| |
 |
|
|
|
11.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Nė
katėrvjetorin e vrasjes sė shefit tė QIK-ut, Enver Maloku |
|
|

|
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė, 11 janar 2003 - Si sot para katėr
vjetėve, njė dorė mizore nė njė atentat mizor ia
shoi jetėn Enver Malokut, atėherė shef i QIK-ut, nė
moshėn mė tė mirė tė pjekurisė jetėsore dhe
krijuese pėr njė gazetar. E shoi me dhunė jetėn e
njė figure tė jashtėzakonshme tė gazetarisė sonė
dhe tė atdhetarit tė vendosur dhe tė patrembur.
-
- Prandaj
edhe sot e bėn tė dhembshėm shėnimin e kėtij pėrvjetori
tė vdekjes sė dhunshme tė Enver Malokut, kujtimi i
asaj pasdite tė 11 janarit tė vitit 1999, kur iu ndėrpre
fryma e jetės, e energjisė sė aksionve dhe tė
idealeve tė tij njerėzore dhe kombėtare.
|
-
- Enver
Maloku nė krye tė QIK-ut dhe me shkrimet autoriale
parreshtur sfidoi dhe e kundėrshtoi regjimin kriminel tė
Beogradit, duke denoncuar para opinionit vendor dhe ndėrkombėtar
krimet qė po bėnte nė Kosovė, pa u zmbrapsur nė asnjė
moment.
-
- Kur
mė nė fund tė shkurtit tė vitit 1998 plasi lufta nė
Likoshan e Qirez, Enveri mobilizoi tė gjitha forcat e veta
fizike dhe intelektuale pėr tė njoftuar opinionin e vendit
dhe tė jashtėm pėr ēdo gjė qė po ndodhte nė Kosovė.
-
- Ai
praktikisht punonte 24 orė nė ditė, sepse i luste bashkėpunėtorėt
qė tė mos ngurrojnė ta thėrrasin e ta njoftojnė edhe nė
mesnatė, ta zgjojnė nga gjumi nė ēdo kohė.
-
- Dhe
shpesh ndodhte qė nė rastet tragjike qė ndodhnin nė Kosovė,
kur bashkėpunėtorėt shkonin nė mėngjes nė QIK, Enveri
tashmė e kishte tė shkruar lajmin dhe tė transmetuar kudo nė
botė pėrmes internetit.
-
- Nė
rastet kur ndodhte ndonjė ngjarje tragjike nė Prishtinė, ai
vetė shkonte nė vendin e ngjarjes dhe raportonte qė nė orėt
e hershme tė mėngjesit.
Nė komentet e tij Enveri nganjeherė ishte i ashpėr, dhe nuk
kuptohej si duhet, por ishte i guximshėm dhe i drejtpėrdrejtė
nė vlerėsime.
-
- Shkrimet
e tij qė i pėrkasin asaj periudhe do tė mbesin njė kronikė
tepėr tė rėndėsishme tė ngjarjeve tragjike tė historisė
sonė dhe e kėrkesave tė asaj kohe, tė cilat i artikuloi me
aq guxim. Ato shkrime do tė mbesin pasqyra mė e mirė dhe mė
besnike pėr tė kaluarėn e Kosovės.
Enver Maloku me pėrkushtim tė madh punoi qė Kosovėn ta
shihte tė lirė, gjakoi pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės,
sepse besonte nė idealet e shumė brezave tė sakrifikuar pėr
kauzėn e Kosovės.
Mjerisht, edhe katėr vjet pas pėrfundimit tė luftės, nė
Kosovė edhe sot po vriten gazetarė, deputetė, kryetarė
komunash tė zgjedhur me votėn e lirė, e veprimtarė politikė.
Me tė drejtė shumėkush po pyet: a ėshtė ēliruar dhe a ėshtė
e lirė Kosova?
Ata qė janė sakrifikuar pėr lirinė e Kosovės, si Enver
Maloku, as nuk e kanė imagjinuar Kosovėn me vrasje dhe akte
tė tilla dhune. Edhe katėr vjet pa pushtuesin serb nė Kosovė
gjuha e disa gazetave ėshtė mė e egėr se kurrė mė parė,
ku prodhohen "tradhtarė" e "patriotė".
-
- Dhuna
nuk dėnohet por nė kėtė temė bėhen moralizime shterpe.
Kurrė mė shumė nuk ka pasur nė Kosovė gazeta e media tė
tjera, e kurrė mė pak profesionalizėm se sot nuk ka pasur.
Edhe sot nė Evropėn e shekullit 21, nė Kosovė dikush synon
qė me metoda revolucionare tė ndryshojė njė shoqėri.
-
- Shkrimtari
dhe filozofi i madh francez Alber Kamy qysh nė vitin 1951 nė
veprėn "Njeriu i revoltuar" shkruante se bota qė
ndryshon me mjete tė dhunshme nuk ėshtė dhe nuk mund tė
jetė humane e botė njerėzore. Kėtė e kanė e kuptuar tė
gjithė nė Evropė, por si duket ka ende shqiptarė qė
mendojnė ndryshe.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|