| |
 |
|
|
|
13.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
hėne, 13 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova nuk do tė marrė pjesė nė
takimin e thirrur nga kryeministri Rexhepi
-
Harnish: Standardet nuk pengojnė diskutimin
e statusit, por janė plani i punės pėr transformimin e
Kosovės
-
Nė
Prizren rifilloi procesi gjyqėsor kundėr katėr tė
akuzuarve pėr vrasjen e Ekrem Rexhės - komandant Drinit
-
Policia njofton pėr dy sulme tė armatosura
nė Gjilan por pa pasoja nė njerėz
-
Nėnshkruhet njė marrėveshje bashkėpunimi
ndėrmjet RTV Kosovės dhe Unionit Evropian tė Transmetimeve
-
Temperaturat e ulta kanė ndikuar qė sėrish
tė vazhdojė reduktimi 4 orė me rrymė e dy pa tė
-
Aeroporti i Prishtinės dje ka qenė i
mbyllur shkak tė borės
-
Sot rifilloi gjysėmvjetori i dytė nė tė
gjitha shkollat e mesme dhe nė ato fillore
-
UNDP do tė bėjė rehabilitimin e disa
objekteve elektroenergjetike nė Komunėn e Mitrovicės
-
Shefi i diplomacisė evropiane Havier Solana
tė martėn do tė vizitojė Kosovėn
-
Ish-presidenti serb Millutinoviq tė mėrkurėn
mund tė dėrgohet nė Hagė
-
Solana anulon turneun ballkanik
-
Burzan: Politika e jashtme malazeze do tė ndėrtohet
sipas modelit tė shteteve tė pavarura
-
Sot nė Tiranė arrin Treshja evropiane pėr
tė nxitur fillimin e negociatave pėr stabilizim-asociim me
BE-nė
-
Amasadori i BE-sė nė Shkup thotė se pėr
viti 2002 ishte njė vit i kthimit kah stabilizimi i Maqedonisė
-
Rreth 150 zyrtarė amerikanė kanė filluar
inspektimin e bazave ushtarake turke
-
Policia britanike ka arrestuar 6 persona
lidhur me ricinin e zbuluar nė njė banesė nė Londėr
-
Perl ia ka tėrhequr vėrejtjen Irakut se nėse
nuk i dorėzon armėt do tė ballafaqohet me aksion ushtarak
-
Njė aksion i mundshėm ushtarak kundėr
Irakut do tė kishte pasoja katastrofike, thotė presidenti
egjiptian
-
Gadafi thotė se Libia e SHBA-tė kėmbejnė
informata pėr Al Kaidėn
-
Gjatė luftimeve tė pėrgjakshme
izraelito-palestineze tė fundjavės u vranė gjithsej 11 vetė
-
Ramsfeld jep urdhėr pėr dislokimin e 27 mijė
trupave shtesė nė Gjirin Persik
-
Pėrpjekje amerikane pėr tė zbutur krizėn
me Korenė e Veriut
-
Inspektorėve u duhet "njė vit" pėr
tė kryer detyrėn
-
Viktima tė reja nga pėrplasjet mes Izraelit
e palestinezėve
-
Rusia dėrgon dy luftanije nė Gjirin Persik
-
Vdiq
ylli i grupit "Bee Gees"
|
|
|
- Presidenti
Rugova nuk do tė marrė pjesė nė takimin e thirrur nga
kryeministri Rexhepi
-
- Prishtinė, 13 janar 2003 - Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova nuk do tė marrė pjesė nė takimin e thirrur
nga kryeministri Rexhepi nė tė cilin ishin ftuar kryetari i
PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i AAK-sė Ramush Haradinaj, kanė
bėrė tė ditur zyrtarė tė kabinetit tė presidentit
Rugova.
-
- Zėdhėnėsi i presidentit Rugova, Muhamet
Hamiti ka thėnė se njė ftesė pėr kėtė takim e nėnshkruar
nga kryeministri Rexhepi ka arritur nė Zyrėn e presidentit tė
enjtėn, mirėpo, takimi ėshtė thirrur pa konsultime
paraprake pėr kohėn, rendin e ditės dhe as pėr formatin.
