|
- 10
janar 2003 / Shkruan: Rexhep Elezaj
-
-
- Edhe
pse ditė mė parė kishim bėrė njė vėshtrim mė tė
zgjeruar lidhur me komplikimet e mundshme qė do tė ketė pėr
procesin e pavarėsimit tė Kosovės pėrmirėsimi i ngutėshėm
i marrėdhėnieve diplomatike tė Tiranės zyrtare me
Beogradin, ajo qė na shtyri ti kthehemi edhe njėherė kėsaj
teme, ėshtė Deklarata e pėrbashkėt e Ministrit tė punėve
tė jashtme tė Shqipėrisė z. I. Meta dhe zėvendėskryeministrit
serb Ēoviē lėshuar nė Tiranė gjatė vizitės qė ky i
fundit i bėri asaj bashkė me bashkėpuntorė tė tij (Rasim
Lajiē, ministėr nė qeverinė serbe pėr minoritete) si dhe
me pėrfaqėsuesin e JAT-it, kur edhe u bė pėrurimi i hapjės
sė linjės ajrore tė kėsaj kompanie serbe nė relacionin
Beograd-Tiranė.
-
- Qė
tė kuptojmė kėtė lojė diplomatike tė Tiranės zyrtare nė
raport me interesat e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe ndaj
procesit tė pavarėsisė sė Kosovės nė veēanti, nga
deklarata nė fjalė, pėrveē tjerash, shkėputėm kėtė
pjesė tė saj: Zhvillimet
demokratike nė Serbi kanė krijuar premisat pėr nxitjen e
gjithanshme tė marrėdhėnieve midis Tiranės dhe Beogradit nė
pėrpjekjet e pėrbashkėta qė tė dy vendet po bėjnė pėr
tė arritur parametrat dhe standardet evropiane. Ministri Meta
shprehu angazhimin e qeverisė shqiptare pėr tė ēuar mė
tej marrėdhėniet midis dy vendeve duke i konkretizuar ato nė
pėrputhje me interesat reciproke.
-
- Nė
kėtė mėnyrė do tė krijohen mė shumė komunikime, lidhje
dhe pėrfitime nga kjo erė e re e paqes dhe stabilitetit nė
rajon, nė tė mirė tė qytetarėve tanė. Shembulli i kėtij
konkretizimi ėshtė edhe rihapja e linjės ajrore
Beograd-Tiranė. Homologu serb Ēoviē vuri nė dukje se
nxitja dhe zhvillimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė
mirė midis dy vendeve tona dhe nė rajon, mund tė arrihet
vetėm nėpėrmjet pėrpjekjeve tė vazhdueshme kundėr
paragjykimeve tė sė kaluarės, tendencave ekstremiste
nacionaliste, duke i bėrė qeveritė dhe popujt tanė mė tė
pėrgjegjshėm pėr krijimin e njė klime mirėbesimi midis
tyre, gjė qė do tė reflektohet edhe nė rajon...,
vazhdon deklarata(!?)
-
- Para
sė gjithash, habit fakti dhe ėshtė e pa qartė se mbi cilat
fakte e mbeshtet diploamcia e Tiranės zyrtare vlersimin se nė
Serbi kanė ndodhur zhvillime demokratike qė pėr palėn
shqiptare kanė krijuar premisat pėr nxitjen e gjithanshme
tė marrėdhėnieve tė Tiranės me Beogradin, kur deri mė
sot asnjė organizatė e specializuar ndėrkombėtare nuk ka
dhėnė vlersime pozitive se nė Serbi po ndodhin zhvillime
demokratike qė mund tė thuhet se i plotėsojnė standardet e
rrjedhave demokratike nė Europė?!
-
- Me
sa dihet deri mė tani e gjithė ajo qė mund tė konsiderohet
si pozitive ėshtė se nė kėtė shtet pas intervenimit tė
NATO-s nė Kosovė janė organizuar dy-tri herė zgjedhje
parlamentare, por tė cilat nuk kanė sjellur kurfarė
ndryshimeve rrėnjėsore nė planin e demokratizimit tė shoqėrisė
serbe, bile zgjedhjet e fundit presidenciale dėshtuan turpshėm.
Njėri ndėr faktet mė kryesore qė i verteton pohimet tona
ėshtė padyshim shkelja sistematike dhe mosrespektimi i tė
drejtave tė minoriteteve nė kėtė vend siē janė shqiptarėt,
boshnjakėt dhe hugarezėt (ndaj kėtyre tė fundit ka pėrjashtime
tė vogla) tė cilėt as pėr sė afėrmi nuk i gėzojnė tė
drejtat e tyre nacionale konformė normave demokratike dhe
standardeve ndėrkombėtare pėr tė drejtat e minoriteteve.
