|
|
|
|
20/12/2002 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
Lajme, 20.12.2002 |
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Ministri
i Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor u prit nė KK tė
Prishtinės
-
Nesėr
nė Prishtinė i fillon punimet konferenca dyditore e tė rinjve
nga tė gjitha viset shqiptare
-
Nė
Gjenovė organizohet njė mbrėmje bamirėsie pėr fėmijėt e
Kosovės
-
KS:
Pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės
tė pėrmbushen tė gjitha standardet
-
Nė
Kosovė po bėhen pėrgatitjet pėr ngritjen e njė universiteti
amerikan
-
Universiteti
serb i licencuar nga UNMIK-u pėr strukturat komunale nė
Mitrovicė ėshtė ilegal
-
Reth
7000 litra benzinė tė kontrabanduara janė zėnė nga policia
e UNMIK-ut nė rrugėn Mitrovicė Prishtinė
-
Konstituohet
Senati i UP pėrkundėr vendimit tė Ministrisė sė Arsimit qė
kjo ēėshtje tė shtyhet deri mė 15 qershor
-
Riatdhesohen
nė Shqipėri 37 tė burgosur nga burgjet greke
-
Zonat
veriore tė Shqipėrisė kėrkojnė mė shumė ndihmė nga
qeveria
-
B.Trajkovski:
Maqedonia nuk mund t'i pranojė tezat se pėrcaktimi i kufirit
duhet tė presė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės
-
Nė
Rripin e Gazės ėshtė vrarė njė palestinez i armatosur dhe
njė kolon izraelit
-
Bush
pritet tė bėjė sot komentet e para lidhur me deklaratėn e
Irakut
-
Kryengritės
tė dyshimtė islamikė kanė vrarė tri vajza tė reja nė
Kashmirin indian
-
Forcat
izraelite kanė vrarė njė vajzė 11-vjeēare palestineze
-
SHBA-tė
pohojnė se Bagdadi nuk ka vepruar nė pėrputhje me rezolutėn
e Kombeve tė Bashkuara
-
Para
njė kampi fushor gjerman nė Afganistan ka hedhur veten nė ajėr
nja kamikaz afgan
-
Bashkėpunim
mė i madh nė mes tė policisė evropiane "Europol"
dhe autoriteteve amerikane
-
Janė
arrestuar nėntė anėtarė tė Organizatės ilegale baske ETA
|
|
|
Ministri
i Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor u prit nė KK tė
Prishtinės
-
- Prishtinė,
20 dhjetor 2002
- Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor z.Ethem Ēeku,
me bashkėpunėtorė vizitoi sot Kuvendin Komunal tė Prishtinės
dhe u prit nga z.Ismet Beqiri, kryetar.
Nė takim u bisedua lidhur me disa projekte tė caktuara qė kanė
tė bėjnė me rregullimin e ambientit hapsinor ne kėtė komunė
si dhe pėr kthimin e normalitetit nė kėtė fushė qė tashmė
ka marrė pėrmasa degjeneruese.
-
- Ministri
Ēeku tha me kėtė rast se ėshtė nė fazėn pėrfundimtare
hartimi i ligjit pėr planifikimin hapsinor nė mėnyrė qė sa
mė pare qė tė jet e mundur tė vėndosim bazamentin pėr
planifikim tė qėndrueshėm hapsinor jo vetėm nė komunėn e
Prishtinės, por edhe me gjėrė nė nivel tė vendit.
-
- Poashtu,
po bėhėn pėrgatitje edhe pėr formimin e njė grupi ekspertėsh,
i cili do tė merrej me hartimin e njė programi konkret pėr
Prishtinėn nė kėtė fushė.
Kryetari i komunės sė Prishtinės Ismet Beqiri theksoi se edhe
nė tė ardhmen nuk do tė mungojė bashkėpunimi me nivelin qėndror
me qėllim qė t`i jipet krah zhvillimit tė kėsaj komune nė tė
gjitha fushat. Gjithashtu ai theksoi se me Ministrinė e
Ambientit dhe Planifikimit Haėpsinor do tė thellohen marrėdhėniet
dhe do tė shkėmbehen pėrvojat e pikėpamjet nė mėnyrė qė
Prishtina tė kthehet nė njė qendėr tė planifikuar urbane
dhe tė jetė konkurente me qytetet simotratė Evropės.