-
- Zėdhėnėsi Hamiti ka bėrė tė ditur se
presidenti Rugova nuk do tė marrė pjesė nė kėtė takim.
"Presidenti i Kosovės ėshtė institucioni mė i lartė
dhe rendi e do dhe kėtė duhet ta dijė besoj edhe
kryeministri qė para ēdo nisme pėr takime ku ai ftohet tė
marrė pjesė tė bėhen konsultime paraprake dhe tė merret
pajtimi i tij, pra i presidentit", tha zėdhėnėsi i
Presidentit.
-
-
- Harnish:
Standardet nuk pengojnė diskutimin e statusit, por janė
plani i punės pėr transformimin e Kosovės
-
 |
|
- Uashington, 13 janar 2003 - Standardet e
vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė
nuk kanė pėr synim tė pengojnė diskutimin e
statusit tė ardhshėm, por janė kushtet pėr
krijimin dhe funksionimin e njė shoqėrie tė
suksesshme, ka theksuar shefi i Misionit tė SHBA-ve nė
Prishtinė, Reno Harnish, nė njė diskutim zhvilluar
mė 10 janar nė Institutin amerikan tė Paqes.
"Kėto
standarde nuk kanė pėr synim tė shėrbejnė si
pengesa ndaj diskutimit tė statusit pėrfundimtar,
por janė kėrkesa qė do ta shndėrrojnė Kosovėn nė
pjesė tė Evropės moderne.
|
-
- Kėto standarte kėrkojnė
njė shoqėri shumė-etnike, njė ekonomi tregu funksionale,
reforma tė trupave mbrojtėse tė Kosovės, pra elementė qė
krijojnė planin e punės pėr tė transformuar Kosovėn",
ka thėnė zoti Harnish, njofton "Zėri i Amerikės".
Njerėzit, vazhdon shefi i misionit tė Shteteve tė Bashkuara
nė Kosovė, mund dhe duhet tė veprojnė edhe pa shpalljen e
pavarėsisė nė mėnyrė qė tė zhvillojnė tipare si pėrgjegjshmėria,
respekti pėr ligjin dhe tė vazhdojė ndėrtimi i
komuniteteve.
Harnish ka theksuar se pikėsynimi kryesor i punės sė
misionit qė kryeson ai, ėshtė arritja e standardeve tė
vendosura nga komuniteti ndėrkombėtar. Nė kėtė kėndvėshtrim,
thotė zoti Harnish, procesi i kalimit tė kompetencave merr
njė rėndėsi tė veēantė pėr t'i dhėnė popullit tė
Kosovės mundėsinė tė pėrmbushė standardet qė priten
prej tij.
Por zoti Harnish pohon se njė ndėr pasojat e mostrajtimit tė
ēėshtjes sė statusit tė ardhshėm ėshtė mungesa e
garancive sovrane, gjė qė e bėn tė pamundur pėr njė numėr
tė konsiderueshėm institucionesh financiare tė angazhohen
me investime.
-
- Njė tjetėr
problem qė pengon zhvillimin ekonomik ėshtė edhe niveli i
kufizuar i veprimtarisė tregėtare nė shkallė rajonale.
-
- Procesi i
Bashkimit Evropian pėr Stabilizim, vazhdon zoti Harnish, u ka
hapur rrugėn marrėveshjeve rajonale nė Ballkan pėr
liberalizimin e tregėtisė dhe harmonizimin e veprimtarisė
ekonomike, por Kosova nuk ėshtė pėrfshirė nė kėto
diskutime.
-
-
- Nė Prizren rifilloi procesi
gjyqėsor kundėr katėr tė akuzuarve pėr vrasjen e Ekrem
Rexhės - komandant Drinit
-
- Prizren, 13 janar
2003 -
Sot nė Gjykatėn e qarkut nė Prizren rifilloi procesi gjyqėsor
kundėr katėr tė akuzuarve pėr vrasjen e Ekrem Rexhės -
komandant Drinit, i cili qe ndėrprerė mė 18 korrik tė
vitit tė kaluar.
