OPINIONE

   
7.01.2003 - Trepca.net

VRASJA E KOLONELIT DHE HESHTJA E UNMIK-ut

 
Nė njė intervistė treshe: Rugova, Thaēi dhe Trajkoviq tė transmetuar nga RTK pas luftės nė Kosovė, nė tė cilėn intervistė pėrveē temave tė tjera u bisedua edhe lidhur me krimin politik nė Kosovė, pėrkatėsisht pėr dhunėn politike, Hashim Thaēi me cinizėm pati deklaruar se UNMIK-u nuk po thotė se ka dhunė politike nė Kosovė, duke e marrė kėtė si argument pėr tė mohuar faktin se vrasja e  personaliteteve publike dhe politike nė Kosovė ishte dhunė politike...
 
Prizren, 7 janar 2003
Shkruan: Rexhep Kastrati
 
  
Rreth tri vjet mė vonė, njė deklaratė e kėtillė jo vetėm qė do tė dukej cinike, por edhe do tė kuptohej si deklaratė e njė njeriu qė nuk ka argument pėr ta mohuar dhunėn politike, ashtu siē do tė kuptohej edhe si pėrpjekje pėr ta hequr pėrgjegjėsinė nga vetja dhe nga linja e Tiranės/Kretės pėr kėtė dhunė politike, edhe pse as sot UNMIK-u nuk thotė se ka dhunė politike nė Kosovė. 
  
Ėshtė kėshtu pėr faktin se aq shumė vrasje kanė ndodhur nė Kosovė, sa qė edhe njerėzit mė tė painteresuar pėr politikėn, tashmė e kanė tė qartė se kėtu bėhet fjalė pėr njė dhunė tė vazhdueshme politike qė ka pėr qėllim ta rrėnojė LDK-nė si parti drejtuese e proceseve politike qė nga themelimi i saj e deri mė sot dhe dr. Ibrahim Rugovėn si bartės kryesor i filozofisė politike qė e ka legalizuar dhe e ka institucionalizuar njė politikė shtetėrore nė Kosovė. 
  
Mirėpo, jehona e deklarimit tė atėhershėm tė Hashim Thaēit e pėrmendur nė moton e kėtij shkrimi ka tė bėjė me dy apsekte qė natyrisht e zbėrthejnė edhe mė logjikėn e krimit nė Kosovė: pėrdorimi i faktit se UNMIK-u nuk kishte bėrė fjalė pėr dhunė politike si argument pėr tė mohuar ekzistimin e kėsaj dhune nė politikė, dhe pėrpjekja qė duke mohuar ekzistimin e dhunės politike, tė heqė pėrgjegjėsinė nga vetja dhe nga linja e Tiranės/Kretės pėr kėtė dhunė. 
  
  
Aspekti i parė: mosdeklarimi i UNMIK-ut pėr ekzistimin e dhunės politike nė Kosovė
 
Mosdeklarimi i UNMIK-ut pėr ekzistimin e dhunės politike nė Kosovė qė ėshtė karaktersitik edhe sot e gjithė ditėn, nė tė vėrtetė, shpėrfaq mosgatishėrinė e tij pėr t’u ballafaquar me realitetin: pėr t’u ballafaquar me dhunėn politike, pėrkatėsisht me organizatorin e kėsaj dhune: linjėn e Tiranės/Kretės. Ndėrkaq, mosgatishmėria e UNMIK-ut qė tė ballafaqohet me linjėn e Tiranės/Kretės nė kontekst tė dhunės politike nė Kosovė, ka pasur pėr pasojė mosluftimin e kėsaj dukurie  dhe mosarrestimin e njerėzve pėrgjegjės si dhe vrasėsve serikė me tė cilėt ėshtė mbushur tashmė Kosova. 
 
Prandaj, edhe mbi trivjet pas luftės nė Kosovė, nuk ėshtė zbardhur asnjė rast i dhunės politike, edhe pse nė tė vėrtetė janė zhvilluar dy procese: ai pėr vrasjen e Shaban Manajt, i cili doli i dėshtuar dhe ai pėr Komandant “Drinin” i cili duket se ėshtė nė rrugė pėr tė dėshtuar. Dhe kemi vetėm njė proces, nė tė cilin tė dyshuarit u dėnuan: procesi i tė ashtuquajturit “grup i Dukagjinit” nė tė cilin bėn pjesė edhe Daut Haradinaj, i dorėzuar nė polici nga i vėllai Ramushi pas takimit tė Nanosit me Bajram Rexhepin dhe shefin e tij, Hashim Thaēin verės sė shkuar nė Durrės. 
 
