| |
 |
OPINIONE |
|
|
4.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
TRIPTIK
PĖR FILLIMVITI |
|
|
HESHTJA
SI REZIGNIM, APO IKJA NGA REALITETI..? |
|
|
|
|
|

|
|
|
|
|
|
- 1 janar 2003 / Shkruan: Rexhep Elezaj
-
- Nuk
ėshtė qėllimi me kėtė qė do ta them mė poshtė qė
ti detyrojė tė tjerėt tė mendojnė si unė, kurrėsesi,
por ama nuk mund ta marrė me mend se ka intelektualė qė
frikėsohen nga vdekja, se ka tė tillė qė frikėsohen ti
bien malit pėrmes qoftė natėn ose ditėn, vetėm pėr ate
se diku nė mes tė tij do hasėsh nė tė papritura, ose pse
nė thellėsit e tij gjendėn puse kėnetash, ku ske rrugė
tjetėr kah tė kalosh pėrpos duke iu rėnė pėrmes. Mirėpo,
tė mbytėsh nė kėnetat politike pėr shkak tė pėrkuljeve
tė imponuara gjatė ecjes sė njeriut nėpėr labirinthėt e
kėsaj bote, ėshtė padyshim vetėvrasje e rėndė, meqė pėrpos
asaj se shpirti tė del pėr gazepi, do tė pėrlloqitesh i tėri
me baltėn e rėndė tė tyre qė ėshtė mjaftė vėshtirė qė
ta pastrosh vetėn ndonjėherė. Ndonėse pėrzgjedhja e rrugės
politike e cila ėshtė pėrplotė me rreziqe pėr shkakun se
ke qenė kurreshtarė, ose pse nuk i ke parė mė herėt tė
papriturat e saj, ėshtė verbėri, or shok?!
-
- Dhe, si tė mos jetė vėrbėri pėr
intelektualin i cili me vetėdije ose pa tė bie nė heshtje
mordi dhe nuk e gjykon me asnjė fjalė krimin e shumllojshėm
i cili ndodhė brenda kombit tė cilit i takon, krim i
llojllojshėm i cili ndodhė para syve tė tij, si nuk ėshtė
vdekje pėr sė gjalli pėr ate i cili i thotė vetės i
arsimuar e nė asnjė mėnyrė nuk e ngritė zėrin kundėr
formave tė ndryshme tė dhunės e cila manifestohet brenda
shoqėrisė pjestarė i tė cilės je edhe vetė, dhe pėr tė
qenė tragjika intelektuale edhe mė e rėndė disa edhe e pėrkrahin
ate, qoftė duke heshtur, qoftė duke iu bėrė akran. Si nuk
ėshtė vėrbėri intelektuale dhe politike kur i shkolluari
pajtohet dhe nuk lufton kundėr dukurive negative nė shoqėri
si dhe kundėr tė kėqijave siē janė; gėnjeshtrat,
shpifjet, tė pavertetat, dhuna nė familje, vrasja e fjalės
dhe e mendimit tė lirė, mjerisht, edhe tė pėrgjakura gjatė
viteve tė fundit, kundėr vrasjeve me motive hakmarrėse,
etj, e qė tė gjitha kėto tė pėrdorura haptazi dhe
shpeshherė si mjet disciplinues?!
-
- E, pra, ēmund ti thotė ndėrgjegjės sė
vetė ai intelektual i cili nuk e lufton as dukurinė e drogės
dhe tė prostitucionit brenda shoqėrisė ku jeton, por e ulė
kokėn duke u shtirė se nuk sheh asgjė se ēpo ndodhė nė
afėrsi tė tij, i fut veshėt nė lesh dhe ecėn i lakuar
rrugėve tė lagjės tė cilit fėmijtė i fishkėllojnė pas,
e ai gjithnjė mbarohet francezė duke harruar se ėshtė
shqiptar! Pra, kėshtu vazhdon tė jetojė intelektuali ynė
bashkė me heshtjen dhe vėrbėrinė e tij i mbytur nė kėnetėn
e injorancės, por vazhdon tė jetojė edhe me frikėn e pėrgjėsisė
nė gji, vazhdon pra tė jetojė si i vdekur pėr sė gjalli,
dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė quhet ikja dhe rezignimi mė
fatal nga fronti dhe detyrat e jetės.
-
- Si mund tė heshtėt ndaj tė kėqijave tė
cilat gjatė vitit qė lamė pas nė vend se tė zvogloheshin
disa sosh na tronditėn edhe shumė (nuk dua ti numrojė,
sepse ato i dijmė tė gjithė), sa shpeshherė detyrohem ta
pyes vetvetėn; jam nė ėndėrrė, apo vertetė tė kėqijat
qė ndodhėn vitin qė posa iku paskanė ngjarė diku larg nė
ndonjė vend tė Afrikės, diku nė gjunglat e saj, ku siē
dihet nuk ka rregulla strikte tė gjuetisė, meqė aty sundon
ligji i mė tė fortit?!
