| |
 |
OPINIONE |
|
|
11.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
VARRMIHĖSIT
E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS |
|
|
KAINĖT
NGA RRADHĖT TONA SKLLAVĖR TĖ SHITUR, OSE NĖ SHĖRBIM TĖ ARGATĖVE
VAZALĖ ..!?
|
|
|

|
|
|
|
|
|
- 12
janar 2003 / Shkruan: Rexhep Elezaj
-
-
- Dihet
se shqiptarėt si popull dhe si komb qėkur ekzistojnė e deri
mė sot gjithnjė jetuan tė rrethuar ose tė robėruar nga
armiqėt, qoftė nga ata nė anėn jugore tė kufijėve tė
tyre etnikė, nga ata lindorė e veriorė, qoftė nga ata pėrendimorė.
Pesė shekuj me rradhė ilirėt jetuan nėn perandorinė
romake (167 para e.r.-395 pas.e.r.), pastaj nėn Bizantin
(shekulli IV- XIV-tė), ku gjatė kėsaj periudhe jetuan nėn
sundimin e mbretėrisė bullgare dhe asaj serbe tė nemanjiēėve,
pėrjetuan edhe sulmet e normanėve me 1081, etj.
-
- Nė
vazhdim pėr pesė shekuj tė tjerė do tė jetojnė nėn
perandorinė osmane (shek. XV- XIX-tė), ndėrsa nga viti
1916-tė e deri me 1920 nėn pushtimin austro-hungarez, dhe
nga ky vit e deri me ēlirimin e Kosovės me 12 qershor 1999
pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė mbetur jashtė kufijėve
londinez tė Shqipėrisė do tė jetojė nėn okupimin klasik
tė mbretėrisė serbo-kroato-sllovene (jugosllavia e vjetėr
dhe ajo e re e krijuar pas LDB-sė) nė tė cilėn robėri
edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė jetojnė mė shumė se
njė milion shqiptarė, njė pjesė nė Serbinė jugore, ndėrsa
pjesa mė e madhe e tyre nė Maqedoni, duke mos harruar zhbėrjen
e plotė tė dy milion shqiptarėve ēamė nga shovinistėt
grekė, dhe kėshtu me rradhė nėn rrethana okupimi dhe robėrie
tė pandėrprerė deri mė sot!
-
- Duke
pasur parasysh kėtė gjendje tė hidhur tė historisė sonė
shekullore disa analistė thonė se pas gjithė kėsaj
katrahure njerėzore dhe kombėtare dhe nga njė padrejtėsi
kaq e madhe e ushtruar ndaj kombit shqiptar sė bashku me
fatkeqsitė dhe vuajtjet tė cilat i pėrcollėn ata ndėr
shekujė, edhe kėshtu siē janė (jemi) sot, shumė tė mirė
janė (jemi), qoftė si njerėz, qoftė si komb, sidomos nėsė
kihet parasysh gjithė ajo peshė e rėndė dhe shekullore e
cila ka rėnduar me aq pamėshirė mbi supet e tyre si
kolektivitet dhe si individė tė sulmuar gjithmonė nga armiqėt
tė cilėt nuk lanė mjet pa pėrdorur kundėr shqiptarėve me
qellim pėr ti shuar dhe zhbėrė nga faqja e dheut.
-
- Kujtoni
vetėm sa luftėra janė bėrė kundėr nesh, vetėm sa
rrebeshe dhe furtuna e kanė goditur tokėn dhe hapsirėn tonė
gjeografike, vetėm sa skenare janė bėrė gjatė shekujve tė
shkuar pėr tė na shfarosur nga kjo botė, vetėm sa dhe ēfarė
metodave tė poshtėra janė pėrdorur pėr tė na asimiluar
herė nė grekė e herė nė sllavė, herė nė turq e herė nė
romanė, vetėm sa armė janė zbrazur kundėr nesh pėr tė
na vrarė dhe masakruar tėrsisht dhe mizorisht, vetėm sa
libra dhe elaborate janė shkruar pėr tė na njollosur para
botės, vetėm sa regjime barbare kanė shkelur mbi lėkurėn
dhe dinjitetin tonė njerėzor dhe kombėtar, vetėm sa sfida
i ka pėrjetuar kombi ynė gjatė mijėvjeēarėve tė kaluar
pėr tė arritur mė nė fund me gjysėm trupi kėtu ku ėshtė
sot?!
