|
Pėrmbajtja:
- Dr.Rugova theksoi se "ishte qėndrim i gjithė
Kuvendit qė Kosova duhet tė njihet sa mė parė, pra
pavarėsia e saj, sepse do tė qetėsonte rajonin dhe
do tė hapte perspektiva pėr zhvillimin ekonomik e
demokratik tė Kosovės".
-
-
Pėrfunduan
diskutimet nė Kuvendin e LDK-sė, votohet lista prej
102 kandidatėve pėr Kėshillin e Pėrgjithshėm
-
- Prishtinė,
8 qershor 2002 (QIK)
Rreth programit tė LDK-sė u zhvilluan debate tė
frytshme dhe konstruktive, sikurse qė u debatua edhe
rreth ēėshtjeve e problemeve tė tjera. Akademik
Nexhat Daci, duke u pėrqendruar nė programin e
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, z. Daci foli pėr
rrjedhat shoqėrore dhe inkuadrimin e kėsaj partie nė
kėto rrjedha, duke u paraprirė shumicės sė
rrjedhave.
-
- Ndėrkaq, Fatmir Rexhepi, kėrkoi nga delegatėt
dhe nga partia qė tė gjenden alternativat pėr financimin e
LDK-sė, buxhetin e qėndrueshėm, sepse pa fonde dhe pa
buxhet, tha ai, ėshtė vėshtirė tė zhvillohet njė
aktivitet i dendur dhe pėr t'u kryer punėt tė cilat kėrkohen
nga programi dhe obligimet qė dalė nga aktiviteti partiak.
-
- Ai tha se duhet tė kontaktohet dhe tė
zhvillohet njė kontakt mė i dendur me diasporėn. Njėkohėsisht
ai u bėri thirrje institucionėve kombėtare, pėrkatėsisht
Qeverisė qė tė ketė parasysh dhe tė parashikojė
financimin e aktiviteteve tė partive politike mė njė pėrqindje
tė caktuar nga buxheti i vet.
Muharrem Shabani tha se duhet tė kėrkohet nga insititucionet
shtetėrore qė tė caktohen datat historike dhe pėrvjetorėt,
nė mėnyrė qė ata tė shėnohen nė mėnyrė zyrtare. Ndėrkaq,
Dr. Alush Gashi mbėshteti programin dhe diskutimin e
propozuar nga Sabri Hamiti. Rregulloren e Kuvendit IV e
paraqiti Naim Jerliu.
-
- Pas debateve u aprovua perogrami i LDK-sė,
Deklarata politike, Rregullorja e punės sė Kuvendit IV tė
LDK-sė. Pastaj u paraqit lista prej 102 kandidatėve pėr Kėshillin
e Pėrgjithshėm nga 285 delegatėt e deleguar nga degėt e
LDK-sė nė Kosovė dhe nė Diasporė, prej tė cilėve do tė
zgjedhen 75 anėtarėt e rinj tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
-
-
Deklarata
e Kuvendit IV tė LDK-sė e miratuar mė 8 qershor 2002
-
- I. LDK-ja vlerėson se tri vjet pas lufte,
Kosova e lirė ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha
fushat e jetės.
II. Lidhja Demokratike e Kosovės do tė punojė intensivisht
nė njohjen formale sa mė tė shpejtė tė Pavarėsisė sė
Kosovės. Kjo do tė qetėsonte rajonin tonė, kėtė pjesė tė
Evropės e tė botės, do tė hiqte frikėn e qytetarėve pėr
tė ardhmen e tyre dhe do tė shpejtonte proceset demokratike
e ekonomike tė Kosovės.
III. LDK-ja do t'i pėrkrahė institucionet e Kosovės
Presidencėn, Kuvendin dhe Qeverinė.
IV. LDK-ja do tė angazhohet pėr njė zhvillim ekonomik tė
Kosovės, pėr privatizimin, investimet dhe krijimin e vendeve
tė punės pėr tė rinjtė. Kėtė do ta bėjė nė kuadėr tė
institucioneve tė Kosovės dhe do tė japė iniciativa si
parti nė bazė tė Programit tė saj operativ.
V. LDK-ja do tė punojė sė bashku me institucionet e Kosovės,
KFOR-in dhe UNMIK-un nė forcimin e sigurisė dhe tė
stabilitetit politik.
VI. LDK-ja do tė angazhohet pėr mbrojtjen dhe integrimin e
grupeve etnike, minoriteteve, nė shoqėrinė dhe nė shtetin
e Kosovės.
VII. LDK-ja do tė punojė pėr njė qarkullim tė lirė nė
gjithė territorin e Kosovės dhe nė integrimin e qytetit tė
Mitrovicės.
-
VIII. LDK-ja do tė forcojė edhe mė shumė bashkėpunimin me
UNMIK-un, KFOR-in, OSBE-nė dhe me shoqatat joqeveritare e
qeveritare qė veprojnė nė Kosovė.
IX. LDK-ja do tė punojė nė integrimin mė tė shpejtė tė
Kosovės nė BE, nė NATO dhe do tė forcojė lidhjet miqėsore
me SHBA.
X. LDK-ja do tė punojė qė Kosova tė ndėrtojė marrėdhėnie
tė mira me fqinjėt e saj.
