PĖRMBAJTJA E LIBRIT

21/07/2001 - Trepēa.net



NJĖ PASĖTHĖNIE EDHE PSE E PANEVOJSHME


   
”Unė kam qenė dhe jam plotėsisht i ndėrgjegjshėm qė jeta ėshtė shumė mė e pavlefshme se sa vdekja, kur njė okupator i huaj e mabn tokėn dhe popullin tim tė pushtuar!”
Tahir Zemaj
 
 
Lufta po i afrohej Kosovės me shpejtėsi marramendėse. Ashtu siē i afrohet objektivit njė predhė e komanduar me rreze lazėr. Kosova nuk qe para alternativės tė bėnte apo tė mos bėnte luftė, por si ta bėnte atė ? Kosova kishte traditėn e vet tė luftėrave me gjithė ata pushtues, kishte fitoret e pėrkohshme dhe humbjet, rėnjet e gjata nėnė robėri. Ajo kishte njė traditė tė pasur, tė pėrgjakshme luftėrash me komitė e me ilegalė, traditė e mbushur me heronj individual tė cilėt qenė shuar burgjeve apo vrarė grykave tė pėrrojeve. Pėrmes atyre humbjeve dhe vuajtjeve ajo kishte pasuruar repertorin e kėngėve tė trimėrisė dhe kishte ruajtur farėn e lirisė dhe tė revoltės. Historia e rezistencės e pas Luftės sė Dytė Botėrore qe shėnuar fillimisht me eleminimin e njėpasnjėshėm tė tė gjithė  qėndrestarėve nacionalist dhe mė vonė u mbush dėng me disident enverist, qė e luftonin regjimin titist nga pozitat e “shėndosha” tė marksizėm-leninizmit, njė specie e veēantė luftėtarėsh qė aspironin tė zėvendėsonin pushtimin e mjeshtrit me diktaturėn e ēirakut tė tij, veē qė ky i fundit, ndryshe nga i pari fliste shqip.
 
Fundi i viteve ’80-tė e deri nė vitin 1997, pothuajse njė dekadė u karakterizua nga njė represion i shtuar komunisto-fashist shkinor dhe arriti kulmin nė vitin 1998-99, kur filloi realizimi i planit tė deportimit total tė popullsisė shqiptare nga trojet e veta nė Kosovė. Nė kėtė kohė Kosovės iu imponua rezistenca totale dhe pavarėsisht nga rrahagjoksjet folklorike, sikur tė mos kishte ndėrhyrė NATO-ja, ajo do tė banohej sot nga njėqindmijė shkiet e ngulur aty kohė pas kohe. Ky vlerėsim sigurisht qė nuk i pėlqen shumėkujtė. Tė vėrtetat shpesh herė nuk na pėlqejnė, por kjo nuk ėshtė e keqja e sė vėrtetės, por dobėsia jonė. Kosova hyri nė luftė  e papėrgatitur si duhet, pak pėr faj tė saj e pak pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat ndodhej.
 
