|
- -
Georgia
kishte shkruar shume shkresa-drejtuar zyrtarėve amerikanė,
njė ndėr arsyet qė pėrmendė ajo ėshtė se Laura
shqiptare mban emrin e zonjės mė tė fuqishme tė botės
Laura Bush-it
- Ajo thotė se Laura shqiptare
duhet tė rritet e gėzuar, sepse shteti amerikan ėshtė
nikoqir i familjes sė saj
Miqigan (SHBA), 26 dhjetor 2002 / Agim Vuniqi
-
- Gėzimi
te njerėzitė ėshtė i ndryshėm, ashtu siē janė ata tė
ndryshėm. Dallimet nuk qėndrojnė vetėm nė ngjyra, por
edhe nė gjuhė, nė besime, por edhe qasjen ndaj gėzimit e
kanė tė ndryshme.
-
- Edhepse
i ambientuar paksa nė jetėn amerikane zemra mė rrah
vazhdimisht shqip, edhe pse dy nga katėr fėmijtė e mij Qėndresa
dhe Agoni kanė filluar tė mendojnė anglisht dhe disa nga
fjalėt shqipe i belbėzojnė nė anglishte (disa nga miqtė
amerikanė mė thojnė se gjuha e tyre ėshtė pa theks, duke
kujtuar se me kėtė mė bėjnė njė kompliment, por vetė unė
nė brendi tė vetes sime e di domethėnien e kėtij
komplimenti i cili veēse ka prekur nė fjalėn aq tė pėrsėritur
ndėr shqiptarė-asimilim, temė shpesh e trajtuar nė
bisedime dhe tryeza tė ndryshme, por pa ndonjė veprim
konkret), pėr atė edhe gėzimi im ishte jo i zakonshėm, me
padurim prisja ardhjen e prindėrve tė mij (Hafirit dhe
Qamiles) qė kishin pėrjetuar shumė peripeci gjatė jetės sė
tyre (gjatė tėrė kohės sė bombardimeve kishin mbetur tė
ngujuar nė shtėpi, qė tė dytė tė sėmurė nga sėmundjet
e zemrės).
-
- Njė
ftesė pėr vizitė qė ua kisha dėrguar atyre kishte qenė e
mjaftueshme pėr zyrtarėt nė ambasadėn amerikane nė Shkup
(shpresoj shumė shpejt nė Prishtinė), qė t'ua mundėsonė
atyre ardhjen nė SHBA duke i pajisur me njė vizė njėvjeēare.
Pėrveē ndjenjave fėmijėrore (edhe pse nė moshė tė
pjekurisė), vizitės i gėzohesha pėr faktin se ata do tė
ishin njė kohė me fėmijtė e mi, dhe se nė banesėn time
dy dhomėshe do tė kumbojė fjala shqip fuqishėm, ku fjalėt
e gėzimit dhe hidhėrimit do t'i zgjojnė ndjenjat e mėpleksura.
Rugėtimi Michigan - Maryland e mė vonė Washington DC ėshtė
paksa i gjatė po qė se nuk ndalesh bile detyrimisht pėr tė
mbushur rezervoarin me gas. Shumė amerikanė nga tė gjitha
shtetet marrin kėtė rrugėtim ditėve tė festės. Vendi ku
takohen ėshtė Capitoll Hill dhe shtėpia e bardhė, e para
ėshtė qendėr e drejtėsisė amerikane por edhe botėrore ndėrsa
tjetra ėshtė shtėpia ku flejnė ēifiti me i fuqishem nė
botė George Bush dhe Laura Bush.
Nikoqiri i cili na priti nė Hagerstown kishte blerė njė shtėpi
tė bukur, ai jetonte me tė shoqen dhe katėr fėmijė, dy ēunat
e tij (Shpendi dhe Leventi) punonin nga 16 orė nė ditė
shtatė ditėt e javės (atė kohė tė lirė qė kishin
shkonin nė xhami pėr tė falur vaktet e namazit, dhe nė
gjum, kohė pėr argėtime tjera nuk kishin), kėtė orar tė
punės e mbanin prejse kishin ardhur nė SHBA, por ata
kujdeseshin shumė pėr tė motrėn Laurėn e cila mbante
emrin e zonjės sė parė nė botė.