-
- I akuzuari
kryesor, siē thuhet nė aktakuz, pėr nxitjen e dhėnien e
urdhėrit pėr vrasjen e Drinit, ėshtė eprori i lartė i
TMK-sė e ish-komandant i Zonės sė dytė TMK-sė, Sali
Veseli.
Procesi filloi me njė vonesė tė konsiderueshme dhe pas njė
ore u ndėrpre pėr tė vazhduar pasdite. Trupi gjykues tė
akuzuarve vetėm ua ka lexuar njė rregullore nė bazė tė sė
cilės katėr tė akuzuarit duhet t'i pėrcjellin disa kritere
sipas ligjit nė mėnyrė qė procedura gjyqėsore tė jetė mė
e efektshme.
-
- Duhet theksuar se
sot nė gjykatė ėshtė paraqitur njė trup gjykues tjetėr
ndėrkombėtar nga ai mėparshmi.
-
-
- Policia njofton pėr dy sulme tė armatosura
nė Gjilan por pa pasoja nė njerėz
-
- Gjilan, 13 janar
2003
- Gjatė ditėve tė fundit nė rajonin e komunės sė
Gjilanit kanė ndodhur 23 krime tė ndryshme dhe kjo tregon se
krimi ka shėnuar rritje nė kėtė komunė, tha zėdhėnėsi
i SHPK-sė.
-
- Sipas tij dy
krimet mė serioze kanė ndodhur dje kur nė njė pompė
benzine nė Gjilan dy persona tė armatosur dhe me maska nė
kokė kanė plaēkitur punėtorin e kėsaj pompe dhe i kanė
marrė 600 euro, telefonin mobil dhe njė pushke gjuetie.
-
- Poashtu gjatė
ditės sė djeshme dy persona tė armatosur me pushkė e tė
veshur nė tė zeza kanė hapur zjarr ndaj dy tė rinjve, por
pas pasoja.
-
-
- Nėnshkruhet njė marrėveshje bashkėpunimi
ndėrmjet RTV Kosovės dhe Unionit Evropian tė Transmetimeve
-
- Prishtinė, 13
janar
- Nė mjediset e RT Kosovės sot u nėnshkrua njė marrėveshje
bashkėpunimi ndėrmjet RTV Kosovės dhe Unionit Evropian tė
Transmetimeve.
-
- Kjo marrėveshje
parasheh ndihmėn konkrete pėr RTK-nė, siē janė dokumentarėt
e ndryshėm, programe edukative, programe pėr fėmijė etj.
-
- Poashtu me marrėveshje
parashihet edhe njė bashkėpunim mė i ngushtė i ndėrsjellė.
-
-
- Temperaturat e ulta kanė ndikuar qė sėrish
tė vazhdojė reduktimi 4 orė me rrymė e dy pa tė
-
- Prishtinė, 13
janar 2003
- Temperaturat e ulėta dhe bora qė vazhdon tė bie ka bėrė
qė tė vėshtirėsohet dukshėm edhe furnizimi me energji
elektrike pas rėnies nga sistemi i gjeneratorit nė
Termocentralin Kosova B.
-
- Aktualisht tė dy
termocentralet nė Kosovė prodhojnė rreth 300 megavatė
energji elektrike, ndėrsa 200 megavatė tė tjerė importohen
nga Shqipėria. Nė kėtė situatė, sipas zyrtarėve tė
KEK-ut, reduktimi i energjisė elektrike ėshtė i domosdoshėm
sipas orarit 4 orė me rrymė dhe dy pa tė.
