10.01.2003 - Trepca.net

Presidenti Rugova priti shefin e OSBE-sė, ambasadorin Fieski

 
Prishtinė, 10 janar 2003 (QIK) - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot shefin e OSBE-sė nė Kosovė, ambasadorin, Paskal Fieski. Nė kėtė takim ėshtė biseduar bashkėpunimin ndėrmjet institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare dhe dėnuan aktet e dhunės qė ndodhėn nė Kosovė.

Pas takimit ambasadori Fieski, pasi dėnoi aktin e fundit tė dhunės nė Kosovė, tha para gazetarėve se aktet e tilla nuk do tė ndalojnė procesin e demokratizimit tė vendit. Akti si ai vrasjes sė kolonel Tahir Zemajt janė kundėr shoqėrisė demokratike, tha ai.
 
Zoti Fieski shprehu keqardhje qė edhe nė kėtė takim ėshtė dashur tė flitet pėr aktin e tmerrshėm kriminal qė ndodhi nė Pejė, tė cilin e kanė dėnuar fuqishėm tė dy bashkėbiseduesit. Kjo lloj dhune nuk ka vend nė shoqėritė demokratike, tha ambasadori Fieski.

Shefi i OSBE-sė theksoi se edhe gjatė kėtij viti do tė vazhdojė bashkėpunimi me institucionet e Kosovės.

Lidhur me aktet e dhunės, Presidenti Rugova edhe me kėtė rast theksoi nevojėn e marrjes sė masave sa mė tė efektshme nė luftėn kundėr krimit nė Kosovė. Ndėrkaq Presidenti e vlerėsoi shumė tė suksesshėm bashkėpunimin me OSBE-nė dhe shtoi se ky bashkėpnim do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
 
Poashtu ai tha se e ka njohur ambasadorin Fieski me objektivat e institucioneve tė Kosovės pėr zhvillimin ekonomik, privatizimin, investimet, pėr forcimin e njė administrate publike, si dhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė kosovare. Edhe me kėtė rast Presidenti i Kosovės tha se insiston nė njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės.

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.