| |
 |
OPINIONE |
|
|
5.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
JANARĖT
E PĖRGJAKUR TĖ KOSOVĖS |
|
|
KRIMINELĖT
QĖ VRANĖ KOL. TAHIR ZEMĖN, BASHKĖ
ME TĖ VRANĖ LIRINĖ DHE PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS..!! |
|
|

|
|
|
|
|
|
- 5 janar 2003 / Rexhep
Elezaj
-
- Lajmi i kobshėm dhe shumė pikėllues pėr vrasjen
e rradhės tė personaliteteve mė tė larta politike dhe
ushtarake nė Kosovėn e pas luftės, pėr vrasjen e ish
komandantit tė UĒK-sė pėr zonėn operative tė Dukagjinit
kolonal Tahir Zemaj bashkė me tė birin Enisin 20 vjeēar dhe
kushėrinin Hasanin nė njė pritė nė hyrje tė qytetit tė
Pejės, na ka tronditur pa masė dhe pėr tė satėn herė i
pllakosi nė vaje gjithė shqiptarėt kudo, zemrat e tė cilėve
janė tė shkrumuara dhe ende tė pashėruara nga plagėt dhe
vėrragėt e luftės me armikun shka.
Tanimė
me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, pothuajse u sqarua pėrfundimisht
pyetja se kush po e vretė lirinė dhe aspiratat e shqiptarėve
pėr pavarėsinė e Kosovės tė cilėn ata e paguan aq shtrejtė
me gjakun
dhe sakrificat e bijėve dhe bijave mė tė mira tė kombit, dhe
ate qė nga fillimi i shekullit tė kaluar e deri nė kėto ēaste
pikėlluese pėr kombin shqiptar. U bė e qartė, edhe pse
dihej, se cilėt janė ata tė cilėt duan ta vrasin nė ēdo mėnyrė
tė ardhmėn e Kosovės dhe fėmijėve tanė, pra, u muar vesh
se kush po vret pas shpine dhe pėr ēfarė shkaqesh e
motivesh po vazhdojnė tė vriten politikanėt, gazetarėt dhe
ushtarakėt shqiptarė nė Kosovė.
U bė e
qartė pėrfundimisht se cila dorė kriminele nė bashkėpunim
me UDB-nė serbe po godet kaq mizorisht mbi bijtė mė tė mirė
tė popullit, cila dorė e paguar dhe tradhtare po ua shuan jetėn
patriotėve atdhetarė tė cilėt me tėrė qenjėn dhe mundin e
tyre ndihmuan ēlirimin e Kosovės duke bėrė luftė dhe duke
udhėhequr betejat mė tė suksesshme tė UĒK-sė kundėr
armikut shekullor siē ishte komandant Tahir Zemaj i cili duke e
mbrojtur Loxhėn i dha ushtrisė barbare serbe leksionin dhe
humbjen mė tė madhe ushtarake tė cilėn ajo kurrė nuk do ta
harrojė.
Me
vrasjen e kol. Tahir Zemajt u bė plotėsisht e qartė se cilėt
janė ata qė po nxisin luftėn civile dhe vėllavrasėse nė
Kosovė, se cilat janė prapavijat politike tė kėtyre vrasjeve
makabre, siē u sqarua poashtu definitivisht se cili pėrbindėsh
po pinė gjakun e djemve mė trima dhe mė tė spikatur tė
Kosovės, u bė e qartė se nė emėr tė cilės luftė
ideologjike po vriten njėri pas tjetrit luftėtarėt e
lirisė, komandantėt ushtarakė tė luftės, pishtarėt e
demokracisė, heronjėt e fjalės sė lirė, burrat mė tė mėdhenjė
tė Kosovės siē ishte Tahir Zemaj.
U bė e
qartė se pėr interesa tė kujt po bėhėt gjithnjė atentat
mbi njerėzit mė tė pėrkushtuar pėr pavarėsinė e Kosovės,
u ēartėsua se pse po vriten ithtarėt dhe bashkėpuntorėt mė
tė afėrt tė Rugovės, se pse vrasjet dhe atentatet po ndodhin
nė anėn e krahut rugovistė, pra, vetėm nė anėn e
krahut tė djathtė politikė, vetėm nė anėn e atyre tė cilėt
nuk pajtohen me politikėn e cila Kosovėn do ta fus nėn
jurisdikcioni serb si dhe ta shėndrrojė nė monopol dhe ēiflig
politik tė tipit tė F. Kastros.