XI. LDK-ja do tė punojė nė ruajtjen dhe ngritjen e imixhit
pozitiv tė Kosovės nė planin ndėrkombėtar.
XII. Tė shėnohet 12 qershori si ditė nacionale e Kosovės.
-
-
Delegatėt
e Kuvendit tė katėrt tė LDK-sė miratuan Programin dhe
Deklaratėn politike
-
- Prishtinė,
8 qershor 2002 (QIK)
- Kuvendi i katėrt i LDK-sė po i vazhdoi punimet sipa
srednit tė paraparė tė ditės. Deri mė tash delegatėt
miratuan Porgramin e LDK-sė, aprovuan njė Deklaratė
politike, dhe propozuan kandidatėt e mundshėm pėr Kėshillin
e ri tė Pėrgjithshėm.
- Pėr
momentin delegatėt janė duke votuar me vota tė fshehta pėr
kandidatėt e propozuar, kurse procesi i numėrimit tė votave
paksa do tė vonojė.
- Nė
vazhdim do tė japim pjesė nga Programi i LDK-sė dhe
Deklaratėn e plotė tė Kuvendit tė katėrt.
-
Thekse
nga Programi i LDK-sė
-
- LDK u bė promotore e demokracisė dhe
kundėrshtare e madhe e totalitarizmit
Lidhja Demokratike e Kosovės, si lėvizje dhe parti
demokratike moderne mbėshtetet nė traditėn e pėrpjekjeve tė
shqiptarėve pėr pavarėsi dhe liri tė Kosovės.
-
- Menjėherė pas formimit tė saj nė dhjetor tė
vitit 1989, nga njė grup intelektualėsh nė krye me Dr.
Ibrahim Rugovėn, mori nė gjiun e vet njerėz tė shtresave tė
ndryshme qė mbėshtesin vlerat morale e qytetėruese tė
shqiptarėve se liria dhe pavarėsia janė parakushte tė
ekzistencės sė njė populli.
-
- Ajo u bė integruese dhe harmonizuese e
energjive tė kombit, qė shpien nė njė bashkim mendor e
shpirtėror, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit tė vet
pa prekur tė drejtat e tė tjerėve.
Duke u bėrė artikuluese e vullnetit pėr pavarėsi tė Kosovės,
LDK u bė promotore e demokracisė dhe kundėrshtare e madhe e
totalitarizmit, duke bėrė njė pėrqėndrim politik e njė
organizim tė gjithanshėm, ku konkurrenca e ideve ka vlerė e
kuptim deri nė nivelin e marrėveshjes dhe atėherė merr
formėn e veprimit tė pahamendje. Si forca mė e madhe
bashkuese politike e shqiptarėve ajo u priu veprimeve
politike shtetformuese tė Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės, drejt qėllimit madhor historik
pavarėsisė sė Kosovės, kėrkoi harmonizimin e
energjive tė brendshme tė shqiptarėve dhe ndihmėn e miqve
qė njohin tė drejtat e kombeve pėr vetėvendosje. Si
artikuluese autentike e vullnetit politik tė popullit tė
Kosovės, kjo lidhje kėtė vullnet e ngriti nė vullnet
institucional: me organizimin e shpalljes sė Deklaratės
Kushtetuese 1990, nxjerrjes sė Kushtetutės sė Kaēanikut
1990, organizimit tė Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės
1991 dhe Zgjedhjet parlamentare e presidenciale tė Republikės
sė Kosovės 1992 e 1998. Nė tė dy zgjedhjet Lidhja
Demokratike e Kosovės e ka fituar shumicėn absolute nė
Parlamentin e Republikės sė Kosovės dhe Dr. Ibrahim Rugova
ėshtė zgjedhur Kryetar i Kosovės.
Duke u pėrcaktuar pėr tolerancė dhe dialog, LDK thuajse njė
decenie bėri pėrpjekje qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet
me mjete politike e demokratike. Ajo organizoi njė rezistencė
tė fuqishme tė gjithė popullit tė mbėshtetur nė marrėveshje
e solidaritet duke ndėrtuar jetėn institucionale qė sot
njihet nė botė si shtet paralel i pavarur".
Nė vitet 1998 e 1999, kur Beogradi vendosi tė shkatėrrojė
me luftė shtetin e Kosovės duke bėrė masakra e shkatėrrime
me pėrmasa tė gjenocidit mbi shqiptarėt, LDK ja pėrkrahu,
ndihmoi dhe mori pjesė nė rezistencėn e armatosur. Si
rezultat i rezistencės sė organizuar tė Kosovės dhe i
mbrojtjes sė njė populli, pasoi intervenimi ajror i
NATOs. Kėshtu mė 12 qershor tė vitit 1999, forcat e
NATOs dhe tė KFORit hynė nė Kosovė, qė sot
konsiderohet nga populli si ditė e lirisė sė Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės gjatė veprimit tė saj gjithmonė
ka vlerėsuar se pavarėsia e Kosovės, si ēėshtje
ekzistenciale pėr Kosovėn dhe popullin e saj, ėshtė ēėshtje
e madhe politike edhe pėr rajonin dhe nuk mund tė zgjidhet
pa ndihmėn ndėrkombėtare, nė rend tė parė tė SHBA-ve
dhe Bashkimit Evropian. Tash qė kjo ndihmė ėshtė bėrė
vepėr, LDKja bashkėpunon ngushtė me KFORin,
UNMIKun dhe OSBEnė pėr ta rindėrtuar Kosovėn nė fazėn
kalimtare drejt qėllimit pėrfundimtar tė lirisė, tė pavarėsisė
dhe tė demokracisė sė saj.
