|
Kur
pata komentuar deklaratėn e mėhershme tė Fatos Nanosit tė bėrė
nė kuadėr tė Klubit Politik tė Ballkanit, tė mbajtur nė
Athinė tė Greqisė, nė fillim tė muajit dhjetor, sipas tė cilės
na paskėsh ardhur koha pėr tė filluar dialogu ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit, dhe se u ēonte selam institucioneve tė
Kosovės, se nė emėr tė dofarė integrimesh duhej hequr dorė
nga sovraniteti tradicional, pata vėnė nė pah faktin se
kjo deklaratė bėhej pas vizitės sė Ilir Metės nė Beograd dhe
pas takimit tė tij me Bajram Rexhepin dhe me shefin e tij, Hashim
Thaēin, nė Vlorė me rastin e 90 vjetorit tė ngritjes sė
flamurit nga Ismail Qemali. Nė pėrpjekje pėr ta ēuar nė vend
kėtė selam tė Fatos Nanosit, kryeministri i Kosovės, Bajram
Rexhepi ka disa kohė qė ėshtė duke e shprehur gatishmėrinė pėr
tu takuar me kryeministrin e Serbisė, por po ka frikė nga
kryetari i Kosovės dhe nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės. Nė
anėn tjetėr, nga zyra e kryetarit tė Kosovės bėhet e ditur se
nuk mund tė ketė takime me zyrtarė serbė pa praninė e palės
sė tretė.
Prizren, mė 12 janar
2003
Shkruan:
Rexhep KASTRATI
Gatishmėria e
kryeministrit tė Kosovės qė tė takohet me kryeministrin e
Serbisė dhe adresimi i pamundėsisė pėr njė takim tė tillė,
nė Presidencė dhe nė Kuvend, mė shumė se dėshirė pėr tė
marrė pėlqimin e kėtyre dy institucioneve tė Kosovės, siē ka
deklaruar ai, paraqet dėshirėn qė gjithė pėrgjegjėsinė pėr
mostakimin e tij ta bart te kėto institucione, nė mėnyrė qė
trysnia tė bėhet mbi ta e jo mbi vetė kryeministrin. Bėrja me
gisht kah Presidenca dhe kah Kuvendi i Kosovės, nė tė vėrtetė,
ėshtė edhe njė pėrpjekje pėr tė diskredituar bartėsit e kėtyre
dy institucioneve nė sy tė faktorit ndėrkombėtar dhe si
shprehje e servilzmit dhe dėgjueshmėrisė fėmijėrore tė
kryeministrit tė Kosovės dhe tė linjės qė ai pėrfaqėson
kundrejt administratės sė UNMIK-ut.
Ky servilizėm dhe kjo dėgjueshmėri
e kryeministrit tė Kosovės kundrejt UNMIK-ut qė u bė mė e
theksuar kur i kėrkoi leje Shtajnerit pėr tė shkuar nė Vlorė,
ēdo ditė e mė shumė ėshtė duke e bėrė tė qartė fytyrėn
e vėrtetė tė tijėn, i cili edhe pse ka njė post tė rėndėsishėm,
nuk ka aritur tė shmanget dot nga ndikimi i linjės sė Tiranės/Kretės
dhe tė bėjė njė politikė vėrtet shtetėrore dhe nė pėrputhje
me interesat afatshkurtėra dhe afatgjata tė qytetarėve tė
Kosovės. Gatishmėria e tij pėr tu takuar me kryeministrin e
Serbisė, nė kohėn kur nga zyrtarė serbė, nė vazhdimėsi vijnė
mesazhe pėr ndarjen e Kosovės dhe nė kohėn kur nė Kosovė janė
mbi 3000 persona tė zhdukur, nė tė vėrtetė, ėshtė jo vetėm
mungesė respekti pėr tė rėnėt dhe tė zhdukurit, por edhe
injorim i thelbit tė kontestit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
Qėndrim parimor dhe i
vazhdueshėm i institucioneve tė Kosovės, nė kohėn kur edhe
vetė kryeministri i Kosovės ishte anėtar kryesie i LDK-sė nė
Mitrovicė, ka qenė se nuk mund tė ketė dialog me Beogradin pa
praninė e palės sė tretė. Dhe ky qėndrim parimor ka pasur
parasysh pikėrisht interesat afatshkurtėra dhe afatgjata tė
qytetarėve tė Kosovės, pėr realizueshmėrinė e tė cilave
ishte i domosdoshėm ndėrmjetėsimi dhe garantimi i njė pale tė
tretė qė do tė kishte edhe tė drejtėn, edhe mundėsinė pėr
tė garantuar realizimin nė praktikė tė marrėveshjeve
eventuale.