-
-
- Aeroporti i Prishtinės dje ka qenė i
mbyllur shkak tė borės
-
- Prishtinė, 13
janar 2003 -
Reshjet e borės anembanė Kosovės kanė vėshtirėsuar dukshėm
trafikun rrugor, kurse ai ajror dje ėshtė pezulluar. Pėrgjegjėsit
qė mirėmbajjen e rrugėve pohojnė se ato tash pėr tash nė
pjesėn mė tė madhe tė vendit janė tė kalueshme, por tėrheqin
vėrejtjen se vozitėsit e automjeteve duhet patur kujdes gjatė
vozitjes e nė veēanti kėrkohet nga ata tė kenė pajisje
dimėrore.
-
- Moti i ftohtė
dhe bora qė ra ka vėshtirėsuar gjendjen edhe nė aeroportin
e Prishtinės. Nga 15 fluturimet e planifikura dje nuk ėshtė
realizuar asnjė. Zyrtarėt e kėtij aeroporti kanė pohuar se
ėshtė duke u punuar nė pastrimin e pistės, ku po ndihmojnė
edhe pjesėtarėt e forcave paqeruajtėse.
-
-
- Sot rifilloi gjysėmvjetori i dytė nė tė
gjitha shkollat e mesme dhe nė ato fillore
-
- Prishtinė, 13
janar 2003
- Megjithė tė reshurat e mėdha tė borės sot rifilloi
gjysmėvjetori i dytė njė shkollat e mesme dhe nė ato
filore. Ministria e Arsimit njofton se nuk ka arsye tė ketė
ndryshim tė datės tė rifillimit tė procesit mėsimor.
-
- Edhe nė komunėn
e Prishtinės gjysmėvjetori i dytė do tė fillojė sot nė tė
gjitha shkollat e kėsaj komune me pėrjashtim tė shkollave
fillore "Faik Konica" dhe "Gjergj Fishta"
nė tė cilat janė duke u bėrė pėrgatitjet e fundit.
-
-
- UNDP do tė bėjė rehabilitimin e disa
objekteve elektroenergjetike nė Komunėn e Mitrovicės
-
- Mitrovicė, 13
janar
- UNDP-sė nė kuadėr tė programit tė rindėrtimit tė shtėpive
dhe elektrifikimit nė Kosovė do tė fillojė punėt nė rindėrtimin
dhe rehabilitimin e disa objekteve elektroenergjetike nė
komunėn e Mitrovicės.
-
- Me kėtė program
do tė bėhet rehabilitimi dhe ndėrtimi i disa
trafostacioneve dhe linjave largpėrēuese. Nė kuadėr tė
rehabilitimit tė rrjetit nė tensionin e mesėm do tė
punohet linja nė drejtim tė spitalit dhe sistemit tė
furnizimit me ujė.
-
- Gjithashtu do tė
bėhet vendosje dhe instalimi i pesė trafo-shtyllave tė reja
si dhe ndėrtimi i lidhjes ajėrore 20 kilovatė nė disa
lokalitete tė Shales sė Bajgorės, si dhe nė disa fshatra nė
periferi tė Mitrovicės, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr
Informim tė Kuvendit Komunal tė Mitrovicės.
-
- Nė realizimin e
kėtij programi nė vlerė prej 7 milionė euro do tė pėrmirėsohet
situata elektroenergjetike qė ėshtė mjaft e rėndė nė
Komunėn e Mitrovicės.
-
-
- Shefi i diplomacisė evropiane Havier Solana
tė martėn do tė vizitojė Kosovėn
-
- Prishtinė, 13
janar -
Nė kuadėr tė njė turneu diplomatik nė Ballkan tė marten
do tė qėndrojė pėr njė vizitė nė Kosovė shefi i
diplomacisė evropiane Havier Solana. Kėtė turne ai do ta
fillojė me njė vizitė nė Tiranė dhe mė pas do tė
vazhdojė nė Prishtinė dhe nė Beograd pėr tė pėrmbyllur
turneun me vizitėn e tij nė Shkup.
-
- Kjo vizitė e
Solanės po bėhet nė kohėn kur Bashkimi Evropian ėshtė i
preokupuar me tensionet nė Lindjen e Mesme dhe mundėsinė e
njė konflikti tė armatosur ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara
dhe Irakut.