-
-
Nesėr
nė Prishtinė i fillon punimet konferenca dyditore e tė rinjve
nga tė gjitha viset shqiptare
-
- Prishtinė,
20 dhjetor 2002
- Nesėr, mė 21 dhjetor, nė mjediset e hotelit
"Grand" nė Prishtinė, nė orėn 11.00, i zhvillon
punimet Konferenca dyditore e tė rinjve, me temėn "Tė
rinjtė - njė shans mė shumė pėr integrime", e
organizuar nga Forumi i Rinisė sė LDK-sė.
Nė kėtė konferencė, pėrfaqėsuesit e organizatave rinore
politike nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina
e Preshevės do tė diskutojnė pėr rolin dhe ndikimin e tė
rinjve nė proceset demokratike dhe tė integrimeve tė
gjithanshme. Pritet qė pjesėmarrėsit nė fund tė kėsaj
konference tė miratojnė njė deklaratė tė pėrbashkėt.
Fillimet e punimeve tė kėsaj konference do t'i pėrshėndesė
edhe Presidenti i Kosovės, Dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa tė ftuar
janė edhe Kryeparlamentari Nexhat Daci, Kryeministri Bajram
Rexhepi dhe ministri i kulturės, sportit dhe rinisė Behxhet
Brajshori.
-
-
Nė
Gjenovė organizohet njė mbrėmje bamirėsie pėr fėmijėt e
Kosovės
-
- Gjenovė,
20 dhjetor 2002
- Me moton "Me gjithė zemėr", mė 30 dhjetor, nė
Teatrin "Carlo Felice" (Karlo Feliēe) tė Gjenovės
organizohet njė mbrėmje bamirėsie pėr fėmijėt e Kosovės.
-
- Nė
kėtė mbrėmje do tė marrin pjesėe edhe kėngėtarėt e
njohur Dennis Fantina, Filippa Giordano, Mango e Stadio. Sigla
ėshtė realizuar nga Klaudio Balioni. Ky manifestim do tė
transmetohet nė TV nga RAI1 mė 4 janar.
-
-
KS:
Pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės
tė pėrmbushen tė gjitha standardet
-
- Nju
Jork, 20 dhjetor 2002
- Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka pėrkrahur
dhe ka verifikuar raportin e delegacionit tė tij i cili javėn
e kaluar qėndroi nė Kosovė dhe nė Beograd, me konkluzionin
se parakusht pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės paraqet pėrmbushja paraprake e tė gjitha
standardeve tė pėrcaktuara me rezolutėn 1244 tė KS.
-
- Nė
bazė tė raportit tė shefit tė delegacionit, diplomatit
norvegjez, Ole Peter Kolbi, ky qėndrim ka marrė mbėshtetjen e
plotė tė pėrfaqėsuesit tė UNMIK-ut.
-
- Delegacioni
e ka njoftuar Kėshillin e Sigurimit pėr pėrparimin e dukshėm
nė Kosovė i cili pasqyrohet me formimin e institucioneve
kalimtare tė vetėqeverisjes nė formė tė Kuvendit dhe
organeve lokale tė pushtetit.
-
- Mė
tutje nė raport konstatohet se kėto rezultate janė realizuar
pikėsėpari falė angazhimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare,
por theksohet se pėrcaktimi pėr atė proces nė Kosovė ėshtė
mė i vogėl sesa ka mundur tė pritet.
-
- Poashtu
konstatohet se edhe shumėēka duhet tė bėhet nė vendosjen e
qeverisjes sė ligjit, sigurimit tė kthimit tė papenguar dhe
jetės sė pjesėtarėve tė bashkėsive etnike nė Kosovė dhe
tė pėrgatitjeve pėr fillimin e privatizimit.
-
- Gjithashtu
nė raport u jipet pėrkrahje qėllimeve reale tė cilat i ka pėrcaktuar
misioni i UNMIK-ut nė ndėrtimin e njė Kosove demokratike dhe
multietnike, me konstatimin pėr lidhmėrinė reciproke tė
stabilizimit dhe sigurisė sė Kosovės dhe stabilizimit tė
shteteve pėrreth.
-
-
Nė
Kosovė po bėhen pėrgatitjet pėr ngritjen e njė universiteti
amerikan
-
- Uashington,
20 dhjetor 2002 -
Nė Kosovė po bėhen pėrgatitjet pėr ngritjen e njė
universiteti amerikan. Tashmė ėshtė themeluar fondacioni pėr
Universitetin e ardhshėm i cili mendohet fillimisht 100 studentė
dhe dy degė: atė tė biznesit dhe tė shkencave shoqėrore.