-
- Lidhja Demokratike e Kosovės kėtė Program e
ka vėnė nė zbatim nė zgjedhjet pėr pushtetin lokal tė
organizuara nė vitin 2000 si dhe nė ato nacionale pėr
pushtetin qendror, respektivisht, pėr institucionet e Kosovės
tė organizuara mė 2001, nė tė cilat ka fituar shumicėn e
vendeve.
Kuvendi i Katėrt zgjedhor i LDK sė Programin pėr
zgjedhjet nacionale 2001, qė ėshtė program operativ e
shpall platformė tė tashme, afatmesme dhe afatgjate tė
veprimit tė vet nė ndėrtimin e shoqėrisė dhe shtetit
demokratik e prosperues tė Kosovės (...).
-
-
Diskutime
nė Kuvend
-
- S.Hamiti:
Nuk ka Kosovė tė pavarur pa demokraci, as demokraci pa Kosovė
tė pavarur
LDK-ja ka qenė dhe ka mbetur partia e parė dhe mė e madhe
demokratike nė botėn shqiptare postkomuniste. Prandaj, deri
mė sot e pėrgjithnjė ėshtė vendosur nė qendėr e nė
krahun e djathtė tė politikės shqiptare.
LDK-nė e kanė formuar intelektualėt nė krye mė Ibrahim
Rugovėn, prandaj nė themelin e saj janė vendosur pėrgjithmonė
kultura, vlera, virtyti, besimi e toleranca si pėrbėrės tė
kulturės autentike shqiptare dhe tė pėrgjithshme perėndimore.
Nė LDK, qė nė fillim, nė vijim e mė vonė, kanė hyrė
shqiptarėt e moshave e tė shtresave tė ndryshme, duke ia dhėnė
karakterin e njė organizmi tė gjerė. Prandaj, ajo ėshtė
karakterizuar me bashkimin e solidaritetin duke u bėrė zėartikuluese
e vullnetit politik tė qytetarėve.
LDK duke shprehur vullnetin politik tė qytetarėve qė nė
fillim dhe nė vijim ka shpallur idenė dhe veprimin politik qė
Pavarėsia e Kosovės, si zgjidhje optimale ėshtė domosdo e
ekzistencės dhe parakusht pėr lirinė dhe demokracinė e
saj. Prandaj veprimi i saj politik ka shkuar nėpėr shkallėt
e rezistencės politike e tė rezistencės sė armatosur kundėr
pushtimit.
LDK ėshtė kundėr diktaturės dhe anarkisė, duke ditur qė
vullneti politik mund tė jetėsohet e funksionalizohet vetėm
kur tė kthehet nė institucione demokratike. Prandaj ka
kultivuar demokracinė e brendshme nėpėrmjet zgjedhjeve
brenda saj, ashtu dhe duke zbatuar procesin e konkurrencės pėr
tė zbatuar vlerat nė zgjedhjet e lira e demokratike pėr
institucionet pushtetore.
LDK nė natyrėn e veprimit tė vet ka marrėveshjen e bashkėpunimin.
Prandaj ka krijuar njė marrėdhėnie me partitė e tjera
shqiptare nė Kosovė e jashtė saj pėr tė arrituar
bashkimin pėr qėllime tė mėdha; poashtu ka krijuar lidhje
e miqėsi me tė gjithė qė pėrkrahin lirinė e demokracinė
e Kosovės.
LDK ka kaluar nėpėr sprova tė rėnda, mirėpo ka qėndruar
sepse ka pasur vizion e qėndrueshmėri tė programit.
E sot ku ėshtė e ku shkon Lidhja Demokratike? A kanė
ndryshuar rrethanat? Si duket programi e veprimi i saj nė kėto
rrethana duke ndjekur vizionet e saj.
Sė pari Lidhja Demokratike do tė ketė shndėrrime tė
brendshme duke kaluar nga fronti i rezistencės e i refuzimit
tė hullitė e ndėrtimit. Pėr kėtė qėllim duhen anėtarė
qė i mban besimi nė program, por edhe mė shumė anėtarė qė
me dije e pėrkushtim programin do ta bėjnė vepėr.
Sė dyti, duke qenė dike pjesėmarrėse nė pushtet e diku
ushtruese e pushtetit, Lidhja Demokratike e ka tė domosdoshme
qė programi i saj tė bėhet konkret dhe tė matet e tė
provohet me nevojat e interesat konkrete jetėsore tė qytetarėve.
Suksesi i veprimit tė kėtillė do tė provohet shumė shpejt
nė zgjedhjet e reja, qofshin nacionale apo lokale.