-
-
- Ish-presidenti serb Millutinoviq tė mėrkurėn
mund tė dėrgohet nė Hagė
Hagė,
13 janar 2003 - Ish-presidenti i Serbisė Millan Millutinoviq tė mėrkurėn mund tė
dėrgohet nė Hagė bėjnė tė ditur burimet nga Beogradi.
Millutinoviqi ėshtė i akuzuar nga Gjykata e Hagės pėr
Krime Lufte gjatė luftės nė Kosovė.
-
-
- Solana anulon turneun ballkanik
-
- Bruksel, 13 janar
2003
- Shefi i politikės sė jashtme tė Bashkimti Evropian,
Havier Solana, ka anuluar sot turneun ballanik pėr shkak tė
angazhimeve tė tij nė njė konference nė Londėr pėr
Lindjen e Mesme.
-
- Solana gjatė kėtij
turneu ėshtė dashur tė vizitojė Tiranėn, Shkupin,
Prishtinėn dhe Sarajevėn.
-
-
- Burzan: Politika e jashtme malazeze do tė ndėrtohet
sipas modelit tė shteteve tė pavarura
-
- Podgoricė, 13
janar 2003
- Ministri i ri malazez i punėve tė Jashtme, Dragisha
Burzan, ka paralajmėruar se Mali i Zi nė periudhėn
kalimtare trivjeēare strategjinė e vet tė politikės sė
jashtme do ta konceptojė sipas modelit karakteristik pėr tė
gjitha shtetet e pavarura.
"Ēdo gjė qė do tė bėjmė nė periudhėn kalimtare do
tė jetė nė pajtim me Kartėn kushtetuese, kurse tė gjitha
ndryshimet e ardhshme nė planin e politikės sė jashtme
duhet tė jenė tė pėrshtatura me modelin, sipas tė cilit,
Mali i Zi nė fund do tė jetė shtet i pavarur.
-
- Nė lidhje
direkte me kėtė ėshtė edhe projeksioni i forcimit tė
Ministrisė sė Jashtme malazeze, e cila do tė 'servisojė'
nevojat e shtetit tė pavarur pėr tri vjet, natyrisht nėse
referendumi do tė jetė pozitiv, e jam i bindur se do tė jetė",
ka deklaruar Burzan pėr njė gazetė tė Podgoricės.
-
-
- Sot nė Tiranė arrin Treshja evropiane pėr
tė nxitur fillimin e negociatave pėr stabilizim-asociim me
BE-nė
-
- Tiranė, 13 janar
2003
- Sot nė Tiranė pritet tė arrijė Treshja evropiane pėr tė
nxitur pėrpjekjet e Qeverisė sė Shqipėrisė lidhur me
fillimin e negociatave pėr stabilizim-asociim me Bashkimin
Evropian.
-
- Nė pėrbėrje tė
delegacionit janė ministri i jashtėm grek Jorgos Papandreu,
vendi i tė cilit kohė mė parė ka marrė kryesinė e radhės
sė Bashkimit Evropian, shefi i Politikės sė Jashtme tė
BE-sė Havier Solana si dhe pėrfaqėsuesi i Evropės
Juglindore nė BE Rajnhard Pride.
-
-
- Amasadori i BE-sė nė Shkup thotė se pėr
viti 2002 ishte njė vit i kthimit kah stabilizimi i Maqedonisė
-
- Shkup, 13 janar
2003
- Duke shfaqur qėndrimin e tij se cilat duhet tė jenė
prioritetet e Qeverisė sė Maqedonisė ambasadori i Bashkimit
Evropian nė Shkup Aleks Brons nė njė intervistė dhėnė pėr
radion "Evropa e lirė" tha se parėsore ėshtė
lufta kundėr kriminalitetit tė organizuar, reformat nė
sektorin publik dhe zbatimi i mėtejmė i Marrėveshjes sė
Ohrit.
