-
- Tani do ishte takimi Rexhepi-Rugova dhe kėtu
Rugova ftohej thjeshtė si kryetar i LDK-sė. (O njerėz
kuptojeni Surroin, ska asgjė tė keqe nė kėtė mes! Pėrse ėshtė takimi tek kryeministri? Ska rėndėsi! Kryeministri fton
Presidentin nė takim, nė zyrėn e tij. Do diskutohet se ēfarė
duhet bėrė pėr Kosovėn. Kjo ėshtė e rėndėsishme...(?!))
Kjo lojė taktike, e kompozuar nė formėn e goditjes brenda
llojit (pra brenda shqiptare) pret si fillim nė dy drejtime:
E para, ajo synon tė krijojė njė precedent mediatik pėr
harrimin e vrasjes politike tė Tahir Zemajt, e cila piklloi tėrė
Kosovėn dhe mori vėmendjen e angazhimin e duhur tė
presidentit Rugova, deri tek prononcimi i politikanėve
amerikanė, kundėr kėtyre vrasjeve politike. UNMIK-u heshti
si gjithnjė dhe po si gjithnjė, policia do e zbardhė
ngjarjen, siē ka ndodhur edhe nė rastet e tjera.
E dyta, kjo lojė taktike, synon tė injorojė figurėn e
presidentit Rugova, pėrmes njė vartėsi tė tij,
kryeministrit Rexhepi (se kryeministri vartės i presidentit
ėshtė, nė hierarkinė e njė shteti).
Nė kėtė kontekst, Surroi si sufler i kėtij mega-projekti
(jo pa qėllim po huazoj njė fjalė greke) mė vonė do i
linte radhėn sensacioneve gazetareske nė gazetėn e tij
Koha Ditore, pėr takimet e tjera: Thaēi-Rugova,
Haradinaj-Rugova, Trajkoviē-Rugova, etj. etj. derisa njė ditė,
nė imagjinatėn e shfrenuar tė Surroit, ky injorim grotesk i
figurės sė presidentit Rugova, tė vinte e tė bėhej gusto
e ditės dhe natyrė e dytė, sikur presidenti Rugova tė mos
ishte edhe president i vetė Surroit, por njė politikan ēfarėdo.
-
- Kėtu
fillon tė dalė nė dritė shumė qartė, karakteri dhe
pasioni egoist i Veton Surroit, qė pėr inat tė sime
vjerre, shkon e flė me mullixhinė.
Pra, ideja e rangut nė Kosovė ėshtė e qartė nga tė gjithė,
kjo ėshtė ide e vetė Surroit. Por jo tė gjithė njerėzit
janė nė gjendje ta kapin menjėherė kėtė lojė tė stėrholluar
politike, aq mė tepėr kyeministri kosovar Rexhepi, i cili
pranon tė futet nė lojėra tė tilla, duke mos e respektuar
pozicionin e vet.
-
- Sa
i pėrket publicistit tė njohur (tė gjithė e njihni, ai ėshtė
nė qendėr tė vėmendjes) Surroi, ai duket se i di mirė kėto
punė, dhe unė nuk jam nė gjendje tė imagjinoj, sesi njeriu
me njė inteligjencė tė tillė, i lejon vetes tė pėshtyjė
lart nė kėtė mėnyrė, kur dihet se pėshtyma bie edhe nė
fytyrėn e tij.
Stafi i presidentit Rugova nuk besoj se mund tė bjerė pré e
gafave tė tilla politike, siē u mundua tė provokojė
kryeministri Rexhepi. Por kryeministri i ri ėshtė, i papėrvojė. I duhet
kohė qė tė mėsojė.
Tė shpresojmė qė kryeministri kosovar, do zėrė mend nga kėto
kurthe politike qė i krijohen atij dhe tė mos e dėgjojė
shumė shefin e tij partiak, pėrndryshe, ai do konsiderohet
si dordolec dhe do pėrdoret pėr tė kėnaqur shijet perverse
tė disa zyrtarėlucėve tė Tiranės, qė as nė aeroport nuk
e presin pėr festėn e flamurit, apo kur atij si kryeministėr,
i krijojnė idenė se si kryeministėr qė ėshtė, ai ėshtė
aq i madh, sa edhe presidentin Rugova mund ta thėrrasė nė
takim.