Sė treti, LDK, duke ditur qė Kosova qeveriset nė njė bashkėpunim
ndėrmjet tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė dhe tė pėrgjegjėsve
vendės, duhet tė punojė me tė gjitha energjitė pėr tė
marrė kompetenca e pėrgjegjėsi pėr Kosovėn, edhe nė
rastet kur ky proces ecėn me vėshtirėsi pėr shkak tė njė
rezistence tė paarsyeshme tė burokratėve tė UNMIK-ut.
Sė katėrti, tė zgjedhurit e LDK-sė, qofshin ata kėshilltarė
komunalė a deputetė tė Kuvendit, qofshin ata funksionarė
ekzekutivė apo ministra kanė pėrgjėgjėsitė pėr zbatimin
e programit tė Partisė nėpėrmjet tė tė cilit kanė marrė
mandatet.
-
- Janė naive e tė papranueshme artikulimet e
aty-kėtushme, qė funksionarėt humbin ngjyrat e programit tė
partisė sė vet pėr t'u bėrė tė gjithpranueshėm, gjoja
se pėr tė qenė tė pavarur, tė paanshėm. Respektimi i
ligjit e ndershmėria janė alfa e omega e funksionarit, por
njeriu nė shėrbim kurrė nuk mund tė jetė i pavarur. Ai ėshtė
nė shėrbim dhe ushtron kompetenca dhe pėrgjegjėsi duke
zbatuar njė program e njė mandat.
Sė pesti, LDK ka njė qėllim themelor, pėr ta bėrė Kosovės
tė pavarur e demokratike. Tash kėto janė tė lidhura edhe sė
brendshmi edhe sė jashtmi. Nuk ka Kosovė tė pavarur pa
demokraci. As demokraci nuk mund tė ketė pa Kosovėn e
pavarur.
-
Sh.Ukaj: Tė ashtuquajtura
media tė pavarura sulmuan brutalisht LDK-nė
Delegati Shefki Ukaj nė diskutimin e tij vuri theksin nė
avancimin e informimit brendapėrbrenda LDK-sė, duke kėrkuar
qė udhėheqja e re t'i kushtojė rėndėsi mė tė madhe kėtij
segmenti nėse ajo pretendon edhe mė tutje tė mbetet forca
kryesore politike nė Kosovė.
-
- Ai nė vazhdim tha se pėr tė ėshtė e
pakuptimtė pėrse Qendra pėr Informim e Kosovės (QIK), e
cila ka qenė zėdhėnės i fuqishėm pėr ndėrkombėtarizimin
e ēėshtjes sė Kosovės, pėrkatėsisht pavarėsisė sė
saj, tė lihet anash dhe tė tregohet shumė pak kujdes pėr tė.
-
- Z.Ukaj theksoi se nuk ishte e rastėsishme se me
tė filluar bombardimet e NATO-s kundėr pozicioneve militare
e paramilitare serbe, forcat serbe nė shenjė revanshi dogjėn
selinė e QIK-ut, qė duke shpėrndarė tė vėrtetėn pėr
Kosovėn ishte nė shenjestėr tė sulmeve tė para.
-
- Ėshtė fakt i pakontestueshėm se Qendra pėr
Informim e Kosovės me stafin e saj tė guximshėm dhe tė
palodhshėm me lajmet nė gjuhėn shqipe, anglishte,
frengjishte dhe gjermanishte, duke shpėrndarė me vite tė tėra
tė vėrtetėn pėr Kosovėn nė tė gjitha anėt e botės,
kishte krijuar emėr dhe besim tė madh nė opinionin ndėrkombėtar,
tha Shefki Ukaj, duke shtuar se mjerisht, pas luftės nė vend
qė QIK-u tė forcohej, u la pas dore.
Me kėtė rast ai kritikoi disa media tė pavarura tė cilat
kanė sulmuar nė mėnyrė brutale LDK-nė dhe udhėheqėsin e
saj, duke shpifur e gėnjyer kundėr saj dhe duke u pėrpjekur
tė krijojnė njė imazh negativ pėr tė dhe pėr ta
kompremituar si lėvizje demokratike.
-
-
Fjala
e kryetarit tė LDK-sė nė Kuvendin e katėrt zgjedhor
Ibrahim
Rugova: Themi
me mburrje se LDK-ja ėshtė kapitulli qendror i progresit tė
popullit tė Kosovės
Prishtinė, 8 qershor 2002 (QIK) - Kryetari i LDK-sė Ibrahim Rugova paraqiti referarin pėr punėn dhe
aktivitetin e LDK-sė pėr periduhėn mes dy kuvendeve. Nė
vazhdim po transmetojnė nė tėrėsi fjalėn e kryetarit
Rugova.
- Sot kemi njė moment solemn.
-
- Ėshtė moment solemn, sepse mbajtja e Kuvendit
tonė tė katėrt zgjedhor po bėhet nė Kosovėn e lirė, nė
Kosovėn tonė tė dashur. Dhe mbajtja e kėtij Kuvendi
koincidon pikėrisht me 12 qershorin, kur po mbushen tri vjet
tė lirisė sė Kosovės, ditėn kur trupat e NATO-s hynė nė
Kosovė. Kėtė ditė qė tri vjet populli i Kosovės e feston
si ditė nacionale tė lirisė.