-
- Ai vlerėsoi se
zbatimi i kėsaj marrėveshjeje ishte nė nivel tė duhur gjatė
vitit tė kaluar, kurse zgjedhjet u mbajtėn nė njė atmosferė
tė qetė dhe u bė dorėzimi i qetė i pushtetit.
Duke folur pėr regjistrimin e popullsisė z. Brons tha se ai
nga ana teknike dhe politike u mbajt me sukses, nė njė
atmosferė tė qetė dhe paqėsore, kėshtu qė pėr shumė gjėra
viti 2002 ishte njė vit i kthimit ka stabilizimi i shtetit.
Ndėrkaq viti i sivjetshėm tha se duhet tė jetė vit i
reformave.
-
-
- Rreth 150 zyrtarė amerikanė kanė filluar
inspektimin e bazave ushtarake turke
-
- Ankara, 13 janar
2003
- Rreth 150 zyrtarė amerikanė kanė filluar inspektimin e
bazave ushtarake turke. Marrėveshjen rreth inspektimit tė
lokacioneve qė mund tė shfrytėzohen nė luftėn eventuale
kundėr Irakut e kanė arritur autoritetet turke dhe amerikane
tė shtunėn.
Amerikanėt tė shoqėruar nga personeli turk po studiojnė
portet dhe bazat ushtarake pėr tė pėrcaktuar se ēfarė
ndryshemesh nevojiten pėr t'i shrytėzuar ushtria amerikane.
Turqia nuk i ka dhėnė leje SHBA-ve pėr tė shfrytėzuar
bazat e saj ushtarake dhe ka paralajmėruar se nuk do ta bėjė
kėtė nėse Kombet e Bashkuara nuk miratojnė njė aksion
kundėr Irakut.
-
-
- Policia britanike ka arrestuar 6 persona
lidhur me ricinin e zbuluar nė njė banesė nė Londėr
-
- Londėr, 13 janar
2003
Policia antiterroriste britanike, qė ka zbuluar ricin nė
njė banesė nė Londėr javėn e kaluar, ka arrestuar 6
persona nė Dorset, njofton BBC world. Po kėshtu, njoftohet
se tė katėr tė arrestuarit e mėparshėm nė Londėr mbeten
edhe mėtutje nė burg.
-
-
- Perl ia ka tėrhequr vėrejtjen Irakut se nėse
nuk i dorėzon armėt do tė ballafaqohet me aksion ushtarak
-
- Uashington, 13
janar 2003
Njė zyrtar i lartė amerikan ia ka tėrhequr vėrejtjen
Irakut se nėse nuk i dorėzon armėt e shkatėrrimit masiv do
tė ballafaqohet me aksion ushtarak, njofton BBC World.
-
- Kreu i trupit
politik tė Departamentit amerikan tė Mbrojtjes, Riēard
Perl, ka deklaruar se inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara, qė
aktualisht po bėjnė kėrkime nė Irak, nuk do tė mund t'i
gjejnė kurrė armėt, ngase ato janė tė fshehura.
-
- "Mendoj qė
ose Sadami do t'i tregojė kėto armė nė minutėn e fundit
ose do tė ketė aksion ushtarak", ka thėnė z. Perl, nė
njė prononcim tė sotėm (tė sė hėnės).
-
-
- Njė aksion i mundshėm ushtarak kundėr
Irakut do tė kishte pasoja katastrofike, thotė presidenti
egjiptian
-
- Kairo, 13 janar
2003
- Njė aksion i mundshėm ushtarak kundėr Irakut do tė
kishte pasoja katastrofike pėr tė tėrė Lindjen e Mesme dhe
do tė ishte "hedhje e benzinės nė zjarr", ka vlerėsuar
presidenti egjiptian Hosni Mubarak nė njė intervistė dhėnė
gazetės "Al ahram".
-
- "Pasojat e
sulmit ndaj Bagdadit do tė jenė tė tmerrshme dhe askush
tash pėr tash nuk ėshtė nė gjendje tė pėrcaktojė saktėsisht",
ka thėnė Mubarak.
