| |
 |
|
|
|
8.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Tahir,
Enis e Hasan Zemaj sot u varrosėn me nderime tė larta para
dhjeta mijėra qytetrarėve tė Kosovės
|
|
|

|
|
|
|
|
|
-
- Strellc/Deēan, 8 janar 2003 - Me pjesėmarrjen e
dhjetra mijėra qytetarėve nga mbarė Kosova, zyrtarėve tė
lartė tė LDK-sė, disa ministrave e kryetarėve tė
komunave, si dhe tė familjeve tė tė ndjerėve, sot nė
Strellc tė Epėrm tė Deēanit u zhvillua ceremonia mortore e
varrimit tė kolonel Tahir Zemajt, djalit tė tij Enisit, kushėririt
Hasan Zemajt, kryetari i degės sė Forumit tė Rinisė sė
LDK-sė nė Deēan.
-
- Sot
fshati i lindjes sė Tahirit e Hasanit, qyteti i Deēanit me
rrethinė, ishte i pikėlluar si kurdoherė mė parė. Rrugėt
qė ēonin nė kėto anė ishin tė mbushura me njerėz nga tė
gjitha viset e Kosovės, tė cilėt kishin ardhur pėr t'i dhėnė
lamtumirėn e fundit bijve tė dalluar tė kėsaj ane -
ushtarakut e lufėtarit tė lirisė Tahir Zemajt dhe
veprimtarit politik dhe luftėrarit Hasan Zemajt.
Ndėrkohė qė nė orėt e paradites nė fshatin Strellc janė
bėrė homazhe pėr tė ndjerėt, duke parakaluar para
arkivoleve tė tryre me mijėra qytetarė pėr t'u dhėnė
nderimet e fundit.
-
- Poashtu
nė selinė e degės sė LDK-sė nė Deēan ėshtė mbajtur njė
mbledhje pėrkujtimore kushtuar Tahir, Enis e Hasan Zemajt, nė
tė cilėn funksionarėt lokalė tė LDK-sė kanė folur pėr
veprimtarinė ushtarake e politike tė Tahir e Hasan Zemajt.
-
- Nė
kėtė mbledhje folėsit kanė dėnuar ashpėr vrasjen e
trefishtė nė Pejė dhe e kanė quajtur me motive me
politike, tė drejtuar kundėr pėrparimit, ardhmėrisė,
demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
Nė binėn e improvizuar ishin radhitur tri arkivolet e pranė
tyre fotografitė e tė vrarėve, ushtarėt e dikurshėm tė
brigadės "Mėrgimi" tė rreshtuar dhe flamuri i
brigadės 134. Nė lėndinėn e madhe, qė shtrihej nė tė
dalė tė fshatit Strellc kishin ardhur me dhjeta mijėra njerėz
pėr t'u dhėnė lamtumirėn e fundit kolonel Tahir Zemajt,
djalit tė tij Enisit dhe kushėririt Hasan Zemajt.
I pari foli Agim Mehmeti, ish-zėvendėsministėr i Mbrojtes i
Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Mehmeti mallkoi
kriminelėt dhe madhėroi figurėn e kolonel Tahir Zemajt si
njė strateg i artit ushtarak e si njė burrė i madh tė
Kosovės. Kriminelė janė ata qė kanė vrarė kolonel Tahir
Zemajn, tha ai.
-
- Ata
qė vranė Tahir Zemajn janė frikacakė tė natės sepse ditėn
nuk ua mbante qė tė ballafaqoheshin me kolonelin, tha Agim
Mehmeti Shumė nga pjesėmarrėsit e luftės qė ishin nga
radhėt e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe figura tė ndritura
politike, u shanė, u maltretuan, u vranė...
-
- Me
kėto ngjarje po ndrydhet egoja e popullit, shpresa pėr njė
tė ardhme mė tė mirė. Por pjesa dėrmuese e popullit me tė
drejtė pyet deri kur mė kėshtu?, tha Mehemti.
Anėtari i Kryesisė qendrore tė LDK-sė Nimon Alimusaj, pasi
dėnoi kėtė vrasje, kėrkoi qė autorėt tė nxirren para
organeve tė drejtėsisė. Ai tha se vrasjet e kėtilla dėmtojnė
arritjet nė Kosovė. "Kjo vrasje si dhe tė gjitha ato qė
u bėnė mė parė ėshtė jo rast por dukuri. Ėshtė njė
dukuri tė cilėn nuk mund ta kualifikojmė ndryshe veēse
terror kundėr lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė
Kosovės", nėnvizoi Alimusaj.
