|
- Prishtinė, 5 janar 2003 - Kryesia e Partisė
Liberale tė Kosovės (PLK) nėpėrmjet njė komunikate
thekson se atentati mbi Tahir Zemajn, ish-komandant i UĒK-sė,
djalin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemaj, kryetar i FR
tė LDK-sė nė Deēan, ėshtė akt i paramenduar terrorist
dhe i dėmshėm pėr tė ardhmen e Kosovės.
Kryesia e PLK-sė dėnon kėtė akt tė shėmtuar terrorist i
cili u krye me paramendim nė Pejė, qytet ky i cili pas luftės
ėshtė shndėrruar nė vatėr tė krimit, korrupsionit dhe
veprave tė liga. tė cilat po dėmtojnė imazhin dhe tė
ardhmen e Kosovės, thuhet nė kėtė komunikatė.
Kryesia e PLK-sė shpreh indinjatėn dhe shqetėsimin e saj tė
thellė pėr neglizhencėn dhe joefikasitetin e strukturave tė
mbrojtjes dhe sigurisė nė Kosovė, siē ėshtė policia e
UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK dhe TMK, nė parandalimin e akteve tė
tilla terroriste dhe kapjen e autorėve tė krimit tė
organizuar nė Kosovė, prandaj edhe funksionarėt mė tė
lartė tė kėtyre strukturave ndėrkombėtare dhe vendore janė
pėrgjegjės dhe duhet tė ofrojnė dorėheqje pėr shterpėsinė
e tyre nė kryerjen e obligimeve nė mbrojtje tė rendit, qetėsisė
dhe sigurisė.
PLK-ja thekson se aktet e tilla terroriste njollosin sakrificėn
dhe gjakun e dėshmorėve tė Kosovės pėr liri, demokraci,
pavarėsi dhe integrim, thuhet nė njė komunikatė tė PLK-sė,
tė nėnshkruar nga kryetari i saj, Gjergj Dedaj.
|
|