|
|
|
|
25/12/2002 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
ATI
I SHENJT GJON PALI I DYTĖ NĖ KRISHTLINDJET E 25-TA TĖ PAPATIT TĖ
TIJ, NĖ SELINĖ E SHENJT NĖ VATIKAN, NGREH ZĖRIN E ARSYES: |
|
|
KRISHTLINDJA
ĖSHTĖ MISTERI I PAQES - JEZUSI LIND PĖR NJERĖZIMIN MBARĖ
|
|
|
|
|
|
 |
|
- Qytet
i Vatikanit, 25 dhjetor 2002 (Engjėll Koliqi)
-
- Kremtimi i Krishtlindjeve nė Selinė e Shenjt nė
Vatikan ka filluar mbrėmė nė ora 18, kur Ati i
Shenjt Gjon Pali i Dytė ka bekuar Dritėn e Paqes, tė
sjellur nga grazhdi antik (ku ėshtė lindur Jezusi),
qė ruhet nė Bazilikėn e shėn Andreut tė Vallės.
-
- Nė Meshėn Solemne tė Mesnatės tė
Krishtlindjes, tė 25-tėn me radhė nė papatin e
tij, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, nė
praninė e mbi dhjetėmijė besimtarėve e i shoqėruar
nga shumė kardinaj, ipeshkėvinj e priftėrinj, Papa
ka ngritur lartė zėrin e arsyes pėr paqe nė botė
dhe pėr mirėqenien e njerėzimit mbarė.
-
- Krishtlindja ėshtė misteri i paqes - ka
thėnė Gjon Pali i Dytė dhe ka shtuar - Jezusi
lind pėr njerėzimin mbarė dhe ėshtė simbologjia e
paqes qė duhet tė bartet nė zemrat e tė gjithė
njerėzve. Simboli i paqes le t'i ngroh' edhe zemrat e
atyre qė vuajnė pėr shkak tė konflikteve
luftarake, le tė jetė simbol i ēlirimit pėr tė
varfėrit dhe tė shtypurit dhe shenjė e mėshirės pėr
ata qė janė tė mbyllur nė mėkat. Paqja ėshtė e
vlefshme dhe e patjetėrsueshme pėr tė gjithė,
prandaj nga Shpella e Betlehemit le tė nxjerrim
mesazhin kuptimplotė.
|
-
- Nė pėrfundim Papa ka thėnė: besimtarėt
e tė gjitha religjioneve janė tė thirrur bashkė me tė
gjithė njerėzit vullnetmirė, duke shmangur ēdo formė
tė mostolertancės, mosdurimit e diskriminimit, ta
konstruktojnė paqen pėr njerėzimin mbarė.
-
- Nė
Meshėn e sotme tė mesditės, nė sheshin e Shėn Pjetrit nė
Vatikan, ku kishin ardhur rreth njėqindmijė besimtarė
- nga tė gjitha kontinentet, nė mesin e tė cilėt shumė
personalitete botėrore, Ati i Shenjt ka shqiptuar urimet
e Krishtlindjeve nė 62 gjuhė botėrore. Ndėr tė parat
ishte urimi nė gjuhėn shqipe: Pėrshumėvjet
Krishtlindjet!
-
- Pėrmes
mondovizionit, meshėt solemne dhe mesazhin e Krishtlindjeve
qė Papa i drejtoi njerėzimit mbarė, e kanė
transmetuar drjtpėrdrejt radiotelevizionet e mė shumė se 50
shteteve. Nė fund Papa ka dhėnė Bekimin Tradicional Apostulik Urbi
et Orbi, qė ėshtė i vlefshėm edhe pėr ata qė e
pėrcjellin pėrmes radiotelevizionit.
|
|
|
Copyright©2000-2002
Trepca.net - Tė drejtat e
rezervuara.
|
|
|