Sot, tri vjet nė liri, mund tė themi se Kosova ka pasur njė
progres tė madh nė tė gjitha segmentet e jetės. Ky progres
ėshtė bėrė sė bashku me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė si
dhe me shumė organizata qeveritare e joqeveritare qė janė tė
pranishme nė Kosovė. LDK-ja mund tė themi me mburrje ėshtė
kapitulli qendror i kėtij progresi tė popullit tė Kosovės.
LDK-ja thuajse pėr dhjetė vjet veproi si parti-lėvizje nė
organizimin dhe mbajtjen e jetės sė Kosovės.
-
- Ajo, sė bashku me partitė e tjera politike i
vuri themelet e shtetit tė Kosovės pėrmes veprave tė mėdha
siē janė Deklarata e Pavarėsisė mė 1990, Kushtetuta e
Republikės sė Kosovės mė 1990, pastaj organizimi i
Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės mė 1991, kur pėr
herė tė parė nė historinė e Kosovės u shpreh dhe u vėrtetua
vullneti politik i popullit nė formė plebishitare.
-
- Po ashtu akt madhor ishte organizimi i
zgjedhjeve nacionale presidenciale e parlamentare mė 1992 dhe
mė 1998 qė mbanin nė veprim shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
Do pėrkujtuar me kėtė rast se LDK-ja bashkė me partitė e
tjera u angazhua pėr koordinimin e veprimeve. Kėshtu mė
1991 u themelua Kėshilli Koordinues i partive politike
shqiptare tė Kosovės, nė Maqedoni, nė Preshevė dhe Mal tė
Zi.
-
- Nga ky koordinim ka dalė dokumenti i rėndėsishėm
pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė rajonin tonė, qė
njihet si "dokument i tri opcioneve", qė edhe sot
shėrben si bazė e veprimeve tona.
Nė pėrgjithėsi LDK-ja organizoi jetėn nė Kosovė nė tė
gjitha fushat duke ndėrtuar shtetin e Kosovės. Nė vitin
1998, kur pushtuesi vendosi tė sulmojė Kosovėn duke bėrė
masakra e shkatėrrime LDK-ja pėrkrahu dhe mori pjesė nė
rezistencėn e armatosur nė mbrojtje tė Kosovės, qė me ndėrhyrjen
e NATO-s dhe tė miqve tanė u kurorėzua me lirinė e Kosovės,
pikėrisht para tri vjetėve.
Nė Kosovėn e lirė, LDK-ja u konsolidua mė shumė, sepse
sot ka mundėsi tė veprojė si parti e lirė e qytetarėve tė
lirė. Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2001 LDK-ja doli fituese
dhe po ashtu nė zgjedhjet nacionale tė vitit 2001 fitoi
shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Kosovės.
-
- Qytetarėt e Kosovės, edhe tash votuan pėr
LDK-nė, sepse i besojnė filozofisė sė saj politike dhe
veprimit praktik tė saj nė jetėn e pėrditshme tė Kosovės.
Po ashtu u prit mirė nga qytetarėt e Kosovės kompromisi
demokratik i LDK-sė me partitė e tjera pėr ndėrtimin e
institucioneve tė Kosovės.
-
- Gjithė kėtė e bėri pėr tė mirėn e Kosovės.
Kjo ndikoi pozitivisht ne stabilitetin politik tė vendit. Dhe
tė gjithė ne nxorėm njė mėsim se nė jetėn demokratike
kompromiset janė produktive, e sidomos kur janė nė tė mirė
tė Kosovės.
LDK-ja ka njė organizim tė gjerė e tė qėndrueshėm nė
gjithė Kosovėn si dhe nė diasporė. Pra kjo parti vazhdon tė
jetė parti qendrore nė jetėn politike tė Kosovės. Kėtė
e treguan edhe zgjedhjet brenda LDK-sė, qė u mbajtėn gjatė
marsit dhe prillit tė kėtij viti, ku morėn pjesė me mijėra
aktivistė tė devotshėm tė saj.
-
- Mund tė themi se me kėto zgjedhje LDK-ja u pėrtri
mė shumė me njerėz tė rinj dhe vuri nė lėvizje
potencialin e vet tė madh tė brendshėm. Pra reflektoi me
energji pozitive.
-
- Po ashtu me kėto zgjedhje LDK-ja do tė jetė mė
funksionale qė t'u pėrgjigjet detyrave tė ardhshme.
Gjithsesi LDK-ja po profilizohet gjithnjė e mė shumė si
parti e tipit perėndimor. Ky ishte pėrcaktimi i vazhdueshėm
i saj. Besojmė se ky Kuvend zgjedhor do tė forcojė e
modernizojė mė shumė LDK-nė duke respektuar traditėn e
saj trembėdhjetėvjeēare, duke ruajtur masivitetin e saj dhe
duke u funksionalizuar.
Objektivat kryesorė tė LDK-sė nė tė ardhmen do tė jenė:
profilizimi i LDK-sė, zhvillimi i strukturave tė LDK-sė qė
tė jenė mė afėr qytetarėve-votuesve dhe kėrkesave tė
tyre.