Edhe njė rrethanė lehtėsuese, ekzistenca e njė shteti shqiptar nė kufijt e Kosovės, qė gjithmonė ka qenė llogaritur “nė favor”, nga strategėt dhe idealistėt luftarak tė Kosovės, u shemb brenda tre muajve nga sulmet e koordinuara tė njė konspiracioni greko-sllavo-komunist, duke lėnė pas vetes njė shkretėtirė me njerėz tė dėshpruar e tė armatosur. Ata nxirrnin zemėrimin e tyre duke gjuajtur nė drejtim tė qiellit, sikur donin ta vrisnin vet Zotin qė kishte pranuar degradimin e tyre deri nė atė gjendje. Nga ana tjetėr, ai militarizim total i popullsisė, ku njerėzit edhe pse nuk e kishin tė sigurtė bukėn e pėrditshme, ruanin mėnjanė miliona fishekė, automatike dhe armė tė tjera kėmbėsorie, deri edhe raketa moderne ruse e kineze, solli si rrjedhojė armatosjen edhe tė shumė njerėzve nė Kosovė, tė cilėt i blenė ato armė, fillimisht me ēmime simbolike. Nga ana tjetėr, bėrthamat e para tė rezistencės sė armatosur nė Kosovė, siē dėshmohet edhe nė kėtė libėr, qenė formuar mjaft herėt dhe qenė pikėrisht ato qė shėrbyen si pikė e kondensimit dhe formimit tė njėsive tė mėvonshme tė pėrgatitura ushtarakisht.. Siē edhe pritej, pėrveē kėtyre njerėzve, siē qenė Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Ēeku e tė tjerė, armėt ranė edhe nė duart e shumėkujt, tė cilėt u trimėruan, u bashkuan nė grupe tė vogla rezistence prej tre-katėr vetėsh dhe u vetėshpallėn komandantė.
Bajraktarizmi dhe sedra e sėmurė si dhe sėmundja e kuqe nga e cila u infektuan shumė shpejt, nuk i lejoi shumė prej kėtyre komandantėve qė t’i hiqnin “gradat” as atėherė kur u detyruan tė largoheshin nga territoret e ēliruara” dhe tė strehoheshin bashkė me gra, fėmijė e pleq, rreth e rrotull Kosovės qė po digjej. Kanė qenė po kėta qė e kishin hapur luftėn nė dy fronte, kundėr okupatorit dhe armiqve tė brendshėm. Nė rast se kundėr okupatorit nuk patėn shans tė tregojnė ndonjė sukses tė dukshėm, me pėrjashtim tė ndonjė aksioni diversant, bazuar nė guxim personal, nė frontin tjetėr ata vranė “bashkėpuntorė tė armikut” nė emėr tė popullit pa asnjėfarė rregulli dhe ndonjė dėshmie tė bazuar nė fakte. Ka qenė ndoshta kjo psikozė e eleminimeve, qė ka krijuar ato dobėsi nė rekrutimin e lutėtarėve nga radhėt e tė rinjėve qė ndodheshin nė Kosovė. 
 
Ekranet e huaja transmentonin lajme nga mė tė ēuditshmet, p.sh. dhjetėra e qindra tė rinj shqiptarė qė jetonin nė Perėndim u nisėn drejt Kosovės pėr tė luftuar pėr tė, ndėrkohė qė nė kampet e tė deportuarve, radha e burrave dhe djemve qė shtyheshin pėr tė ikur nė Kanada, Zelandė, Amerikė dhe Finlandė qe e pafund. Ndoshta, ata qė iknin, e dinin se ēfarė Shtabesh e drejtonin luftėn, ndėrsa ata qė hynin nė Kosovė nuk kishin informacione tė tilla, ata qenė tė dehur nga “sukseset” e propagandės sė RTSH-sė. Ata qė po e braktisnin Kosovėn, siē duket kishin dėgjuar pėr letrėn e Sali Veselit nė tė cilėn paralajmėroheshin brigadat 131, 134, 133, pėr tė mos avancuar nė drejtim tė Isniqit, “ pasi do tė ndeshnin nė rezistencė”! Nė rezistencėn e kujt ? Kush do tė rezistonte kundėr kujt ? Nė emėr tė cilit ideal, cilit motiv ? Pastaj me deklaratėn e Thaēit: “Do tė luftoj kundėr teje Tahir Zemaj, si kundėr shkaut”! Ata siē duket kishin dėgjuar pėr eliminimet e turpshme nė radhėt e UĒK-sė, pėr tė cilat mė vonė  u shkrua edhe nė “New Jork Times”.
 
Thirrjet pėr bashkim dhe koordinim tė pėrpjekjeve qė vinin nga tė gjitha anėt, nga tė gjitha zemrat e shqiptarėve dhe dashamirėve tė tyre, kishin ndeshur nė veshė tė shurdhėr, tė atyre qė ia “kishin ba benė Rugovės” nėpėr bannhof-et e Perėndimit, pėrpara se t’ia bėnin Millosheviēit. Tė atyre qė e kishin mė tė shenjtė kadavrėn politike dhe njerėzore tė Enver Hoxhės, se sa fatin e Kosovės dhe njerėzve tė saj. Thonė se Tahir zemaj nuk qe trembur para kėrcnimesh tė tilla (ata qė kanė luftuar me tė shpjegojnė se tahir Zemaj nuk e njeh atė ndjesi njerėzore qė thirret frikė), por qe trishtuar dhe zhgėnjyer pėr vdekje. Tė gjitha nismat e ndėrmarra nga Shtabi Suprem i Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės dhe nga Qeveria e saj nė egzil, pėr tė ulur tensionet, pėr tė rritur kohezionin dhe fleksibilitetin e trupave tė UĒK-sė, pėrpjekjet pėr tė inkuadruar nėpėr njėsitė luftarake oficerė dhe specialistė, pėr tė ndihmuar nė logjistikė dhe mjete financiare e tė tjera, u pėrkthyen nga komandantėt pa grada qė sot janė bėrė gjeneralė, lejtnantė, marshallė e kushedi se ēka tjetėr si dobėsi, si kompleks faji, si detyrim qė  po tė mos plotėsohej, ata do tė dinin se si do tė vepronin.
 
