| |
 |
|
|
|
11.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Tregim |
|
|
Kidnapimi
|
|
|

|
|
|
Dhjetor 2002, Arben ĒOKAJ
|
|
|
-
-
- Svetlana Stankoviē, e shoqja e
Gjorgjos, punonte si mjeke-gjinekologe nė spitalin qendror tė
Prishtinės. Kishte shtatė vjet e martuar me Gjorgjon, dhe
akoma nuk kishin fėmijė. Defekti ishte i saj duket, pasi nė
rastin se faji do ishte i Gjorgjos, atėherė do i gjendej
rruga disi. Gjorgjoja e donte shumė gruan e tij dhe nuk
kishte ndėrmend ta linte, megjithėse ajo nuk bėnte fėmijė.
Kishin njė jetė tė qetė e me beneficione tė tjera, se
jetonin si kolonizatorė tė provincės shqiptare. Gjorgjoja
vetė punonte si komandant milicije nė qarkun e Prishtinės.
-
- Nė vitin 1973, njė grua shqiptare
nga njė fshat i Drenicės pati komplikacinone tė mėdha nė
lindjen e fėmijės sė vet tė parė. Kjo lindje ishte duke i
marrė jetėn gruas sė re, po tė mos kujtohej njėri nga
kushėrinjtė, qė ta dėrgonin atė qė tė lindte nė
maternitetin e spitalit tė Prishtinės. Ishte njė rrugė e
gjatė, rreth 2 orė me makinė, nga ai fshat malor deri nė
spital, por gruaja vlente mė shumė se sa ky shqetėsim udhėtimi.
Ajo ndjehej tepėr keq.
-
- Sapo mbėrriti nė spitalin e Prishtinės,
gruan e re e dėrguan pėr nė sallėn e operacionit. Do i bėnin
njė prerje ēezariane, qė tė mund t'ia nxirrnin fėmijėn,
pasi ajo kishte gjakderdhje tė madhe. Dhe gjinekologia
Svetlana Stankoviē, pati njė rast ideal, pėr tė fshehur diēka,
me ndihmėn e personelit serb tė spitalit.
-
- Familja e gruas sė re nga fshati i
Drenicės, u lajmėrua se gruaja shpėtoi, ėshtė akoma nė
koma, por besohet se do tė mbijetonte.
-
- - Po fėmija? - pyetėn familjarėt.
- Fėmijėn nuk mundėm ta shpėtonim... - ua ktheu Svetlana.
-
- Svetlana ishte kujdesur, qė gruaja e
re tė rrinte rreth 4-5 ditė nė gjumė me ilaēe, qė kur tė
zgjohej, tė ishte mė i lehtė justifikimi i fėmijės sė
humbur. Dhe kėshtu ia doli nė krye, pa shumė shqetėsime, qė
ta gėnjente edhe gruan e re, se fėmijėn e kishte humbur.
Ndjenja e nėnės nuk e pranonte humbjen e njė fėmije nė njė
rast tė tillė, dhe gruaja e re, sapo u zgjua, filloi tė kėrkonte
fėmijėn e vet, qė t'ia vinin pėrpara nė gjoks. Ajo u hakėrrye,
qau me tė madhe, por fjalėt e gjinekologes ishin tė ftohta
dhe tė vrazhda.
-
- - Fėmijėn tėnd e kemi hedhur nė bėrdhok...
- i tha Svetlana gruas sė re.
- Si? Ma keni tretur fėmijėn? - gėlthet gruaja.
- Po, ai lindi i vdekur. Prandaj i ke patur gjithė ato
probleme ti. Fėmija tė kishte vdekur nė bark.
- Nuk ka mundėsi! - insistoi gruaja e re. - Unė e kam vėrejtur
tek luante nė bark...
- Atėherė ka vdekur gjatė rrugės pėr nė spital. Pak i
duhet njė fėmije qė tė vdesė. Po ku kuptoni ju nga kėto
punė, tė gjithė tė trashė jeni... - pėrfundoi Svetlana.
-
- Kur doli nga materniteti, gruaja e re
i tha burrit tė vet, se nuk besonte qė fėmija i kishte
vdekur. Dhe burri shkoi pėrsėri nė maternitet e u interesua
tek mjekja Svetlana. Kėtė radhė, mjekja ishte mė e qetė
dhe u tregua mė taktike, pavarėsisht mungesės sė respektit
qė kishte pėr shqiptarėt, pėr tė mos thėnė urrejtjen
ndaj tyre. Ajo i spjegoi me fjalė mė tė zgjedhura e tė ndėrlikuara,
fshatarit drenicar, se si fėmija kishte vdekur, megjithėse
ajo si mjeke kishte bėrė tė pamundurėn pėr ta shpėtuar
atė.
