|
Adriatik
Kelmendi (Marrė nga Shekulli
)
Edhe
ngjarja rreth vrasjes nė Pejė ka ndodhur me skenarin e frikshėm,
e tashmė edhe frikshėm tė mėrzitshėm. Tre persona janė vrarė
nga pusia. Nuk ka asnjė dėshmitar. Policia nuk di motivet e
vrasjes. E vetmja gjė qė zakonisht ndryshon nė kėta skenarė
makabėr janė emrat e viktimave. Kėsaj radhe ata janė tė
ish-eprorit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Tahir Zemaj,
djalit tė tij Enisit dhe kushėririt, Hasanit.
Ndėrkaq,
si pothuajse nė shumicėn e rasteve tė vrasjeve pas luftės nė
Kosovė, e vetmja gjė qė si policia e UNMIK-ut ashtu edhe Shėrbimi
Policor i Kosovės (SHPK) dinė janė ``inicialet`` e dorasve:
N.N.
Dy
rrethanat pėr tė cilat do tė lexoni mė poshtė, e tė cilat
nuk janė bėrė publike, flasin mjaft pėr realitetin poshtėrues
sot nė Kosovė ku ka gjasa qė secili tė vrasė secilin dhe
tė mos kapet.
Njėra:
Kur viktimat Zemaj tė shtunėn rreth orės 17:00 kishin qenė
duke qėndruar tė parkuar nė afėrsi tė Kombinatit tė Drurit nė
Pejė, nė po tė njėjtin vend ka qenė duke pritur udhėtarėt e
vet edhe autobusi i agjencisė turistike ``Beci Turs``. Aty
ndodheshin edhe disa automjete qė kishin ardhur pėr tė sjellė
dhe pėrshėndetur pasagjerėt e autobusit.
Ndėrkohė
autobusi ishte nisur pėr tė marrė udhėtarė tė tjerė nė
Gjakovė, pėr ta vazhduar mėpastaj rrugėtimin drejt Zvicrės.
Dy vetura qė kishin pėrcjellur pasagjerė pėr Zvicėr, pėr
ndonjė arsye kishin vazhduar qė edhe pėr njė kohė tė qėndrojnė
nė vendin prej nga ishte nisur autobusi.
Nė
njė afat prej disa minutash kishte ndodhur edhe vrasja e Zemajve,
nė afėrsinė prej pak metrash prej tyre. Pasi qė kishte ardhur
policia, dy veturat sė bashku me njerėzit nė to, ishin gjendur
brenda kordonit policor dhe natyrisht vlenin si dėshmitarėt
kryesorė tė krimit.
Ndėrkohė,
nė vendin e ngjarjes kanė arritur rreth njėqind pjesėtarė tė
policisė sė UNMIK-ut, tė SHPK-sė, si dhe policė civilė. Por,
mister mbetet se si dy veturat me dėshmitarėt, pas rreth njė
ore tė ngjarjes, duket ti kishte lėshuar dheu.
Pėrgjigja
e parė
e policėve nė pyetjet e eprorėve tė tyre ka qenė: Kėtu
ishin.
E
dyta:
Shkuan.
E
treta:
I lėshoi njė polic ndėrkombėtar.
E
katėrta:
Askush nuk e di se cili ėshtė ai polic ndėrkombėtar.
Pastaj,
pėrveē kėtyre, del se askush nuk i di as emrat e personave/dėshmitarėve
nė kėto vetura; e askush nuk ėshtė kujtuar qė biles tė shėnojė
numrin e targave tė tyre. Suma sumarum, dėshmitarėt e artė tė
momentit janė humbur nga, thėnė sė buti, pakujdesia e policisė.
Kjo tė shtyn pashmangshėm tė bėsh njė pyetje:
Kur
policia lejon qė tė ikin edhe dėshmitarėt qė Zoti ia ka dėrguar
nė vendin e ngjarjes, si tė pritet qė tė njėjtit tė kapin
dorasit qė nuk i kanė parė kurrė?
Tjetra:
Jo mė shumė se njė orė pas krimit, njė zėdhėnės i UNMIK-ut
pėr rajonin e Pejės ka deklaruar pėr media se policia ėshtė nė
krye tė detyrės. ``Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja janė duke
shtuar prezencėn e tyre jo vetėm nė Pejė, por edhe nė Deēan,
Burim (Istog), Klinė e Gjakovė nė kėrkim tė tė dyshuarve``,
- ka theksuar Chuck Runnon i UNMIK-ut. Me dallim prej vetėm disa
minutash plus ose minus tė kėsaj deklarate, rastis qė tre
familjarė tė mij tė nisen nga Peja pėr nė Prishtinė.
Pėr
tiu shmangur tollovisė sė krijuar nė vendin ku ka ndodhur
incidenti, ata kanė zgjedhur qė pėr tė dalė nga Peja tė pėrdorin
rrugėn transitore, qė nis nė dalje tė qytetit nė drejtim tė
Deēanit dhe del nė rrugėn magjistrale pėr nė Prishtinė, vetėm
pak qindra metra nga vendi i krimit.
Dhe
ēudia e tyre ishte e madhe. Le qė nė tėrė udhėtimin
86-kilometėrsh nuk i kishte ndalur asnjė patrullė policie, por
as qė kishin parė ndonjė polic gjėkundi gjatė gjithė rrugės.
Rrėfim tė ngjashėm ka edhe vetė njė pjesėtar i SHPK-sė.
Me
tė dėgjuar pėr rastin, edhe ai i veshur me rroba civile dhe
veturė private ishte nisur pėr tė ardhur nė vendin e ngjarjes
nga Deēani. Dhe, rezultati i njėjtė nuk ishte ndaluar
askund nga policia.
Kjo
tė shtyn tė bėsh edhe njė pyetje: Kur pohohet vetėm
deklarativisht se policia ėshtė nė krye tė detyrės nė gjithė
rajonin, kurse ata as qė ndalojnė makinat qė qarkullojnė nė
ato momente, si tė mos besohet qė nė afat prej tri orėsh
dorasit tė kenė qenė duke pirė kafe tė relaksuar, jashtė
gjithė asaj rrėmuje, nė Maqedoni ose Shqipėri?
Nė
anėn tjetėr, dėshirėn pėr tė besuar se kėtu bėhet fjalė
vetėm pėr lėshime tė izoluara rasti tė policisė menjėherė
ta mbyt thirrja nė statistika.
Vetė
policia tregon se rreth nėntėdhjetė pėr qind e vrasjeve
enigmatike nė Kosovė pas luftės kanė mbetur tė pazgjidhura.
Ndėrsa pjesė tė madhe tė fajit kėtu padyshim kanė edhe dėshmitarėt,
tė cilėt, si nė rastin e pėrmendur, me tė gjitha mėnyrat pėrpiqen
ti eskivojnė dėshmimit pėr krimin qė po ia zė frymėn
proceseve progresive tė filluara nė Kosovė. A jemi tė sigurtė,
sot?
adriatik@koha.net
Adriatik Kelmendi redaktor pėrgjegjės - editor
http://www.shekulli.com.al/koment/7janar2003/dorasit.htm
|