Nė fakt ata vepruan pa ndryshuar as pikė, as presje, sipas planit tė parashikuar, plan tė cilin e hartuan me ndihmėn e komisarėve shqiptarė nga Tirana, siē kishin bėrė kėta tė fundit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nėn udhėheqjen e komisarėve shkie e cernagoras. Ajo qė paralajmėrohej si rrezik i madh, indoktrinimi politik i luftėtarėve tė atdheut ndodhi, dhe ka qenė thjesht tėrheqja e njėrės palė, tėrheqje, qė qytetarėt e Kosovės si gjatė luftės edhe sot e gjithė ditėn po e paguajnė shtrenjtė, por qė megjithatė, e ka shmangur me tė keqen. Nė fund tė fundit del se ajo tėrheqje dhe pritje pėr kompromise tė thella ka qenė njė veprim shumė i matur dhe me pėrgjegjėsi kombėtare, pasi shmangu luftėn frontale civile nė Kosovė. Shenja dhe dėshmia mė  e pakundėrshtueshme se njė gjė e tillė do tė ndodhte ka qenė marshimi tragjik i Brigadės “Mėrgimi”, e cila u prit si ushtri agresore nga rrugaēėt e sapokthyer nga pushimet dhe qė kishin blerė 15 marka njė uniformė me lara dhe me simbole tė UĒK-sė, veē pak ditė para hyrjes sė forcave tė NATO-s. Thirrjet pėr shuarjen e partive tradicionale, thirrje qė dukeshin tė pafajshme dhe tė bazuaranė situatėn dramatike qė po kalonte Kosova, ēuditėrisht u shoqėruan me formim partishė tė reja, tė cilat u grumbulluan nėn udhėheqjen e njė shoku akademik !
 
Kėtyre partive u lejohej tė armatoseshin, tė luftonin pė njė “botė tė re”, ndėrkohė qė forcave tjera politikenuk u lejohej tė luftonin as pėr atdhe. Ka dėshmi dhe tė dhėna tė bollshme, qė luftėtarėt e atdheut qė hynin nė Shqipėri pėr t’u pėrgatitur pėr luftė, seleksionoheshin nga komisarėt e partive tė LPK-sė dhe LBD-sė, nė bazė tė devocionit politik ndaj partive tė tyre, dhe tė “papėrshtatshmit” kalonin nė duart e disa njėsive tė turpshme tė quajtura Policia Ushtarake e UĒK-sė, njė farė organizimi terrorizues i mbushur me ekspertė tė ish-sigurimit shqiptarė tė Enver Hoxhės. Situata nė tė cilėn partitė formojnė krahėt e tyre tė armatosur ėshtė sitiuata e luftės civile, e cila nuk ka ndodhur nė Kosovė, nė pėrmasa tė mėdha tė paktėn, pėr shkak siē thamė tė tėrheqjes sė partisė tradicionale tė shqiptarėve, LDK-sė dhe pėr shkak se represioni serb qe aq i madh, sa nga Kosova u larguan dy tė tretat e popullsisė sė saj.
 
