|
|
|
|
27/12/2002 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
Lajme, 27.12.2002 (a) |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Ministri shqiptar i ekonomisė kėrkon nga
Shtajneri realizimin e Marrėveshjes e tregtisė sė lirė
-
Nė Deēani ėshtė protestuar kundėr dėnimit
tė pesė ish-eprorėve tė lartė tė TMK-sė
-
Lotaria e Kosovės ėshtė pranuar nė organizatėn
e lotarive shtetėrore evropiane
-
Gjingjiq thotė se koha punon kundėr Serbisė nė
ēėshtjen e Kosovės
-
Ėshtė klonuar qenia e parė njerėzore, njė
foshje femėr
-
Presidenti i Koresė sė Jugut fton Korenė e
Veriut tė anulojė planet pėr reaktor bėrthamor
-
Zgjedhje historike presidenciale nė Keni
-
Inspektorėt nuk kanė gjetur asnjė provė pėr
tė mbėshtetur pretendimet amerikane dhe britanike
-
Organizata ndėrkombėtare pėr energji bėrthamore
ka hedhur poshtė qėndrimin e Koresė Veriore
-
Nė
Francė janė arrestuar edhe katėr tė dyshuar tjerė pėr
terrorizėm
-
Gjatė
sulmit amerikano-britanik janė vrarė tre irakianė kurse 16
janė plagosur
-
Rusia
dhe Irani janė dakorduar qė tė pėrshpejtojnė kompletimin e
centralit bėrthamor
-
Tė
pakten 8 palestinezė janė vrarė, 30 plagosur dhe 20 janė
arrestuar nga armata izraelite
-
Rreth
30 mijė turq qipriotė kanė demostruar nė dobi tė
ribashkimit tė Qipros
|
|
|
Ministri
shqiptar i ekonomisė kėrkon nga Shtajneri realizimin e Marrėveshjes
e tregtisė sė lirė
-
- Tiranė,
27 dhjetor 2002
- Ministri shqiptar i ekonomisė Arben Malaj i ka dėrguar dje
njė letėr kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner pėr
fillimin e bisedimeve pėr Marrėveshjen e tregtisė sė lirė
mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
-
- Ai ka kėrkuar qė autoritetet e UNNMIK-ut tė bėjnė
gati ekipin e tyre qė do tė bisedojė me palėn shqiptare pėr
tė gjitha detajet e njė marrėveshje tė tillė. Kjo kėrkesė
u bė pasi Shqipėria dhjetė ditė mė parė mbylli marrėveshjet
e tregtisė sė lirė me tė gjitha vendet e tjera tė rajonit.
Mirėpo, deri mė tash Shqipėria nuk ka pasur ndonjė efekt
ekonomik nga nėnshkrimi i marrėveshjeve me vendet e rajonit.
-
-
Nė
Deēani ėshtė protestuar kundėr dėnimit tė pesė ish-eprorėve
tė lartė tė TMK-sė
-
- Deēan,
27 dhejtor 2002
- Disa mijėra qytetarė tė Deēanit dhe vendbanimeve pėrreth
dje sėrish kanė protestuar kundėr dėnimit kohė mė parė tė
pesė ish-eprorėve tė lartė tė TMK-sė me 31 vjet heqje
lirie, duke pėrfshirė edhe ish-komandantin e Zonės sė Tretė
tė kėtyre trupave Daut Haradinaj.
Kėshilli organizativ i protestave nė Deēan dje ka dalė edhe
me disa kėrkesa politike, duke kėrkuar pos lirimit tė
ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė edhe shfuqizimin e menjėhershėm
tė preambulės sė Kartes Kushtetuese tė Serbisė e Malit tė
Zi ku Kosova mendohet tė jetė pjesė e Serbisė. Kjo kėrkesė
e fundit ėshtė bėrė nė adresė tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Ėshtė hera e parė qė nė njė protestė tė
tillė janė dėgjuar kėrcėnimet e natyrės: "Mos e
prekni TMK-nė se ajo kthehet nė UĒK"!.
-
-
Lotaria
e Kosovės ėshtė pranuar nė organizatėn e lotarive shtetėrore
evropiane
-
- Prishtinė,
27 dhjetor 2002 -
Lotaria e Kosovės ėshtė pranuar nė organizatėn e lotarive
shtetėrore evropiane me seli nė Llozanė tė Zvicres si anėtare
e barabartė, konfirmoi drejtori i Lotarisė sė Kosovės
Bashkim Sllamniku. Ndėrkohė, veprimtaria e kėsaj lotarie nė
Kosovė ėshtė pezulluar me vendimin e pėrbashkėt tė
UNMIK-ut dhe tė Qeverisė sė Kosovės.