Vrasja e kolonel Tahir Zemajt, djalit tė tij, Enisit dhe kushėririt tė tyre, Hasanit, ndėrkaq, shpalosi njė veēori tjetėr tė dhunės politike nė Kosovė: vrasjen e dėshmitarėve dhe tė tjerėve qė ndihmuan ose qė e mbėshtetėn dėnimin e kriminelėve. Dhe si zakonisht UNMIK-u nuk e quan kėtė vrasje politike, bile UNMIK-u hesht. Vetėm njė deklaratė e policisė sė UNMIK-ut qė i fton qytetarėt se nėse dijnė ndonjė gjė pėr vrasėsit apo nėse i shohin rrugės, tė lajmėrojnė nė polici, deklaratė qė i pėrngjet logjikės fėmijėrore: a biesh kah dera ime, a biesh? Atėherė do tė ta tregoj qejfin. 
 
Ėshtė kėshtu pėr faktin se policia e UNMIK-ut pret qė vetė kriminelėt t’i dorėzohen, ose tė e shumta qė punėn e saj ta kryejnė qytetarėt. A ėshtė edhe kjo mosgatishmėri, pėrkatėsisht frikė e policisė sė UNMIK-ut pėr t’u ballafaquar me dhunėn politike, pėrkatėsisht me njerėzit pėrgjegjės dhe me vrasėsit serikė tė gjithė kėtyre personaliteteve publike? Natyrisht se nuk ėshtė vetėm kjo, se po tė ishte vetėm kjo, atėherė do tė duhej tė pasonte edhe konkluzioni tjetėr se meqė policia e UNMIK-ut ka frikė tė ballafaqohet mė seriozisht me dhunėn politike, atėherė del se e ka humbur luftėn me tė. 
 
As unė dhe asnjė tjetėr nuk mund tė besojė se policia e UNMIK-ut e ka humbur luftėn me dhunėn politike, sepse ėshtė njė polici e madhe nė numėr, me kompetenca tė plota dhe me pajisje tė sofistikuara qė mundėsojnė edhe njė punė mė efikase. Nė anėn tjetėr, nė ndihmė tė policisė sė UNMIK-ut pėrveē pjesėtarėve tė ShPK-sė, ndaj njė pjese tė tė cilės mund tė kihet rezerva, ėshtė edhe KFOR-i si formacion ushtarak i pėrbėrė nga ushtritė mė tė forta tė botės. Prandaj, ėshtė shumė e pabesueshme teza sipas tė cilės policia e UNMIK-ut e ka humbur luftėn me dhunėn politike nė Kosovė. 
 
Mė e besueshme se kjo ėshtė teza sipas tė cilės mosgatishmėria e policisė sė UNMIK-ut pėr t’u ballafaquar me dhunėn politike ka tė bėjė me pėrllogaritjet politike qė UNMIK-u ėshtė duke i bėrė nė kėtė drejtim e qė lidhen me forcėn politike qė kanė organizatorėt e krimit nė Kosovė, pėrkatėsisht me lidhjet e tyre me Tiranėn dhe me Beogradin, si dhe me pėrllogaritjet e strukturave tė ndryshme brenda UNMIK-ut, tė cilave u leverdis qė nė Kosovė tė ketė dhunė politike, qoftė pėr faktin se kanė interesa tė ngjashme me Beogradin dhe duan dobėsimin, e pse jo edhe rrėnimin e LDK-sė dhe dr. Ibrahim Rugovės si autoritete tė pakontestueshme nė Kosovė, qoftė edhe pėr tė arsyetuar zgjatjen e burokracisė sė UNMIK-ut nė Kosovė, pra pėr ta shtyrė sa mė shumė ēėshtjen e pėrcaktimit tė vendosjes sė statusit politik tė Kosovės. Kėtu qėndron thelbi i mosdeklarimit tė UNMIK-ut pėr dhunėn politike si tė tillė. 
 