-
- Drejtori
i planifikimit akademik pranė kėtij fondacioni dr. Endrju
Gradinski thotė se pranimet e studentėve nė kėtė
universitet do tė bėhen nė bazė tė meritave dhe gjuha e
vetme e mėsimdhėnies do tė jetė anglishtja, pra do tė jetė
njė universitet nė gjuhėn angleze.
Z. Gradinski nė njė interevistė dhėnė "Zėrit tė
Amerikės" tha se nisma pėr krijimin e Universitetit
amerikan nė Prishtinė ėshtė njė nismė vendore. Fondacioni
ėshtė themeluar nga Agan Ismaili i cili ėshtė nga Kosova.
"Aktualisht nė bordin ka intelektualė nga Kosova dhe
amerikanė tė njohur.
-
- Njė
nga gjėrat pėr tė cilat krenohem mė shumė ėshtė fakti se
unė jam njė person i huaj qė punojė pėr njė organizatė
joqeveritare kosovare dhe jondėrkombėtare", tha z.
Gradinski.
-
- Ai
shtoi se 65 pėr qind e kurseve bazė nė Universitetin amerikan
tė Kosovės do tė jepen nga profesorė amerikanė. Pėr sa i pėrket
tė tjerėve, tha Gradinski po studiohet mundėsia pėr tė marrė
kosovarė qė janė arsimuar jashtė vendit dhe qė njohin mirė
universitetet e stilit amerikan. Ai theksoi se diplomat e kėtij
universiteti do tė njihen nga universitetet tjera tė botės.
Dr. Gridinski shpreson se klasa e parė nė kėtė universitet
do tė pranohet nė verėn ose vjeshtėn e vitit 2003.
-
-
Universiteti
serb i licencuar nga UNMIK-u pėr strukturat komunale nė
Mitrovicė ėshtė ilegal
-
- Mitrovicė,
20 dhejtor 2002 -
Vendimi i shefit tė UNMIK-ut pėr licencimin e Universitetit
serb tė Mitrovicės ėshtė vlerėsuar i padrejtė nga zyrtarėt
komunalė dhe ata tė Fakultetit Xehtaro Metalurgjik nė
Mitrovicė. Ndėrkohė qė zyrtarėt e UNMIK-ut thanė se kjo ėshtė
bėrė me qėllim qė shkollimi i lartė i pjesėtarėve tė
minoritetit serbė tė jetė nėn kontroll tė UNMIK-ut.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Xhorxhi Kakuk tha se qėllimi i kėtij
licencimi ėshtė qė ky universitet tė legalizohet se paku
deri nė muajin gusht tė vitit 2003. Derisa uniersiteti serb nė
veri tė Mitrovicės ėshtė licencuar nga UNMIK-u studentėt
shqiptarė tė Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik janė tė detyruar
qė ligjeratat e tyre t'i mbajnė nė fshatin Shipkoc nė
periferi tė Mitrovicės. Ndėrkohė Shefqet Ibrahimi thotė se
vendimi i kreut tė UNMIK-ut Mihael Shtajner ėshtė diskriminim
pėr ta.
Edhe zėvendėskryetari i Asamblesė komunale tė Mitrovicės
Mursel Ibrahimi thotė se ky universitet do tė ishte i pranueshėm
vetėm nėse do tė funksiononte nė ombrelėn e Universitetin e
Prishtinės dhe ku do tė kishin qasje studentėt e tė gjitha pėrkatėsive
etnike. Ai nėnvizoi se ky universitet pėr strukturat komunale
ėshtė ilegal dhe i panjohur.
-
-
Reth
7000 litra benzinė tė kontrabanduara janė zėnė nga policia
e UNMIK-ut nė rrugėn Mitrovicė Prishtinė
-
- Mitrovicė,
20 dhjetor 2002 -
Retha 7000 litra benzinė tė kontrabanduara janė zėnė tė mėrkurėn
nė mbrėmje nga policia e UNMIK-ut nė rrugėn Mitrovicė -
Prishtinė, njoftuan burimet e policisė ndėrkombėtare nė
Mitrovicė.
-
- Pjesa
veriore e Kosovės paraqet njė portė pėr hyrjen e mallėrave
tė kontrabanduara. Zėdhėnėsja e policisė sė UNMIK-ut tha
se policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut i ndaloi dy kamionė tė
cilėt i drejtonin boshnjakė nga Serbia qė po transportonin
7000 litra benzinė.