-
-
- Gadafi thotė se Libia e SHBA-tė kėmbejnė
informata pėr Al Kaidėn
-
- Tripoli, 13 janar
2003 -
Lideri i Libisė Moamer el Gadafi ka deklaruar se vendi i tij
dhe SHBA-tė po kėmbejnė informata tė zbulimit pėr rrjetin
ndėrkombėtar terrorist Al Kaida.
-
- Gadafi nė njė
intervistė qė e boton revista amerikane "Njuzuik"
nė numrin e sė hėnės, ndėrkaq ka pranuar se nė botėn
muslimane po rritet popullariteti i udhėheqėsit tė Al Kaidės,
Osama bin Ladenit.
-
-
- Gjatė luftimeve tė pėrgjakshme
izraelito-palestineze tė fundjavės u vranė gjithsej 11 vetė
-
- Gaza, 13 janar
2003
Gjatė luftimeve tė pėrgjakshme izraelito-palestineze tė
fundjavės, kur trupat izraelite depėrtuan nė Rripin e Gazės,
kurse palestinezėt e armatosur sulmuan Izraelin verior si dhe
me depėrtimet e herėpashershme sulmonin nga Egjipti, u vranė
gjithsej 11 vetė nga tė dy anėt, bėn tė ditur AFP nė njė
njoftim tė sotėm (tė sė hėnės).
-
- Kryeministri
izraelit, Ariel Sharon dhe Autoriteti palestinez kanė kėmbyer
akuza tė ndėrsjella rreth kėtij cikli tė ri tė dhunės, i
cili ka tensionuar situatėn para zgjedhjeve tė 28 janarit nė
Izrael.
-
-
- Ramsfeld jep urdhėr pėr dislokimin e 27 mijė
trupave shtesė nė Gjirin Persik
-
- Uashington, 13
janar 2003
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka dhėnė
urdhėr pėr dislokimin e mijra trupave tė tjera amerikane nė
Gjirin Persik, nė kuadėr tė shtimit tė shpejtė tė
forcave nė rajon nė pėrgatitje pėr njė luftė tė mundėshme
me Irakun.
-
- Sekretari
Ramsfeld nėnshkroi tė shtunėn udhėrin pėr dislokimin e 27
mijė trupave tė tjerė, njė ditė pasi dha urdhėr pėr
dislokimin nė rajon tė 35 mijė trupave. Zyrtatė tė
Pentagonit thonė se parashikojnė qė rreth 150 mijė trupa
amerikane tė vendosn nė rajon deri nė mes tė muajit
shkurt.
-
-
- Pėrpjekje amerikane pėr tė zbutur krizėn
me Korenė e Veriut
-
- Uashington, 13
janar 2003
- Njė diplomat i lartė amerikan thotė se Shtetet e
Bashkuara mund ta ndihmojnė Korenė e Veriut tė pėrballojė
mungesat nė karburant, menjėherė sapo tė zgjidhet kriza bėrthamore.
-
- Ndihmės-sekretari
amerikan i shtetit, Xhejms Kelli, tha sot nė njė konferecė
shtypi nė Seul, tė Koresė sė Jugut, se Shtetet e Bashkuara
janė tė gatshme tė zhvillojnė bisedime me Korenė e
Veriut, lidhur me pėrgjigjen e Fenianit pėr komunitetin ndėrkombėtar
mbi ēėshtjen bėrthamore.
-
- Zoti Kelli
sugjeroi se me tu zgjidhur ēėshtja bėrthamore, mund tė
krijohen mundėsi pėr ta ndihmuar Korenėe Veriut nė fushėn
e energjisė.
-
-
- Inspektorėve u duhet "njė vit" pėr
tė kryer detyrėn
-
- Nju Jork, 13
janar 2003 -
Njė zėdhėnės i agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr
Energjinė Atomike, tha se inspektorėve tė armėve nė Irak
do t'u duhej njė vit pėr ta kryer detyrėn, ndėrkohė qė
zyrtarėt amerikanė po flasin hapur pėr mundėsinė e luftės.
