27/12/2002 - Trepēa.net

     Lajme, 27.12.2002 (b)


Pėrmbajtja:

  • Rexhepi tha se me njė angazhim tė pėrbashkėt Kosova do tė jetė mė afėr pavarėsisė
  • Federata e Hendbollit tė Kosovės shpalli hendbollistėt mė tė mirė pėr kėtė vit
  • Liderėt e serbėve tė Kosovės nuk janė ndarė tė kėnaqur nė takimet me Gjingjiqin dhe Koshtunicėn
  • Nė vitin e ardhshėm pensionistėt e Kosovės do tė marrin nga 35 euro nė muaj
  • Nė Indonezi ėshtė dėnuar njė oficer ushtarak me pesė vjet burg pėr krime kundėr njerėzimit
  • Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn nė njė shpėrthim nė ndėrtesėn qeveritare nė Grozni

 
Rexhepi tha se me njė angazhim tė pėrbashkėt Kosova do tė jetė mė afėr pavarėsisė
 
Prishtinė, 27 dhjetor 2002 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, nė prag tė vitit tė ri, tha sot nė njė takim me gazetarėt se nė vitin e ardhshėm Kosovėn e presin sfida edhe mė tė mėdha, por me njė angazhim tė pėrbashkėt tė institucioneve, mediave dhe qytetarėve "do tė jemi mė afėr pavarėsisė".

Z.Rexhepi vlerėsoi lart pėrkushtimin e mediave tė cilat, siē tha ai, qėndrojnė nė njė nivel mė tė avancuar sesa tė disa vendeve fqinje.

"Do tė jemi tė hapur pėr mediat sepse kjo ka shumė rėndėsi pėr transparencė. Ju gazetarėt shpeshherė mund tė jeni edhe mė afikas sesa institucionet", tha Rexhepi. "Mendoj se mediat janė njė fuqi e madhe sidomos qė transparenca tė jetė moto e tė gjithėve, pėr arsye se qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė transparencė.
 
Edhe nėse nuk kemi suksese tė mėdha, kemi obligim qė tė jemi transparentė", tha ai.

Kryeministri Rexhepi tha se qeveria qė kryeson ai ka realizuar mesatarisht objektivat e saja pėr kėtė vit dhe gjatė vitit tė ardhshėm ajo do tė jetė edhe mė angazhuar", tha ai. "Ne do tė angazhohemi maksimalisht qė viti 2003 tė jetė mė i suksesshėm", tha Rexhepi.

Kryeministri pėrkujtoi me kėtė rast edhe familjet e personave tė zhdukur dhe tė varfėrit, duke kėrkuar qė pėr hir tė fėmijėve qė edhe ata pėr njė ēast t'i harrojnė brengat e pėrditshme.

Kryeministri Rexhepi nė fund uroi qė viti 2003 tė jetė vit i sukseseve edhe mė tė mėdha pėr tė gjithė qytetarėt.
 

 
Federata e Hendbollit tė Kosovės shpalli hendbollistėt mė tė mirė pėr kėtė vit
 
Prishtinė, 27 dhjetor 2002 - Federata e Hendbollit tė Kosovės shpalli dje mė tė dalluarit pėr vitin 2002.
 
Epiteti hendbollist i vitit 2002 i takoi Arben Muēollit, lojtar i Besės sė Pejės, anėtar i pėrfaqėsueses sė Kosovės i cili nė stinorin vjeshtor ka shėnuar 124 gola.
 
Nė konkurrencėn e femrave mė e mira u shpall Lirije Muhaxheri (Kastrioti), anėtare standarde e pėrfaqėsueses sė Kosovės, e cila nė kėtė stinor shėnoi 44 gola.

Trajnerėt mė tė mirė u shpallėn: Nexhdet Dobroshi (Vėllaznimi) nė konkurrencėn e meshkujve, Ahmet Baliqi (Trepēa) nė konkurrencėn e femrave dhe Taib Kabashi (Trepēa) nė kategorinė e juniorėve.

U shpallėn e gjyqtarėt mė tė dalluar, kėta Feriz Parllaku nga Ferizaj dhe Fahredin Hashani nga Prishtina.
 
   
Renditja e 10 hendbollistėve mė tė mirė ishte kjo:

1. Arben Muēolli (Besa)
2. Florent Beqiri (Trepēa),
3. Veton Hajrizi (Prishtina),
4. Leonard Culaj (Vėllaznimi),
5. Elvir Babatinca (Llapi),
6. Alban Dobroshi (Prishtina),
7. Artan Shipoli (Trepēa),
8. Shehadin Zenuni (Prizreni),
9. Dukagjin Azizi (Drita),
10. Florim Haxhimusa (Kastrioti).

