|
|
|
|
10/12/2002 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
Intervistė
me Flamurin-alias Mustafė Mustafėn, ish ushtar i UĒK-sė |
|
|
Pata
fatin e madh tė jem ushtar i Brigadės 138 Agim Ramadani" |
|
|
|
|
|
 |
|
- Flamuri
nė bisedėn ekskluzive pėr Trepca.net, flet pėr
luftėn e Koshares, pėr fatin e vėllaut tė tij
kėshilltarit tė ndjerė tė presidentit, si dhe pėr
keqpėrdorimet dhe pėrfitimet e pasluftės nė Kosovė,
qė ndodhėn nė emėr tė UĒK-sė dhe luftės sė vėshtirė.
|
- ---------------------------------------------------------
Zvicėr, 10 dhjetor 2002 / TREPCA.NET
- ---------------------------------------------------------
-
- Flamuri
- alias Mustafė Mustafa ėshtė nga shqiptarėt e
shumtė qė lanė Zvicrėn e qetė dhe tė bukur, pėr
tiu bashkangjitur radhėve tė UĒK-sė, nė kohėn
kur lufta kishte filluar. Ai nuk mund tė priste mė
tepėr radhėt e vullnetarėve tė lajmėruar nė
qytetin Lugano, por me vetiniciativė mori rrugėn me
tren nėpėr Itali, pėr tė zbritur i vetėm me
trajekt nė Durrės...
|
-
-
- Trepca.net: ...dhe ēfarė ndodhi mė
tutje?
-
- Flamuri:
Kur arrita nė Durrės
u mora nė pyetje nga doganierėt, tė cilėt u
interesuan se cilit krah i pėrkas: Thaqit apo Rugovės. I ika
pyetjes duke iu thėnė se po shkoj ta vizitoj nėnėn time e
cila gjoja ishte e shtrirė nė spitalin e Tiranės, por
ekziston mundėsia qė mė vonė tė kyēem nė UĒK.
-
- Nė
Tiranė, nė Zyrėn e Kosovės kontaktova ministrin e
mbrojtjes. Aty kam kaluar natėn e parė, pastaj nga kjo qendėr
rreth 36 ushtarė kemi shkuar nė vendin e quajtur Kolshė ku
ishte i vendosur eprori Nazif Ramabaja, i cili ushtronte ushtarėt pėr
tė hyrė nė Koshare.
-
-
- Trepca.net:
Si u pritėt nga Ministria e Mbrojtjes? A kishte personel tė
mjaftueshėm dhe njerėz tė kualifikuar pėr tiu drejtuar
pėr nė front?
-
- Flamuri:
Aty jemi pritur shumė mirė. Tė gjithė ata qė na kanė ushtruar dhe
formuar ushtarakisht kanė qenė eprorė ushtarakė, tė cilėt
jo vetėm qė na kanė ushtruar, por gjithmonė na kanė pri tė
parėt nė luftime kundėr armikut. E them botėrisht se shumė
mirė kam kaluar si me ushtrime ushtarake ashtu edhe me eprorėt
e mi. Unė pata fat tė madh qė hyra nė luftė nė Koshare nė
Brigadėn 138 Agim Ramadani, ku iu bashkangjita eprorėve vėrtetė
profesionistė pėr tė cilėt kam fjalėt dhe pėrshtypjet mė
tė mira.
-
-
-
- Trepca.net: Beteja
e Kosharės ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet dhe e
karakterizuar me suksesin e UĒK-sė nė terren, e cila arriti
tė thyej kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, ka zėra qė thonė
se lufta e Koshares nuk ka qenė e nevojshme, pas ndėrhyrjes
sė NATO-s?
-
- Flamuri:
Personalisht medoj se kjo luftė ka qenė mėse e domosdoshme. Sė pari,
askush nuk e dinte sa kohė do tė zgjasė ajo. Shpeshherė
analistė tė jashtėm thonin se lufta do tė zgjasė ndoshta
me vite. Sekretarja e shtetit amerikan z. Ollbrajt, nė fillim
pat deklaruar se lufta do tė zgjasė 28 30 ditė. Nė
fakt sulmet e NATO-s zgjatėn 78 ditė.