-
- Prandaj, edhe dua tė besoj se viti 2003 nuk do
ti ngjajė kurrė mė kėtij qė shkojė, sepse nuk dua ta
shoh mė popullin tim duke i vajtuar bijtė e tij tė vrarė nė
liri, duke i rėnkuar bijtė e tij tė droguarė, bijat e tij
tė prostituara, sepse nuk dua tė dėgjoj mė pėr vrasje me
motive politike, pėr atentate dhe vrasje nė hyrje tė
banesave, pėr plaēkitje tė shtėpive dhe pasurive tė
huaja, sepse nuk dua mė tė jetojė me frikėn nga vdekja e
cila mund tė mė vie nga dorė e fshehtė dhe tinzare, jo se
i frikėsohem vdekjes, por pse jetėn e dua mė shumė se
vdekjen, ashtu tė ėmbėl dhe tė hidhur njėsoi, se nuk dua
mė ti shoh nėnat shqiptare duke i vajtuar bijtė e tyre tė
cilėve ende nuk ua dijnė as varret, nuk dua tė dėgjoj mė
pėr eksplodime autobombash nė qendra tė qyteteve tona, nuk
dua ti dėgjoj as zogjėt duke cicėruar pėrmallshėm pėr
foletė e tyre tė rrėzuara nga dora e druvarėsve tė cilėt
prejnė nė mėnyrė tė egėr pyjet tona, nuk dua tė dėgjoj
mė vaje fėmijsh tė cilėt i humbasin gjymtyrėt nga
eksplodimi i minave nėntokėsore tė kurdisura nga barbarėt
serbė nga koha e luftės, sepse vajet e tyre mė fusin pėr sė
gjalli nė dhe, sepse ata nė moshėn mė tė re po mbesin
invalidė tėrė jetėn, nuk dua tė shoh mė as aksidente nė
komunikacion nga tė cilat ēdo ditė nė Kosovėn time po
vdesin me qindra tė rinjė vetėm pėr shkak tė pakujdesisė.
Dua pra, qė nė Kosovėn martire nė kėtė vit dhe gjithmonė
tė mbretėrojė plotėsisht paqa, liria, harmonia, gėzimi,
dashuria, mirėkuptimi, toleranca dhe durimi vėllazėror. Dua
qė populli im aq i shumvuajtur ta gėzojė lirinė,
demokracinė dhe pavarėsinė e saj, dua qė Kosova tė shtet
i pavarur, tė bėhėt oazė bukurie dhe njė kopshtė me lule
prej mė tė bukurave nė botė, ia dėshirojė tė gjitha kėto
atdheut tim, sepse ėshtė vendi mė i bukur nė botė.
-
- Nuk ka liri tė kriminalizuar, nuk ka askund nė
botė demokraci tė dhunuar, nuk ka pavarėsi tė kritikuar,
sepse, ose ka liri tė vertetė ose nuk ka fare liri, ose ka
demokraci tė mirėfilltė ose nuk ka fare demokraci, ose ka
pavarėsi tė plotė ose nuk ka fare pavarėsi, dhe siē
tregojė historia jonė e hidhur; nuk pati dhe as nuk kishte
liri komuniste, nuk pati dhe as nuk kishte demokraci moniste,
nuk pati dhe as nuk kishte pavarėsi socialiste!
-
- Po ashtu, nė vitin qė sapo kemi hyrė dėshiroj
qė politika tė mos jetė mė preokupimi kryesorė i tė
gjithė njerėzve, tė mos jetė pluralizmi burim ngatėrresash
dhe konfliktesh tė panevojshme midis politikanėve dhe
partive tona, dėshiroj qė tė mos ketė mė njerėz tė
varfur nė Kosovė, tė mos ketė mė njerėz pa kulm mbi kokė,
dėshiroj qė tė ketė dritė dhe ujė pėr ēdo ditė, qė tė
ketė bukė pėr tė gjithė njėsoi, tokė dhe hapsirė tė
mjaftueshme pėr tė gjithė njėsoi, liri, gėzim e hare pėr
tė gjithė njėsoi, drejtėsi pėr tė githė njėsoi, tė
mos ketė mė grindje politike, sharje, kritika, shantazhe, kėrcnime,
pėrdhunime, nėnēmime, keqpėrdorime, fushata denigruese,
etj. Pra, dėshiroj tė kemi tė gjithė pėrgjegjėsi ndaj
atdheut dhe ato ti ndajmė nė mėnyrė tė barabart, ti
nderojmė njėsoi tė gjithė heronjėt e kombit, tė kemi
obligime tė njėjta, shpėrblime e mirėnjohje tė merituara,
dekorata tė fituara me punė dhe djerės, tė kemi ekonomi tė
intensifikuar, tokė sa mė shumė tė punuar, pyje tė
gjelbruara, ara tė mbushura pėrplot me tė lashta, livadhe tė
zbukuruara pėrplotė me bagėti, lumenjė tė pastėr, ujėra
tė rrjedhshme, xeherore tė shfrytėzuara, dhe kėshtu me
rradhė, sepse tėra kėto mė bėjnė qė atdheun tim, Kosovėn
kreshnike, ta dua edhe mė fortė.
-
- I shpreha kėto dėshira sepse e dua me shpirt
atdheun tim, e dua me shpirt popullin dhe kombin tim, andaj kėtė
triptik sa pėr fillimviti e bėra me qėllim pėr ti
shprehur lirisht, njėherė nė jetėn time, ndjenjat tė
cilat me dekada i mbaja tė ndrydhura nė brendinė e shpirtit
tim, ngase, hiē mė larg se para 12 qershorit tė vitit 1999,
nuk guxoje asnjė nga kėto ti thoje i lirė e nė liri,
ose pa drojėn se pėr shkak tė shprehjes sė tyre publikisht
nuk do tė pėrfundoje nė duart e xhelatėve serbė. Ndėrsa
sot, sė paku kėto si dhe shumė dėshira tjera njeriu mund
ti shprehė mė i lirė, tė cilat sa mė parė do duhej
ti realizojmė nė jetė, pėrndryshe nėsė nuk i bėjmė
sė shpejti realitet, atėherė nuk ka dyshim se fajin
kolektiv pėr dėshtim eventual do ta bartim vetė pėrgjithmonė
dhe askush tjetėr!
-
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|