Fakti se pėrse nuk
ndodhi pėr rreth dhjetė vjet dialogu shqiptrao-serb nė nivel
institucional ka tė bėjė pikėrisht me mosgatishėrinė e
Beogradit pėr tė pranuar palėn e tretė, me arsyetimin se ēėshtja
e Kosovės, siē thoshin zyrtarė serbė, ėshtė ēėshtje e
brendshme e Serbisė. Beogradi, ndėrkaq, nė vazhdimėsi ka
shprehur gatishmėri pėr tu takuar me shqiptarėt pa praninė
e palės sė tretė, bile pėr kėtė arsye i ēonte edhe dofarė
delegacionesh nė Kosovė. Mirėpo, institucionet e Kosovės nuk
pranuan kurrė tė takohen pa praninė e palės sė tretė. Dhe
kjo ndodhte nė kohėn kur nė Kosovė ishin mbi 100.000 forca
policore-ushtarake serbe dhe nė kohėn kur edhe trysnia e bashkėsisė
ndėrkombėtare ishte shumė e madhe te dr. Rugova pėr tė
filluar njė dialog pa praninė e palės sė tretė.
Njė marrėveshje pėr
arsimin e ndėrmjetėsuar, megjithatė nga njė palė e tretė,
nga Shėn Egjidio, prapa tė cilės ka qėndruar jo vetėm
Vatikani, por edhe e tėrė bashkėsia ndėrkombėtare, edhe pse
botėrisht dihej se nuk do tė mund tė realizohej, pėr shkak se
do tė thoshte njohje de facto dhe de jure e shtetit tė Kosovės
nga ana e Serbisė, u kritikua aq shumė, dhe mė shumė se marrėveshja
u kritikua vetė dr. Rugova. Zatėn kritikat e drejtuara nė adresė
tė dr. Rugovės, do tė duhej ta bėnin tė qartė se kritikuesve
tė kėtillė nuk u pengonte aq marrėveshja, sa u pengonte dr.
Rugova dhe frika se mos eventualisht po realizohet ajo marrėveshje,
e cila duhej tė pasohej edhe me njė marėveshje pėr rikthimin e
pakushtėzuar tė shqiptarėve nė punė, dhe kėshtu mos po jetėsohej
pėrfundimisht shtetėsia e Kosovės, dhe pėr kėtė meritat po i
mbesin dr. Rugovės, ato qė e alarmuan tė majtėn shqiptare dhe
bėnė qė tė dalė tashmė nė skenė edhe ideologu e saj
Rexhep Qosja dhe tė ndodhė ajo qė ndodhi: largimi i grupit tė
Hydajet Hysenit nga LDK-ja si pėrpjekje pėr ta rrėnuar atė, e
bashkė me tė edhe dr. Ibrahim Rugovėn.
Dhe kėto synime rrėnuese,
nė tė vėrtetė, nuk u ndalėn kurrė, dhe pas konstituimit tė
linjės sė Tiranės/Kretės, pas takimit tė Nanosit dhe
Milosheviqit nė Kretė, u bėnė njė nga qėllimet kryesore tė
saj. Pėr ta arritur kėtė, linja e Tiranės/Kretės nuk linte gjė
pa bėrė, duke keqpėrdorur bile edhe dėrgimin e dhunshėm tė
dr. Rugovės nė Beograd. Parė nė kėtė kontekst, nėse ka qenė
e kritikueshme shkuarja e dhunshme e dr. Rugovės nė Beograd, atėherė
do tė duhej tė ishte shumfish mė e kritikueshme dėshira e
kryeministrit tė Kosovės pėr tė shkuar vullnetarisht nė
Beograd pėr tu takuar me kryeministrin e Serbisė, kritikė qė
do tė duhej tė pasohej edhe me kėrkesėn kėmbėngulėse pėr
dorėheqjen e kryeministrit. Kėshtu do tė duhej tė bėnim sipas
logjikės sė linjės sė Tiranės/Kretės, tė cilėt edhe sot do
tė kėrkonin llogari nga dr. Rugova po ta shprehte ai gatishmėrinė
pėr tu takuar me zyrtarė serbė.