-
- - Kjo ėshtė detyra ime, nė fund tė
fundit, tė shpėtoj jetė njerėzish, - vazhdoi Svetlana dhe
pyeti - A ke dėgjuar ti pėr Hipokratin?
- Jo, - u pėrgjigj fshatari, i cili kishte kryer vetėm
filloren.
- Hipokrati ėshtė babai i mjekėsisė dhe ne mjekėt kur pėrfundojmė
shkollėn, betohemi para babait, se ne do bėjmė tė pamundurėn
qė tė shpėtojmė jetėn e njerėzve. A e thyen ti besėn, qė
ia jep babait tėnd? - pyeti pėrsėri Svetlana.
- Jo, kurrė jo! - iu pėrgjigj fashatari.
- Gruaja juaj ka qenė e shokuar, dhe ēdo nėnė kur humbet
birin e vet, ashtu ndjehet, nuk don tė besojė. Por ti shko nė
shtėpi, dhe tregoj gruas tėnde, se fėmija ka vdekur. Beso nė
fjalėt e mia - pėrfundoi Svetlana.
-
- Dhe fashatari i shkretė ashtu bėri.
Shkoi nė shtėpinė e tij, nė fshatin malor tė Drenicės,
dhe i tha gruas sė tij, e pjesėtarėve tė familjes, se fėmija
kishte vdekur para se tė lindte.
-
- - Xhinekollogia, Vetllana a ku di unė
ē'a, m'tha mue se ajo asht betu babait, Titogradit a se di
pasha besen, se kurrė nuk do t'rrente, - sqaroi fshatari
familjen e vet.
-
- Para kėtyre fjalėve tė mėdha e me
besė, familja heshti dhe pranoi kėshtu humbjen e fėmijės.
-
- * * *
Djali shqiptar nga fshati i Drenicės, u pagėzua me emrin
Zheljko, disa javė pas lindjes, nė njė kishė ortodokse
serbe, si fėmija i Gjorgjo Stankoviēit. Svetlana u bė me
djalė, mė nė fund. Atė qė Zoti nuk ia kishte dhėnė, ajo
arriti ta merrte me marifetet e saj, si gjinekologe nė
spitalin e Prishtinės.
-
- Zheljko u rrit me kalimin e kohės,
kreu shkollėn e mesme nė Prishtinė, dhe shkoi pėr studime
nė njė shkollė ushtarake nė Beograd. Kur filloi lufta nė
Jugosllavi, ai ishte ndėr trupat speciale, qė ndihmuan
forcat lokale serbe nė shfarosjen e boshnjakėve, si dhe luftėn
nė Slloveni e Kroaci. Por nė fund i erdhi radha Kosovės.
Makina vrasėse e Millosheviēit po shėnonte edhe ditėt e
fundit tė saj. Shqiptarėt e Kosovės e ndjenin kėtė, qė nė
egėrsinė mė tė madhe tė kėsaj armate gjakatare, tė kėsaj
bishe tė egėrsuar, ėshtė e hapur edhe njė mundėsi, njė
shpresė mė shumė, pėr fitore.
-
- Ushtria Ēlirimrare e Kosovės, nė
aksionet e saj, pati sukses edhe nė kapjen gjallė tė
komandantit tė milicisė sė Prishtinės, Gjorgjo Stankoviēit.
E vrau me tė parėn, pasi ai nuk pranoi tė bashkėpunonte. E
shoqja e Gjorgjos, Svetlana, punonte akoma nė spital si
gjinekologe. Nuk kishte ikur nga Prishtina, pėr arsye se
burrin e kishte me punė aty, e s'mund tė largohej, dhe i
biri i tyre, Zheljko, merrte gjithashtu pjesė nė fushatat e
paramilitarėve serbė kundėr popullsisė shqiptare tė Kosovės.
-
- Shumė shqiptarė kish vrarė ai me
dorėn e tij, shumė herė kishte qenė dėshmitar i pėrdhunimeve
masive, apo djegies sė shqiptarėve, tė lidhur rreth
mullarit tė sanės, e shumė krime tė tjera monstruoze.
Zheljkos i duhej tė tregohej sa mė i rreptė, ndonėse nuk
shihte ndonjė arsye tė madhe logjike, nė zbatimin e urdhėrave
nga lart, por pėr kėtė punė, ai e kishte kryer edhe shkollėn
ushtarake. "Urdhėri zbatohet, nuk diskutohet!" -
kishte mėsuar ai nė shkollė, qė nė vitin e parė.