LDK-ja do tė punojė nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, qė
tė krijohen mė shumė vende tė punės pėr tė rinjtė. Pėrkrah
procesin e privatizimit dhe forcimin e mirėqenies sė qytetarėve.
Po ashtu do tu japė pėrkrahje institucioneve tė Kosovės:
Presidencės, Kuvendit dhe Qeverisė. Do tė ndikojė te kėto
institucione si dhe te institucionet e pushtetit lokal qė tė
realizohen objektivat e saj. Po ashtu LDK-ja do tė ndėrmarrė
iniciativa tė ndryshme nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė
Kosovės.
LDK-ja do t'i kushtojė kujdes tė duhur mbrojtjes dhe
integrimit tė grupeve etnike-minoriteteve nė shoqėrinė dhe
shtetin e Kosovės. LDK-ja do tė punojė intensivisht nė
njohjen sa mė tė shpejtė tė Pavarėsisė sė Kosovės, si
element kyē pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e qytetarėve tė
saj.
-
- Po ashtu LDK-ja
do tė vazhdojė tė bashkėpunojė me KFOR-in, UNMIK-un dhe
OSBE-nė pėr mė shumė siguri, zhvillim dhe stabilitet nė
Kosovė pėr tė gjithė.
Sot kur po i zgjedhim organet e reja tė LDK-sė, i kujtojmė
me krenari ata qė nuk janė sot me ne pėr t'u zgjedhur prapė
e qė me vite e rritėn veprėn e LDK-sė dhe madhėshtinė e
saj. Pra e kujtojmė me nderim Prof. Aganin me energji tė
pashterrshme pėr LDK-nė dhe Kosovėn, Prof. Latif Berishėn,
Enver Malokun, Xhemajl Mustafėn, Shaban Manajn e shumė e
shumė aktivistė tė tjerė tė devotshėm.
Sot nė kėtė Kuvend dėshiroj t'i shpreh mirėnjohje
Presidentit Bush - pra Bushit Plak pėr Kėrcėnimin e Kėrshėndellave
me ē'rast vendosi "Vijėn e kuqe" nė mbrojtje tė
Kosovės mė 1992. Kjo ishte njė ngjarje me rėndėsi nė
fillim tė mbrojtjes sė Kosovės qė u realizua mė vonė nga
SHBA dhe aleatėt evropianė.
Me kėtė rast nga ky Kuvend pėrshėndesim Presidentin Bush,
Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shrėder
dhe Kryeministrin Berluskoni pėr pėrkrahjen qė po i japin
Kosovės nė zhvillimin e saj nė liri.
Si gjithmonė nė mėnyrė tė veēantė pėrshėndesim Papa
Gjon Pali II pėr kujdesin e tij tė vazhdueshėm pėr Kosovėn,
pėr Dardaninė antike.
Paēim punė tė mbarė.
Zoti e bekoftė Kosovėn.
-
-
Kuvendin
IV tė LDK-sė e pėrshėndetėn shumė mysafirė
B.Mustafaj: LDK-ja diti dhe
arriti tė krijojė miq e aleatė pėr Kosovėn dhe qė e
solli lirinė e pavarėsinė
Prishinė, 8 qershor (QIK) - Nė vazhdim punimet e
Kuvendit IV tė LDK-sė i pėrshėndetėn mysafirė tė shumtė
vendorė e ndėrkombėtarė. Fjalėn e mori i pari Majkėll
Klein, pėrfaqėsues i Zyrės amerikane nė Prishtinė, i cili
pasi pėrshendeti delegatėt, kryetarin Ibrahim Rugova dhe
mysafirėt e tjerė, tha se LDK-ja e ka transformuar Kosovėn,
duke e theksuar se LDK-ja i ka dhėnė Kosovės gati gjysmėn
e deputetėve pėr Parlamentin tė Kosovės, ka dhėnė
kryetarin e Parlamentit dhe Presidentin e Kosovės. Ai i uroi
punė tė mbarė Kuvendin dhe suksese tė mėtejshme LDK-sė.
Ndėrkaq, nė emėr tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė,
Kuvendin dhe kryetarin Ibrahim Rugova i pėrshendeti Besnik
Mustafaj, sekretar pėr marrėdhėnie me jashtė i kėsaj
partie.
-
- Ai tha se PD-ja i ka dha kėtė nder qė ta pėrfaqėsojė
dhe ta pėrshendesė Kuvendin IV tė LDK-sė, Presidentin
Rugova dhe popullin e Kosovės. Z. Mustafaj tha se LDK-ja
ishte e para parti antikomuniste qė ia hapi rrugėn partive
politike nė Shqipėri dhe mė gjerė.
-
- Zoti Mustafaj pastaj dha vlerėsime tė larta pėr
LDK-nė, rrugėn e saj tė vėshtirė dhe tė mundimshme, por
qė diti dhe arriti tė krijojė miq e aleatė pėr Kosovėn
dhe qė e solli lirinė e pavarėsinė.
