Bernard Kushner u shpall sot Doktor nderi i Universitetit tė Prishtinės

 
  
Bernard Kushneri - njeri i aksioneve dhe i humanizmit
 
Prishtinė, 29 mars 2002 TN / QIK - Sot nė Prishtinė, Dr. Bernard Kushner, ministėr francez i Shėndetėsisė dhe ish-kryeadministrator i OKB-sė nė Kosovė, u shpall Doctor Honoris Causa i Universitetit tė Prishtinės.
 
Nė solemnitetin e organizuar me kėtė rast, morėn pjesė dhe folėn personalitetet mė tė larta tė jetės politike dhe publike tė Kosovės, profesorė dhe studentė tė UP, si dhe mysafirė tė tjerė.

Fjalėn hyrėse e mbajti
Mihael Shtajner, kryeadministrator aktual i Kosovės, i cili pasi pėrshėndeti mysafirin nga Franca dhe personalitetet e tjera, nė fjalėn e vet ndėr tė tjera tha:
     
"Dhembshuria qė treguat ju karshi halleve tė kosovarėve, rritėn mirėkuptimin pėr ata qė vuajtėn nėn regjimin e Millosheviqit.
 
Ju denoncuat atė sistem i cili kishte shtypur popullatėn shqiptare. Njė sistem i cili kishte bllokuar qasjen e tyre nė arsim, vende tė punės dhe pėrfaqėsim politik", tha nė fjalėn e tij Shtajner.
 
Ai pastaj vazhdoi se Kushneri po nderohet sot kėtu pėr kujdesin dhe pėr udhėheqjen karizmatike nė ēuarjen e Kosovės pėrpara, nė njė periudhė tė vėshtirė menjėherė pas luftės.
 
"Por, mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar punėn tuaj, ėshtė qė ata qė pranuan kujdesin tuaj tė tregojnė tė njėjtin kujdes ndaj atyre tė cilėt kanė nevojė pėr tė tani", theksoi Shtajner.

"Ėshtė fakt se serbėt e Kosovės ende nuk e kanė lirinė e plotė tė lėvizjes. Ata nuk kanė mundėsi tė shfrytėzojnė pronėn e tyre dhe nuk ndihen tė sigurtė nė Kosovė", vuri nė pah Shtajner. 
 
Por sipas tij, e drejta pėr tė mbetur kėtu, e drejta e pronės dhe e drejta pėr t'u kthyer duhet tė vlejė pėr tė gjithė. Vetėm atėherė do tė tejkalohet trashėgimia e padrejtėsisė. Vetėm atherė mund tė flasim pėr njė shoqėri tė drejtė.


Dr.Rugova: Kushner i vendosi themelet e shoqėrisė demokratike dhe tė shtetit tė Kosovės

Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, duke folur nė kėtė solemnitet, nė fillim tha:
 
"Ndiehem shumė i nderuar qė sot po marr pjesė nė ceremoninė e dhėnies sė titullit Doctor Honoris Causa mikut tė ēmuar Dr. Bernard Kouchner. Kjo ėshtė njė ngjarje me rėndėsi pėr Universitetin e Prishtinės dhe pėr Kosovėn.

Doktor Kouchner apo Kushneri siē e quajnė Kosovarėt me respekt e miqėsi, ka punuar mė shumė se njė dekadė pėr Kosovėn. Mė shumė se dhjetė veprėn e tij e ka lidhur me Kosovėn dhe popullin e saj".

Nė vazhdim Presidenti Rugova theksoi se "angazhimi i Kushnerit pėr Kosovėn ishte mė i madh nė fillim tė viteve '90 kur shtohej dhuna sistematike dhe aparteidi nė Kosovė. Angazhimi i tij pėr ndriēimin e helmimit tė nxėnėsve tė Kosovės nė pranverė tė vitit '90 ishte me rėndėsi vendimtare pėr t'i treguar botės se ēfarė po ndodhte dhe po pėrgatitej nė Kosovė. Ministria e tij e Shėndetėsisė organizoi njė simpozium pėr kėtė helmim", tha Dr.Rugova pėr tė vazhduar:

"Mė vonė gjatė viteve '90 vazhdoi angazhimin e tij me ndihma pėr shėndetėsinė e Kosovės. Kėshtu Shoqata 'Mjekėt pa kufij', themelues i tė cilės ėshtė Kushner, vazhdimisht ishte e pranishme nė Kosovė, pranė popullit tė Kosovės. Nė vitin '92 ai vizitoi Kosovėn me njė delegacion francez dhe shtoi ndihmat dhe praninė e Kosovės nė botė.
 