Pra, UNMIK-u nuk e quan politike dhunėn qė po kryhet nė vazhdimėsi nė Kosovė pėr tė mos u ballafaquar me pėrgjegjėsit e kėsaj dhune, pėrkatėsisht pėr tė mos emėruar pėrgjegjėsit e dhunės politike nė Kosovė qė do tė nėnkuptonte edhe vėnien para pėrgjegjėsisė penale tė atyre pėrgjegjėsve. Deklarimet e shpeshta tė policisė sė UNMIK-ut se nuk ka prova pėr t’i konsideruar si politike vrasjet e gjithė atyre personaliteteve publike, shumica bashkėpunėtorė tė drejtpėrdrejtė tė dr. Ibrahim Rugovės, nė tė vėrtetė mė shumė u pėrngjajnė pėrrallave qė u tregohen natėn fėmijėve pėr t’i vėnė nė gjumė. 
 
Ėshtė kėshtu pėr faktin se policia e UNMIK-ut e di mirė se kush bėn krim nė Kosovė dhe cili ėshtė qėllimi i kėtij krimi. Ta pėrmendim vetėm rastin e vėllait tė Hashim Thaēit, Ganiut, i cili u zu me njė shumė tė madhe tė valutave tė huaja dhe u arrestua, por pas njė kohe tė shkurtėr u lirua, edhe pse kapja e tij ishte in flagranti, apo siē thuhet nė popull, me kėrpesh pėr dore. Ishin telefonatat e vazhdueshme tė Hashim Thaēit nė zyrėn e Kushnerit, ato qė bėnė qė Gani Thaēi tė lirohej, kurse njė zyrtar i lartė i policisė sė UNMIK-ut qė kishte lidhje me rastin, tė suspendohej, apo tė pėrjashtohej tėrėsisht nga detyra qė kishte.
  
  
Aspekti i dytė: pėrpjekja qė mosdeklarimi i UNMIK-ut pėr dhunėn nė Kosovė si dhunė politike tė pėrdoret si argument pėr ta mohuar kėtė lloj dhune   
 
Tė gjitha kėto kujtoj se i ka pasur parasysh Hashim Thaēi kur para tre vjetėsh kishte deklaruar nė RTK se nė Kosovė nuk ka dhunė politike, pasi qė UNMIK nuk po thotė se ka dhunė politike nė Kosovė. Mirėpo, mohimi i dhunės politike nė Kosovė nga ana e Hashim Thaēit, nė tė vėrtetė, do tė duhej tė merrej edhe si pėrpjekje pėr tė hequr pėrgjegjėsinė nga vetja dhe nga linja e Tiranės/Kretės  pėr kėtė dhunė, pasi qė vetėm ai qė ėshtė pėrgjegjės apo pėrkrahės i dhunės politike mohon qė nė Kosovė ka dhunė politike. Pėrndryshe nuk do tė kishte pasur arsye Hashim Thaēi qė tė mohonte ekzistimin e dhunės politike nė Kosovė. 
 
Pėr ta pasur mė tė qartė kėtė, edhe pse dikush do ta quante hipotetik kėtė gjykim timin, Hashim Thaēi nuk do ta quante ndryshe veēse si dhunė politike vrasjen e ndonjė bashkėpunėtori tė tij. A mund tė merret me mend reagimi i Hashim Thaēit po tė vritej ta zėmė Xhavit Haliti, apo Fatmir Limaj, apo Jakup Krasniqi, apo Kadri Veseli, apo Hilmi Reēica, apo Sokol Bashota, apo Rexhep Selimi...? Ose: a mund tė merret me mend reagimi i Ramushit po t’i vritej ta zėmė Bajram Kosumi, apo Bujar Dugolli, apo Nasim Haradinaj, apo Fitnete Ramosaj...? A mund tė besojė kush se nuk do t’i quanin vrasje politike, edhe pse kėto vrasje do tė mund tė bėheshin edhe si qėrim hesapesh brenda llojit? Prandaj mohimi i ekzistimit tė dhunės politike nė Kosovė nga e cila dhunė kanė pėsuar dhe po pėsojnė bashkėpunėtorė tė dr. Rugovės dhe ithtarė tė filozofisė sė tij politike, qė e ka bėrė atė botė Hashim Thaēi, nuk mund tė kuptohet ndryshe pėrveēse pėrpjekje pėr ta hequr pėrgjegjėsinė nga vetja dhe nga linja e Tiranės/Kretės.
 