-
- Pas
gjithė kėtyre tmerreve dhe tkurrjeve fizike qė kanė pėrjetuar
shqiptarėt shtrohet pyetja; ku kanė arritur ata sot, a i kanė
shpėtuar rreziqeve dhe kurthave politike, a kanė dalur nga
zona blu e ndjekjeve dhe pėrndjekjeve nga kulshedrat e ēartura
dhe lugetėrit e natės sė gjatė sllavo-ortodokse, a kanė bėrė
punėn e domosdoshme qė ta kapėrcejmė ikonografinė prej
popullit tė nėmur dhe tė mallkuar, a kanė bėrė sa duhet
qė ta thejnė ose kapėrcejnė rrethojėn e hekurt brenda tė
cilės i kishin ngujuar armiqėt e tyre si nė ferrin e Dantes
nė rrathė dhe kate prej skėterrave mė antinjerėzore..?!
-
- Mendoj
se edhe pranė asaj se si komb kemi hyrė nė kohėra dhe
rrethana tė reja tė jetės, ne ende gjendemi nė njė udhėkryq
tė madh historik, se ende nuk iu kemi shpėtuar rreziqeve dhe
kurthave tė cilat edhe sot i mbajnė tė ngrehura kundėr
nesh armiqėt tanė tė pėrbetuar, se gjindemi gjithnjė
brenda zonės sė ndjekjeve pėrbindėshe si njerėz dhe si
komb, se gjithnjė mbi
kokat tona po qėndron mallkimi i zanave tė malit pėr shkak
se nuk lozėm vallet e dasmave tė tyre ėngjėllore, se
ende nuk kemi bėrė sa duhet pėr (ri)ndėrtimin e kalasė
tonė kombėtare nė tė cilėn do tė hynin vetėm dashamirėt
e kombit shqiptar, brenda sė cilės do tė mbretėronte
harmonia dhe respekti vėllazėror, etj.
-
- Mirėpo,
pėr fat tė keq kalanė iliro-shqiptare e sulmuan dhe shpesh
e pushtuan armiqėt e jashtėm, e goditėn me topa dhe granata
tė rėnda dhe nuk lanė gurė pa gjuajtur mbi tė, dhe kjo
ndoshta nė njė aspekt ėshtė e kuptueshme, mirėpo, a mund
tė na e shpjegojė dikush se cilėt ishin dhe cilėt vazhdojnė
tė jenė sulmuesit dhe rrėnuesit e Kalasė shqiptare nga
brenda, pse ngelėn brenda saj dhe cilėt vazhdojnė tė jenė
argatė tė argatėve vazalė, e tė gjithė sė bashku nė shėrbim
tė armiqėve shekullorė, kush janė ata tė cilėt me kaq
zell po ia gėrryejnė themelet godinės sė popullit mė tė
lashtė nė Ballkan, Ilirikumit shqiptar, po duan tia prejnė
rrėnjėt pėmės mė tė vjetėr njerėzore nė Europė, cilėt
janė ata tė cilėt po ia hapin varrin Kosovės, cili ėshtė
ai soj ose ajo rasė e verdhė e cila ka marrė rolin qė deri
nė fund tė punojė kundėr interesave shqiptare, tė
shkatrrojė ēdo gjė shqiptare, tė pėrdhosė dhe denigrojė
kulturėn dhe traditat tona tė lashta para botės, cila ėshtė
ajo murtajė e zezė brenda kalasė shqiptare e cila ėshtė
infektuar kaq shumė me helmin e urrejtjes dhe mosdurimit ndaj
kundėrshtarėve politikė tė njė caku, cilėt janė ata
bastardė tė cilėt i ka kapluar si kanceri degjenerimi moral
dhe shpirtėror deri nė ate masė sa tė vrasin nė mėnyrė
kaq barbare intelektualėt dhe ushtarakėt tanė mė tė
spikatur siē bėnė me rastin kur vranė Kolonel Tahir Zemėn
me tė birin Enisin dhe kusherinin Hasanin mbi tė cilėt, vetėm
nė anėn ku ishte i ulur ushtaraku ynė legjendarė kishin
zbrazė mbi 50 plumba (!!!), cilėt janė, pra, kainėt tė
cilėt vetės i japin tė drejtėn qė tė vrasin nė emėr tė
popullit, sikur ajo e drejtė tė ishte rezervuar vetėm pėr
ta nga Zoti, kush ia ka mbjellur kėsaj fare antishqiptare
shpirtin e robėrit, shpirtin e skllavit, shpirtin e tė nėnshtruarit,
mendjen e tė vėrbuarit, logjikėn e vrastarit, dorėn e
kriminelit, tė jetuarit pa ndjenja dhe pa kurfarė ndėrgjegjeje
kombėtare dhe politike, apo bėhėt fjalė pėr pjellė
satane e shėndrruar totalisht nė skllavėr tė shitur pėr
njė grusht parash?!