-
- Pastaj mos tė flasim pėr barbaritė serbe nė Kosovė dhe
masakrat e tyre ndaj popullatės civile. Ēdo minutė ishte njė
shekull, kėshtu qė, edhe po tė hynim ne vetėm njė minutė
para NATO-s, kjo do tė kishte efektin e madh. Mijėra shpirtėra
do tė qetėsoheshin mė herėt. Popullata ishte e dėrrmuar;
njerėz tė moshuar dhe bebe tė lindura nė mal... Megjithatė,
unė pa asnjė mėdyshje e arsyetoj si shumė tė arsyeshme
Betejėn e Kosharės dhe, nė kėtė rast, i injoroj mendimet
e kundėrta.
-
-
- Trepca.net:
Cila qe perspektiva e ushtarėve tė kėsaj Brigade?
-
- Flamuri:
Pjesa dėrmuese e ushtarėve tė Brigadės 138 Agim Ramadani janė kthyer nė
shtetet pernėndimore, pjesa tjetėr janė nė Kosovė tė
papunė. Eshtė fatėkeqėsi tė dėgjosh disa zėra tė sėmurė
nė Kosovė, se gjoja lufta e Kosharės nuk ka qenė luftė
etj. kur dihet se lufta e Koshares njihet edhe ndėrkombėtarisht
pėr sukseset e saja.
-
- Unė kam njė kėrkesė pėr tė
gjitha institucionet e Kosovės nė veēanti pėr Presidentin
Rugova dhe Kryeministrin Rexhepi, qė me tė vėrtet tė gjithė
ata djem qė kanė luftuar me mish e shpirtė pėr Kosovėn
dhe kanė mbetur tė dėmtuar nga lufta, sa mė parė tė
gjejnė mėnyra pėr ti aktivizuar nė jetėn
institucionale tė Kosovės. Sepse, kėta djemė ish-luftėtarė
tė Kosovės dhe shumė tė diciplinuar, sot kanė mbetur, siē
thotė njė fjalė popullore, as me Bare as me Barilevė.
-
-
- Trepca.net:
Lufta, si e tillė, shkakton vetėm vuajtje. Fundi i saj sjell
ndopak gėzim, nė momentin kur dihet se marrin fund
masakrimet barbare dhe njerėzit mund tė ulen tė shohin pak
qiell, pak shpresė. Njė populli po i hapej dera dhe njė mur
i madh po bėhej i tejduskshėm. A pėrshkruhet me fjalė njė
pėrjetim i tillė?
-
- Flamuri:
Fatkeqėsisht nė luftė mė shumė ka hidhėrime.
Zakonisht NATO-ja bombardimet i fillonte diku rreth orės
24.30 deri nė ora 03.00 tė mėngjesit. Nė kėto momente vėrtetė
ndjeje kėnaqėsi tė papėrshkrueshme, sepse aty pėr aty
krijohej njė siguri mė tė madhe dhe njė vetėbesim i
fuqishėm qė na bėnte tė njenim sikur edhe ne kishim dikė
qė po na ndihmonte. Gjatė kėsaj kohe 2- 3 orėshe vėrtet
ishte njė pushim i kėndshėm pėr ne. Gėzimi tjetėr, mė i
madhi, ka qenė hyrja e NATO-s nė Kosovė. Kėto gėzime nuk
mund tė pėrshkruhen me fjalė, kėto janė gėzime qė
njeriu vetėm mund ti pėrjetojė.
-
- Pa
dyshim kanė qenė ndėr momentet mė tė lumtura nė jetėn
time rėnja e murit shqiptaro-shqiptar. Dihet mirė se armiku
ka qenė shumė mė i fortė ushtarakisht. Ne vėrtetė kemi
humbur shumė ushtarė nė atė betejė, por morali jonė
ishte forca dominante dhe ia dolėm ta fitojmė luftėn me
eprorėt dhe ushtarėt trima.
-
- Pra
kjo ishte dhe njihet Beteja e vetme frontale e Kosovės ku dolėm
ngadhnjimtar ndaj forcave shumėherė mė tė forta tė
armikut, tė cilat nė mesin e vet kishin edhe mercenarė tė
shumtė nga Rusia, Rumania etj.
-
- Ishte,
Agim Ramadani me shokė qė nxori nga toka gurin kufitar qė ndante dy tokat shqiptare...
-
- Tė
gjithė ushtarėt kishim emocione tė papėrshkrueshme me
rastin e shkuljes sė atij guri qė ndante tokat tona.
-
-
- Trepca.net:
Dhe erdhi dita tė ktheheshit nė Kosovė. A mund tė thuhej
se ēdo gjė kishte mbaruar?