Nuk po hyjmė mė thellė nė analizimin e figurės sė
kryeministrit Rexhepi, pasi druhemi se po i krijojmė atij
komplekse inferioriteti, tė cilat janė shumė tė dėmshme nė
kėtė fazė, ku ndodhet Kosova. Por edhe deliri i madhėshtisė,
qė duket se e ka influencuar herė pas here kryeministrin
kosovar, nė deklaratat e tij tė pamatura, ėshtė po aq i dėmshėm
pėr tė, sa edhe komplekset e inferiorietit nė kėtė rast.
Pas sė gjithash, u arrit nė njė farė mėnyre, qė nė
politikėn kosovare tė bėhej sprinti i parė; krijimi i njė
precedenti politik, pėr tė harruar njė vrasje politike.
Harresa ėshtė nė gjuhėn e mediave, se vrasja e kolonelit
Zemaj, vėshtirė se do harrohet ndonjė ditė nga populli i
ndershėm i Kosovės.
Nė kohėn kur presidenti Rugova, e vlerėsoi si tė
domosdoshme lėvizjen aktive pėr njohjen e pavarėsisė sė
Kosovės, njė veprim brutal, njė vrasje makabre, bėri qė
kjo lėvizje institucionalizuese, tė marrė njė goditje tė
ashpėr.
-
- Ndėrkohė qė presidenti Rugova interesohet
me tė drejtė nė gjetjen e autorėve tė vrasjes sė
kolonelit Zemaj, njė gafė politike i ofrohet atij nga
kryeministri i shtetit tė vet.
Pavarėsia e Kosovės po vazhdon tė tregojė se ėshtė njė
ēėshtje tepėr e ndėrlikuar.
-
- Ky ndėrlikim vjen mė tepėr nga fakti se
subjekti shqiptar nė Kosovė, po vuan nga komplekset e
afirmimit. Titullarė partish tė krijuara pas luftės, zyrtarė
tė lartė tė Kosovės, tė cilėt deri dje ishin njerėz tė
thjeshtė dhe e shihnin vetėm nė ėndėrr kėtė rol qė kanė
sot, po mundohen tė afirmohen duke iu imponuar shoqėrisė
kosovare me dhunė, nė pėrpjekjet e tyre mjerane, pėr tė
marrė rolin e primadonės nė skenėn politike kosovare.
-
- Pra pėr tė qenė tė parėt: Ne e ēliruam
Kosovėn... Ne e bėmė pavarėsinė... etj. etj.
Nė kėtė shtyrje bėrrylash, e egėrsie vandalėsh, ka mundėsi
qė kėta aktorė groteskė tė kėtij teatri absurd, tė bėhen
realisht varrėmihėsit e pavarėsisė sė Kosovės, e jo
krijuesit e saj.
-
- Pra, goditja brenda llojit, qė sot ata po
vazhdojnė ta vėnė nė jetė, si mashė nė dorė tė dikujt
tjetėr, i paraqet ata si mjaft tė rrezikshėm pėr pavarėsinė
e Kosovės nė radhė tė parė dhe pėr ndėrtimin e
strukturave tė njė shteti demokratik nė tė ardhmen, nė
radhė tė dytė.
-
- Kėtu nuk mund tė injorohet roli i
drejtuesve tė UNMIK-ut, tė cilėt nuk interesohen pėr pavarėsi,
pikėrisht nga rrogat e mira, qė marrin sot nė Kosovė.
-
- Pėrkundrazi!
Politikanėt kosovarė nuk duhet tė tregohen naivė, dhe
egoistė, sa i pėrket kuptimit tė faktorėve qė luajnė nė
skenėn kosovare dhe rreth saj, pasi Kosova sėshtė akoma
e pavarur si duhet tė jetė.
-
- Duhet tė njihet pavarėsia e Kosovės njė
herė, pastaj kėta koka tė nxehta (qė flaka e luftės
vazhdon ti nxehė, e do vazhdojė pėr kohė tė gjatė, se
ata nuk njohin tjetėr gjė), tė fillojnė konkurrencėn e
tyre politike dhe luftėn reale pėr pushtet, pasi pavarėsia
e Kosovės tė jetė njohur ndėrkombėtarisht.
Pėr hir tė kėsaj pavarėsie, tė gjithė kosovarėt, pavarėsisht
bindjeve politike, duhet tė bashkohen rreth presidentit tė
tyre, presidentit Rugova, si kreu mė i lartė i shtetėsisė
sė Kosovės.
-
|
|