Laura ka pengesa shėndetesore (qė nga lindja) dhe ajo do te
operohet nė njėrėn nga qendrat mė tė njohura spitalore nė
Washington DC, operacioni do tė kushton afro $106,000, ėshtė
caktuar edhe data e operacionit 15 janar 2003. Edhe pse kjo
familje shqiptare punon pa ia nda, burrė, grua dhe dy femijtė,
me siguri nuk do te kishte mundėsi tė paguan te gjitha
shpenzimet, duke pasur pėr bazė se operacioni ka tė bėjė
edhe me kirurgji estetike, qė nuk pranohet nga asnjė kompani
e sigurimeve, por, Georgia 71 vjeēare (besimtare e devotshme
e besimit kristian) mike e kėsaj familjeje ka bėrė tė
pamundurėn, ajo ka bėrė trysni nė vetė administraten
shtetėrore qė Laurės nga Kosova t'i mundėsohet operimi dhe
kurimi, pa pagesė.
Georgia, me kėtė familje ėshtė njoftuar pėrmesė Laurės
(atė e kishte takuar nė njėrėn nga shitoret e mėdha nė
Hagerstown, ishte afruar dhe kishte shprehur dėshirėn qė
t'i vizitonte, qė nga atėherė ajo ėshtė vizitore dhe mike
e pėrhershme nė shtėpinė e Ali Maxhunit) ajo ishte njė nėpunėse
me karrierė nė njėrėn nga qendrat pėr pagesėn e tatimeve
nė Hagerstown, ajo kishte shkruar shume shkresa-drejtuar
zyrtarėve amerikanė, njė ndėr arsyet qė pėrmendė ajo ėshtė
se Laura shqiptare mban emrin e zonjės mė tė fuqishme nė
botė, Laura Bush-it, ajo thotė se Laura shqiptare duhet tė
rritet e gėzuar, sepse shteti amerikan ėshtė nikoqir i
familjes sė saj.
Familja e Laurės shqiptare erdhi nė SHBA pas njė fushate
gjenocidale kundėr shqiptarėve tė regjimit fashist
Millosheviqian i cili spastroi me forcė etnikisht Kosovėn, pėr
disa ditė. Nė aeroplanin i cili bartėte refugjatėt
shqiptarė ndodhi edhe njė tragjedi, nėna e Aliut (babait tė
Laurės) kishte ndėrruar jetė pėr disa orė, anėtarėt e
familjes mbanin lotin tė ngujuar duke mos dashur tė trazojnė
familiarėt tjere, Aliu nėnės sė vdekur i kishte vu masken
me oksigjen, asnjėri nga udhėtarėt nuk dinte asgjė. Disa
ēaste pa ateruar ne aeroportin e New Yorkut ishin njoftuar anėtarėt
e ekuipazhit, te cilet kishin kontaktuar me qendrėn
logjistike nė tokė.
Pėr kėtė ishte njoftuar edhe kryetari i atėhershėm
Clinton i cili kishte dėrguar edhe njė telegram ngushllimi,
ishte organizuar edhe falja e namazit tė xhenazes nė xhaminė
shqiptare nė New Jersey (tė gjitha shpenzimet i kishte
bartur qeveria amerikane). Qendra kryesore ku ishin strehuar
refugjatėt ishte ne Fort Diks, nga aty ata ishin drejtuar nė
qendra tė ndryshme tė SHBA-sė.
Familja Maxhuni u vendosė nė Maryland nė qytetin
Hagerstown, sponsor tė tyre ishte qendra islamike e kėtij
qyteti, ata kanė vetėm fjalė miradie dhe rrespekti pėr tė
gjithe anėtarėt e kėsaj qendre, nė mesin e sė cilės ka
shumė mjekė, tė cilėt edhe u pėrkujdesėn qė nga fillimi
pėr kėtė familje shqiptare.
Laura shqiptare edhe pse e hendikepuar shėndetėsisht u lidhė
fuqishėm qė nga fillimi me Georgia-n amerikane, njė takim i
rastėsishem do tė ndėrroi edhe jetėn e saj pėr tė
ardhmen, Georgia dhe Laura janė te pandara, edhe pse
ndryshimi nė moshė ėshtė pėr tri gjenarata.
|
|