-
- Vozitėsit
nuk e kishin dokumentacionin pėrcjellės pėr sasinė e benzinės.
Kamionėt u pėrcollėn deri nė zyrėn e doganės nė Mitrovicė
dhe se ky rast i ėshtė dėrguar hetuesisė.
-
-
Konstituohet
Senati i UP pėrkundėr vendimit tė Ministrisė sė Arsimit qė
kjo ēėshtje tė shtyhet deri mė 15 qershor
-
- Prishtinė,
20 dhjetor 2002 -
Pėrkundėr vendimit tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe
Teknologjisė se konstituimi i Senatit tė Universitetit duhet tė
shtyhet pėr 15 qershor, dje u mbajt mbledhja konstituive e kėtij
organi.
-
- Ministria
e arsimit deklaron se sipas ligjit tė ri tė arsimit tė lartė
sė pari duhet tė konstituohet statuti i ri i Universitetit e
pastaj tė fillojnė procedurat tjera.
-
-
Riatdhesohen
nė Shqipėri 37 tė burgosur nga burgjet greke
-
- Tiranė,
20 dhjetor 2002
- Pėrgjigja e autoriteteve shqiptare i dha fund njė greve urie
tė tė burgosurve shqiptarė, qė vuajnė dėnimin nė burgun e
Janinės. 37 tė burgosur do tė riatdhesohen brenda kėtij
viti, pas njė urdhėri tė ministrit shqiptar tė drejtėsisė.
Ndėrkaq, sot pritet qė Shqipėria dhe Greqia tė hapin njė
tjetėr pikė-kalimi kufitar mes tyre.
-
-
Zonat
veriore tė Shqipėrisė kėrkojnė mė shumė ndihmė nga
qeveria
-
- Tiranė,
20 dhjetor 2002
- Komuna e Kastratit nė rrethin e Malėsisė sė Madhe gjendet
nė kufirin e Shqipėrisė me Malin e Zi. Nė territorin e kėsaj
komune kalon hekurudha ndėrkombėtare qė lidh Shqipėrinė me
Malin e Zi, si dhe pikėkalimi kufitar doganor i Hanit tė
Hotit.
-
- Megjithatė,
drejtuesit e kėsaj komune kėrkojnė qė ekonomia e banorėve tė
zonės tė pėrfitojė mė shumė nga projektet rajonale.
-
-
B.Trajkovski:
Maqedonia nuk mund t'i pranojė tezat se pėrcaktimi i kufirit
duhet tė presė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės
-
- Shkup,
20 dhjetor 2002 -
Nė njė fjalim tė mbajtur nė parlament, presidenti maqedonas
Boris Trajkovski paralajmėroi se nuk do tė ketė tolerancė
ndaj krimit dhe bandave kriminale. Ai tha se nė forcat e
sigurimit duhet tė punojnė profesionistėt dhe duhet
respektuar struktura shumetnike.
Trajkovski lidhur me ēėshtjen e kufirit ndėrmjet Maqedonisė
dhe Kosovės, tha se nuk duhet tė bėhen kompromise, duke
theksuar se Maqedonia nuk munt t'i pranojė tezat qė pėrcaktimi
i kufirit duhet tė presė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar
tė Kosovės.
-
- Sipas
tij pėrcaktimi i vijės kufitare dhe ēėshtja e Kosovės nuk
janė tė lidhura mes tyre. Trajkovski tha se pret mbėshtetje
nga shqiptarėt e Maqedonisė dhe theksoi gjetjen e zgjidhjeve
praktike pėr njerėzit qė jetojnė nė tė dy anėt e kufirit.
-
-
Nė
Rripin e Gazės ėshtė vrarė njė palestinez i armatosur dhe
njė kolon izraelit
-
- Gaza,
20 dhjetor 2002
Nė dhunėn e re, qė ka shpėrthyer sot (e premte) nė
Rripin e Gazės, gjatė sulmeve tė trupave izraelite, ėshtė
vrarė militanti i armatosur Mejdi Musa, i cili ka shtėnė nė
ushtarėt izraelitė, njofton Rojter. Zyrtarėt spitalorė kanė
thėnė se janė plagosur edhe shtatė persona tė tjerė gjatė
shkėmbimit tė zjarrit.
Disa orė pas sulmeve izraelite, njė palestinez i armatosur ka
shtėnė nė njė automjet izraelit afėr postbllokut tė
kibucit izraelit Gush Katif nė Rripin e Gazės, ku sipas
burimeve izraelite ėshtė vrarė njė izraelit. Zėdhėnėsi i
kolonisė ka thėnė se viktima ka qenė kolon. Grupi militant
Xhihadi islamik e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė vrasje.
