9.01.2003 - Trepca.net

KOZERI

Fatkeqi e Koprraci - deputetė!!

 Shkruan: Kadri Mani

 
 
(Publikisht): Unė Fatkeqi dhe kolegu im, Koprraci, falėnderojmė RTK-nė pėr Ftesėn nė kėtė Tryezė tė Rrumbullakėt, me rastin e njė atentati qė paska ndodhur nė Pejė ku, qenkan vra me atentat tre veta, por ne kėtu s‘kemi vetėm pėrgjegjėsi personale, po edhe pėrgjegjėsi partiake, andaj duke shprehur keqardhje pėr atė qė ka ndodhur, shprehim qėndrimin tonė kolektiv tė pjekur: ju lutemi tė mos ngutemi! Ne nuk kemi tė dhėna, dhe duhet tė presim qė organet e hetuesisė ta thonė fjalėn e vet, pastaj pėr kėtė punė janė gjykatat kompetente- mos na detyroni tė veprojmė sikur nė komunizėm!
 
(Intimisht): Pikėrisht si nė komunizėm janė vra, por ajo ėshtė sekret partiak joni!
 
(Publikisht): Sė paku, unė mendoj kėshtu, e kolegu im pėrfaqėson njė tjetėr parti, pavasisht se po na thonė se ne kot quhemi dy, e nė fakt jemi njė parti! Edhe qėndrimin e partive tona e dini: na tė kėtillė, pra tė hapur e transparent jemi edhe nė Parlament! Atje vendosim nė mėnyrė demokratike edhe ēėshtje tjera me shumė me rėndėsi, e lėre tanimė sikur kjo e atentave nė rrugė!
 
(Intimisht): Krejt po na shohin! A thua po dimė t‘i luajmė rolet!?
 
(Publikisht): Ju lutėm shumė! Kėto gjėra ndodhin, dhe ndodhin edhe nė vendet me traditė tė vjetėr shtetėrore, e lėremė te ne, nė shtetin e ri e tė brishtė! Nuk duhet tė nxitohemi! Nė asnjė mėnyrė tė mos nxitohemi: kjo nuk ėshtė fare njė ēėshtje partiake!
 
(Intimisht): E kemi hėngėr kėsaj radhe! Po thonė se ka dėshmitarė dhe se po flasin nė polici! Ah palo atentatorė! Nė kėso rastesh duhet tė vriten tė gjithė rretherrotull! Si guxon tė ngelen gjallė dėshmitarėt!  
  
(Publikisht): Zonja Neki! Me gjithė respektin qė kemi,se jeni njė avokate e vjetėr e me pėrvojė tė gjatė pune, por qėndrimi uaj qė ne tė dalim hapur e tė shpallim kėtu se kemi tė bėjmė me njė atentat tė motivuar politikisht!?- mė vie keq, por ky ėshtė njė mendim i nxituar dhe fare i papjekur!
 
(Intimisht): Shejtanka! E di sikur t`i kishte parė nė ekran! Edhe ēka mund tė them?- ah, po!
 
(Publikisht): Zonja Neki!- ata vėrtet qė tė gjithė ishin anėtarė tė partisė Tuaj, por mos ua ngushtoni gamėn e veprimtarisė! Se ata nuk ranė pėr partinė, por ranė pėr- Kosovėn!
 
(Intimisht): Sa tė trashė qė janė kėta demokratėt e dreqit: as kanė angazhuar pikėtorė e as kanė angazhuar psikiatėr: do tė na e kapnin njėkohėsisht dyfėtyrėsinė e cinizmin nė sytė tanė qė po na burojnė ligėsi! As gjestet nuk po mund t`i kontrollojmė, si kontrollohen gjestet kur gėnjen faqe botės! Mos nė kėta dy ndėrkombėtarėt fshinen edhe psikiatėrit!?- paēka se ne e kemi grur me ta!
 
(Publikisht): Ne e ēmojmė shumė maturinė e ndėrkombėtarėve: ata nuk po thonė se ka dhunė politike nė Kosovė!- Ju lutėm shumė! 
  
(Intimisht): Po e pėrmbyll, se edhe u lodha!- a thua mė kanė parė eprorėt dhe ēfarė grada mė presin pas kėsaj mbrojtje gjeniale!?- paēka se ata tė Diasporės i kanė me procesverbale eksceset e mia! Punė e madhe!
 
---

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.