|
- Prishtinė, 7 janar 2002 Z. Alec Mally, pėrkohėsisht
shef i Misionit pranė zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė,
fuqimisht dėnoi vrasjen e z. Tahir Zemaj, birit tė tij Enis
Zemajt, dhe nipit tė tij Hasan Zemaj, udhėheqės i Forumit
Rinor tė LDK-sė nė Deqan, mė 4 janar nė Pejė. Duke u
shprehur nga zyra e SHBA-ve, Z. Mally tha:
"Jam i shokuar dhe i pikėlluar nga vrasja e pakuptimtė
e z. Tahir Zemaj dhe dy anėtarėve tė familjes sė tij nė
mbrėmjen e 4 janarit", thotė z. Mally.
"Se a janė kėto vrasje njė akt terrori politik apo kanė
bazė tjetėr mbetet ende pėr tu pėrcaktuar. Megjithatė, kėto
vrasje tregojnė se disa njerėz ende shohin dhunėn dhe frikėsimet
si tė ligjshme nė Kosovėn e pasluftės.
"Eshtė posaēėrisht problematike qė kjo vrasje ndodh
pas gjykimit nė tė cilin z. Zemaj ishte nė cilėsinė e dėshmitarit.
Se a ėshtė vrasja e tij e lidhur me atė gjykim apo jo
mbetet tė shihet. Nė ēdo rast, njė vrasje e tillė, nė kėtė
kohė, nuk mund tė ndihmojė, por frikėson tė tjerėt tė
cilėt do tė mund tė bashkėpunonin me autoritetet ligjore nė
vendosjen e sundimit tė ligjit nėpėr rrugėt e Kosovės".
"Qeveria e SHBA-ve nxit ēdonjėrin qė ka informata nė
lidhje me kėto vrasje tė paraqitet dhe ndajė informatat qė
ka me policinė. Ne tė gjithė duhet tė bėjmė ēdo gjė tė
mundshme pėr tė sjellė autorėt e krimit para drejtėsisė.
"Ka ardhur koha qė tė gjitha partitė politike dhe
grupet nė Kosovė tė marrin njė qėndrim tė fuqishėm kundėr
frikėsimeve, dhunės dhe terrorit politik. Dhuna politike
ishte dashtė tė ndalej shumė kohė mė parė. Njerėzit e
involvuar nė dhunė, qoftė ajo e natyrės sė terrorit
politik apo aspekt i krimit tė organizuar, janė armiq tė
demokracisė, armiq tė Kosovės, dhe armiq tė Shteteve tė
Bashkuara.
"Nė emėr tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara dhe
zyrės sė SHBA-ve, unė dėnoj kėto akte tė paramenduara
dhe qyqare, si dhe i shpreh ngushėllimet tona mė tė thella
familjes Zemaj. Mendimet dhe lutjet tona janė me ju",
thuhet nė fund tė deklaratės sė zotit Alec Mally.
|
|