- -
Klasa politike kosovare ka dėnuar vrasjet nė Pejė. Flet njė
prej dėshmitarėve tė pranishėm
- -
Nė vendngjarje ndodhej dhe njė xhip me targa shqiptare dhe
njė askona qė kanė bllokuar trafikun
Nga
Peja Bashkim Shala / SHEKULLI
PEJĖ
- "Unė rastisa i pari nė vendin e ngjarjes, pothuaj njė a
dy minuta, pasi kishte ndodhur vrasja,- thotė pėr
"Shekullin njė burim qė dėshiron tė mbetet anonim, i
afėrt me ngjarjen e mbrėmjes tė sė shtunės.
Ai
po ashtu dėshmon se makina xhip e kolonelit Zemaj ishte e ndaluar
jashtė rrugės nė drejtim tė Pejės dhe se nė timonin e saj
ishte i ndjeri Zemaj, tė cilin nuk e ka njohur, edhe pse me drita
tė automjetit tė vet, po pėrpiqej tė ndriēonte mjetin e bėrė
shoshė nga plumbat.
"U
ndala tė shoh se ē kishte ndodhur, kur njė sirenė po binte
pa pushuar", - shton burimi, duke shpjegur se shoferit i
kishte mbetur dora nė sirenė tek po jepte sinjal, duke besuar se
kėtė, po e bėnte pėr tė kėrkuar ndihmė. I njėjti burim ka
pėrshkruar ngjarjen prej orės 17:15 deri 17:35, e cila "po
paraqiste rrezik edhe pėr kalimtarėt e rastit dhe pėr pjesėtarėt
e tjerė tė trafikut".
"Ende
pa ardhur policia, insistova tė ndaloja patrullėn e parė tė
KFOR-it dhe ndonjė veturė tjetėr pėr tė dėrguar nė spital
njerėzit, porse askush nuk ndaloi",- shton ai, duke shtuar
se mė vonė ka ardhur edhe njė patrullė tjetėr e KFOR-it, e
cila ka filluar tė lokalizojė vendin.
Dėshmitari
thotė policia e ka marrė nėn kontroll vendin e ngjarjes, diku
pas 25 minutash, kurse pėr autoambulancėn ai dėshmon se ka
ardhur edhe mė vonė. Nga fjalėt qė ka dėgjuar aty, tregon se
janė parė dy makina, njė xhip i Shqipėrisė dhe njė
"Ascona", tė cilat kanė ngushtuar kalimin e
automjeteve qė po hynin nė Pejė.
Pėr
to kanė thėnė se kanė ikur me shpejtėsi tė madhe rrugės pėr
nė Fabrikėn e Birrės. Po ashtu ka shtuar se afėr xhipit tė
Zemajt ishe i ndaluar njė autobus, duke mos mundur tė sqaronte nėse
Zemaj kishte gjė tė bėnte me tė. Pėr kėtė fakt njė polic qė
ka ardhur ndėr tė parėt nė vendin e ngjarjes, thotė se Zemaj
ishte ndaluar qė tė niste djalin e vet Enisin pėr nė Prishtinė.
Ai
thotė se tė shtėnat e shumta nga armė tė tipit
"Kallashnikov" janė zbrazur fillimisht nė derėn e parė
tė shoferit, duke besuar se udhėtari nė ndenjėsen e pasme do tė
shpėtonte nga plumbat. Vrasjen e familjarėve Zemaj tė Strellcit
tė komunės sė Deēanit e kanė dėnuar gjithė partitė
politike nė Kosovė. Ata e kanė konsideruar njė akt terrorist,
kriminal dhe qė pengon stabilitetin e Kosovės.
Nė
njė reagim tė saj, Lidhja Demokratike e Kosovės e ka cilėsuar
vrasjen nė Pejė tė motivuar politikisht. Ndėrsa pėr PDK-nė
ėshtė njė akt dhune i papranueshėm. AAK-ja gjithashtu ka dėnuar
vrasjen dhe ka kėrkuar qė organet e rendit dhe ato tė drejtėsisė
tė kryejnė punėn e tyre nė zbardhjen e vrajses.
Ndėrkohė
zėdhėnėsi i UNMIK-ut ka deklaruar dje se ende nuk ka asnjė
motiv, pėr vrasjen e Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt. Zėdhėnėsi i
UNMIK-ut deklaroi se kush ka informacion pėr kėtė ngjarje tė
njoftojė nė polici. Pėr tė dėnuar vrasjen e ish -komandantit
tė FARK-ut, Tahir Zemaj, tė dielėn nė mbrėmje nė qendėr tė
Prishtinės u zhvillua njė protestė paqėsore me moton Ndal
Vrasjet dhe Dhunėn Politike nė Kosovė!
Protesta
u organizua nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike. Pjesėmarrėsit
ndezėn qirinj pėr nder tė viktimave, Tahir Zemaj, tė birit dhe
nipit tė tij. Pas kėtyre protestave nė Prishtinė, protesta tė
reja kundėr vrasjeve dhe dhunės politike janė paralajmėruar
edhe nė komunėn e Decanit.
http://www.shekulli.com.al/bota/7janar2003/deshmia.htm
|