|
- 7
janar 2003 / Shkruan: Sabit Rrustemi / QIK - Opinione
Asnjėherė nė trevat shqipare nuk ka ndodhur njė vrasje e kėtillė
e cila aq shumė i ka pėrgjasuar romanit tė Markezit
"Kronika e njė vrasjeje tė paralajmėruar".
-
- Ky
shkrimtar kolumbian "lexuesit" mė fanatikė tė
veprės sė tij si duket i paska pasur pikėrisht vrasėsit e
tė ndjerit kolonel Tahir Zemės.
Dhe,krejt ngjashėm,njėsoj siē nuk mundi tė parandalohej
krimi makabėr nė romanin e cituar tashmė tė Markezit,njejtė
nuk mundi tė shpėtohej nga vrasja e paralajmėruar edhe
Tahir Zema. Atentatorėt e ndiqnin kėmba-kėmbės thuaja qe
katėr vite.
Vetėm nuk dihej momenti kur do tė ndodhė,vendi dhe shoqėruesit
qė do ta pėsonin.
Tashmė edhe kjo u bė e qartė, njėsoj siē u bė e qartė
edhe pamundėsia jonė nė mbrojtjen e veprimtarėve tė
rezistencės kombėtare,nė mbrojtjen e lirisė sė lėvizjes
dhe qarkullimit,nė mbrojtjen e asaj qė ėshtė e drejtė
themelore e njeriut - jeta.
Nė rastin e kolonel Tahir Zemės, u bė e qartė edhe prova e
rėndė e njeriut nė mbrojtjen e vlerės institucionale tė
luftės dhe lirisė pėr Kosovėn,nė mbrojtjen e tė vėrtetės
pėr njė luftė sa tė drejtė, sublime po edhe pėr anėn e
saj tejet tė ndytė, e cila siē po shihet, ende nuk ka pėrfunduar.
Shqiptarėt duket se janė tė dėnuar qė nga antikiteti e kėndej,qė
asnjėherė mos ta shijojnė atė pėr tė cilėn kanė
luftuar e gjakuar me afsh.Vetėm qė ende nuk po dihet kush i
ka dėnuar dhe pėr ē'faj.
Mbase pėr krimin qė prore e kanė bėrė dhe vazhdojnė pėr
ta bėrė kundėr vetvetes. Kundėr njėri-tjetrit, shkaku i
njė ambicje tė sėmurė. Shkaku i njė uni tė pakuptimtė.Tė
qenit i pari dhe mbi tė gjithė. I mosdurimit tė tjetrit qė
pėrherė ka qėlluar i gjakut tend.Gjakues si ti,si ai
tjetri.
Njėri ndėr kėta gjakues, sakrifikues dhe tash i flijuar pėr
lirinė,pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ėshtė edhe
Tahir Zema,ai qė tashmė ėshtė i lire vetėm si i vdekur.
Nxitėsit si dhe ata qė qėlluan mbi tė vetėm sa ia vėrtetuan
epitetin e njė heroi tė ri pėr njė Kosovė tė lire, pa
dhunė dhe mbi tė gjitha pėr njė Kosovė tė pavarur.
Dhe, ajo qė ėshtė mė tragjikja,pėr mua dhe pėr shumėkend
sot nė Kosovė, se, edhe me gjithė kėto trupa ushtarake,
policore si dhe shėrbime tė ndryshme inteligjente, nuk po
arrijmė ta parandalojmė, dėnojmė,denoncojmė,dėnojmė dhe
gjykojmė njė krim mafioz politik i cili po ndodhė nė
vazhdimėsi. E, kjo flet mė sė miri se sa jemi tė paaftė,sa
jemi tė papėrgatitur dhe tė pazotė, nė arritjen e asaj pėr
tė cilėn jemi pėrcaktuar, pavarėsinė e Kosovės.
Kjo,ndodhė pėr faktin se pėrherė kėrkohen vetėm
ekzekutorėt e asnjėherė inspiratorėt po dhe ideatorėt e kėtij
krimi mafioz politik nė Kosovė.
Pėrderisa nuk izolohen kėta inspiratorė dhe ideatorė, nuk
do tė izolohet e as parandalohet ky krim i cili po i hanė nė
rend tė parė gjakuesit, vepruesit dhe ideatorėt e pavarėsisė
sė Kosovės.
Vrasja makabre e Tahir Zemės si dhe e birit tė tij Enisit si
dhe veprimtarit tė dalluar tė LDK-sė Hasan Zemės, jo vetėm
qė ėshtė vrasje e vijės institucionale dhe pavarsiste tė
Kosovės, por, edhe vrasje e dinjitetit tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
Nė veēanti, kjo ėshtė vrasje e krahut profesionist tė
luftės sė Kosovės qė filloi me tė ndjerin kolonel Ahmet
Krasniqin dhe qė ishalla e ka fundin me kolonel Tahir Zemėn.
Tahir Zema edhe do tė pranonte tė ishte kurban i
parandalimit tė mėtejmė tė vrasjeve tė kėtilla nė Kosovė,sikur
kjo tė kėrkohej prej tij, njėsoj qė do tė pranonte tė
ishte kurban i pėrmbylljes sė kėsaj tė keqeje qė po e
godet Kosovėn, akėcili shqiptar qė bie dhe zgjohet me njė
mendim tė ndėrgjegjshėm po pėr Kosovėn.
Fatmirėsisht qė Markezi nuk jeton nė Kosovė, sepse edhe ai
do tė denoncohej dhe vritej pėr leximin paraprak tė
mbrapshtive njerėzore, projekteve vrasėse pėr gjithė ata qė
dijnė dhe kanė guxim tė ėndėrrojnė bukur.
|
|