| |
 |
|
|
|
7.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Presidenti
Rugova: Tahir Zemaj punoi pėr lirinė, pavarėsinė dhe
demokracinė e Kosovės
|
|
|

|
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė, 7 janar 2003 - Me rastin e vrasjes sė
se kolonel Tahir Zemajt, birit tė tij Enisit dhe
Hasan Zemajt, kryetar i Forumit tė Rinisė dhe anėtarit
tė Kryesisė sė LDK-sė nė Deēan, nė organzizim tė
FR tė LDK-sė, sot nė rezidencėn e Presidentit tė
Kosovės nė Prishtinė, u mbajt njė mbledhje pėrkujtimore.
-
- Merrnin pjesė funksionarė e aktivistė tė LDK-sė, deputetė
dhe zyrtarė tė tjerė, si dhe anėtarėt e familjes
sė ngushtė tė ndjerėve.
Nė kėtė mbledhje pėrkujtimore foli Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova.
|
-
- "Ju kam ftuar nė kėtė Mbledhje pėrkujtimore pėr t'i bėrė
nderimin tonė kolonel Tahir Zemajt. E kam ftuar kėtė tubim
pėrkujtimi sė bashku me Forumin Rinor tė LDK-sė, qė tė pėrkujtojmė
edhe Hasan Zemajn, kryetar i kėtij Forumi nė Deēan",
tha nė fillim tė fjalės sė tij Presidenti Rugova.
"Kur e gjithė Kosova gjendej nė kremtimin e festės sė
Vitit tė Ri, nė atmosferė gėzimi qė po pėrmbyllnim njė
vit tė frytshėm tė lirisė sė Kosovės dhe kur po bėheshim
gati pėr njė vit tjetėr mė tė frytshėm, ditėn e shtunė
morėm lajmin tronditės pėr vrasjen makabre tė kolonel
Tahir Zemajt, tė birit tė tij Enisit dhe tė Hasan Zemajt, qė
gjendeshin nė shoqėri tė tij, tė kryer nga kriminelėt
vrasės".
"Kjo vrasje e trefishtė na vjen mė e rėndė, kur
Kosova ende nuk i ka shėruar plagėt nga vrasja e kryetarit tė
komunės sė Therandės, Ukė Bytyēit, kur tė gjithė gėzoheshin
pėr pėrfundimin me sukses tė zgjedhjeve tė dyta lokale. Kėta
janė kriminelė tė cilėt duan ta vrasin gėzimin dhe
lumturinė e popullit tė Kosovės. Por nuk do t'ia
dalin", theksoi zoti Rugova dhe vazhdoi:
"Ne tė gjithė sot kemi dhembje tė thellė dhe po ashtu
ndjenjėn e krenarisė pėr veprėn dhe personalitetin e
kolonel Tahir Zemajt qė ua la brezave qė do tė vijnė.
Zemaj ishte njeri, i cili mbi tė gjitha e donte Atdheun e
vet, Kosovėn. Gjatė luftės, nė vitin 1998, Zemaj hyri nė
Kosovė dhe ishte Komandant i Zonės sė Dukagjinit.
-
- Si ushtar profesionist dhe patriot ai punoi nė kuadėr tė
institucioneve me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Ai
dėshironte tė kryente pjesėn e vet tė detyrės si ushtarak
nė mbrojtje tė vendit. E njihte Komandantin Suprem simbas
Kushtetutės sė Republikės dhe strukturat e tjera shtetėrore.
Kolonel Zemaj edhe gjatė luftės u tregua si burrė i sinqertė
dhe njeri i pajtimit mė tė mirė tė atdheut. Nuk i pranoi
konceptet provokuese, por punoi nė mbrojtjen e vendit dhe tė
popullit. Ai nuk u kthye nė Kosovė, pas 12 qershorit tė
vitit 1999, kur hynė trupat e NATO-s, KFOR-it, vetėm pėr tė
ruajtur situatėn pozitive qė po krijohej.