Qė ajo nuk ka vazhduar mė tej edhe pas ēlirimit, nė formėn e luftės sė klasave si nė Shqipėri, falenderimi u takon ushtarėve tė NATO-s qė ndėrhynė shpejt dhe i neutralizuan ekstremizmat, po aq sa edhe rezistencės dhe pjekurisė madhėshtore qė tregojnė nė raste tė tilla qytetarėt shqiptarė. Megjithatė ekzekutimi i listave vazhdon edhe sot e kėsaj dite, nėn dhe, me vrasje e eliminime tė tipit mafioz, Ky tekst si fjalėmbyllje nuk synon e as guxon tė deheroizoj aktet e burrnisė dhe tė dinjitetit, tė qėndresės dhe luftės sė vendosur qė kanė bėrė qindra e qindra djem e vajza tė Kosovės, pavarėsisht se nėn komandėn e kujt kanė qenė, e qė dhanė edhe jetėn qė Kosovės t’i rikthehet liria pas kaq shekujsh, t’i rikthehet mvetėsia e mohuar prej kaq kohe, t’i kthehet dinjiteti i nėpėrkėmbur aq keq, nė fund tė fundit t’i hapet rruga e jetės normale, tė krijojė shoqėrinė e saj demokratike dhe shtetin e sė drejtės. Askush nuk mund t’ia mohojė dimensionin e heroizmit asaj qėndrese tė pashembullt, pėrballė njė agresori aq tė armatosur e aq tė ēmendur, viktimė e tė cilit u bėnė mijėra qytetarė tė Kosovės. Nuk i shkon kujt bira e mendjes tė mohojė atė rezistencė personale tė qytetarėve tė saj, as pėrpjekjet pėr tė organizuar e disiplinuar njėsitė mbrojtėse tė UĒK-sė, tė cilat vėrtet erdhėn e u rritėn, u poqėn dhe gati po shndrroheshin nė faktor tė rėndėsishėm nė ekuilibrin ushtarak nė terren ditėve tė fundit tė luftės. UĒK-ja lindi si ushtri rezistence ndaj dhunės serbe. Ajo ka pasur gabimet e veta, si ēdo lėvizje tjetėr pėr ēlirim kombėtar nė tė gjithė botėn. Ajo luftoi pėr dinjitetin dhe lirinė e shqiptarėve.
 
Pėrpjekjet e saj qenė mbinjerėzore, sakrificat e shumė luftėtarėve tė saj, sublime. Ajo ka hyrė nė historinė e re tė kombit shqiptarė si ushtria e parė e organizuar dhe dinjitoze, si ushtri kombėtare qė i kontriboi ēlirimit tė Kosovės. Tė tillė duhet ta ruajmė nė kujtesėn, tė tillė duhet ta pėrshkruajmė edhe nė historinė tonė. Pėrndryshe bėjmė njė gabim, tė cilin nuk do tė na e falin lehtė brezat qė vijnė. Vet ky libėr, i bėn jehonė trimėrisė, menēurisė dhe pėrgjegjėsisė qė morėn mbi vete luftėtarėt dhe eprorėt e asaj pjese tė UĒK-sė, aktivitetin e sė cilės merr pėrsipėr ta pasqyrojė. Veē askush nuk mund tė na e mbyllė gojėn, as sot, as kurrė, pėr tė dėshmuar e shqiptuar tė vėrtetat e luftės, si themel mbi tė cilin do tė ndėrtohet paqja dhe e ardhmja e Kosovės. Gjėrat duhen shqiptuar me atė emėr qė kanė, me atė formė qė janė paraqitur atėherė, edhe pse sot kanė marrė tjetėr ngjyrė. I duhet dhėnė fund njėherė e mirė pėrpunimit tė fakteve pėr hirė tė pėrpunimit tė opinionit. Faktet dhe tė vėrtetat tė thuhen ashtu siē ishin, njerėzit kanė tė drejtė tė ndryshojnė, siē edhe kanė tė drejtė t’i kėrkojnė falje opinionit pėr gabimet qė kanė bėrė. Nė se ato nuk kanė qenė gabime, por vlersohen si krime, atėherė duhet tė pėrgjigjen pėr to. Drejtėsia vonon por nuk harron. Zoti ėshtė i madh, dhe nuk harron kurrė. Sikur tė na kishte harruar ne shquptarėve, akoma do tė ishim nėn ēizmen e shkieve.
 
