|
-
-
Prishtinė,
30 dhjeor 2002 / TN /QIK
- Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, me rastin e Vitit tė
Ri 2003, u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės njė mesazh, me kėtė
pėrmbajtje.
-
"Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
-
zonja dhe zotėrinj,
-
Nė kėtė natė gėzimi tė Vitit tė Ri, Ju shpreh urimet e mia tė
pėrzemėrta me dėshirat mė tė mira pėr mirėqenien e lumturinė
Tuaj dhe tė familjeve Tuaja.
-
Viti qė po lėmė mbas ishte njė vit i progresit tė gjithanshėm
pėr vendin tonė. Ishte njė vit i funksionimit dhe i punės sė
frytshme tė Institucioneve shtetėrore tė Kosovės: Presidentiti,
Kuvendit dhe Qeverisė.
-
-
Po
ashtu gjatė kėtij viti u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale me
mandat katėrvjeēar qė Kosovėn e shpiejnė nė jetėn e rregullt
demokratike. Kėshtu u plotėsua struktura institucionale e
Kosovės nė tė gjitha nivelet.
-
Gjithsesi gjatė vitit qė po lėmė pas u shtua gjendja e sigurisė
sė Kosovės dhe e sigurisė tė tė gjithė qytetarėve.
-
Nė planin ekonomik patėm edhe njė vit tė ngritjes tė sektorit
privat qė sot pėrbėn gjysmėn e ekonomisė sė Kosovės. Njėherėsh
arritėm sukses edhe nė konsolidimin e jetės sociale pėr tė
gjithė qytetarėt. Po ashtu sukses shėnuam edhe nė integrimin e
grupeve etnike, minoriteteve.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė pėrmbyllje tė kėtij viti e pėruruam Shtėpinė e Pavarėsisė sė
Kosovės, qė ėshtė pjesė e progresit tonė.
-
Pra ishte edhe njė vit i frytshėm i lirisė. Ishte njė vit i
afirmimit mė tė madh tė kėrkesės sė popullit pėr njohjen formale
tė Pavarėsisė sė Kosovės.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Viti nė tė cilin po hyjmė do tė jetė vit i njė progresi mė tė
madh dhe tė konsoliduar nė tė gjitha fushat e jetės nė tė mirė
tė tė gjithėve.
-
Do tė punojmė intensivisht me miqtė tanė pėr njohjen sa mė tė
shpejtė formale tė Pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Pra qė tė kemi Kosovėn tė pavarur e demokratike tė integruar nė
NATO, nė BE dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Kjo do tė
qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte perspektivė pėr
shpejtimin e proceseve demokratike e ekonomike tė vendit tonė.
-
Do tė punojmė nė konsolidimin e mėtejshėm tė sigurisė dhe tė
stabilitetit politik. Objektiva tona tė pėrbashkėta janė:
zhvillimi ekonomik, privatizimi, investimet dhe krijimi i
vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės. Do tė punojmė
pėr krijimin e njė baze ligjore pėr privatizimin dhe ringjalljen
e ekonomisė. Sektori privat do tė ketė pėrkrahjen tonė nė tė
gjitha fushat.
-
Nė planin e integrimit tė grupeve etnike, minoriteteve do tė
konsolidojmė njė proces tė hapur tė integrimit. Kjo ka pėr
qėllim qė tė krijojmė njė shoqėri tė tolerancės, tė mirėkuptimit
dhe tė prosperitetit pėr tė gjithė.
-
Gjatė vitit qė po vjen do tė punojmė nė hapjen e zyrave
diplomatike nė vende tė Europės nė bashkėpunim me UNMIK-un, qė
tė sigurojmė pėrfaqėsimin e interesave tė Kosovės. Nė kėtė
drejtim nė vitin qė po lėmė pas bėmė hapin e parė me emėrimin e
Senatorit Dol, Ambasador Nderi nė SHBA.
-
Po ashtu do tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė
fqinjtė tanė.
-
Po ashtu do tė punojmė pėr afirmimin dhe formalizimin e shenjave
dhe simboleve shtetėrore tė Kosovės nė konsultim me tė gjitha
institucionet dhe popullin e vendit tonė.
-
Njė punė tė veēantė do tė bėjmė nė bartjen graduale tė
kompetencave te institucionet e Kosovės nė bashkėpunim tė
ngushtė me UNMIK-un dhe tė gjejmė forma mė produktive tė
veprimit tė pėrbashkėt qė tė shpejtojmė mė shumė progresin e
Kosovės.
-
Qytetarė tė nderuar,
-
Nė kėto momente gėzimi i pėrkujtojmė me krenari tė gjithė ata qė
ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, pėr tė
mirėn tonė. Do tė shpejtojmė procesin e ndriēimit tė fatit tė tė
zhdukurve nė vitin qė po vjen.
-
Zonja dhe Zotėrinj,
-
Nė kėtė natė gėzimi urime tė pėrzemėrta i shprehim UNMIK-ut,
OSBE-sė dhe komandantėve e ushtarėve tė KFOR-it, NATO-s qė po
bėjnė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės. Urime tė sinqerta u
shprehim pėrfaqėsive diplomatike nė kryeqytetin e Kosovės, nė
Prishtinė.
-
Po ashtu urime tė sinqerta u shprehim organizatave joqeveritare
ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
Njėherėsh urime tė pėrzemėrta u shprehim pėrfaqėsive dhe
institucioneve financiare nė Prishtinė qė po kontribuojnė nė
zhvillimin ekonomik dhe nė perspektivėn e Kosovės.
-
Zonja dhe Zotėrinj,
-
Nė kėtė natė gėzimi, u shprehim urime nga zemra kosovarėve nė
botėn e jashtme nė SHBA, nė vendet e Evropės dhe nė vende tė
tjera qė po ndihmojnė progresin e Kosovės.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė kėtė natė gėzimi urime tė pėrzemėrta pėr Vitin e Ri i bėjmė
Presidentit Bush, Kryeministrit Bler, Presidentit Shirak,
Kancelarit Shrėder dhe Kryeministrit Berluskoni, qė po pėrkrahin
konsolidimin e Kosovės.
-
Urim tė veēantė i dėrgojmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė
gjithmonė lutet pėr Kosovėn.
-
Qytetarė tė dashur,
-
Nė kėtė natė gėzimi t'i ndajmė sė bashku dėshirat, synimet dhe
veprimet pėr njė Kosovė mė tė pasur, mė tė fortė dhe mė tė
bukur. Dhashtė Zoti qė Vitin tjetėr tė Ri, ta presim me
realizimin e njohjes formale tė Pavarėsisė sė vendit tonė tė
shtrenjtė.
-
Me fat Viti i Ri 2003!
-
Gėzuar!
-
Zoti Ju bekoftė!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur!", thuhet nė fund tė
mesazhit tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, drejtuar
qytetarėve tė Kosovės, me rastin e Vitit tė Ri 2003.
|
|