Vrasja
e kol. Tahir Zemės bashkė me tė birin dhe tė afėrmin e tij
Hasanin janė edhe njė humbje e madhe pėr Kosovėn nė ēastet
kur mė sė shumti asaj i duheshin oficerėt e rangut tė tij.
Kolonel Zemaj u vra nė kohėn kur populli shqiptar kishte mė sė
shumti nevojė pėr punėn dhe kontributin e oficerėve tė cilėt
i shkollojė me aq shumė vuajtje, pra u vra nė kohėn kur nuk
duhej tė vritej, nė kohėn kur Kosova mė sė shumti kishte
nevojė pėr kuadra dhe oficerė tė lartė dhe me pėrvojė
ushtarake siē ishte kol. Zemaj.
Ata qė
goditėn mbi ushtarakun tonė tė madh kol. Tahir Zemaj, goditėn
dhe vranė pėr sė vdekuri gjithė shpirtat dhe varret e mijėra
dėshmorėve tė kombit, tė mijėra heronjėve dhe ushtarėve
ēlirimtarė tė cilėt nėn komandėn e tij luftuan ballė pėr
ballė kundėr ushtrisė barbare serbe nė Rrafsh tė
Dugagjinit, ata qė vranė ushtarakun e lartė tė Kosovės tė
cilit ia kishte zilinė dhe frikėn edhe vetė ushtria kriminele
serbe, vranė dhe pėrgjakėn forcat e ardhshme tė armatosura tė
Kosovės, oficerė i tė cilės duhej tė ishte edhe kol. Tahir
Zemaj.
Me
vrasjen mizore tė tij populli shqiptar i Kosovės humbi njėrin
ndėr figurat dhe komandantėt mė tė shquar tė luftės sonė
ēlirimtare, humbi birin e madh tė luftės dhe tė lirisė i
cili me sukses nxorri dhe shpėtojė mbi 60 mijė shqiptarė nga
masakrat e mundshme serbe, i cili njohu dhe respektojė me pėrkushtim
institucionet shtetrore tė Kosovės, i cili njohu pėr
komandant suprem tė forcave tė armatosura tė Ushtrisė ēlirimtare
vetėm presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugovėn.
Kol.
Tahir Zemaj nuk e tradhtojė kurrė ēėshtjen kombėtare, nuk
ishte tradhtarė siē shpifnin panderprerė kundėrshtarėt e
tij, nuk ishte kurrė bashkėpuntorė i armikut, nuk ishte
dezetor dhe as sabotues i luftės, sepse ai luftojė trimėrisht
nė front kundėr armikut serbė, ishte komandant i zgjuar i njėsiteve
dhe arradhave tė UĒK-sė pėr rajonin e Dukagjinit, ishte
oficerė i lartė i cili mbi tė gjitha deshi qė ta formojė
ushtrinė profesioniste tė Kosovės, prandaj ata tė cilėt
shtinė barbarisht mbi oficerin e Ushtrisė sonė ēlirimtare,
na e bėjnė tė ditur se nė Kosovė nuk ka ardhur ende liria,
se nė Kosovė nuk ka demokraci, se nuk ka ligj dhe as nuk drejtėsi,
prandaj ata qė pandehin se pavarėsia e Kosovės vie duke vrarė
politikanėt, ushtarakėt dhe gazetarėt mė tė mirė tė saj,
janė ēmenduria mė e shėmtuar politike qė ka dominuar ndonjėherė
nė hapėsirėn politike shqiptare. Le ta dijnė vrastarėt
ordinerė tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės se me kėto
vrasje nuk mund ta mposhtin kurrė vullnetin e popullit shqiptar
pėr liri dhe demokraci tė mirėfilltė si dhe pėr pavarėsi tė
plotė tė Kosovės deri nė bashkimin pėrfundimtar tė kombit.
Ndėshkimi
i popullit dhe mallkimi i Zotit qoftė mbi ata tė cilėt po
vrasin bijtė mė tė mėdhenjė tė kombit siē ishte kol.Tahir
Zemaj. Lavdi i qoftė jetės dhe veprės sė tij !
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|