2
Titulli i kėtij libri, “Kėshtu foli Tahir Zemaj” ka dy domethėnie. Fillimisht duhet sqaruar se ai ėshtė njė pėrshtatje e titullit tė librit tė famshėm tė Fredrih Niēes, “Kėshtu foli Zarathustra”. Nė atė libėr me gojėn e Zarathustrės, personazhit tė tij kryesor, Niēe shqipton disa tė vėrteta filizofike madhėshtore, sfiduese lidhur me domosdoshmėrinė e lindjes sė mbinjeriut, qenjės sė pėrsosur dhe pėr neverinė qė tė shkatojnė krijesat e imta e tė dobta njerėzore, por qė nuk ėshtė rasti kėtu pėr t’i analizuar. Nga kjo pikpamje titulli librit, i bėnė jehonė Tahir Zemės, si hero i dėshpruar, si njeri qė e identifikoi vetveten me vdekjen, veē t’ia mėkonte jetėn e tij, dijet dhe kontributin Kosovės me ushtri moderne, institucionale, tė aftė pėr mbrojtjen e saj dhe qė aq shumė u lėndua dhe u pengua nga kopeja e imtė njerėzore e popullit tė tij. Tahir Zemaj nuk ėshtė i dėshpruar pėr fatin e tij personal, pasi ai si njeri dhe ushtarak ėshtė i pajtuar me devijime nė fatin e Kosovės. Au i beson thėnjes sė famshme “the old solders never die” (ushtarėt e vjetėr kurrė nuk vdesin), pra, ai prap ka energjitė, eksperiencėn dhe dijet e nevojshme, tė cilat njė ditė do t’ia ofrojė Kosovės, pa mbajtur hatėr qė disa sillen si nė elegjinė e famshme tė Nolit pėr Luigj Gurakuqin: “...na e shanė, na i thanė tradhėtor”. Shumica e qytetarėve tė Kosovės ėshtė bindur dhe ruan me respekt tė lartė kujtimin pėr ato qė ai ka bėrė, pėr ato qė “...ėshtė pėrpjekur / gojėmjatė e zemėr hekur / ky vigan liberator”.
Nga ana tjetėr, siē mund tė kenė vėrejtur lehtėsisht lexuesit, libri ėshtė i bazuar nė rrėfimin e drejtė pėr drejtė tė Tahir Zemės, ai flet vetė, nė vetėn e parė, nuk ėshtė ky libėr i ndėrtuar nė atė mėnyrė, ku personazhi kryesor ėshtė nė vetėn e tretė tė numrit njejės. Ndaj edhe titulli “Kėshtu foli Tahir Zemaj” na u duk shumė i afėrt me vetė natyrėn e librit. Janė tė rralla ndėrhyrjet e autorėve tė kėtij libri nė rrėfimin tronditės tė personazhit kryesor tė tij, ne kemi shėrbyer thjeshtė si “lėmues tė fjalės” pasi dihet qė njė ushtarė flet ashpėr, flet fjalė tė prera shkurt, mesazhi i tyre kuptohet shumė mė mirė nga shokėt e tij tė vijės sė frontit, dhe ėshtė pak i ve4antė ai mesazh, pėr tė mos thėnė i rėndė, pėr kujtesat e rrafshta tė disa njerėzve qė harrojnė sot atė qė u ka ndodhur dje. Pikėrisht pėr kėtė gjė dhe, se kėsaj rradhe ai kishte vendosur tė fliste pėr njė numėr mė tė gjerė njerėzish, lexuesish, ai me modesti ka kėrkuar ndihmėn tonė.
 