-
- Shqiptarėt
nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanofc sot e gjithė ditėn janė
tė privuar nga tė drejtat e tyre kombėtare, ndėrsa ato pakė
tė drejta qė kanė filluar ti gėzojnė kohėve tė
fundit nuk janė tjetėr veēėse minimumi i asaj qė do duhej
ti kishin. E verteta ėshtė se as kėto pakė tė drejta
nuk do ti gėzonin sikur tė mos ishte lufta ēlirimtare e
UĒPMB-sė dhe presionet e ndėrkombėtarėve qė u bėn ndaj
Beogradit nė kėtė drejtim. Nuk ėshtė fare mė e mirė as
gjendja e boshnjakėve tė Sanxhakut tė cilėve njėsoi sikur
shqiptarėve iu mohohen tė drejtat e tyre nacionale si dhe kėrkesa
e shtruar para 7-8 viteve pėr status special e cila nė
vazhdimėsi iu refuzohet nga regjimi i Beogradit.
-
- Kjo
qė cekėm mė lartė ėshtė demanti mė i fortė i
vlersimeve tė diplomacisė sė Tiranės zyrtare se nė Serbi
kanė ndodhur zhvillime demokratike, ngase po tė kishte
nė kėtė vend ndryshime demokratike regjimi i Beogradit si
hap tė parė do ta pranonte fajsinė pėr gjenocidin e bėrė
nė Bosnje dhe Kosovė, dhe sė dyti popullit shqiptarė tė
Kosovės do tia njihte tė drejtėn e pavarėsisė, duke
pasur parasysh faktin se me masakrat qė ka bėrė ushtria dhe
policia serbe nė Kosovė duke vrarė mbi 20 mijė shqiptarė
dhe duke djegur mbi 650 fshatra vetėm brenda vitit 1998/99, i
ka humbur tė gjitha tė drejtat morale dhe politike qė tė
flas pėr Kosovėn, ngase sipas rregullave ndėrkombėtare tė
luftės ushtria dhe policia serbe nga Kosova janė dėbuar si
kolonizuese pėr shkakun e gjenocidit tė hapur ndaj njė
populli tjetėr. Po tė kishte dhėnė shėnja tė
demokratizimit pas mbarimit tė luftės nė Kosovė, regjimi
serbė do kishte bėrė politikė mė konstruktive ndaj Kosovės
dhe shqiptarėve, mirėpo, shėnja tė tilla nuk ka pasur kurrė
nga ana e Beogradit nė kėtė drejtim.
-
- Pėrkundrazi,
ky regjim ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė shantazhe politike
ndaj Kosovės me qėllim qė me ēdo kusht ta pamundėsojė
pavarėsinė e saj, etj. Atėherė, shtrohet pyetja; ku i sheh
Tirana zyrtare zhvillimet demokratike nė Serbi dhe
cilat janė sipas saj parametrat dhe standardet
evropiane qė ky regjim i paska plotėsuar deri mė sot e qė
kanė reflektuar nė stabilitetin dhe demokratizimin e marrėdhėnieve
nė rajon, posaēėrisht nė raport me Kosovėn dhe shqiptarėt?!
-
- Vetėm
shembulli i politikės destruktive tė Beogradit i mbajtur
gjatė gati katėr viteve tė fundit ndaj rrjedhave politike nė
Kosovė ėshtė argument i mjaftuar i cili dėshmon realisht
shkallėn e (mos)demokratizimit tė kėtij regjimi, duke mos e
harruar faktin se ėshtė pikėrishtė vazhdimėsia e politikės
shoviniste-hegjemoniste e Beogradit ndaj Kosovės ajo e cila
po e mban peng pavarėsinė e saj, e mė kėtė edhe gjithė
procesin e stabilitetit politik dhe ekonomik nė rajon, dhe nėsė
ky fakt nuk ėshtė i mjaftuar pėr zyrtarėt e Tiranės, atėherė
vijmė nė pėrfundim se pas potezave tė fundit diplomatikė
tė Tiranės kundrejtė hapjės dhe pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve
me Beogradin qėndrojnė shkaqe tjera politike tė cilat, jo
vetėm se janė nė diskrepancė me interesat e popullit
shqiptar tė Kosovės, por e vejnė nė dyshim edhe qendrimin
e saj zyrtar karshi procesit tė pavarėsisė sė Kosovės!?
