| |
 |

|
|
|
Mesazh
i Presidentit Rugova pėr 28 Nėntorin, Ditėn e Flamurit |
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
27 nėntor 2002
/TN / QIK - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me rastin e 28
Nėntorit - Ditės sė Flamurit, qytetarėve tė Kosovės u ėshtė
drejtuar me kėtė mesazh.
-
- Pėr Ditėn e Flamurit, 28 Nėntorin, ju shpreh urimet e mia tė
sinqerta dhe krenare, ashtu siē e ndiejmė dhe e nderojmė tė
gjithė ne kėtė ditė.
-
Dita e 28 Nėntorit ėshtė data mė e shėnuar nė historinė moderne
shqiptare pas 28 Nėntorit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
-
Dita e 28 Nėntorit e vitit 1912 ėshtė po ashtu Dita e Pavarėsisė
shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarėve.
-
Nė kėto 90 vjet, shqiptarėt u forcuan nė tė gjitha viset e tyre.
Pavarėsia e Kosovės, qė bazohet nė vullnetin e shprehur tė
popullit, do tė qetėsonte Kosovėn, tė gjithė shqiptarėt dhe kėtė
pjesė tė Evropės e tė botės.
-
Pra, njė Kosovė e pavarur, e integruar nė NATO, nė BE dhe nė
miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė ėshtė pėrcaktimi i popullit tė
saj.
-
Nė Ditėn e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarėve nė
Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi, ėshtė evident
dhe nė progres e sipėr.
-
Po ashtu, edhe Shqipėria ėshtė nė rrugė tė mirė tė konsolidimit
demokratik dhe ekonomik.
-
Pėr kėto tri vjet pas luftės, Kosova ka pasur njė progres tė
madh nė tė gjitha fushat e jetės. Kjo ėshtė bėrė me pėrkrahjen e
miqve tanė dhe nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kėshtu,
Kosova po forcohet gjithnjė e mė shumė si shoqėri dhe shtet
demokratik, pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė saj, dhe pret
njohjen formale, qė do t'i shpejtonte proceset demokratike dhe
ekonomike.
-
Me fat Dita e Flamurit!
-
Zoti i bekoftė tė gjithė shqiptarėt!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj tė qytetėruar!, -
thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės,
-
Ibrahim Rugova.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|