|
-
- Prishtinė, 9 janar 2003 (QIK) - Me moton "Ndal dhunėn politike", sot nė qendėr tė
Prishtinės protestuan nė mėnyrė paqėsore mijėra qytetarė
tė kryeqytetit dhe tė Kosovės, e tė cilėn e kishte
organizuar Forumi i Rinsiė sė LDK-sė nė Deēan. Protesta
ėshtė organizuar si shprehje e revoltės pėr vrasjen e
kolonel Tahir Zemajt, djalit tė tij Enisit dhe kushėririt
Hasan Zemajt, kryetar i FR tė LDk-sė nė Deēan, mė 4 janar
2003nė Pejė.
Para Teatrit Kombėtar pjesėmarrėsve tė kėsaj proteste
foli nėnkryetari i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė, Sejdė
Tolaj. Nė fjalėn e tij ai tha se "ka ardhur
momemti i fundit qė ne si qytetarė tė Kosovės, tė gjithė
sė bashku, t'i themi 'Stop vrasjeve nė Kosovė' 'Mjaft mė
me vrasje politike".
-
- Ai kėrkoi nga organet kompetente qė sa mė
shpejt tė ndėrmerren masa mė serioze dhe mė adekuate nė lėmin
e sigurisė, nė mėnyrė qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės
tė ndihen tė sigurtė, duke shprehur revoltėn e tij ndaj
organeve qė janė kompetente pėr sigurinė e qytetarėve.
-
Nė vazhdim zoti Tolaj tha se intelektualėt dhe
personalitetet tė cilėt i pėrkushtohen ēėshtjes kombėtare
ēdokund nė botė mbrohen dhe respektohen, e jo si nė Kosovė,
tė vriten nga njė farė e keqe tanimė e instaluar nė Kosovė.
Duke folur pėr varsjen nė Pejė, Tolaj tha: "E vranė
komandant Tahir Zemajn ata tė cilėt e kėrcėnuan
vazhdimisht. E vranė kolonelin ata tė cilėt nė vend tė
ushtrisė deshėn banda, nė vend tė lirisė duan anarki, nė
vend tė ardhmėrisė ėndėrrojnė tė kaluarėn, ata tė cilėt
pėr pushtet rrezikojnė edhe vetė shtetin".
"E vranė Hasan dhe Enis Zemajn, ata tė cilėt nuk e ēmojnė
jetėn dhe ardhmėrinė e rinisė sė Kosovės..., por nuk do
tė vritet kurrė as e ardhmja, as liria dhe as pavarėsia e
Kosovės, tha Sejdė Tolaj nė fjalėn e tij.
Deputetja dhe anėtarja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė
LDK-sė Nekibe Kelmendi, duke folur nė kėtė protestė tha
se ajo ėshtė organizuar pėr tė protestuar nė mėnyrė tė
qetė e dinjitoze pėr vrasjen makabėr tė kolonel Tahir
Zemajt, djalit tė tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetarit tė
Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Deēan. Duke folur pėr
figurėn e tyre, zonja Kelmendi tha se ata ishin tė palodhshėm
si nė kohe lufte ashtu nė kohė paqeje.
-
- Ata nuk iu frikėsuan rreziqeve qė iu kanosėn
disa herė mė parė nė punėn e tyre tė shenjtė. "Kėta
tre tri trima, tė cilėt i vrau dora antishqiptare,
tradhtare, edhepse tė rrezikuar disa herė mė parė, vdekjes
mė sė paku iu frikuan". Ajo tha se nuk mund ta marrė
me mend se nė Kosovėn e pasluftės do tė protestohet sepse
ka menduar se vrasjet kanė marrė fund ditėn kur ka pėrfunduar
lufta njeherė e pėrgjithmonė, tha zonja Kelmendi.
Protesta kaloi e qetė dhe pa incidente pas njė gjysmė ore.
|
|