|
Pse
po na vrasin kur tė duan, ata qė duan tė na vrasin? A
mos ndoshta sepse jemi tė mjerė? Apo sepse kemi shumė fjalė e
pak punė? Sepse nuk jemi tė bashkuar sa duhet? Sepse nuk dijmė
tė (vetė)organizohemi? Nėse janė kėto arsyet qė tė na
vrasin kur tė duan, atėherė zhgėnjimi dhe mllefi ynė nuk do tė
ketė kufinjė. Ē'ėshtė kjo heshtje e intelektualėve tė Kosovės?
Ē'ėshtė kjo heshtje e subjekteve politike qė e kanė besimin e
popullit tė Kosovės? Ē'ėshtė kjo heshtje e shoqėrisė sonė
ndaj krimit tė organizuar politik? Pse ky dėshtim i shoqėrisė
sonė demokratike para kaosit politik, para krimeve politike, para
tė keqes sė pėrgjithshme?
8
janar 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI
Njerėz
tė zhveshur nga ēdo lloj karakteri njerėzor, tė mbushur me
plot urrejtje ideologjike ndaj progresit tė Kosovės, ndaj mirėqenies
sonė tė pėrgjithshme, ndaj ēdo individi apo grupimi politik i
cili ėshtė shprehur kundėr monizmit, kundėr ideologjisė sė
tejkaluar enveriste, janė ngritur nė kėmbė dhe po i mprehin dhėmbėt
e tyre pėr tė na kafshuar tinzėrisht e nė pabesi. Kėto vrasje
politike nė Kosovėn e pasluftės nuk mund tė konsiderohen
ndryshe veēse si tradhti e hapur ndaj idealeve tė tė rėnėve pėr
lirinė e Kosovės, si tradhti e hapur ndaj idealeve tė dėshmorėve
pėr Pavarėsinė e Kosovės, por edhe si tradhti e hapur ndaj
vullnetit tė lirė tė popullit shqiptar tė Kosovės. Pėr ata tė
cilėt i pėrkrahin qeniet qė janė puthur zyrtarisht me
shovenizmin serbian, ata qė komunizmi shqiptaro-greko-rus ua ka
hequr arsyen njerėzore, pėr kėta njerėz qė mund t'i quash
edhe bisha tė egra, nuk ishte i mirė Komandant Ahmet Krasniqi,
nuk ishte i mirė as Komandant "Drini", nuk ishte i mirė
as Komandant - Parlamentari Smajl Hajdaraj, nuk ishin tė mirė as
intelektualėt e rrallė si Xhemajl Mustafa e Enver Maloku, nuk
ishin ushtarė tė dalluar tė UĒK-sė Bekim Kastrati, Besim
Dajaku e Adem Zekaj?!?! Sa ka vend kėtu pėr patriotizėm e
atdhetarizėm?
A
janė tė vetėdijshme kėto krijesa tė errėta se ēfarė dėmi
janė duke i bėrė popullit shqiptar tė Kosovės, sidomos nė kėto
rrethana aq tė vėshtira politike pėr Kosovėn, kur nga ne kėrkohen
standarde mbi standarde, qė nuk janė parė e as dėgjuar ndonjėherė
nė ndonjė shtet tjetėr nė krijim e sipėr!? A janė tė vetėdijshme
kėto krijesa amorfe se me kėto vrasje politike ato bėhen mbrojtėse
tė drejėpėrdrejta tė interesave serbosllave, dhe me kėtė njėkohėsisht
po bėhen krah i fortė i Serbisė nė rikthimin e saj nė Kosovė?
Kėtu edhe qėndron uniteti i vrasėsve kriminelė me pretendimet
e Serbisė fashiste ndaj Kosovės dhe popullit tė saj!
Pse
po na vrasin kur tė duan, ata qė duan tė na vrasin? A mos
ndoshta sepse jemi tė mjerė? Apo sepse kemi shumė fjalė e pak
punė? Sepse nuk jemi tė bashkuar sa duhet? Sepse nuk dijmė tė
(vetė)organizohemi? Nėse janė kėto arsyet qė tė na vrasin
kur tė duan, atėherė zhgėnjimi dhe mllefi ynė nuk do tė ketė
kufinjė. Ē'ėshtė kjo heshtje e intelektualėve tė Kosovės?
Ē'ėshtė kjo heshtje e subjekteve politike qė e kanė besimin e
popullit tė Kosovės? Ē'ėshtė kjo heshtje e shoqėrisė sonė
ndaj krimit tė organizuar politik? Pse ky dėshtim i shoqėrisė
sonė demokratike para kaosit politik, para krimeve politike, para
tė keqes sė pėrgjithshme? Ku janė intelektualėt, akademikėt
profesorėt, shkrimtarėt, gazetarėt qė iu ka humbur zėri? A e
vlen tė jetohet gjithmonė me frikė? A e vlen gjithmonė tė
jetohet nė mėnyrė servile?
Cila
lėvizje politike nė Kosovė ishte ajo qė i bashkoi interesat
politike tė shqiptarėve? Dihet mirėfilli nga tė gjithė se
ishte dhe vazhdon tė jetė Lidhja Demokratike e Kosovės! Cili ėshtė
lideri shpirtėror qė u sakrifikua dhe po sakrifikohet pėr njė
tė ardhme tė pavarur tė shqiptarėve tė Kosovės? Padyshim
se ėshtė Presidenti i Kosovės dr.Ibrahim Rugova. Prandaj, pse tė
kemi frikė tė shprehim mendimet tona publikisht dhe ta shkruajmė
historinė ashtu siē ka qenė? Vetėm
pse na vrasin pas shpine?! Vetėm pse dikujt pėr inate
bajraktariste i teket ta quaj tjetrin "tradhtar"?! Kėto
sfida tė rėnda duhet tejkaluar kolektivisht, pavarėsisht ēmimit
qė duhet paguar, pėrndryshe Liria nė Kosovė nuk do tė ketė
kuptim dhe Demokracia do ta humb kuptimin e vėrtetė tė saj.
Kosova
dhe populli shqiptar nuk kanė nevojė pėr njė "vis
major" siē ishte pėr shumė vite Serbia, por as pėr
diktatet e atyre qė ia kanė shitur shpirtin enverizmit dhe
nanoizmit sllavo-ortodoks, e aq mė pak tani kur populli shqiptar
i Kosovės sakrifikoi ēdo gjė pėr t'u ēliruar nga robėria
serbosllave dhe ka arritur qė falė urtėsisė sė tij tė krijojė
miq e aleatė tė ēėshtjes sė Kosovės. Derisa
rrugėve tė Kosovės ecin lirisht figurat monstruoze, qė po ia zėnė
frymėn ēdo entuziazmi, ēdo gėzimi, ēdo suksesi e ēdo pėrparimi
nė tė gjitha sferat e jetės, Kosova do tė lėngojė edhe pėr
njė kohė tė gjatė nėn presionin e kriminelėve ekstremistė,
tė cilėve iu ka zgjatur jeta vetėm pėr shkak tė
mosefikasitetit tonė si dhe pėr shkak tė neglizhencės sė
tepruar tė organeve tė sigurisė ndėrkombėtare dhe atyre tė
vendit.
|
|