5.01.2003 - Trepca.net

Forumi i Rinisė i LDK-sė sonte nė Prishtinė organizon njė protestė - "Stop vrasjeve dhe dhunės politike nė Kosovė"

 
Prishtinė, 5 janar 2003 - Forumi i Rinisė i LDK-sė, me rastin e vrasjes sė kryetarit tė Degės sė FR tė LDK-sė nė Deēan, z.Hasan Zemaj, kolonel Tahir Zemaj, dhe djalit tė tij Enis Zemaj, sonte nė orėn 19:00 organizon njė protestė paqėsore nė Sheshin "Skėnderbeu" nė qendėr tė Prishtinės.

Moto e protestės ėshtė "Stop vrasjeve dhe dhunės politike nė Kosovė". Pjesėmarrėsit nė nderim tė viktimave do tė ndezin qirinj, thuhet nė njė njoftim tė Forumit tė Rinisė sė LDK-sė.

  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.