|
|
|
|
28/12/2002 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
Presidenti
Rugova: Pavarėsia e Kosovės, pėrpara standardeve
|
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė,
27 dhjetor 2002 -
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova i dha mbrėmė
njė intervistė tė drejtpėrdrejtė
RadioTelevizionin 21 tė Prishtinės.
-
- Duke
folur pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė, Presidenti
Rugova tha se pėrgjithėsisht ėshtė i kėnaqur me
proceset demokratike, me tolerancėn ndėretnike,
integrimin e minoriteteve, bashkėpunimin e
institucioneve vendore me ato ndėrkombėtare,
megjithatė nėnvizoi se demokracia nuk ėshtė kurrė
e mjaftueshme, aq mė tepėr nė njė vend si Kosova,
vetėm tre vjet pas luftės.
-
- Presidenti
Rugova ėshtė i mendimit se mė pėrpara duhet tė
vendoset statusi i Kosovės, pra pavarėsia e saj, dhe
mė pas tė plotėsohen standartet e parashikuara nga
bashkėsia ndėrkombėtare. Ai tha se pavarėsia do tė
pėrshpejtonte procesin e realizimit tė standarteve.
Nė pyetjen se si mund tė pėrshpejtohet integrimi i
minoriteteve nė Kosovė, Presidenti Rugova u shpreh
se megjithėse nė zgjedhjet e para lokale serbėt nuk
morėn pjesė, ata u nominuan. "Kemi pasur progres nė integrimin e grupeve etnike.
|
-
- Kėshtu nė Parlament ato janė mjaft tė prezantuara. Serbėt janė
grupi i tretė nė parlament. Dy
ministri janė tė minoriteteve. Ka ende serbė qė ende
mendojnė me logjikėn e vjetėr tė dominimit.
-
- Ajo
kohė ka kaluar, por shumica e tyre kanė filluar tė
integrohen dhe tė gjejnė vendin e vet nė shtetin e Kosovės",
tha Presidenti Rugova. Sipas tij, nė enklava ka siguri mė tė
mirė dhe shqiptarėt si shumicė garantojnė pėr grupet
etnike. "Por edhe ato (minoritetet) duhet tė shprehin
vullnetin e tyre dhe tė angazhohen, sepse perspektivėn e kanė
nė Kosovė. Qėllimi ynė nuk ėshtė izolimi, por integrimi
i minoriteteve", tha z.Rugova.
Presidenti i Kosovės mė pas theksoi se pėrgjithėsisht ėshtė
i kėnaqur me proceset e demokracisė nė Kosovė. "Mos tė
harrojmė qė janė 3 vjet e gjysmė pas lufte. Ne jemi njė
shoqėri e dalė nga lufta, por megjithatė kemi ruajtur frymėn
demokratike edhe mes nesh.
-
- Zgjedhjet
dhe krijimi i institutcioneve janė hapa pozitivė. Ka mė
shumė tolerancė dhe siguri. Fatkėqėsisht kemi ende raste
dhune, si disa shpėrthime kohėt e fundit, por gjendja e
sigurisė ėshtė shumė mė e mirė dhe nė progres e sipėr.
Demokracia sėshtė kurrė e mjaftueshme, por jemi nė
proces e sipėr", u shpreh Rugova.
I pyetur se kur do tė fillojė procesi i pėrcaktimit tė
statusit pėrfundimtar tė Kosovės, Presidenti Rugova tha se
ėshtė mirė qė Kosova pas kėtij procesi prej 3 vjet e
gjysmė tė ketė njė njohje tė pavarėsisė sė saj qė do
tė qetėsonte rajonin, do tė hiqte frikėn e popullit tė
Kosovės pėr ta ardhmen dhe zhvillimi do tė ishte mė i
madh.
-
- "Nuk
dua tė bėj parashikime, por janė pjekur kushtet qė tė
zgjidhet kjo ēėshtje dhe tė njihet pavarėsia. Insistoj qė
statusi tė zgjidhet pėrpara standardeve sepse do tė pėrshpejtonte
edhe realizimin e standardeve. Kėshtu UNMIK-u do tė
vazhdonte tė monitoronte Kosovėn nė njė formė tjetėr, ndėrsa
KFOR do tė mbetej pėr tė garantuar sigurinė e pėrgjithshme",
tha z. Rugova.
Duke folur pėr pėrfshirjen e Kosovės nė kartėn
kushtetuese tė unionit tė ri Serbi-Mali i Zi, Rugova tha:
"Ata kanė logjikėn e vjetėr tė dominimit, madje
mitologjik nė lidhje me Kosovėn, por juridikisht dhe
legalisht preambula nuk ka asnjė vlerė. Ajo nuk mund tė
ndikojė kurrsesi nė proceset kėtu".
Presidenti Rugova foli edhe pėr bashkėpunimin e
institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare, duke vlerėsuar se
pėrgjithėsisht ky ėshtė bashkėpunim i mirė, por duhet tė
gjehen forma mė produktive.
-
- "Kur
emėrova ambasadorin Bob Doll si pėrfaqėsues tė Kosovės nė
SHBA, e bėra nė kompetencat e mia tė rezervuara, ndėrsa pėr
ambasadat duhet tė bisedojmė me kryeadministratorin Mihael
Shtajner dhe tė ngjallim kėto organizma.
-
- Vitin
e ardhshėm do tė pėrpiqemi me kryeadministratorin qė tė
hapim zyra nė Evropė, qė tė mos mbetemi nė mėshirėn e
fjalėve dhe skemave tė ndryshme. Kosova duhet tė dalė mė
shumė nė arenėn ndėrkombėtare", tha Rugova.
Presidenti premtoi gjithashtu se sė shpejti do tė shkojė
edhe pėr njė vizitė zyrtare nė Tiranė, pėr tė pėrmirėsuar
bashkėpunimin e gjithanshėm mes Shqipėrisė dhe Kosovės.
Ai foli edhe pėr rėndėsinė e autostradės Durrės-Prishtinė,
pėr tė cilėn tha se do tė ketė vlera ndėrkombėtare.
Njė temė tjetėr e intervistės ishte edhe ēėshtja e
simboleve shtetėrore tė Kosovės, e cila ka ngjallur shumė
polemika. Rugova i vlerėsoi kėto polemika si pozitive dhe
saktėsoi se simbolet kombėtare nuk do tė hiqen kurrsesi.
-
- "Simbolet
kombėtare nuk do tė hiqen. Por
duhen ato shtetėrore pėr tu bėrė anėtar i OKB-sė.
Himni ėshtė njė kėngė e vjetėr e vitit 1912, shumė e
dashur dhe e kėnduar nga shqiptarėt, qė do tė modifikohet.
Flamuri ėshtė ai qė unė e pėrdor prej disa vitesh si
flamur tė Presidencės. Ky ėshtė propozimi im dhe duhet tė
diskutohet nga tė gjitha institucionet e tjera tė Kosovės",
tha Rugova.
|
|
|
Copyright©2000-2002
Trepca.net - Tė drejtat e
rezervuara.
|
|
|