Kryetari i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė Lulzim Zeneli nė
fjalėn e tij theksoi se ata qė vranė Tahirin, Enisin dhe
Hasanin kanė bėrė njė akt terrori kundėr vlerave tė
lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
-
- Ata
qė kanė qėlluar mbi ta kanė tentuar ta vrasin ardhmėrinė
e Kosovės, kanė provuar ta largojnė gėzimin nga fytyrat e
fėmijėve, kanė synuar dhe janė pėrpjekur qė tė fshijnė
ēdo gjurmė tė tė arriturės nė Kosovė, tha z.Zeneli dhe
theksoi se "ata kanė dashur qė Kosovėn ta paraqesin
para nesh dhe botės si vend i krimit dhe terrorit".
Ndėrkaq duke folur pėr figurėn e kryetarit tė FR tė LDK-sė
nė Deēan, Zeneli tha se "Hasani dallohej si njeri i urtė,
i ditur, luftėtar i lirisė, lider i tė rinjve nė komunėn
e Deēanit pėr dy mandate me radhė, udhėheqės i Shtabit
zgjedhor nė zgjedhjet e fundit, dhe anėtar i Kryesisė sė
LDK-sė nė Deēan".
-
- Poashtu
ai theksoi "Hasani ishte i afėrt me tė gjithė, nje
njeri qė shquhej me kreativitet tė pashoq. Hasani Zemaj
ashtu siē ishe besnik ashtu edhe mbeti deri nė ditėn e
fundit tė jetės, Hasani besonte nė Kosovėn e pasluftes, nė
Kosovėn e lirė".
"Hasan Zemaj ėshtė i riu i parė qė u bėri thirrje tė
rinjve tė LDK-sė, strukurave tė FF tė LDK-sė qė tė
rreshtohen nė radhėt e UĒK-sė. Kėshtu e kemi njohur Hasan
Zemajn, njeriun qė la pas vetes njė njė aktiviteti dhe
veprimtari tė pasur atdhetare", tha Zeneli.
Njerėzit si Hasani janė kalitur pėr mė shumė se njė
dekadė pėr tė gjitha peripetitė e mundshme, kanė
mbijetuar beteja tė shumta nė luftė, kanė punuar pa ndalur
pėr jetėsimin e vizionit tė tyre nė paqe, kanė mbijetuar
atentate, kėrcėnime tė shumta", tha mes tjerash Lulzim
Zeneli.
Nė kėtė ceremoni mortore foli edhe akademik Mark Krasniqi,
i cili tha se "Tahir Zemaj mė ka thėnė disa herė: 'unė
nuk kam plumba pėr shqiptarė, unė kam plumba vetėm pėr
armikun, Serbinė", tha akademik Krasniqi. "Edhe
komandantėt e luftės mund tė vriten nė paqe e nė liri,
por jo edhe ushtria.
-
- Kolonel
Tahir Zemaj ėshtė vrarė por nuk do tė vritet kurrė
ushtria e tij, ushtria e Kosovės. Nuk do tė vritet kurrė as
e ardhmja, liria dhe pavarėsia e Kosovės", tha nė mijėra
shqiptarėve tė mbledhur nė Strellc tė Deēanit akademik
Mark Krasniqi.
Shpend Shala, oficer dhe bashkėluftėtar i Tahir Zemajt, tha:
-
 |
|
- "Ata
qė tė vranė ty birin tėnd dhe kushėririn, ata e
vranė edhe personalitetet e tjera para teje ata janė
trashėgimtarė tė bandave tė Vlorės.
-
- Ata
gjetėn strehim qysh nė kohėn e luftės nė Drenicė
dhe Dukagjin ata janė banda qė e bėnė shkrumb e hi
Shqipėrinė; ata iu vėrsulėn Kosovėn si qentė e
tėrbuar... ata janė rebelė qė masakruan ushtarėt
e brigadės Mėrgimi; ata janė dora e ligė qė duan
ta gllabėrojnė Kosovėn...".
Pas fjalėve mortore, ushtarėt e brigadės
"Mėrgimi" me arkivole nė duar morėn
rrugėn drejt varreve tė reja tė Strellcit e tė
Kosovės.
|
-
- Prapa
arkivoleve, vajza e vogėl e Tahair Zemajt, Florentina, ishte
e fortė dhe kreshnike sepse vetėm ajo nuk derdhte lot dhe
vetėm ajo e thirrte me zė kolonel Tahirin: 'Babi ku je babi!
Dua tė shkoj te babi! Unė e dua babin!"
Nė kėtė tubim mortor edhe Halil Geci, Hafiz Gagica etj.
Trupat e tė ndjerėve i lėshuan nė varr bashkėluftėtarėt
e kolonel Zemės.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|