-
- Nė njė
intervistė pėr BBC-nė, zėdhėnėsi Mark Gėoydecky tha se
periduha njė vjetore ishte e nevojshme pėr njė inspektim tė
besueshėm.
-
- Ai shtoi se ky
ishte edhe qėndrimi qė drejtori i Agjensisė Ndėrkombėtare
tė Energisė Atomike Muhamed al-Baradai dhe kryeinspektori i
armėve nė Irak, Hans Bliks kishin gjashtė muaj qė e bėnin
publik.
-
- Inspektorėt
pritet qė tė raportojnė pėr punėn e tyre nė Irak para Kėshillit
tė Sigurimit tė OKB-sė pas dy javėsh.
-
-
- Viktima tė reja nga pėrplasjet mes Izraelit
e palestinezėve
-
- Gaza, 13 janar
2003
- Sulmet izraelite me helikopter nė jug tė Rripit tė Gazės
vranė dy palestinezė dhe plagosur njė tė tretė.Zyrtarėt
palestinezė thanė se sulmet kishin nė shėnjestėr anėtarė
tė grupit militant Hamas, tė cilėt ndodheshin nė njė
makinė pranė vendit ku ndodhi sulmi.
-
- Dėshmitarėt
thanė se nga pėrllogaritja e gabuar u vranė dy adoleshentė,
ndėrsa militantėt u larguan tė padėmtuar. Sulmi pason njė
seri pėrplasjesh nė Rripin e Gazės dhe hedhjen e njė numri
rraketash mbi Izraelin nga ku u plagos lehtė vetėm njė
civil.
Nė njė tjetėr zhvillim njė sulm nė veri tė Izraelit ka lėnė
tė vdekur tė paktėn njė person. Televizioni izraelit tha
se palestinezė tė armatosur sulmuan fshatin izraelit afėr
Bregut Perėndimor Moshav Gadish.
-
- Njė numėr
raketash janė lėshuar mbi Izraelin nga Rripi i Gazės pas njė
nate tė dhunshme atje. Ushtria e Izraelit tha se tre raketat
- tė ngjashme me ato tė fabrikuara nga grupi militant Hamas
- goditėn qytetin jugor tė Sderotit, duke plagosur njė
shtetas izraelit.
-
-
- Rusia dėrgon dy luftanije nė Gjirin Persik
-
- Moskė, 13 janar
2003
- Dy luftanije ruse po pėrgatiten pėr t'u vendosur nė
rajonin e Gjirit Persik. Zėdhenėsi i flotės ushtarake tha
se misioni i tyre do tė zgjasė gjashte muaj. Qėllimi i tij
do tė jetė vėzhgimi i situatės ushtarake pėrpara njė
sulmi tė mundshėm ushtarak tė SHBA-ve kundėr Irakut.
-
- Ndėrkohė
amerikanėt e kanė shtuar arsenalin ushtarak ne rajon. Sipas
shtypit edhe rreth 15 mijė ushtarė tė tjerė do tė
dislokohen atje brenda pak javesh.
-
-
- Vdiq
ylli i grupit "Bee Gees"
-
- Majami, 13 janar 2003 - Ylli i grupit
"Bee Gees", Moris Gib (Maurice Gibb) ka vdekur nė
njė spital nė Majami nė moshėn 53-vjeēare.
Kėngėtari vdiq pas njė sulmi nė zemėr gjatė njė
operacioni emergjent.
Vėllai i tij binjak, Robin Gib ishte afėr shtratit pasi
kishte arritur nga Londra vetėm njė orė para vdekjes sė
tij.
Gjithashtu tė pranishėm ishin edhe familja dhe miqtė e tij,
pėrfshirė vėllain tjetėr Barrz, bashkėshorten e tij
Yvonnne dhe fėmijėt e tij.
|
|