Para disa muajve Qeveria e Kosovės dhe UNMIK-u kėrkuan nga lojėrat
e fatit t'i paguajnė nga dy milionė euro dhe pastaj ta
vazhdojnė punėn. Mirėpo, askush nuk ka arritur t'i paguajė kėto
para dhe kėshtu tė gjitha lojėrat e fatit u mbyllėn.
-
-
Gjingjiq
thotė se koha punon kundėr Serbisė nė ēėshtjen e Kosovės
-
- Beograd,
27 dhjetor 2002 -
Koha punon kundėr Serbisė nė ēėshtjen e Kosovės dhe
statusi i saj duhet zgjidhur shpejt, ka thėnė kryeministri
serb Zoran Gjingjiq nė njė konferencė shtypi nė fund tė
motmotit. "Kjo ėshtė njė nga ato ēėshtje ku koha nuk
punon pėr ne.
-
- Ėshtė ēėshtje e cila duhet tė zgjidhet nė
vitin 2003", ka thėnė Gjingjiq, por ka shtuar se janė
kohėra tė vėshtira pėr Beogradin qė tė gjejė partnerė pėr
bisedime.
-
-
Ėshtė
klonuar qenia e parė njerėzore, njė foshje femėr
-
- Majami,
27 dhjetor 2002
Sipas njoftimeve tė mediave pritet qė kompania
"Clonaid" sot pasdite (tė premten) tė kumtojė nė
njė konferencė shtypi se ka prodhuar tė parėn qenie njerėzore
tė klonuar, e cila do tė jetė njė foshnje femėr, e lindur e
shėndoshė, njofton Rojter.
-
- Konferena e shtypit do tė mbahet nė Hollivud,
Floridė, nė veri tė Majamit. Klonimi ėshtė shikuar nga
shumica e shkencėtarėve me skepticizėm.
-
- Ata kanė dyshuar nė aftėsinė teknike tė
klonimit tė qenieve njerėzore. Bagėtitė, minjtė, delet dhe
shtazėt e tjera janė klonuar me sukses tė herėpashershėm.
Disa shtazė kanė treguar defekte mė vonė gjatė jetės.
Shkencėtarėt drojnė se kėshtu do tė ndodhė edhe me qeniet
njerėzore.
-
-
Presidenti
i Koresė sė Jugut fton Korenė e Veriut tė anulojė planet pėr
reaktor bėrthamor
-
- Seul,
27 dhjetor 2002 -
Presidenti i Koresė sė Jugut, Roh Muhjun i ka bėrė thirrje
Koresė sė Veriut qė tė anulojė planet pėr tė rivėnė nė
punė njė reaktor bėrthamor, i cili mund tė prodhojė pluton
pėr armė. Z. Roh, qė javėn e shkuar fitoi zgjedhjet
presidenciale nė Korenė e Jugut tha se Pjonjangu po sfidon dėshirat
e komunitetit ndėrkombėtar pėr t'i dhėnė fund pėrhapjes bėrthamore.
Veprimet e Veriut, sipas tij, bien nė kundėrshtim me shpresat
e Seulit pėr paqe nė gadishullin korean. Mė herėt, Australia
anulloi planet pėr tė hapur njė ambasadė nė Korenė e
Veriut. Disa vende perėndimore, pėrfshirė kėtu dhe Australinė,
forcuan lidhjet me Korenė e Veriut pas njė samiti mes dy
koreve para dy vjetėsh.
-
-
Zgjedhje
historike presidenciale nė Keni
-
- Keni,
27 dhjetor 2002
- Banorėt e Kenias kanė filluar votimin pėr zgjedhjet
presidenciale dhe tė pėrgjithshme nė vend. Pesė kandidatė
janė nė garė pėr tė zėvendėsuar nė postin e presidentit,
Daniel Arap Moi, tė cilit i ndalohet me kushtetutė qė tė qėndrojė
nė post pas 24 vjetėve nė pushtet.
-
- Kėto zgjedhje do tė shėnojnė herėn e parė
nė historinė e vendit ku njė president do tė zėvendėsojė
njė tjetėr nė rrugė demokratike. Rezultatet e zgjedhjeve
priten tė dielėn.
-
-
Inspektorėt
nuk kanė gjetur asnjė provė pėr tė mbėshtetur pretendimet
amerikane dhe britanike
-
- Bagdad,
27 dhjetor 2002
- Kreu i grupit tė zyrtarėve irakianė qė punojnė me
inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara pėr armėt, tha se
inspektorėt nuk kanė gjetur asnjė provė pėr tė mbėshtetur
pretendimet amerikane dhe britanike se Iraku ka armė tė shkatėrrimit
nė masė.
-
- Hosam Muhamed Amin tha se rezultatet e
inspektimeve mbėshtesin pretendimin e Irakut se nuk ka armė tė
tilla dhe as programe pėr zhvillimin e tyre.
