|
-
Prishtinė, 7 mars
2002
/ TN - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova mbrėmė i dha njė
intervistė Televizionit tė Kosovės, nė tė cilėn u pėrgjegj nė
shumė pyetje tė drejtorit tė TV Kosovės Avni Spahiu qė kishin tė
bėnin me ēėshtjet aktuale politike, ekonomike e tė tjera.
-
Nė pyetjen e parė se si e ndien tani vetėn si President i
Kosovės i njohur tash edhe ndėrkombėtarisht, presidenti Rugova
tha se e ndien vetėn mė mirė dhe mė tė lumtur, si edhe tė gjithė
kosovarėt, sepse sot Kosova ėshtė e lirė.
-
- Sė bashku me miqtė tanė UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė kemi
arritur njė progres nė tė gjitha fushat e jetės, pėrfshirė kėtu
edhe zgjedhjet e vitit 2000, por edhe zgjedhjet e vitit tė
kaluar nacionale.
-
-
Pra gjithsesi ėshtė njė relaks mė shumė tash qė arritėm t'i
konstituojmė tė gjitha institucionet e Kosovės nė Parlamentin e
Kosovės me marrėveshjen qė arritėm me grupacionet politike. Tash
duhet ta kryejmė anėn formale dhe duhet t'ia fillojmė punės dhe
zbatimit tė programeve qė i kemi paraqitur, qė i kemi bėrė dhe
qė do t'i detajizojmė, - tha Presidenti Rugova.
-
-
I lutur tė japė komentin e tij se si i sheh zhvillimet tash e
tutje nė Kosovė, presidenti Rugova tha se institucionet e
Kosovės do tė pėrqėndrohen nė prioritetet e caktuara dhe
sigurisht Qeveria e Kosovės do tė paraqesė praogramin nė
Parlament ku do tė bėhet aprovimi i tij.
-
-
Po ashtu Presidenca ka programin e vet qė ka dhe rolin
reprezentativ tė Kosovės. "Aktiviteti qendror do tė orientohet
nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, nė sigurimin e investimeve,
siguri mė tė madhe nė Kosovė, stabilitet politik dhe gjithsesi
tė kemi njė qeveri stabile.
-
-
Kjo na duhet qė tė kemi garanca pėr investime", tha zoti
Rugova dhe shtoi se nė vija tė pėrgjithshme duhet tė jetė
privatizimi me prioritet i ekonomisė sė vogėl, sidomos i
industrisė sė mesme qė mundėsojnė krijimin mė tė madh tė vendeve
tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės qė pėrbėjnė pjesėn mė
tė madhe tė popullit tė Kosovės.
-
Njė nga prioritetet, tha Presidenti Rugova, do tė jetė zhvillimi
i shoqėrisė civile, tė drejtat e njeriut, duhet tė fillojė edhe
njė pajtim mes njerėzve sepse tė gjithė kanė pėrjetuar njė
periudhė tė rėndė disavjeēare. Por megjithatė populli shqiptar i
Kosovės ėshtė njė popull i fortė dhe si njė popull dinamik qė
ėshtė ka arritur t'i kapėrcejė ato vėshtirėsi dhe tė rindėrtojė
Kosovėn, tha zoti Rugova.
-
Njė ēėshtje tjetėr ėshtė edhe integrimi i grupeve etnike nė
Kosovė nė jetėn sociale, ekonomike dhe politike tė Kosovės dhe
siguri mė shumė, vazhdoi ai dhe shtoi se shqiptarėt si shumicė
kanė pėrgjegjėsi pėr integrimin e kėtyre grupeve etnike nė
shoqėrinė e Kosovės.
-
- Meqenėse tash i kemi tė gjitha institucionet: Parlamentin,
Presidentin dhe Qeverinė e Kosovės, por edhe grupet politike do
tė punojmė edhe pėr njohjen formale, pra zyrtare tė pavarėsisė
sė Kosovės, sepse kjo do tė qetėsonte rajonin tonė. Kjo do tė
qetėsonte edhe popullin e Kosovės, sepse ende ka frikė pėr tė
ardhmen, - nėnvizoi presidenti Rugova.
-
Ndėr ēėshtjet e tjera ai theksoi forcimin e policisė, tė TMK-sė
etj.