Edhe pse unė me kėtė
rast nuk e kam ndėrmend ta shtroj ēėshtjen e dorėheqjes sė
kryeministrit tė Kosovės, pasi qė konsideroj se asnjė dėm nuk
mund tė ketė Kosova nga njė pjesėtar i dobėt i linjės sė
Tiranės/Kretės, pėrderisa ai nuk mund tė vendosė asgjė pa
pajtimin e dr. Rugovės dhe tė akademik Nexhat Dacit, pra pa
pajtimin e kryetarit tė Kosovės dhe tė kryetarit tė Kuvendit tė
Kosovės, e theksova kėtė ēėshtje vetėm pėr ta bėrė edhe mė
tė qartė logjikėn destruktive dhe filozofinė kundėrrugovė qė
nė Kosovė e pėrfaqėson linja e Tiranės/Kretės. Nė kontekst
tė kėsaj, duhet thėnė se kyreministri i Kosovės, nė
deklarimet e tij patetike, shumė herė ėshtė kėrcėnuar se do
tė ketė luftė nėse Kosova pėrfshihet nė kuadėr tė Kornizės
Kushtetuese tė Serbisė dhe Malit tė Zi, dhe se Kosova do ta
shpallte pavarėsinė e saj nė njė rast tė pėrfshirjes sė saj
nė atė Kartė Kushtetuese.
Mirėpo, Kosova u pėrfshi
nė Kartėn Kushtetuese tė Serbisė dhe Malit tė Zi, e
kryeminsitri i Kosovės, jo vetėm qė nuk e shpalli pavarėsinė
e Kosovės dhe nuk filloi luftė, por edhe po ka qejf qė sa tė
jetė e mundur e mė shpejt tė shkojė nė Beograd pėr tu
takuar me njėsojfrizurėshin e tij, Zoran Gjingjiq, pėr tė pirė
kafe me tė, njėsoj si me Oliver Ivanoviqin para disa vitesh. Por
atij i ka mbetur merak se kėtė dėshirė nuk po mund ta realizojė
pėr shkak tė kryetarit tė Kosovės dhe tė kryetarit tė
Kuvendit, tė cilėt nuk duan takime me Beogradin pa praninė e
palės sė tretė. Dhe kryeministri e ndien veten tė penguar nga
ky fakt, prandaj ēirret dhe e drejton gishtin kah Presidenca dhe
kah Kuvendi, e qė do tė thotė se kėrkon njė trysni nga ana e
Shtajnerit mbi ta, pėr tė shkuar edhe dr. Rugova, edhe akademik
Nexhat Daci bashkė me Bajram Rexhepin, ose sė paku tė mos i bėhen
pengesė kėtij tė fundit qė tė shkojė i vetėm. Mbetet tė
shihet se si do tė rrjedhin zhvillimet dhe a do tė bėjė dhe sa
do tė bėjė trysni Shtajneri mbi dr. Rugovėn dhe mbi akademik
Nexhat Dacin, por sido qė tė jetė, jam i bindur se as dr.
Rugova, as akademik Nexhat Daci nuk do tė heqin dorė nga qėndrimi
i shprehur qartė se nuk mund tė ketė dialog me Beogradin pa palėn
e tretė.
Pėrvoja mbi dhjetėvjeēare
e dr. Rugovės, i cili nė ēėshtje parimore nuk ka hequr dorė
nga parimet e tij, mė bėn mua, e besoj edhe tė tjerėt, tė
jemi tė bindur se nuk do tė heqė dorė nga parimi pėr tu
takuar me Beogradin vetėm me praninė e palės sė tretė. Ndėrkaq,
Bajram Rexhepi i vetėm
mund tė shkojė, por ai mund ta pėrfaqėsojė nė kėtė rast
vetėm Fatos Nanosin, Xhavit Halitin apo edhe Hashim Thaēin, por
jo edhe Kosovėn.
Ribotimi
i kėtij shkrimi nga mediumet e tjera ėshtė i ndaluar!
|
|