Inspektorėt e vazhduan tė enjten punėn e tyre duke
intervistuar rektorin e Universitetit Teknologjik tė Bagdadit,
ndėrkohė qė vazhdojnė procesin e kėrkimit pėr armė tė
shkatėrrimit nė masė.
-
-
Organizata
ndėrkombėtare pėr energji bėrthamore ka hedhur poshtė qėndrimin
e Koresė Veriore
-
- Vjenė,
27 dhjetor 2002
- Organizata ndėrkombėtare pėr energji bėrthamore ka hedhur
poshtė qėndrimin e Koresė Veriore sipas tė cilit vendi duhet
tė riaktivizojė centralet atomike pėr prodhimin e energjisė
elektrike.
-
- Riaktivizimi
i reaktorit nė Jongbon nuk mund tė arsyetohet me mungesė tė
energjisė elektrike nė Korenė Veriore, tha shefi i
autoritetetit tė Kombeve tė Bashkuara pėr energji nukleare,
Mohamed el-Baradej.
-
-
Nė
Francė janė arrestuar edhe katėr tė dyshuar tjerė pėr
terrorizėm
-
- Paris,
27 dhjetor 2002
- Njėsitė antiterrorisite nė Francė kanė arrestuar edhe katėr
tė dyshuar tjerė pėr terrorizėm. Katėr meshkujt janė
arrestuar qė ditėn e martė nga forcat policore, njoftoi njė
zėdhėnės i policisė nė Paris. Sipas tė dhėnave tė para
ata janė me prejardhje nga Algjeria.
-
- Njėri
prej tyre mendohet tė jetė vėllau i Murad Ben Xhelalit i cili
sė bashku me anėtarėt e talibanėve afganė dhe rrjetit
terrorist tė El Kaidės po mbahet nė burgun e bazės amerikane
Guantanamo nė Kubė.
-
-
Gjatė
sulmit amerikano-britanik janė vrarė tre irakianė kurse 16
janė plagosur
-
- Uashington,
27 dhjetor 2002
- Aviacioni amerikano-britanik ka sulmuar stabilimente
komanduese-kontrolluese tė Irakut afėr Talilit, pasi avionė
irakianė kishin shkelur zonėn jugore tė ndalim fluturimeve,
njoftoi Komanda qendrore e armtės sė Shteteve tė Bashkuara.
Agjencia zyrtare irakiane e lajmeve tha nė Bagdad se gjatė
sulmit u vranė tre irakianė kurse 16 janė plagosur.
-
-
Rusia
dhe Irani janė dakorduar qė tė pėrshpejtojnė kompletimin e
centralit bėrthamor
-
- Teheran,
27 dhjetor 2002
- Rusia dhe Irani janė dakorduar qė tė pėrshpejtojnė
kompletimin e centralit bėrthamor, Bushar tė Iranit dhe tė
studiojnė ndėrtimin e njė centrali tjetėr energjetik bėrthamor,
siē thonė, pėr qėllime civile.
Shtetet e Bashkuara kanė kėrkuar qė Irani, i pasur me naftė,
tė braktisė projektet e tilla, duke thėnė se mundė tė
shfrytėzojė teknologjinė pėr ndėrtimin e armėve bėrthamore.
-
-
Tė
pakten 8 palestinezė janė vrarė, 30 plagosur dhe 20 janė
arrestuar nga armata izraelite
-
- Ramallah,
27 dhjetor 2002 -
Sė paku 8 palestinezė janė vrarė, 30 plagosur dhe 20 janė
arrestuar nga armata izraelite anembanė Bregut Perėndimorė
dhe Brezit tė Gazės, thonė burime palestineze tė sigurisė.
-
- Nė
mesin e tė vrarėve ka qenė edhe njė nga liderėt lokalė tė
Xhihadit Islamik, i cili ishte vrarė nė shtėpin e tij nė
Qabatia.
-
- Janė
plagosur edhe disa ushtarė izrelitė gjatė shkėmbim zjarrit
me militantin palestinez, kur kishin shkuar ta arrestojnė.
-
-
Rreth
30 mijė turq qipriotė kanė demostruar nė dobi tė
ribashkimit tė Qipros
-
- Nikozi,
27 dhjetor 2002 -
Rreth 30 mijė turqė qipriotė kanė demostruar nė dobi tė
ribashkimit tė pjesėve greke dhe turke tė Qipros qė ishulli
tė mundė t'i bashkohej Bashkimit Evropian.
-
- Demostruesit
kanė kėrkuar dorėheqien e liderit tė turqve qipriotė, Rauf
Denktash, tė cilin ata e kanė akuzuar pėr blokimin e njė
marrėveshjeje me grekėt qipriotė.
|
|
|
Copyright©2000-2002 Trepca.net
|
 |
|