|
 |
|
- Prishtinė,
11 qershor 2002 / TN /QIK
- Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin
e 12 Qershorit - Ditės sė hyrjes sė trupave tė
NATO-s qė vlerėsohet si ditė e ēlirimit tė Kosovės,
u ka drejtuar sot njė mesazh qytetarėve tė Kosovės.
Nė kėtė mesazh thuhet:
-
Qyetarė tė nderuar tė Kosovės,
Me rastin e 12 Qershorit Ditės sė hyrjes sė
trupave tė NATO-s nė Kosovė, qė ėshtė Ditė e
lirisė sė Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
Dita e 12 Qershorit ėshtė njė nga ditėt mė tė mėdha
nė historinė e Kosovės tė Dardanisė antike.
|
-
- Sot,
pas tri vjetėsh, do pranuar se Kosova e lirė ka pasur njė
progres tė madh nė tė gjitha segmentet e jetės, falė
miqve tanė dhe popullit tė gjallė e dinamik tė Kosovės.
Prandaj, njohja formale e Pavarėsisė sė Kosovės shtrohet
si detyrė e drejtpėrdrejtė nė tė cilėn po punojmė
intensivisht.
Me kėtė rast urime tė ngrohta u shprehim ushtarėve dhe
Komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Valenten.
Poashtu, urime tė pėrzemėrta i shprehim kryeadministratorit
tė Kosovės, zotit Mihael Steiner dhe OSBE-sė.
Urime tė sinqerta u shprehim pėrfaqėsuesve diplomatikė nė
kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė.
Nė kėtė ditė gėzimi tė lirisė sė Kosovės pėrshėndesim
presidentin Bush, kryeministrin Bler, presidentin Shirak,
kancelarin Shrėder dhe kryeministrin Berluskoni.
Pėrshėndetje tė madhe i dėrgojmė Papa Gjon Pali II pėr
kujdesin e tij pėr Kosovėn.
-
Zonja dhe zotėrinj,
Dėshiroj t'ju njoftoj se sot kam vendosur tė kėrkoj nga
Kuvendi i Kosovės qė ditėn e 12 Qershorit ta shpallė Ditė
tė Lirisė sė Kosovės, qė do tė festohet nė tė gjithė
vendin.
Gėzuar
Dita e Lirisė.
Zoti e bekoftė Kosovėn, - thuhet nė fund tė mesazhit tė
presidentit tė Kosovės.
|
|