-
-
Bush
pritet tė bėjė sot komentet e para lidhur me deklaratėn e
Irakut
-
- Uashington,
20 dhjetor 2002
- Presidenti Bush pritet qė tė bėjė komentet e tij tė para
publike lidhur me deklaratėn e Irakut, qė kur Amerika deklaroi
se Iraku kishte bėrė njė shkelje materiale tė rezolutės sė
Kombeve tė Bashkuara.
Sekretari i Shtetit Kolin Pauell, tha tė enjten se mungesat
materiale nė dokument do tė thoshin se Bagdadi ishte "nė
rregull nė rrugėn e tij duke djegur shanset" pėr tė
evituar ndėrhyrjen ushtarake.
Zoti Pauell tha se Shtetet e Bashkuara pranonin se inspektorėt
e OKB-sė duhet tė vazhdonin punėn e tyre nė Irak, por shtoi
se pengesė ishte Bagdadi qė nuk pranon se ka armė tė shkatėrrimit
nė masė.
Sipas BBC-sė, nė Shtėpinė e Bardhė ka njė ndjenjė kėnaqėsie
lidhur me atė se ēfarė ėshtė arritur nga mbledhja e Kėshillit
tė Sigurimit.
-
-
Kryengritės
tė dyshimtė islamikė kanė vrarė tri vajza tė reja nė
Kashmirin indian
-
- Nju
Delhi, 20 dhjetor 2002 -
Kryengritės tė dyshimtė islamikė kanė vrarė tri vajza tė
reja nė Kashmirin indian pėr arsye se s'kanė qenė tė
veshura me rrobe muslimane, qė mbulojnė trupin e femrės prej
kokės deri nė thembėr, njofton UPI.
-
- Ato
janė vrarė njė ditė pasi janė paraqitur posterėt me shkrim
dore nė distriktin Raxhouri, qė ua tėrhiqte vėrejtjen
femrave pėr konsekuencat pėr mosbartjen e kėtyre rrobeve.
Viktimėn e parė e ka vrarė njė person i armatosur, i cili ka
hyrė nė shtėpinė e saj nė fshatin Hsyote dhe ka vrarė
21-vjeēaren Nourin Kousar. Po nė tė njėjtin fshat ėshtė
kidnapuar vajza 18-vjeēare Tahir Parvin, e cila pastaj ėshtė
gjetur e vdekur nė xhungėl me kokė tė prerė disa orė mė
vonė.
-
- Ndėrkaq,
viktima e tretė ka qenė vajza e re Shehnaz Akhtar, e cila
gjithashtru ėshtė vrarė nė mėnyrė sadiste.
-
-
Forcat
izraelite kanė vrarė njė vajzė 11-vjeēare palestineze
-
- Qyteti
Gaza, 20 dhjetor 2002
Tanket izraelite kanė hyrė sot (tė premten) nė orėt e
hershme tė mėngjesit nė qytetin Deir al Balal nė Gaza, kanė
rrethuar shtėpinė e njė aktivisti tė Xhihadit islamik dhe
kanė vrarė njė vajzė 11-vjeēare palestineze, kanė bėrė tė
ditur paburimet palestineze, njofton Rojter. Burimet ushtarake
izraelite ende s'kanė dhėnė komente pėr hyrjen nė Deir al
Balah.
Ndėrhyrjet nė zonat palestineze po ndodhin pothuajse ēdo natė,
me ērast forcat izraelite po shkatėrrojnė shtėpitė e
aktivistėve palestinezė. Zyratarėt izraelitė kanė thėnė
se aktet policore janė masa sigurimi, ndėrsa grupet e tė
drejtave tė njeriut akuzojnė se po pėsojnė tė afėrmit e
pafajshėm tė militantėve.
Vajza 11-vjeēare palestineze ėshtė vrarė nė qytetin Rafah nė
kufirin Gaza-Egjipt. Palestinezėt kanė thėnė se ajo ėshtė
vrarė nga breshėria izraelite me armė zjarri, por irzaelitėt
kanė thėnė se nuk dinė gjė pėr kėtė vrasje. Radioja
izraelite ka thėnė se vajza ėshtė vrarė sigurisht gjatė
shkėmbimit tė zjarrit nga predhat e rastėsishme.