-
Pas njė pjekurie qė u tregua me marrėveshjen pėr ndėrtimin e
institucioneve tė Kosovės ku ėshtė krijuar njė unitet dhe njė
bashkėqeverim dhe a mund tė ruhet kjo nė tė ardhmen, ishte
pyetja tjetėr, nė tė cilėn Presidenti i Kosovės u pėrgjegj se
gjithė kjo punė ėshtė kryer mirė dhe me sukses, kuptohet kanė
pasur tė gjithė ngapak frustrime, por mund tė thuhet se ishte
kjo edhe njė pėrvojė demokratike pėr tė cilėn u gjet zgjidhje.
-
-
Pėr kėtė marrėveshje, Presidenti Rugova edhe me kėtė rast
falėnderoi kryeadministratorin Mihael Shtajner, i cili ishte
mjaft energjik duke ndihmuar nė kėtė plan, siē ka ndihmuar edhe
ambasadori amerikan Menzis sė bashku me grupin e pesėshes
evropiane.
-
Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje tjetėr qė lidhet me angazhimin e
tij edhe nė takimet e tashme me diplomatė tė huaj qė lidhet me
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, qė ėshtė kuptuar si njė
prioritet i zyrės sė presidencės dhe cilat do tė jenė
prioritetet e tij nė kėtė rrafsh, Presidenti i Kosovės Dr.
Ibrahim Rugova tha:
-
- Sėrish po them se sa mė parė tė njihet Kosova ndėrkombėtarisht
ėshtė mė mirė, sepse ne de fakto jemi tė pavarur, sepse do tė
qetėsonte vetė popullin e Kosovės, por edhe vendet fqinje dhe do
tė kishim ecur mė shpejt nė zhvillimin tonė dhe nė kėtė mėnyrė
do tė qetėsohej edhe rajoni ynė.
-
-
Siē dihet Kosova ėshtė njė faktor qendror nė rajonin tonė qė
ndikon nė stabilitetin e Maqedonisė, Malit tė Zi, Shipėrisė, por
edhe tė Serbisė ndonėse ajo momentalisht mendon ndryshe. Kjo do
tė thotė se nė kėtė mėnyrė do tė demantoheshin pohimet e disa
dashakqijve se pavarėsia e Kosovės do tė destabilizonte rajonin
tonė, pra kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.
-
-
Natyrisht do tė punojmė qė tė gjejmė pėrkrahje sa mė shumė
ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje. Mund tė them se nė kėtė aspekt
tashmė ka njė mirėkuptim. Pra do tė insistojmė te Bashkimi
Evropian, te vendet e mėdha tė BE-sė te Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės qė tė kryhet kjo punė dhe tė qetėsohet populli i
Kosovės, pėr tė cilin bashkėsia ndėrkombėtare ka bėrė shumė dhe
ka investuar shumė nė Kosovė nė tė gjitha planet.
-
Nė pyetjen se cili do tė jetė raporti i tij me Qeverinė e
Kosovės, presidenti Rugova tha se ai do tė jetė i mirė dhe
pozitiv, duke shtuar se duhet punuar tė gjithė sė bashku. Ai e
vlerėsoi kėtė si unitet demokratik qė gjithkush ta kryejė punėn
e vet.
-
Nė vėrejtjen e intervistuesit se ka pakėnaqėsi nė LDK dhe nė
parti tė tjera se nė qeverinė e Kosovės nuk janė zgjedhur mė tė
mirėt, Presidenti Rugova tha se gjithmonė ka mė tė mirė e mė tė
mirė, por sipas tij, ky ėshtė njė ekip solid, ata janė ekspertė,
njerėz publikė, njė pjesė edhe qė kanė punuar nė administratėn e
pėrbashkėt qė ka qenė deri mė tash.
-
Presidenti Rugova pėr kryeministrin Bajram Rexhepi tha se ai
ėshtė njė njeri pragmatik qė ka punuar dhe ėshtė i njohur edhe
mė parė, por edhe me mistrat e tjerė tė tė gjitha fushave. Pra
do tė bėhet njė punė me koordinim sepse vetė njerėzit nuk munden
tė bėjnė asgjė, nėnvizoi Presidenti Rugova.
-
Nė vijim z. Rugova tha se aktiviteti i institucioneve tė Kosovės
bashkė me KFOR-in dhe UNMIK-un do tė koncentrohet mė shumė nė
zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės, ku kanė filluar disa hapa
tė vegjėl pozitivė nė integrimin ekonomik tė kėtij qyteti pėr tė
filluar tė funksionojė industria dhe jeta nė Mitrovicė.