Natyrisht se nuk u thirra nė njė deklaratė tė Hashim Thaēit tė para tre vjetėsh nė RTK pėr ta riaktualizuar atė, por pėr tė bėrė tė qartė zanafillėn dhe logjikėn e mohimit tė ekzistimit tė dhunės politike nė Kosovė. Kjo do tė thotė se qė atėherė mė konkretisht ėshtė shpėrfaqur logjika e mohimit tė ekzistimit tė dhunės politike si pėrpjekje pėr ta hequr pėrgjegjėsinė nga vetja dhe nga linja e Tiranės/Kretės pėr kėtė dhunė, edhe pse nė kėtė mėnyrė ndoshta pavetėdijshėm dhe nė mėnyrė tė nėnkuptuar e bėn veten adresė tė dhunės politike nė Kosovė, logjikė qė ka vazhduar me njė propagandė tė mjerė tė disa zėdhėnėsve tė mjerė tė linjės sė Tiranės/Kretės qė nėpėrmjet ndonjė fletushke tė mjerė jo vetėm qė mohuan ekzistimin e dhunės politike nė Kosovė, por edhe u munduan qė pėrgjegjėsinė pėr kėtė dhunė ta bartin te LDK-ja, pėrkatėsisht te tė vrarėt dhe te tė sulmuarit. 
 
Mjafton tė pėrmendi vetėm faktin se nė njė kuazipolemikė me tė, njė vogėlush-berber nuk ngurron tė thotė se Rexhep Kastrati ia ka hedhur vetė bombėn veteves. A ka mė mjerim se kaq? Dhe po tė mos e merrja edhe pėr vogėlush qė nuk di se ēka flet dhe pėr mė tepėr edhe berber qė kishte marrė pėrsipėr qė nė korrespondencė tė lėmonte mjekrėn time pėr tė gjetur aty UDB-nė, do ta merrja atė numėr tė fletushkės sė mjerė nėpėrmjet tė tė cilės ai e kishte shpėrfaqur njė budallaki tė kėtillė dhe do ta deponoja nė prokurori pėr ta ftuar pastaj si dėshmitar vetė vogėlushin-bereber pėr tė dėshmuar se si ia paskam hedhur vetes bombėn. 
 
Me fjalė tė tjera, mjerimi i kėtyre zėdhėnėsve dhe avoketėve tė mjerė tė linjės sė Tiranės/Kretės ėshtė aq i madh, sa qė jo vetėm se nuk i ndihmon kėsaj linje pėr t’ia hequr pėrgjegjėsinė pėr dhunėn politike, por ia thekson shumė qartė kėtė pėrgjegjėsi. Prandaj, kjo linjė, falė jo vetėm punės sime dhe tė shumė tė tjerėve qė patėm guximin qė nė kohė shumė tė vėshtira ta denonconim dhunėn politike, por edhe falė paaftėsisė sė zėdhėnėsve tė mjerė tė vetė kėsaj linje, ėshtė mė e lakuriquar se kurrė sa i pėrket pėrgjegjėsisė pėr dhunėn politike nė Kosovė.
  
E gjithė kjo, natyrisht, ia merr tashmė tė gjitha atutė UNMIK-ut pėr tė vazhduar me mohimin e ekzistimit tė dhunės politike dhe me heshtjen e pakuptimtė, qė po vėrehet sidomos te rasti i kolonel Tahir Zemjajt. Mosballafaqimi i UNMIK-ut me dhunėn politike, pėrkatėsisht mosluftimi efikas i kėsaj dhune, njė ditė mund ta bėjė shumė pėrgjegjės pėr mundėsinė e eskalimit tė situatės, megjithėse tė gjithė vullnetmirėt dhe tė gjitha forcat e mirėfillta kombėtare janė duke bėrė tė pamundurėn pėr tė mos ndidhur kjo. 
 
Dhe pėrgjegjėsia e UNMIK-ut do tė kishte kuptimin e tolerimit tė qėllimshėm tė eskalimit tė situatės nė Kosovė dhe kjo nė kohėn kur tashmė po pėrmenden edhe mundėsitė pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės. Nė kėtė rast jehona e deklaratės sė para tre vjetėsh e Hashim Thaēit nė RTK bėhet edhe mė interesante, jo vetėm si paralajmėrim pėr vitet e mėpastajme, por edhe pėr mundėsinė e marrėveshjeve tė fshehta me struktura tė UNMIK-ut pėr tolerimin e dhunės politike nė Kosovė.
  
Ėshtė koha e fundit qė UNMIK ta thyejė heshtjen dhe hezitimin pėr t’u ballafaquar me dhunėn politike dhe kėshtu t’i bashkohet reagimeve tė shumta brenda dhe jashtė Kosovės.  
Ribotimi i kėtij shkrimi nga mediumet e tjera ėshtė i ndaluar!

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.