-
-
SHBA-tė
pohojnė se Bagdadi nuk ka vepruar nė pėrputhje me rezolutėn
e Kombeve tė Bashkuara
-
- Uashigton,
20 dhjetor 2002 -
Shtetet e Bashkuara pohojnė se Bagdadi nuk ka vepruar nė pėrputhje
me rezolutėn e Kombeve tė Bashkuara qė i kėrkon Irakut tė
ēarmatoset ose tė pėrballet me pasoja serioze.
-
- Ambasadori
amerikan nė OKB, Xhon Negroponte, u tha gazetarėve se raporti
qė Iraku paraqiti kohėt e fundit mbi armėt e tij, pėrmban
ato qė ai i cilėsoi si vrima dhe boshllėqe sistematike, tė
cilat pėrbėjnė tė ashtuquajturėn shkelje materiale, term ky
qė mund tė pėrdoret si shkak pėr ndėrmarrjen e veprimit
ushtarak.
Por, kryeinspektorėt e OKB-sė pėr armėt thanė se nė
deklaratėn mbi armėt irakiane qė Bagdadi i paraqiti organizatės
botėrore kohėt e fundit, ka shumė pak informacione tė reja.
Kryeinspektori i OKB-sė pėr armėt, Hans Bliks, pas takimit me
dyer tė mbyllura me Kėshillin e Sigurimit kur mbėrriti nė
selinė e Kombeve tė Bashkuara, tha se raporti ka informacione
tė mira rreth veprimtarive qė nuk kanė tė bėjnė me armė,
por shumė pak informcion rreth armėve.
-
- Ai
theksoi se bashkėpunimi irakian me inspektorėt ndėrkombėtarė
armėve nė terren ka qenė i mirė, por paralajmėroi se
momentalisht bota nuk mund tė jetė e sigurt se Iraku nuk zotėron
armė tė shkatėrrimit nė masė.
-
-
Para
njė kampi fushor gjerman nė Afganistan ka hedhur veten nė ajėr
nja kamikaz afgan
-
- Kabul,
20 dhjetor 2002
- Para njė kampi fushor gjerman tė trupave paqėsore nė
Afganistan ka hedhur veten nė ajėr nja kamikaz afgan. Nga
Kabuli njoftohet se si pasojė janė plagosur dy francezė dhe
dy pėrkthyesė afganė. Burime
tjera flasin edhe pėr tė vdekur.
-
- Sipas
Bundesferit ushtarėt gjermanė nuk janė goditur nga sulmi.
Kamikazi ka aktivizuar njė granatė dore kur duhej tė
kontrollohej nga ushtria. Njė person tjetėr poashtu i pajisur
me mjete shpėrthyese ėshtė arrestuar nga trupat paqėruajtėse.
-
-
Bashkėpunim
mė i madh nė mes tė policisė evropiane "Europol"
dhe autoriteteve amerikane
-
- Bruksel,
20 djetor 2002 -
Ministria e drejtėsisė e Bashkimit Evropian ka aprovuar njė
marrėveshje e cila lejon njė shkėmbim mė tė madh tė
informacioneve nė mes tė policisė evropiane
"Europol" dhe autoriteteve amerikane. Shumica e
ministrave ka mbėshtetur njė projekt adekuat pėr bashkėpunim
mė tė ngushtė amerikano-evropian me rastin e procedurave tė
ekstradimit.
-
- Gjermania
nga ana e saj vazhdon tė refuzoj kėto plane. Pėrkundėr mbėshtetjes
sė ofruar nė luftė kundėr terrorizmit nė Gjermani zotėron
shqetėsimi se qytetarėt evropian nė rast ekstradimi nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės duhet tė llogarisin edhe me dėnimin
me vdekje.
-
-
Janė
arrestuar nėntė anėtarė tė Organizatės ilegale baske ETA
-
- Madrid,
20 dhjetor 2002
- Nė jugperėndim tė Francės janė arrestuar nėntė anėtarė
tė Organizatės ilegale baske ETA. Sipas tė dhėnave tė
autoriteteve spanjolle nė mesin e tė arrestuarėve ndodhen
edhe dy drejtues tė njė grupi pėrgjegjės pėr sulmet me
bomba dhe atentate.
-
- Siē
njoftohet nga Madridi bėhet fjalė pėr njė mision tė pėrbashkėt
tė policisė spanjolle dhe franceze. Bashkimi Evropian dhe
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ETA-nė e shohin si njė
organizatė terroriste.
|
|
|
Copyright©2000-2002 Trepca.net
|
 |
|