-
Duke u pėrgjigjur nė pyetjen se a do tė vizitojė Prekazin dhe
varrin e komandantit legjendar tė Kosovės Adem Jasharit,
Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova tha se do ta vizitojė
gjithsesi nė cilėsinė e Presidentit dhe presidenca do tė ketė
konsideratė tė veēantė ndaj tė gjithė dėshmorėve dhe heronjve tė
luftės, duke i dekoruar ata pėr merita tė veēanta. "Pra do tė
tregojmė njė pėrkujdesje shumė mė tė madhe shtetėrore pėr ta",
tha ndėr tė tjera presidenti Rugova.
-
Ndėrkaq, duke shfaqur qėndrimin e tij rreth diasporės shqiptare,
Presidenti Rugova i falenderoi nė veēanti shqiptarėt nė diasporė
pėr kontributin e dhėnė nė rrethanat mė tė rėnda pėr Kosovėn,
duke shtuar se do tė krijohen kushtet dhe siguria qė ata tė
kthehen dhe tė investojnė nė bizneset e tyre nė Kosovė.
-
Nė kėtė kontekst, ai tha se do tė angazhohet qė tė fillojnė
prodhimtarinė e tyre pėrveē Trepēės edhe repartet e saj anembanė
Kosovės me qėllim tė zhvillimit ekonomik dhe punėsimin e njė
numri mė tė madh tė punėtorėve, duke zbutur kėshtu problemet e
shumta sociale nė Kosovė.
Kjo do tė ndodhė me investime tė reja.
-
Duhet tė ndihmohen pensionistėt, kategoritė sociale tė goditura,
familjet e dėshmorėve. Pra do tė ketė njė pėrkujdesje mė tė
madhe sociale.
-
I pyetyr se si e komenton vijėn e demarkacionit tė kufirit tė
Kosovės me Maqedoninė si rezultat i njė marrėveshje pėr tė cilėn
populli i Kosovės ka pohuar se ėshtė e papranueshme dhe ēfarė do
tė bėjnė institucionet e Kosovės nė kėtė aspekt, Presidenti
Rugova tha se edhe vitin e kaluar tė gjitha grupet politike, por
edhe KPA, janė prononcuar se nuk e njohim atė marrėveshje dhe
nuk ėshtė me vend dhe kjo ishte njė lojė e keqe, sepse kufijtė e
jashtėm dhe ata tė brendshėm askund nuk janė prekur.
-
-
Ndoshta, tha ai, ky ishte edhe njė provokim se si do tė reagojnė
kosovarėt. -- Do tė jemi shumė tė vendosur pėr kėtė ēėshtje. Me
qėllim qė tė mos e acarojmė situatėn kemi kėrkuar nga qeveria e
Maqedonisė qė tė mos nxisė situatėn dhe njerėzit tė kenė tė
drejtė tė shfrytėzojnė pronėn e tyre,- tha presidenti Rugova.
-
-
Ai shtoi se kjo ēėshtje do tė ngritet nė Parlamentin e Kosovės
dhe Qeveria e Kosovės do tė deponojė nė Kėshllin e Sigurimit tė
OKB-sė njė kėrkesė qė kjo marrėveshje tė rishikohet dhe ky
problem tė zgjidhet. Kjo do tė thotė se institucionet e Kosovės
do tė kėrkojnė me kėmbėngulėsi qė kjo ēėshtje tė zgjidhet.
-
I pyetur se si e komenton vizitėn e Ēoviqit nė Kosovė,
pėrkatėsisht kontaktet me pėrfaqėsusit e UNMIK-ut dhe deklaratat
e tij rreth ēėshtjes sė Kosovės, presidenti Rugova u shpreh
qartė se Serbia mund tė interesohet pėr serbėt nė Kosovė, por nė
asnjė mėnyrė nuk mund tė involvohet nė problemin e Kosovės, duke
shtuar se edhe serbėt njė ditė do tė emancipohen dhe do ta
kuptojnė mirė se nuk mund tė pėrzihen nė punėt e Kosovės.
-
Nė fund tė kėsaj interviste Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim
Rugova RTK-sė i dhuroi njė kristal tė vogėl tė cilin e quajti
pėrkrenarja tė Skėnderbeut.
|
|