-
- Dhe
si jo, kur ministri pėr punė tė jashtme i Shqipėrisė z.
Meta, nė vend se tė konsultohej me Prishtinėn para se tė
shkonte pėr vizitė zyrtare nė Beograd dhe Moskė, ai bėri
hapa tė kundėrt protokolarė, ndonėse vetė rradhitja
diplomatike e itinirarit tė vizitave tė tij dėshmon se pėr
ēfarė roli ėshtė pėrcaktuar diplomacia shqiptare nė
rastin e fillimit eventual tė bisedimeve midis Prishtinės
dhe Beogradit pėr pėrcaktimin definitiv tė statusit politik
tė Kosovės. Nuk ėshtė qėllimi ynė tė merremi me akuza,
mirėpo duke e njohur mirė dhe thellėsisht logjikėn
politike dhe hegjemoniste tė Beogradit, sidomos qendrimet e
tyre ultrashoviniste ndaj shqiptarėve, themi se nuk ka forcė
politiko-diplomatike ndėrkombėtare e cila mund ta detyrojė
regjimin serbė tė Beogradit qė tė pranojė pavarėsinė e
Kosovės, gjė qė pa pranimin e kėtij fakti nga ana e
Beogradit nuk mund tė ndodhė kurrė demokratizimi i shtetit
serbė.
-
- Se
jetojnė nė agoni diplomatike zyrtarėt e shtetit shqiptar na
bindin thellė qendrimet e tyre shpesh kontraverze, tė
dyfishta, jo parimore e ndoshta edhe tė dyshmta kur ėshtė nė
pyetje e ardhmja e Kosovės, sepse sikur tė mos ekzistonin
divergjencat brenda politikės sė jashtme tė Tiranės ndaj
statusit pėrfundimtar tė Kosovės, sigurisht se para ēdo
nisme politike dhe diplomatike nė rajon dhe mė gjėrė
zyrtarėt e Tiranės do tė konsultoheshin paraprakisht me
politikanėt shqiptarė tė Kosovės pėr marrjen dhe
prezentimin e qendrimeve tė pėrbashkėta para forumeve dhe
qendrave tė vendosjes ndėrkombėtare, e jo nė formė
separate tė flasin pėr Kosovėn pa u dėgjuar asnjėherė
mė pėrfaqėsuesit legjitimė tė saj.
-
- Nė
fund tė fundit po tė ishte Tirana zyrtare mė diplomatike nė
qendrimet e saja ndaj ēėshtjes sė Kosovės, gjithnjė nė
raport me ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave shqiptare si njė
komb, puna e parė qė ėshtė dashur dhe ka pasur mundėsi qė
ta bėjė diplomacia shqiptare nė mbrojtje tė interesave
gjithkombėtare, ka qenė qė ndaj regjimit tė Beogradit, sė
paku nė kėto tri-katėr vitet e fundit, ta pėrdorė
shkopin e jo karrotėn , duke pasur nė dorė
argumentet e gjalla; se ėshtė pikėrisht regjimi i Beogradit
ai cili pėrpos qė bėri gjenocid tė hapur nė Kosovė ndaj
2 milion shqiptarėve nė vitin 1998/99, ėshtė po i njėjti
regjim i cili sot e kėsaj dite nuk ka treguar asnjė hap tė
vullnetit tė mirė ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, dhe ky do
tė ishte argument i mjaftuar pėr diplomacinė shqipatare,
por edhe si alibi pėr marrjen e qėndrimeve reciproke ndaj
Beogradit, duke mos pranuar qė ti pėrmirėsojė marrėdhėniet
me kėtė regjim derisa ky ta pranojė pavarėsinė e shtetit
tė Kosovės.
-
- Prandaj,
themi nė fund se pėrderisa politika zyrtare e Tiranės ndaj
Beogradit nuk do tė ndėrtohet mbi baza tė reciprocitetit,
sidomos nė aspektin e njohjes dhe respektit tė plotė tė
faktorit shqiptarė nė rajon nga ana e Beogradit dhe si
partnerė i barabartė me popujt tjerė, deri atėherė
diplomacia e Tiranės zyrtare nuk mund tė konsiderohet
ndryshe veēėse si joparimore, e standardeve tė dyfishta,
dhe mbase nė disa aspekte edhe kontraproduktive.
|
|