| |
 |
|
|
|
7.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Intervistė
e Ramush HARADINAJT, kryetar i AAK-sė dhėnė radios Evropa e Lirė
|
|
|
R.
HARADINAJ:"SHĖRBIMET E HUAJA TĖ INVOLVUARA NĖ VRASJEN E T.
ZEMAJT..." |
|
|

|
|
|
|
|
|
- E
martė, 7. Janar, 2003 / Evropa
e Lirė
-
-
- RADIO
EVROPA E LIRĖ
Zoti Haradinaj, para pak javėsh ju
keni kėrkuar qė parlamenti i Kosovės tė miratojė njė
deklaratė pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė lidhur
me kėtė ka pasur reagime tė ndryshme. A mund ta elaboroni
paksa kėrkesėn tuaj?
-
RAMUSH HARADINAJ
AAK-ja, duke i bėrė njė analizė
vitit 2002 dhe duke pasur tė qartė synimin pėr vitin vitin
2003 dhe periudhėn qė vjen, jemi pėrcaktuar qė tė
shpallim, tė miratojmė deklaratėn pėr pavarėsinė e Kosovės.
Po ashtu, kėtė propozim ua kemi propozuar edhe grupeve tė
tjera parlamentaere dhe partive, nė mėnyrė qė kėtė ta bėjė
edhe parlamenti i Kosovės. Mendojmė se deklarata jonė ėshtė
njė filim i mbarė pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė, zoti Haradinaj, qarqe tė
ndryshme kanė vlerėsuar se kjo kėrkesė juaja mund tė
shkaktojė konfrontimin mė tė madh tė ndėrkombėtarėve
dhe vendorėve, nėse UNMIK-u do tė zhvlerėsonte njė
deklaratė eventuale pėr pavarėsinė. Cilat do tė ishin
efektetet e kėtyre zhvillimeve?
RAMUSH HARADINAJ
Ne jemi tė vetėdijshėm se tė
arriturat nė Kosovė janė tė pėrbashkėta, janė tonat dhe
tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Mendojmė se ky hap i
parlamenit tė Kosovės, pra shpallja e Kosovės shtet i
pavarur ėshtė vetėm mbėshtetje pėrpjekjeve tona tė pėrbashkėta
pėr zgjidhjen mė tė shpejtė tė statusit final tė Kosovės
dhe pėr pėrmbylljen e misionit tė Kosovės. Shpallja e
pavarėsisė nga parlamenti nuk do tė thotė ndėrprerje e
marrėdhėnieve me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe
konfrontim, por pėrkundrazi vetėm njė fillim i ri i njė
bashkėpunimi tė ndėrsjellė, kur dihet se ne qė mė parė
jemi pėrcaktuar pėr mandat tė pėrhershėm tė NATO-s nė
Kosovė dhe pėr bashkėpunim tė vazhdueshėm me bashkėsinė
ndėrkombėtare nė forma tė reja tė bashkėpunimit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
-
- Kryeministri i
Serbisė Gjingjiq ka deklaruar se duhet njė Dejton i ri pėr
Kosovėn. Ai ka thėnė se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė
temė tabu, por njohja e pavarėsisė do tė ishte precedent
sa i pėrket ndryshimit tė kufijve. Cili ėshtė komenti
juaj?
RAMUSH HARADINAJ
Mendojmė se kryeministri i Serbisė,
Gjingjiq, me kėtė e shpreh njė guxim, do ta quaja mė tė
madh, tė politikės sė Beogardit pėr Kosovėn. Ende deri mė
tani askush nuk ėshtė pėrcaktuar pėr njė metodė ose pėr
njė plan se si do tė arrihet tė zgjidhet statusi final i
Kosovės. Ne do ta lusnim kryeministrin Gjingjiq qė tė marrė
nė shqyrtim ofertėn tonė, pra shpalljen e Kosovės shtet tė
pavarur dhe njohjen e Kosovės si shtet nga fqinjėt, nga
Serbia dhe nga tė tjerėt. Mendoj se kjo formė do tė ishte
mė e qėndrueshme dhe mė e dobishme pėr tė gjithė ne.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Haradinaj mė katėr janar nė
njė sulm tė armatosur ėshtė vrarė Tahir Zemaj. Ndėrkohė
qė policia nuk ka dhėnė detaje pėr motivet, parti tė
ndryshme e kanė vlerėsuar kėtė njė vrasje me motive
politike. Cili ėshtė qėndrimi juaj?