-
- Flamuri:
Tri ditė pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, kemi zbritur nė Junik ku kemi
qėndruar 3-4 ditė. Kjo ishte njė kėnaqėsi e papėrshkrueshme,
sepse gjithė familjen e kisha nė Kosovė. Nga familja e
ngushtė kemi qenė katėr luftėtarė tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė
Kosovės. Unė nė Koshare, Shemsiu, Arbeni dhe Ragipi nė zonėn
e Llapit.
-
- Baba
ishte gjithashtu nė malet e Llapit, kurse familja e gjerė ka
qenė e shpėrndarė, disa nė Prishtinė e disa nė malet e
Llapit.
-
- Vėllau
i ndjerė Xhemajli (sqarimi ynė: Xhemajl Mustafa - kėshilltar
i Presidentit Rugova), me gruan dhe djalin kanė qenė nė
Prishtinė. Unė e dija se Xhemaili ishte nė Prishtinė, por
nuk kisha njohuri pėr fatij e tij dhe tė familjes sė tij.
Mirėpo, pėr fat tė mirė, ai kishte shpėtuar dhe nė ditėn
e parė kur mbėrrita nė Prishtinė e takova dhe e pėrqafova
me njė pėrmallim tė papėrshkrueshėm.
-
-
- Trepca.net:
Por ju nuk qėndruat gjatė atje megjithėse shkuat me gėzim.
U kthyet sėrish nė Zvicėr. Ėshtė fjala pėr ndonjė zhgėnjim
apo qėllim?
-
- Flamuri:
Unė qėndrova me uniformė gati njė muaj e gjysmė pas lufte, mirėpo
rrethanat dhe sidomos njė pjesė e madhe qė erdhi nė Kosovė
pas ndėrhyrjes sė NATO-s, tė veshur me rroba tė reja tė UĒK-sė,
filluan vjedhjet dhe uzurpimet e parreshtura tė cilat filluan
ta pėrbuzin luftėn e pastėr tė tė gjithė ushtarėve tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt me nderė e
heroizėm e kishin luftuar armikun barbarė.
-
- Ata ushtarė qė erdhėn pas lufte, i
blenė rrobat e UĒK-sė, librezat, mirėnjohjet etj, gjoja se
kanė qenė pjesėmarrės lufte, pa qenė fare nė luftė. Kjo
sjellje e papėrgjegjshme e personave qė lėshonin kėto
dokumete ishte pafytyrėsi qė bėhej pėr pėrfitime nė emėr
tė UĒK-sė. Kjo vėrtet mė shtyri qė as unė mė tė mos
mbaj uniformėn dhe tė kthehem nė Zvicėr. Pra, unė nuk
mund ti duroja gjithė ato veprime tė pahijshme qė kishin
depėrtuar deri nė kreun e UĒK-sė.
-
-
- Trepca.net:
A prisni momentin tė deklaroni diēka tė veēantė ose,
mbase, ti drejtoheni me ndonjė porosi opinionit?
-
- Flamuri:
Po, ka kohė qė unė kam njė dėshirė tė madhe tė
lėshoj njė kėrkesė pėr opinionin e gjerė. Me kėtė rast
dėshiroj tu drejtohem Policisė sė UNMIK-ut, Qeverisė,
Kuvendit dhe Presidencės sė Kosovės qė sa mė parė tė bėjnė
ndriqimin e vrasjes sė vėllaut tim Xhemail Mustafės, i cili
tėrė jetėn ia kushtoi Kosovės dhe tė gjitha vėrasjeve
tjera.
-
- Unė
nuk e di se pėr ēfarė shteti demokratik flasim kur dihet se
u bėnė dy vite nga vrasja e njė kėshilltari tė njė
presidenti nė prag tė banesė sė tij dhe deri mė sot nuk
ėshtė ndriquar rasti. Kosova kurrnjėherė nuk mund tė jetė
demokratike derisa kriminelėt sorollaten shlirshėm dhe
vazhdojnė me vrasje tė tjera.
-
- Unė
po e pėrfundoj me njė citat tė shkėputur nga shkrimi
Rekuiem pėr mjeshtrin e lirisė tė Fazli Hajrizit :
Bajlozėt e vranė Xhemėn. Tė paktėn tia kishin
falur edhe njė minutė jetė qė tė bėnte edhe nje lutje pėr
shqiptarėt, qė ti shpėtojė Zoti nga apokalipsa
|
|
|
Copyright©2000-2002
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e
rezervuara.
|
|
|