 
Nė konkurrencėn e femrave renditja e 10 hendbollisteve mė tė mira ishte:

1. Lirije Muhaxheri (Kastrioti),
2. Vjollca Sylaj (Vėllaznimi),
3. Nora Haxha (Kosova),
4. Arbresha Kelmendi (Trepēa),
5. Valbona Hasani (Prishtina),
6. Ferdane Knushi (Shqiponja),
7. Nazlije Gagica (Drita),
8. Valbona Ndrecaj (Vjosa),
9. Valentina Maloku (Samadrexha),
10. Imrane Livoreka (Lepenci).


Klubet mė tė mira u shpallėn KF “Besa” – Pejė (Meshkujt), kampion pėr vitin 2001/2002 dhe kampion vjeshtor pėr stinorin 2002/2003, pastaj KH “Kastrioti” – Ferizaj (Femrat), kampion pėr vitin 2001/2002 dhe fitues i Kupės pėr vitin 2001/2002 dhe KH “Trepēa” – Mitrovicė (Juniorėt), kampion pėr vitin 2001/2002.
 

 
Liderėt e serbėve tė Kosovės nuk janė ndarė tė kėnaqur nė takimet me Gjingjiqin dhe Koshtunicėn
 
Beograd, 27 dhjetor 2002 - Pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės nė bisedimet me zyrtarėt mė tė lartė tė Beogradit nuk kanė jetėsuar konkluzione konkrete dhe tė qarta rreth veprimeve tė ardhshme. Peshkopi Artemie ka vėnė nė pah se liderėt e serbėve tė Kosovės nuk janė ndarė krejtėsisht tė kėnaqur nga takimet me Zoran Gjingjiqin dhe Vojisllav Koshtunicėn.
 
Pėrfaqėsuesi tjetėr serb Millan Ivanoviq ka thėnė se nė Kosovė nuk ka lėvizje pozitive dhe se madje pozita e serbėve vazhdon tė keqėsohet. Ai ka qortuar zyrtarėt e Beogradit pėr bashkėpunim tė pamjaftueshėm me serbėt e Kosovės gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjeve me UNMIK-un dhe ka shtuar se formimi i insitucioneve tė pėrkohshme nė Kosovė ēonė drejt Kosovės sė pavarur.
 
Rada Trajkoviq ka thėnė se koncepti i Kosovės multientike nga ardhja e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė ka dėshtuar. Ajo ėshtė angazhuar qė nė kushtetutėn e re Kosova tė jetė pjesė e Serbisė. Sipas saj institucionet ekzistuese nė Prishtinė janė nė funksion tė shkėputjes sė Kosovės.
 

 
Nė vitin e ardhshėm pensionistėt e Kosovės do tė marrin nga 35 euro nė muaj
 
Prishtinė, 27 dhjetor 2002 - Ministria pėr Mirėqenie Sociale e Qeverisė sė Kosovės ka marrė vendim qė nė vitin e ardhshėm pensionet mujore pėr pensionistėt e Kosovės tė jenė nga 35 euro. Sivjet pensionet kanė qenė 28 euro. Kėto pensione mujore pensionistėt do t'i marrin nga buxheti i Kosovės, kanė bėrė tė ditur burimet e Ministrisė pėr Mirėqenie Sociale e Kosovės.
 

 
Nė Indonezi ėshtė dėnuar njė oficer ushtarak me pesė vjet burg pėr krime kundėr njerėzimit
 
Xhakartė, 27 dhjetor 2002 – Njė gjykatė indoneziane ka dėnuar sot (tė premten) njė oficer ushtarak me pesė vjet burg pėr krime kundėr njerėzimit lidhur me dhunėn nė Timorin Lindor mė 1999 dhe ky ėshtė zyrtari i parė indonezian i sigurimit qė dėnohet pėr gjakderdhje nė Timorin Lindor, njofton Rojter.
 
Kolonelin Soedjarvo, ish-shef ushtarak i kryeqytetit tė Timorit Lindor, Dilit, e ka dėnuar gjykata speciale e tė drejtave tė njeriut pėr shkak se s'e ka penguar sulmin nė shtėpinė e liderit shpirtėror, bishopit Karlos Belo, ku kanė humbur jetėn njė numėr personash.
 

 
Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn nė njė shpėrthim nė ndėrtesėn qeveritare nė Grozni
 
Moskė, 27 dhjetor 2002 – Njė shpėrthim i fuqishėm shkretėrues ka ndodhur sot (tė premten) nė selinė e kryeqytetit tė Ēeēenisė, Grozni, njofton Rojter.
 
Tė pakten 25 veta kanė humbur jetėn nė kėtė shpėrthim, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt vendės tė sigurimit. Ndėrtesa qeveritare ėshtė shkatėrruar tėrėsisht dhe fotot televizive kanė dhėnė pamjet shkretėruese.

  

Copyright©2000-2002 Trepca.net