RAMUSH HARADINAJ
Nė radhė tė parė AAK, por edhe unė
personalisht shprehim kundėrshtimin ndaj akteve tė dhunės
dhe i dėnojmė tė gjitha aktet e dhunės dhe sidomos edhe
vrasjen e para disa ditėsh nė Pejė, ku u vra kolonel Tahir
Zemaj dhe dy familjarė tė tij. Ne nuk i dimė motivet e kėsaj
vrasjeje, sikurse nuk i dimė as autorėt, por duam tu
japim mbėshtetje mekanizmave tė rendit dhe tė sigurisė qė
tė zbardhin kėtė vrasje. Mendojmė se kjo vrasje ėshtė
edhe njė goditje ndaj pėrpjekjeve qė po bėjmė nė Kosovė
pėr stabilitet, pra pėr rend dhe siguri, por edhe pėr njė
imazh mė tė mirė tė Kosovės, si dhe tė forcave politike
e nė kėtė kuadėr edhe tėe AAK-sė e cila ka njė shtrirje
tė mirė nė kėtė rajon.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sė fundi, zoti Haradinaj ju keni
theksuar se ju dhe Aleanca
nuk keni pasur ndonjė motiv
kundėr tashmė tė ndjerit Zemajt dhe keni theksuar se kjo
vrasje mund tė jetė bėrė nga shėrbime sekrete. A do ta
sqaroni kėtė pak mė shumė kėtė qėndrim?
RAMUSH HARADINAJ
AAK, por edhe unė personalisht nuk
kemi pasur nė asnjė mėnyrė ndonjė motiv tė veprojmė
kundėr jetės dhe tė sulmojmė zotin Zemaj. Kjo, sidomos kur
lidhet me zhvillimet nė gjykimin qė ndodhi ditė mė parė nė
Prishtinė, ku zoti Zemaj me dėshminė e tij i dha njė mbėshtetje
tė fuqishme mbrojtjes sė Daut Haradinajt dhe tė gjykuarve tė
tjerė dhe vetė mbrojtja e Dautit u shėrbye me deklaratėn e
zotit Zemaj. Mendojmė se nė kėtė rast janė tė involvuara
ndonjė nga shėrbimet e huaja qė mund tė veprojė nė Kosovė
me qėllime tė kėqija, pėr tė dėmtuar imazhin e Kosovės,
pėr tė dėmtuar pėrpjekjet tona, por edhe imazhin e forcave
politike, pra edhe tė AAK-sė, duke ditur, siē thashė, se
ne kemi shtrirje nė atė rajon.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė, zoti Haradinaj, siguria
dhe kthimi i serbėve tė zhvendosur janė ndėr standardet
themelore qė Steiner ka pėrcaktuar para se ti hyhet
statusit. Si i shihni ju gjasėt qė Kosova tė pėrmbushė
standardet e pėrcaktuara nga Steiner?
RAMUSH HARADINAJ
Po, mendojmė se nxjerrja e
standardeve nga zoti Steiner ėshtė njė pėrpjekje e tij pėr
tė nxjerrė njė plan tė pėrbashkėt pėr Kosovėn dhe
bashkėsinė ndėrkombėtare. Pėr fat tė keq, ky plan ka
mbetur i zotit Steiner dhe nuk ka arritur qė tė pranohet dhe
tė implementohet bashkėrisht, pėr faktin se ne jemi nė
mungesė tė instrumenteve dhe kompetencave me tė cilat do tė
bėnim mė shumė. Mendoj se mėnyra mė e mirė pėr tė bėrė
njė pėrparim nė kėtė drejtim ėshtė qė institucioneve tė
Kosovės tu besohen kompetencat pėr tė qeverisur me Kosovėn.
Pra, tė pranohet gatishmėria jonė pėr tė marrė pėrgjegjėsi
tė plota pėr Kosovėn.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe zoti Haradinaj, si do ta bindni
ju praninė ndėrkombėtare nė Kosovė qė tė bartė mė
shumė kompetenca tek institucionet vendore?
RAMUSH HARADINAJ
Mendoj se deri tash kemi edhe prova tė
shumta konkrete pėr njė qasje dhe seriozitet nė punė, por
edhe pėr suksese tė arritura, duke qenė se tani kemi
krijuar edhe njė pėrvojė tė parė, mendojmė se janė kėto
tė mjaftueshme qė bashkėsia ndėrkombėtare tu besojė
institucioneve tė Kosovės pėrgjegjėsi tė plota pėr tė
qeverisur nė Kosovė.
Intervistoi: Rrahman Paēarizi
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|