-
- I rritur me njė urrejtje tė madhe pėr
shqiptarėt, si serb i Kosovės, Zheljko nuk kishte si ta
dinte, se ai i pėrkise pikėrisht kėsaj rrace, tė cilėn ai
sot po e persekutonte.
-
- Kur mori vesh se Gjorgjon e kishin
kapur, e pastaj e kishin vrarė, ai u tėrbua fare. Mori leje
dhe u nis direkt pėr nė shtėpi, pėr t'iu gjendur pranė nėnės
sė tij, Svetlana, dhe pėr t'iu pėrbetuar asaj, se ai do ia
merrte hakun tė jatit, duke e shfarosur plotėsisht rracėn
shqiptare nga faqja e dheut.
-
- Sapo hyri nė derė, Svetlana bėrtiti:
-
- - Jashtė qen i ndyrė, i njė rrace tė
ndyrė!
-
- Zheljko u hutua. U afrua tė pėrqafonte
pėrmallshėm tė ėmėn, por ajo rrėshqiti dhe u fut nė
dhomėn e gjumit, nga ku doli shumė shpejt me njė automatik
nė dorė. Ia drejtoi Zheljkos, dhe duke sharė e bėrtitur me
ekzaltim, ajo deshi ta vriste atė. Por Zheljko i mėsuar me kėto
punė, arriti t'ia shtrembėrojė drejtimin tytės sė
automatikut, i cili shkrehi njė breshėri nė murin pėrballė
tė korridorit. Ciflat e suvasė u shpėrndanė sa andej-kėtej
nėpėr koridor nga plumbat.
-
- Nuk kishe shumė kohė tė mendoje
aty. Zheljko e kapi nėnėn e vet Svetlana, ia largoi
automatikun nga duart dhe ia mbajti duart tė lidhura fort.
Pastaj e afroi afėr vetes dhe duke qarė u mundua ta ngushėllonte.
Pėr njė moment, Zheljko mendoi se e ėma ishte shokuar nga
tragjedia qė i kishte ndodhur Gjorgjos, e nuk dinte ē'tė bėnte.
Por jo, shumė shpejt ai do e merrte vesh tė vėrtetėn, pasi
Svetlana vazhdonte tė shante e tė bėrtiste.
-
- - Rracė e ndyrė,
jua kemi parė sherrin gjithė jetėn, mė lėsho! - thirrte
me zė tė lartė Svetlana.
- Ē'farė po thua moj nėnė? - i thotė Zheljko.
- Atė qė po dėgjon! Ik shporru, rracė e ndyrė...
- Pėr kė e ke fjalėn? - pyeti Zheljko i habitur mė shumė
se kurrė.
- Edhe pėr ty... - vazhdoi Svetlana, qė nė moment i thirri
mendjes dhe filloi tė ulte tonin.
- Po ē'ne unė? - filloi t'i lindte dyshimi Zheljkos.
- Po ja, si ta them... - dhe Svetlana heshti. Por la diēka tė
nėnkuptohej.
-
- - Ti deshe tė mė vrasėsh - kėmbėnguli
Zheljko.
-
- Pasoi njė heshtje e shkurtėr.
Svetlana deshi tė largohej nga krahėt e fuqishėm tė
Zheljkos, por ai nuk e la.
-
- - Mė trego tė vėrtetėn! - i tha ai
me kėmbėngulje asaj.
-
- Duke qenė se Zheljko ishte ushtarak,
dhe Svetlana ia njihte mirė kokėn, nga presioni i tij, ajo
nisi tė rrėfehej. Zheljkos filloi t'i rrotullohej shtėpia,
iu kujtuan krimet e mėdha qė kish bėrė kundėr popullit tė
vet kėto muajt e fundit, dhe i ēoroditur ekstremisht, u
ngrit nė kėmbė, mori nė dorė automatikun, dhe nuk dihet mė
se ēfarė bėri.
-
- Kur trupat e NATO-s hynė nė Kosovė,
dikush nga shqiptarėt hyri nė shtėpinė e shkaut,
komandantit tė milicisė, Gjorgjo Stankoviē. Aty gjeti
Svetlanėn tė bėrė shoshė nga plumbat e automatikut, me
trupin gjysmė tė dekompozuar, dhe tė birin e saj me njė
vrimė plumbi nė gushė, i cili i kishte depėrtuar pėrmes
kokės dhe e kishte lėnė tė vdekur nė vend.
-
- Mbi tavolinėn e kuzhinės, u gjet njė
letėr e shkruar nė shqip, gjysmė e zhgarravitur: "Unė
jam shqiptar! Mė falni o vėllezėr pėr dėmin qė ju kam
sjellė... Zheljko."
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|