-
- Ai u kthye nė Kosovė nė qershor tė vitit 2001 pėr ti
kontribuar progresit qė po shėnonte Kosova. Me kėtė rast e
prita nė Rezidencė, e falėnderova pėr punėn qė kishte bėrė
dhe ia dhurova njė Medalion tė Artė tė Nėnės Tereze. Kjo
e gėzoi shumė dhe mė tha: 'Se mos ėshtė kjo shumė pėr
mua'! I thashė: 'Jo, sepse Ju meritoni mė shumė, po tash pėr
tash ende nuk i kam pėrgatitur medaljet zyrtare".
"Edhe pas luftės kolonel Zemaj u tregua si njeri i
pajtimit dhe i matur. I respektoi institucionet e Kosovės tė
dala nga zgjedhjet. I premtova se do ta emėroj kėshilltar pėr
siguri dhe emergjencė nė Zyrėn time. Pėr shkak tė
procedurave administrative, prisja ta bėja kėtė brenda kėtij
viti", nėnvizoi Presidenti.
"Kolonel Zemaj ishte njė burrė i madh i Kosovės qė
punoi pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės.
Ai ėshtė shembull i ushtarakut me kulturė shtetėrore,
gjithmonė i gatshėm pėr tė mbrojtur e nderuar vendin e
vet. Njerėz tė tillė i duhen Kosovės edhe nė kohė tė
paqes".
"Sot e pėrkujtojmė edhe Hasan Zemajn, bashkėluftėtar
i kolonel Zemajt dhe Kryetar i Forumit Rinor tė LDK-sė dhe
anėtar i Kryesisė sė LDK-sė nė Deēan. Hasan Zemaj, si i
ri, ishte njė aktivist i shquar nė Deēan. Kėto ditė ai
priste tė mirrte diplomėn e Fakultetit tė Elektros nė
Universitetin e Prishtinės, por kriminelėt i shuan jetėn e
tij tė re. Vrasja e tij ėshtė vrasje kundėr rinisė sė
Kosovės, kundėr ardhmėrisė sė Kosovės", tha
Presidenti Rugova pėr tė theksuar:
"Vrasja e kolonel Zemajt dhe e Hasan Zemajt ėshtė kundėr
progresit, lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Kjo vrasje e
trefishtė ėshtė akt terrori nga kriminelėt dhe padronėt e
tyre politikė e jopolitikė".
"Ne si popull dhe shtet duhet t'i izolojmė kėta
kriminelė qė veprojnė kundėr pavarėsisė dhe
prosperitetit tė vendit tonė.
-
- Ne duhet tė marrim edhe masa preventive pėrmes pajtimit,
respektimit tė ligjit, qė tė ndėrpriten krimet e tilla nė
Kosovė". "Institucionet e Kosovės sė bashku me
UNMIK-un dhe organet e drejtėsisė do tė marrin masa nė
ndjekjen dhe vėnien e kriminelėve para gjyqit", theksoi
Presidenti dhe nė fund tha:
"Nė historinė mė tė re tė Kosovės, vepra dhe figura
e Tahir Zemajt do tė mbeten si shembull si duhet vepruar pėr
tė mirėn e vendit. Kolonel Zemaj do tė kujtohet gjithmonė
si burrė trim, luftėtar i lirisė, pra hero i Kosovės.
U qoftė i lehtė dheu i Kosovės sė lire!
Zoti e bekoftė Tahir Zemajn me tė birin Enisin!
- Zoti e bekoftė Hasan Zemajn!
- Zoti e bekoftė familjen Zemaj!
- Zoti e bekoftė Kosovėn!"
-
- Nė fund tė kėsaj mbledhjeje i vėllai i Tahir Zemajt, Ramė
Zemaj falėnderoi Presidentin dhe tė pranishmit pėr pjesėmarrje
dhe tha se "Tahiri e deshi Kosovėn dhe ēmoi
Presidentin, e ēmoi popullin e vet, i deshi fėmijėt e Kosovės,
por mė sė shumti e deshi pavarėsinė e Kosovės dhe
popullin e saj".
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|