-
- Atij
qė i rrjedhė vetėm njė pikė gjaku shqiptar nėpėr damarėt
e vetė, ai nuk vret kurrė kėshtu mizorisht dhe nė pabesi,
shqiptari i vertetė nuk ka vrarė kurrė kaq barbarisht, por
as nuk i gėzohet vrasjes sė burrave mė tė mirė tė
kombit, nuk bėnė as ahengje dhe nuk ngritė dolli kur Kosovės
i vriten nė prita mashkujt mė tė fortė tė shqiptarisė,
nuk dalldiset si dreqi prej gėzimit kur vranė kolonel Tahir
Zemėn aq mizorisht duke ia ēfarosur rrėnjėn kur bashkė
me tė i vranė edhe tė birin e vetėm nė lulėn e rinisė!?
Kėso farė veprash dhe vrasjesh kaq makabre nuk kanė kryer
kurrė shqiptarėt qėkur ėshtė kurdisur bota!
-
- Krime
tė kėtilla nė Kosovė kanė bėrė vetėm kriminelėt serbė,
sepse siē dihet nga historia jonė shqiptarėt nuk e kanė
pasur kurrė zakon qė ata tė cilėt i kanė vrarė pėr
motive morali ose trashigimie ti djegin ose ti
karbonizojnė, sepse tė vdekurin e kanė nderuar mė shumė
se tė gjallin. Pra, kush janė kėta kriminelė ordinerė qė
po vrasin nė kėtė mėnyrė pavarėsinė e Kosovės tė sapo
dalė nga lufta ēlirimtare, mbase kėto vrasje nuk janė tė
shqiptarėve, kėto janė vepra krimi tė sojit mė
antishqiptar qė ka njohur ndonjėherė shoqėria jonė.
Merreni me mend; vetėm nė tri vitet e fundit qėkur Kosova
frymon e lirė pėr shkaqe dhe motive politike dhe jo politike
janė vrarė diku mbi 900 persona (sipas zėdhėnsit tė
policisė sė UNMIK-ut)?!
-
- Prandaj
themi me bindje tė plotė se po tė mos kishte mbetur brenda
kalasė shqiptare kjo farė e degjeneruar nga ideologjia e
komunizmit , kjo falangė e shitur dhe me njė sy nė ballė,
po tė mos vepronte brenda shtepisė sonė kjo bimė dreqi,
sigurisht se sot shqiptarėt kudo qė janė do ta gėzonim
lirinė e plotė, qėmoti do ta kishin bėrė realitet
bashkimin kombėtar, kaherė pra do ta kishim ndėrtuar
Parajsen shqiptare mbi tokėn iliro-dardane, do ta kishin
mbushur truallin dhe qiellin shqiptar pėrplotė me lulėbozhure,
me lulėtrandėfile, me lulėdėbore, e me ēka jo tjetėr nga
bota e ėndrrave dhe e dėshirave tė tyre?!
-
- Se
po tė mos kishin qėlluar brenda shtepisė sonė kėta
varrmihės tė shtetit nė ndėrtim tė Kosovės, se po tė
mos i vrisnin kėta kainė dėshirat e kahmotshme shqiptare pėr
liri dhe bashkim kombėtar, po tė mos ngriteshin nė kėmbė
kėta lugetėr tė ēartur, kėta lukunė e xhuxhemaxhuxhė tė
veshur nė petka gjarpėrinjėsh tė zi si kobrat, kėta rrogėtarė
tė dreqit tė kuq tė karpateve, kėta siamezė nga farė e
ideologjisė ruso-sllavo-ortodokse, etj, sot nė Ballkan nuk
do tė shihte syri godinė mė tė bukur se ate tė shqiptarėve,
nuk do tė kishte popull mė lumtur se ai shqiptar, nuk do tė
kishte as shtet mė tė pasur nė kėtė pjesė tė Europės
se ai i kombit shqiptar! O Zoti ynė, mallkoje edhe Ti ate dorė
vrastare e cila ēdo ditė po vretė djemt dhe bijtė mė tė
mirė tė shqiptarisė!
-
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|