Pastaj, akademik Mark Krasniqi pėrshėndeti nė emėr tė
Partisė Shqiptare Demokristiane, duke theksuar meritat e
LDK-sė pėr lirinė e Kosovės dhe meritat e kryetarit
Rugova, pėr siē tha ai, "lirinė qė gėzojmė sot nė
Kosovė me ndihmėn e aleatėve tanė SHBA-tė, Evropėn Perėndimore
dhe NATO-n, por edhe me partitė alete tė LDK-sė".
Mehmet Bardhi foli nė emėr tė LDK- sė Malit tė Zi. Ai tha
se shqiptarėt e kėtyre territoreve etnike falendrojnė Kosovėn
pėr ndihmėn qė u dhanė, sidomos nė arsimimin e tyre.
-
- Behlul Nasufi pėrshendeti nė emėr tė Partisė
pėr Veprim Demokratik nė Preshevė, kurse Fuad Nimani nga
Unioni Dekratik Shqiptar. Ndėrkaq, Gjergj
Dedaj, kryetar i
PLK-sė tha se Dr. Ibrahim Rugova ėshtė pėr Kosovėn, ai qė
ėshtė pėr SHBA-tė Abraham Linkolni dhe Uinston Ēerēili pėr
britanikėt.
-
- Nė vazhdim Kuvendin e pėrshendeti Kaqusha
Jashari kryetare e Partisė Socialdemokratike tė Kosovės,
Gani Xhafolli nė emėr tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Kosovės dhe pėrfaqėsuesi i Sindikatave tė Pavarura tė
Kosovės.
Kuvendi i vazhdon punimet e pasditės me zgjedhjen e Kėshillit
tė Pėrgjithshėm nga delegatėt e Kuvendit tė degėve tė
LDK-sė nga Kosova dhe diaspora.
-
-
Dr.
Ibrahim Rugova me aklamacion u rizgjodh kryetar i LDK-sė
-
- Prishtinė,
8 qershor 2002 (QIK)
Kuvendi IV i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė po
mbahet sot nė Prishtinė, rizgjodhi me aklamacion kryetar tė
LDK-sė pėr mandatin dyvjeēar Dr. Ibrahim Rugovėn.
Fillimisht propozimin e bėri Nimon Alimusaj, anėtar i
Komisionit kandidutes, qė u pėrcoll mė duartrokitje tė
gjata e frenetike. Pastaj delegatėt e Kuvendit IV tė
zgjedhur nga degėt e LDK-sė nė Kosovė dhe nė Diasporė,
vendosėn qė kryetari tė zgjedhet me aklamacion. Kėshtu,
pas vėnies nė vota delegatėt e Kuvendit me aklamacion
rizgjodhėn Dr. Ibrahim Rugovėn, kryetar tė Lidhjes
Demokratike.
Zgjedhja e Kryetarit u ndoq me duatrokitje tė gjata dhe tė
gjithė delegatėt e mysafirėt u ngritėn nė kėmbė pėr ta
pėrshėndetur Dr. Rugovėn.
Pastaj Ibrahim Rugova falėnderoi delegatėt pėr besimin e dhėnė
edhe pėr njė mandat tė ri duke thėnė sė bashku me anėtarėt
e LDK-sė dhe popullin e Kosovės do tė punojė pėr
realizimin e pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Nė
Prishtinė i filloi punimet Kuvendi i katėrt i LDK-sė
-
- Prishtinė,
8 qershor 2002 (QIK)
- Sot nė Prishtinė, nė mjediset e hotelit
"Grand", diēka pas orės 10,00 i filloi punimet
Kuvendi IV i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
-
- Pasi kori Colegium Cantorum kėndoi Himnin Kombėtar,
kryetari i LDK-sė Dr.Ibrahim Rugova i shpalli tė hapura
punimet e Kuvendit, i cili fill pastaj i ftoi delegatėt dhe
mysafirėt qė me njė minutė heshtje tė nderojnė tė gjithė
tė rėnėt pėr lirinė pavarėsinė dhe demokracinė nė
Kosovė.
Nė vazhdim u zgjodh Kryesia e punės sė Kuvendit, kurse
delegatėt miratuan rregulloren e punės sė Kuvendit dhe tė
organeve tė punės.
Referatin pėr punėn dhe aktivitetin e LDK-sė mes dy
kuvendeve e paraqiti kryetari i saj Dr. Ibrahim Rugova.
-
-
Propozimi
i Komisionit kandidues qė Ibrahim Rugova tė zgjedhet kryetar
i LDK-sė
-
- Prishtinė,
8 qershor 2002 (QIK)
- Anėtari i Krysisė sė LDK-sė Nimon Alimusaj, lexoi
propozimin e Komisionit kandidues pėr zgjedhjen e Dr. Ibrahim
Rugovės sėrish kryetar tė LDK-sė nė tė cilin thuhet.
Nė kėtė kuvend LDK-ja, po pėrmbyllė zgjedhjet e katėrta
partiake tė saj tė cilat i ka filluar disa ditė mė pare
dhe i ka mbajtur me 1467 aktive, nė 498 nėndegė dhe nė 36
degė brenda dhe 16 nė diasporė. Sot ajo me kėtė kuvend
kaq madhėshtor po zgjedh udhėheqjen mė tė lartė tė saj -
Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe Kryetarin e partisė.
