Biografia e Presidentit Rugova

 

PRISHTINĖ (Kosovė), 21 janar 2006 / TN

 

Biografi e shkurtėr

Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė.

Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.
 
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971.

Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.
 
Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.
 
Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.

Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.

Autor i dhjetė librave (shih mė poshtė), Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.
 
Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi.

LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.

Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.

Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000.

 
Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:

- Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.

- Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.

- Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

- Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

- Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.

- Nė vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, Ēmimin e Evropės pėr vitin 2004. Bartės tė mėhershėm tė Ēmimit tė Evropės janė:

- Mbreti i Spanjės Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

- Nė vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadės Multinacionale tė KFOR-it Lindja, i cili ishte pėr njė vizitė lamtumirėse te Presidenti i Kosovės ditėn e hėnė mė 16 shkurt 2004, ia dorėzoi Dr. Rugovės fletėlavdėrimin e nėnshkruar nga zėvendėsguvernatorja e Pensilvanisė, znj. Kethrinė Bejkėr Noll (Catherine Baker Knoll).

“...Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh lavdatė pėr arritjet tuaja tė jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj pėr miqėsinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara.”  (znj. Kethrinė Bejkėr Noll)
 
- Nė vitin 2004, Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar tė hėnėn mė 2 shkurt 2004, pasdite nė qytetin e Belgjikės Atverpen (Anvers), ėshtė shpallur Senator Nderi i Evropės nga Senati i Evropės. Ky ėshtė grupacion i figurave mė eminente tė skenės politike evropiane nga i cili nderohen personalitete mė nė zė tė botės sė politikės, gazetarisė, tė shkencave ekzakte apo humane tė cilėt ka dhėnė kontributin e tyre pėr demokracinė paqen, zhvillimin apo stabilitetin nė Evropė.

"Edhe me kundėrshtimet e kėtyre viteve qė i kanė bėrė nė skenėn politike Ibrahim Rugovės, Presidenti i Kosovės ka patur kurajon qė tė vazhdojė tė pėrpiqet pėr idealin e tij nė njė nga zonat mė tė vėshtira tė Ballkanit".

"Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė luftosh pėr vetėvendosjen dhe vullnetin e lirė tė njė populli tė vogėl, kur kjo nuk korrespondon me dėshirėn e popujve tė mėdhenj. Rugova vazhdoi qė tė luftojė vetėm, ndonjėherė pa hasur nė mirėkuptim pėr njė ideal qė do tė mund t'i japė Evropės atė paqe pėr tė cilėn ne kemi nevojė. Ėshtė pikėrisht kjo gjė qė do ta nderojė sot me titullin Senator Evropian qė tė mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

- Mė 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Tiranės.

- Mė 20 nėntor 2005, Kėshilli i Qytetit tė Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova, me njė mirėnjohje tė veēantė pėr pėrkushtimin e tij nė afirmimin e parimeve tė demokracisė dhe pėr udhėheqjen e tij politike frymėzuese.
 
-
Mė 21 janar 2006, pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
  
                                       
    
Lavdi jetės dhe veprės sė Ibrahim Rugovės.
                                     I qoftė i lehtė dheu i Kosovės.

 

Copyright©2000-2003 - Trepca.net - Tė drejtat e rezervuara.