Kėshtu nė shenjė revolte me gjendjen nė Kosovė, bėri njė gjest simbolik tė guximshėm, siē di ai, duke fluturuar me avion direkt Prishtinė  Paris, qė ngjalli shumė shqetėsime e reagime. Ishte kjo simbolikė pėr lidhjen e Kosovės me Evropėn dhe botėn perėndimore dhe kujdes i drejtpėrdrejtė pėr tė. Sot mund tė themi, ishte paralajmėrim i mirė i asaj qė po e gėzojmė sot", pėrkujtoi presidenti Rugova.

"Duke qenė vazhdimisht i lidhur me Kosovėn, pas luftės ja Kryeadministrator i Kosovės,
Bernard Kushner nė korrik tė vitit '99 u caktua nga OKB tė cilėn e udhėhoqi njė vit e gjysmė. Gjatė kėsaj periudhe ai e udhėhoqi Kosovėn nė liri nė mėnyrė tė fuqishme dhe racionale.
 
Punoi shumė nė ringjalljen e Kosovės sė shkatėrruar nga lufta, themeloi institucionet e pėrbashkėta me kosovarėt, organizoi zgjedhjet lokale dhe pėrgatiti terrenin pėr zgjedhje nacionale, vendosi monetėn gjermane tė rėndėsishme pėr ngritje ekonomike dhe aktivizoi tė gjitha fushat e jetės. Pra Kosova gjatė kėsaj kohe filloi progresin e vet tė vazhdueshėm", theksoi Dr.Rugova.

"Sot duhet pranuar se Kushner i vendosi themelet e shoqėrisė demokratike dhe tė shtetit tė Kosovės, qė po i konsolidojmė mė shumė. Gjatė administrimit tė tij tė Kosovės Kushner tregoi aftėsi tė liderit pėr tė udhėhequr me sens politik e mirėkuptim pėr qytetarėt e popullin. Ai po ashtu tregoi aftėsi tė burrė shtetit dinamik e racional, pėr ēfarė u bė i dashur dhe i respektuar nga Kosovarėt", tha mė tutje Dr.Rugova pėr tė vlerėsuar:

"Nė veprėn e tij prej mjeku e humanisti qė njihej nė planin ndėrkombėtar, Kushner nė udhėheqjen me Kosovėn e plotėsoi edhe me cilėsitė e liderit tė pėrkushtuar e tė pėrgjegjshėm.

Nė traditėn evropiane tė angazhimit tė mjekėve nė jetėn sociale, politike, qė ėshtė traditė e ndritur, Kushner e pasuroi edhe me dimensionin e humanistit shpirtėror dhe humanitarit aktiv nė vendin e tij dhe nė shumė vende tė botės. Nė Francė e ka famėn e njėrit nga ministrat mė tė njohur tė shėndetėsisė dhe tė intelektualit tė guximshėm e tė mprehtė nė qėndrime e nė vlerėsime".

"Me gjithė atė qė ka bėrė pėr Kosovėn gjatė njė periudhe tė gjatė tė kohės, Kushner ėshtė njė mik i madh i Kosovės. Nderimi i tij me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti ynė, ėshtė nderim modest pėr veprėn e madhe qė ka bėrė pėr Kosovėn.
 
Ndėrsa sot, duke pasur parasysh personalitetin e tij me rėndėsi ndėrkombėtare dhe nė Francė, Kushner me aftėsinė e tij mund ta ndihmojė Kosovėn nė rrugėn e saj tė demokracisė dhe tė pavarėsisė", nėnvizoi Presidenti i Kosovės, dhe nė fund tė fjalės sė tij tha:

"I nderuari Zoti Kushner, nė emėr tė popullit tė Kosovės, qė Ju ēmon shumė, dhe nė emrin tim, ju shpreh mirėnjohje tė thellė pėr Veprėn tuaj pėr Kosovėn. Ne presim tė vazhdoni angazhimin tuaj pėr Kosovėn, sepse tashmė jeni bėrė pjesė e saj", tha nė fjalėn e tij Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova.


