|
- Uashington, 7 janar 2003 - Aktin kriminal qė
ndodhi nė Pejė ku persona tė panjohur vranė Tahir Zemajn,
birin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemaj e ka dėnuar
ashpėr edhe senatori amerikan Robert Doll.
Senatori Doll, i emėruar kohė mė parė nga presidenti
Rugova ambasador nderi dhe pėrfaqėsues i lartė i Kosovės nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i ka bėrė thirrje
administratės sė UNMIK-ut qė tė ndriēojė sa mė shpejtė
kėtė rast dhe t'i nxjerrė personat pėrgjegjėsit para
drejtėsisė.
-
- Vrasjet e sė shtunės, thotė ambasadori Doll
janė identike me njė sėrė vrasjesh tjera me motive
politike, qė UNMIK-u nuk ka arritur t'i ndriēojė, megjithėse
faktet nuk kanė munguar. Senatori Doll pastaj thekson se vrasėsit
synojnė ta tėrheqin Kosovėn nė nivelet e tyre tė mafias,
por nuk do tė kenė sukses.
-
- Kosova ka hedhur poshtė anarkinė,
korrupsionin dhe marrjen e pushtetit me dhunė, duke hyrė nė
rrugėn e lirisė dhe tė demokracisė, duke pėrkujtuar
UNMIK-un pėr obligimet e veta qė ka marrė pėr sigurinė e
Kosovės, thotė zoti Doll.
|
|