|
 |
|
- Podujevė,
25 dhjetor 2002 (TN)
Nė pėrfundim tė vizitės 2 javore tė
delegacionit tė komunės sė Podujevės, Ministri i
Mbrojtjes i Republikės Ēeke z. Jaroslav Tvrdik mori
pjesė nė programin e organizuar pėr nder tė
delegacionit nga Kosova.
|
-
- Nė
kėtė tubim pos 60 nxėnėsve tė 11 shkollave fillore tė
Podujevės dhe nxėnėsve tė shkollave ēeke, mori pjesė
edhe delegacioni i komunės i udhėhequr nga kryetari Veliu,
Kryeshefi i Gjenerashtabit i Armatės ēeke z. Pavel Shtefka,
zonja Bella Grande Jensen dhe ushtarakė e mysafirė tjerė.
-
- Pėrveē
misionit Tuaj ushtarak paqėsor, ndihmat e popullit mik ēek,
Qeveria Juaj diti ti orientojė te ajo qė ėshtė shumė e ēmuar:
nė shėndetėsi, nė shkollė dije, pėr fėmijėt, pėr
tė ardhmen, ka theksuar kryetari i komunės sė Podujevės
z. Agim Veliu nė fjalėn pėrshėndetėse nė pėrfundim tė
vizitės nė Ēeki. Vizita
e delegacionit nga Kosova nėn patronatin e Ministrit Tvrdik,
sipas kryetarit Veliu ka rezultuar shumė e suksesshme.
-
- Takimet
tona me udhėheqjet e komunave Usti nad Orlici dhe Horni
Pllana, pėrvoja e tyre nė ndėrtimin dhe menaxhimin
institucional tė aktiviteteve e tė shėrbimeve si dhe mirėsia
pėr tė na oforuar atė pėrvojė, na obligon tė ēmojmė,
por edhe tė shėrbehemi nė praktikėn tonė nė Podujevė,
ka pohuar z. Veliu.
-
- Delegacioni
i komunės sė Podujevės ka pasur takime edhe me ekspertė tė
arkitekrurės ku
u kėmbyen pėrvoja, ide dhe u diskutua pėr ēėshtje tė
panifikimit urban dhe hapėsinorė. Me interes tė ndėrsjellė
ishte takimi me biznesmenėt e odės ekonomike tė Bohemisė
jugore ku u kėmbyen ide pėr mundėsitė e bashkėpunimit nė
sfera tė ndryshme, mirėpo shėrbimet turistike, ruajtja e
resurseve natyrore, tradita kulturore dhe historike qenė tė
njė rėndėsie tė veēantė nė takimet dhe vizitat nė
Horni Pllana dhe nė Ēeshki Krumllov.
-
- Aktivitetet
e nxėnėsve nga Podujeva me fėmijėt e shkollave ēeke, u
kthyen atyre atė pėr ēka ata kanė mė sė shumti nevojė,
ka theksuar kryetari Veliu duke shtuar se nė punė e bashkėrisht
me fėmijėt ēekė ata u gėzuan, iu kthye buzėqeshja qė u
ka munguar bukur kohė dhe merita pėr kėtė i takon udhėheqėses
sė organizatės Qindkėmbėshja zonjės Bella Grande
Jensen.
-
- z.
Veliu ka falėnderuar ushtarakėt ēekė qė u pėrkujdesėn pėr
nxėnėsit, majorėt:
Shullek, Milliqicki, Kout,
zonjushės Lenka dhe z. Vollni qė pėr nxėnėsit e
Podujevės mbeten e tė dashur e tė rrespektuar.
-
- Delegacioni
nga Podujeva mbrėmė u kthye nė Kosovė.
|
|