Liria ėshtė burim i ēdo kuptimi dhe vlere

Ndėrkaq, kryeministri i Kosovės,
Bajram Rexhepi, pasi u pėrqendrua nė meritat e Bernard Kushnerit pėr sensibilizimin e opinionit ndėrkombėtarė pėr ēėshtjen shqiptare nė Kosovė, ai foli edhe pėr faktin se ishte Kushner, ai i cili konstatoi se fėmijėt nė Kosovė ishin helmuar me materiale toksike dhe alarmoi qarqet ndėrkombėtare. Rexhepi foli edhe pėr disa segmente tė tjera tė personalitetit tė Kushnerit, duke portretizuar karakterin dhe personalitetin e tij.

Rektori i Universitetit tė Kosovė, prof.
Zenel Kelmendi, nė emėr tė Universitetit tė Prishtinės, pėrshendeti z.Kushner, duke vėnė nė pah meritat e tij pėr ēėshtjen e Kosovės dhe arėsyet e dhėnies sė ēmimit mė tė lartė universitar.
 
"Sot kam njė emocion tė veēantė e tė natyrshėm dhe njė kėnaqėsi tė rrallė qė tė hap kėtė solemnitet tė shpalljes publike dhe tė promovimit solemn tė dr. Bernard Kushnerit, Doctor Honoris Causa tė Universitetit tė Prishtinės", tha nė fillim tė fjalės sė tij prof. Kelmendi.
 
Ai theksoi se qė nga koha e idesė pėr kėtė projekt me bashkėpunėtorėt e tij vendorė dhe ndėrkombėtarė, "mė ka mbuluar njė ndjenjė dhe kurreshtje e veēantė pėr kėtė aktivitet tė rrallė dhe tė nderuar tė punės sonė".
 
"Tanimė pėr tė gjithė ne ėshtė e qartė se nuk mund tė ndėrtohet paqja dhe prosperiteti i pėrgjithshėm, kur mungojnė idetė e pėrgjithshme historike. Liria ėshtė burim i ēdo kuptimi dhe vlere, ėshtė kusht i ēdo arsyeje pėr ekzistencė. Edhe sot, me kėtė akt solemn, ne po ēmojmė lirinė e fituar, paqen dhe prosperitetin pėr tė gjithė ne nė kėto hapėsira", tha nė fjalėn e tij rektori Kelemndi.

Me kėtė rast foli edhe kryetari i Shoqatave tė Universiteteve Evropiane, duke portretuar Dr. Kushnerin, guximin dhe humanizmin e tij, shpirtin e njeriut tė aksioneve e tė verprimeve, duke u anagazhuar nė vendet ku kishte nėvojė dhe ku njerėzit, ishin tė nėpėrkėmbur.
 
Nė vazhdim kryetari i Shoqatave Universitare tė Evropės, foli edhe pėr gatishmėrinė e kėsaj shoqate qė tė bashkėpunoj dhe tė ndihmojė Universitetin e Prishtinės, duke bashkėpunuar me tė dhe duke e mbėshtetur qė tė jetė krah simotrave tė tjera nė Evropė.

Bernard Kushner, ish-kryeadministrator i Kushnerit, pasi i pėrshėndeti tė pranishmit, evokoi kujtime nga fillimi i administrimit tė tij nė Kosovė, kur Kosova ishte e rrėnuar dhe e djegur, kur shitoret nuk punonin, nuk kishte rrymė dhe ujė, mungonin gjėrat elementare dhe kishte shumė vrasje e shumė dhembje.
 
Kush do ta mendonte, tha ai nė vazhdim, se pas tri vjetėsh do tė organizohej ky solemnitet i sotėm mė tėrė kėtė madhėshti, me gjithė kėta studentė dhe mė kėtė organizm. Kush do tė mendonte se jeta do tė binte nė rrjedhat normale, tha ai nė vazhdim.
 
Kushner me stilin e tij karakteristik fliste pėr njerėzit dhe kohėn, pėr vėshtirėsitė me tė cilėt shihet ndeshur, kur filloi punėn nė Kosovė, pėr zemėrimin e Qeverisė franceze, kur kishte zgjedhur markėn gjermane pėr valutė kombėtare, pėr habinė e gjermanėve dhe pėr skandalizmin e Nju Jorkut.
 
Ai rrėfeu edhe pikanteri tė tjera nga qeverisja e tij, por edhe falenderoi bashkėpunėtorėt qė e kishin ndihmuar gjatė asaj kohe.
 
Kushneri shpesh ndėrpritej nga duartrokitje e tė pranishmėve.
 

Copyright©2000-2002 Trepca.net - Tė drejtat e rezervuara.