Rrėfimi i tij ėshtė i shtruar, i kujdesshėm, larg emocioneve negative e mohuese, veē, nė atė rrėfim, lexuesi heton lehtė se ku kanė qenė dobėsitė, se ēka mund tė bėhej mė tepėr, si mund tė organizohej dhe drejtohej rezistenca, si mund tė arriheshin rezultate mė inkurajuese nė fushėbetejė. Ato janė fjalėt e njė eksperti, e njė njohėsi tė thellė tė doktrinave ushtarake, e njė komandanti njėsish, luftėtari tė vijės sė parė, janė dėshmitė e njė njeriu qė, jo veē e ka parė luftėn, por ka marrė pjesė nė tė, ka luftuar dhe ka fituar beteja kundėr shkieve. Personalisht ai e ndjen ndėrgjegjen tė qetė, ai e ka kryer detyrėn e ushtarit tė atdheut, i ėshtė pėrgjigjur rėnkimit tė tokės sė robėruar dhe ka nxjerrė hak pėr poshtrimin qė i qe bėrė Kosovės dhe njerėzve tė saj deri nė ato ditė. Ai ėshtė udhėhequr nga parimi qė e pėrmend edhe vetė “Unė kam qenė dhe jam plotėsisht i ndėrgjegjshėm qė jeta ėshtė shumė mė e pavlefshme se sa vdekja, kur njė okupator i huaj e mban tokėn dhe popullin tim nėn pushtim !”
Ky libėr flet pėr njė ushtar tė atdheut, pėr njė burrė tė Kosovės qė pjesėn e ndėrgjegjshme tė jetės sė tij ia ka kushtuar pikėrisht asaj. Qė nga dita kur ai i hyn rrugės sė studimeve ushtarake e deri mė sot, kur kjo dėshmi bie nė duart e lexuesit, Tahir Zemaj ka qenė nė shėrbim tė idealit tė tij, tė idealit tė dhjetėra brezave shqiptare tė Kosovės, qė lirin e saj e kanė pasur kryefjalė tė jetės sė tyre.
Tė gjithė popujt e botės kanė nė piedestalin e nderit tė tyre pėrveē figurave tė shquara kulturore, shkencore, politike edhe luftėtarėt e lirisė, madje nė krye tė listės. Janė tė rralla kryeqytetet e botės qė nuk e kanė nga njė monument modest apo madhėshtor qoftė, tė luftėtarit tė panjohur, simbolit tė ushtarit tė atdheut, atij qė i jep atdheut jetėn dhe nuk kėrkon prej tij as t’ia pėrmendė emrin. Ky sublimitet madhėshtor dhe kjo thjeshtėsi e pashoqe ėshtė tipar veē i atyre, qė gjithė jetėn pyesin se ēka i kanė dhėnė ardheut dhe jo se ēka atdheu u ka dhėnė atyre.
Lufta pėr ēlirimin e Kosovės ka ndodhur pardje, dje, madje vazhdon edhe sot. Si e tillė nuk ėshtė fort e lehtė tė veēohen dritė-hijet e saj, nuk ėshtė e lehtė tė emėrtohen gjėrat ashtu siē duhet, jo pėr mungesė kurajoje, por se individėt, formacionet, veprimet luftarake dhe ngjarjet mė tė rØndėsishme tė saj janė akoma tė ngrohta, tė pėrgjakura, pa qetėsinė dhe qartėsinė  e domosdoshme. Veē dėshmi si kjo, kanė fuqinė e veēantė tė sjellin para lexuesve pamje tė freskėta, detaje tė paharrueshme, shpesh herė me peshė tė jashtėzakonshme pėr dokumentimin rigoroz tė historisė sė luftės, si njė pjesė e rėndėsishme dhe e historisė sė paqes sė njė vendi. Zemaj ka folur thjeshtė, duke iu shmangur fjalorit patetiko-heroik, pasi ai mendon se heroizmi nuk fshihet tek fjalėt por tek veprimi, tek akti heroik, dhe tė tilla nė kėtė rrėfim njeriu gjen me shumicė.
Vetė vendimi pėr tė luftuar pėr Kosovėn, akti i hyrjes brenda territorit tė saj nė kulmin e luftimeve, betejat e fituara me shkie, tėrheqjet taktike pėr tė ruajtur civilėt dhe luftėtarėt, dhe prap sulmet mbi armikun, paraqesin dinamikėn reale tė luftės. Ndėrkohė qė organizimi, stėrvitja dhe paisja e luftėtarėve nuk pėrbėjnė kapitull mė pak heroik se sa ai i luftės sė drejtė pėr drejtė.
20 vitet e mbrame, nė jetėn e Tahir Zemės janė vite jete tė shpenzuara pėr hirė tė njė qėllimi, tė cilin ai sot e shikon tė realizuar nė masėn e tij mė tė madhe por me disa njolla tė errėta, qė nuk heziton t’i denoncojė, pasi druan se nesėr mund tė shndėrrohen nė zgavra tė rrezikshme nė trungun e brishtė tė lirisė.
Arbėr Ahmetaj
Korrik 2000
 
(Fq.133-141)

   Copyright©2000-2001 TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.