E konsideroj veten tė privilegjuar dhe tė nderuar qė mė ėshtė
dhėnė rasti nė emer tė komisionit kandidues dhe tė
kryesisė tė jap propozimin e kandidatit pėr kryetar tė
LDK-sė.
Themelimin i LDK-sė si parti-levizje nė dhjetor tė vitit
1989 e konsiderojmė si ngjarje historike sepse kjo parti, dėshmon
puna e saj, bėri hapa historik dhe pati rezultate historike:
LDK-ja orientim themelor qė nga themelimi pati vetėvendosjen,
pavaresinė dhe demokratizimin esencial tė Kosovės nė tė
gjitha segmented e shoqėrisė, ishte mė tepėr se njė dekadė
integruese dhe harmonizuese e tė gjitha energjive tė kombit
pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit tė vet, tha
z.Alimusaj.
-
- LDK-ja pas 12 qershorit tė vitit 1999, bashkėpunoi
ngushtė me KFOR-in, UNMIK-un, OSBE-nė dhe me faktorin e
brendshėm pėr ta ndėrtuar Kosovėn dhe pėr ta ēuar atė
drejt qėllimit pėrfundimtarė.
Nė vazhdim ai tha se padyshim se kėto rezultate dhe ky
funksionim pėr lakmi i LDK-sė pėr 13 vjet rresht lidhet
ngushtė me emrin e kryetarit tė saj qė nga themelimi e deri
me sot, me emrin e dr.Ibrahim Rugovės.
"Nė bazė tė guximit dhe tė urtėsisė politike tė kėtij
politikani, tė njė kalibri politik qė ka kalon kufijtė
kombėtarė dhe tė paparė nė jetėn politike sė paku nė
katėr-pesė dekadat e fundit tė shekullit tė kaluar, LDK-ja
nuk u shpartallua nga brutaliteti mesjetar i Beogradit, dhe
nuk u margjinalizua as nga konkurrenca aq e madhe politike e
pasluftės. Ajo ishte, mbeti dhe do tė jetė edhe pėr njė
kohė forca mė e madhe politike nė Kosovė".
"Dr.Ibrhaim Rugova, pėr mė tepėr se njė dekadė,
ishte autoritet qėndror i Kosovės, i cili vazhdimisht e
kishte nocionin e njė bashkimi tė disciplinuar tė shqiptarėve;
Kėshtu Ibrahim Rugova me veprimtarinė e tij politike e kombėtare
dhe me udhėheqjen e lėvizjes demokratike tė shqiptarėve u
bė udhėheqes historik i shqiptarėve tė Kosovės. Ky status
politik e kombėtar i Ibrahim Rugovės ėshtė provuar me pėrkrahjen
e pėrgjithshme tė qytetarėve qė i dhanė Atij me votėn e
lirė nė tė gjitha zgjedhjet politike e pėrfaqėsuese nė
Kosovė ( u zgjodh tri herė kryetar i Kosovės dhe tri herė
kryetar i LDK-sė).
Dr. Ibrahim Rugova u bė kėshtu promovues i demokracisė nė
botėn shqiptare dhe udhėheqės politik i shqiptarėve i cili
u ēmua dhe ēmohet njėsoj brenda Kosovės dhe jashtė saj.
Ai kėshtu i kaloi kufijtė tradicionalė tė jetės sonė
politike. Ai kėshtu ishte dhe ėshtė dukuri novatore ne jetėn
politike tė Kosovės".
"Si i tillė Ibrahim Rugova nė kėto zgjedhjet e katėrta
tė LDK-sė me radhė tė cilat po i pėrmbyllim me kėtė
kuvend ėshtė propozuar nga tė gjitha strukturat e saj deri
nė kėtė kuvend, pėr funksionin e kryetarit tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės".
"Duke pasur parasysh tė gjitha kėto merita dhe vlera tė
Ibrahim Rugovės dhe propozimin e tė gjitha strukturave tė
LDK-sė, tė cilat identifikohen me politikėn e tij, kam
nderin qė nė emėr tė Komisionit kandidues tė propozoj pėr
kryetar tė LDK-sė edhe pėr mandatin e ardhshėm dyvjeēar
Dr. Ibrahim Rugovėn", tha nė fund z.Alimusaj.
-
-
Sot
paradite i fillon punimet Kuvendi IV i LDK-sė
-
- Prishtinė,
7 qershor 2002 (QIK)
Sot, nė orėn 10.00, nė Prishtinė, i fillon punimet Kuvendi
IV i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Referatin pėr punėn
katėrvjeēare tė LDK-sė mes dy kuvendeve do ta paraqesė
kryetari i saj, Dr.Ibrahim Rugova.
Nė Kuvendin e LDK-sė marrin pjesė 285 delegatė nga tė
gjitha degėt e vendit dhe tė diasporės, ku do tė zgjedhet
kryetari i partisė, Kėshilli i Pėrgjithshėm prej 75 anėtarėsh
dhe organet e tjera partiake.
-
- Gjithashtu delegatėt do tė miratojnė njė
deklaratė politike tė Kuvendit tė katėrt, si dhe programin
e statutin e partisė.
-
Kuvendi i zhvillon punimet nė mjediset e hotelit
"Grand" nė Prishtinė.
-
|
|