|
- I
pyetur nga Naim Kelmendi nė njė intervistė pėr gazetėn
Bota Sot se, si u pėrgjigjet Tahir Zemaj akuzave qė ia
bėnte njė rrymė politike brenda UĒK-sė pėr tradhti
kombėtare, zoti Zemaj ėshtė pėrgjigjur se ato akuza
janė tė fabrikuara nga frika e atyre qė nuk donin qė
ushtrinė tonė ta drejtonte profesionalizmi, frikė e cila ka
ekzistuar para hyrjes, gjatė kohės sė qėndrimit nė Kosovė
dhe mė vonė. Ata i frikėsoheshin profesionalizimit, sepse e
ndjenin se do tė dilnin jashtė loje, nuk do tė mund ti
arrinin qėllimet e veta egoiste pėr pushtet.
-
- Gazetari
ka kėmbėngulur mė tej duke i kėrkuar shpjegime rreth tėrheqjes
sė tij dhe zoti Zemaj ka thėnė: Veprimi i tėrheqjes ka qenė
i kushtėzuar nga kėrcnimi pėr njė katastrofė totale qė
i bėhej njė numri prej 60 mijė banorėsh. Pra, njerėzish,
kombėtarisht dhe ushtarakisht i justifikuar ai veprim nuk
mund tė pėrbėjė bazė pėr asnjėfarė lloj akuze aq mė
pak tradhtie. Siē ka dėshmuar Kolonel Zmaj nė atė
intervistė, vendimet nuk janė marrė sipas dėshirės sė
tij, apo kokė mė vete, por nė mėnyrė kolegjiale dhe me
sugjerim tė Shtabit Suprem. Intervistuesi ka kėrkuar pastaj
tė dijė nėse zoti Zemaj mund tė fliste pėr suksese gjatė
kohės sė luftimeve, nė kontekst tė organizimit dhe udhėheqjes
sė luftės nė rrafshin e Dukagjinit ? Duke iu pėrgjigjur kėsaj
pyetje tahir Zemaj thekson: Eshtė mėkat tė tentohet tė
injorohen sukseset qė janė arritur (kryer) jo thjesht nga
ana ime, por sidomos nga ushtarėt dhe eprorėt qė kanė
luftuar.
-
- Do
tė pėrmendja luftėn e Loxhės, mbrojtjen e Llukės etj. Tė
ndalemi pak tek Loxha, mund tė them se kreu i ushtrisė
jugosllave ka shkarkuar personat mė tė lartė ushtarak pėr
shkak tė dėshtimit tė tyre nė Loxhė. Pra ka pasur
(nga ana jonė) organizim tė mirėfilltė me tėrė
forcat ushtarake, ėshtė bėrė njė luftė ku janė pėrfshirė
tė gjitha aspektet e artit luftarak dhe me suksesin mė tė
lartė janė kryer operacione luftarake brenda 18-20 orėve sa
edhe ka zgjatur beteja. Nė vijim ai pyet se deri kur
njerėzit do tė merren me atė tėrheqje taktike, tė
organizuar dhe me plan operativ tė miratuar, veē si e si pėr
ti shpėtuar nga masakra 60 mijė njerėz tė koncentruar nė
ato fshatra ?. Mė vonė zoti Zemaj ėshtė shprehur se
Janė tė tjerė ata qė kanė sakrifikuar popullsinė
civile, duke provokuar aksione diversante tė pastudiuara (nuk
guxoj tė them se mund tė kenė qenė tė koordinuara me serbėt)
veē se si e si tė bien nė sy se janė duke bėrė diēka, qė
ditėn kur do tė ndaheshin trofetė, ata tė kishin vend nė
tryezėn e fitimtarėve, pa llogaritur se sa qindra njerėz
mund ta kenė humbur jetėn si rezultat i veprimeve tė tyre tė
papjekura, shpesh edhe aventureske, sa shtėpi dhe fshatra janė
djegur e shkatėrruar, veē qė ata (garnitura e komisarėve qė
mė akuzon) tė dėshmonin se ishin duke luftuar !
-
- Dhe
ėshtė vėrtet interesant tė vėrehet se si shtabsat
kanė shpėtuar tė gjithė gjallė, me pėrjashtim tė atyre
qė sipas New York Time-sit, thuhet se i kanė eliminuar vetė,
pa u hyrė ferra nė kėmbė asnjėrit, ndėrkohė qė nė njėsitė
e tyre, tė pėrbėra nga djemė e vajza tė Kosovės, qė veē
dėshirėn e kishin tė madhe pėr tė luftuar dhe
kallashnikovin qė ua shisnin me pare nė dorė, kanė humbur
jetėn me dhjetėra e qindra, tė tillė.
-
- Njė
prej arsyeve pėr humbje tė tilla, mė kryesorja, duhet kėrkuar
tek paaftėsia ushtarake e komandantėve dhe komisarėve.,
shumė prej tė cilėve kishin rrokur pushkėn pėr ta rrėzuar
pushtetin e Rugovės dhe tė Bukoshit, ndėrkohė qė Kosova
digjej flakė tej e mbanė nga serbėt. Kėsi komandantėsh
praktikonin urdhėrin pėrpara djema, ndėrkohė qė nė
njėsitė e specializuara dhe tė drejtuara nga profesionistėt
urdhėrohej: Pas meje, nė sulm ! Ky ndryshim, nė
dukje i vogėl nė fakt shpejegon se si Brigadat 131, 133, 134
kanė humbur gjithė ata eprorė, ndėrsa ēetat e komisarėve
humbnin pėrgjithėsisht veē ushtarė.
-
- Nė
intervistėn e cituar Zemaj pėrmend emrin e njėfar Bilal Hadėrgjonaj,
njė njeri qė pasi regjistrohet nė akademinė ushtarake,
pėrjashtohet pėr shkak tė problemeve nuro-psikike, e qė
ėshtė edhe kallauzi i akuzave bashkė me njė rreshter,
Bislim Zyrapin, eksperti mė i fortė ushtarak (!) i Shtabit tė
Pėrgjithshėm ! Ky farė Zyrapi le tė ankohet edhe njėherė
me Mahir Hasanin, ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr
Botėn Sot (25 mars 2000) dhe tė kujtojnė ditėt e
lumtura kur dėshmonin sipas oreksit tė prokurorėve
ushtarak nė gjyqet e montuara serbe kundėr oficerėve
shqiptarė nė Sarajevė.
-
- Tashmė,
zotni Zemaj sqaron se akuzat e tyre nuk bėhen thjesht pėr
xhelozi profesionale, prapavija politike e tyre duket nga
kampi nė tė cilin bėjnė pjesė kėta dy persona. Nga ai kamp qė kishte
vendosur me ēdo kusht ta rrėzonte qeverinė ! Ndėrsa pėr
Naim Malokun ai nuk dėshiron tė flas mė, pasi ai nė kulmin
e sinqeritetit apo tė shtirjes mė tė ligė, kur ka qenė i
plagosur, i ka deklaruar Zemės se nuk kam pasur mundėsi tė
veproj ndryshe, kam qenė i kėrcėnuar fizikisht, i rrahur,
prandaj pėr kėtė arsye
kam vepruar kėshtu Kėto fjalė sqaron Zemaj janė thėnė
nė prani tė 24 oficerėve dhe janė tė regjistruara. Veē e
kam tė vėshtirė, ėshtė shprehur Zemaj nė intervistėn e
cekur, tė kuptoj se si ky njeri del sot e thotė se Tahir
Zemaj e ka humbur luftėn nė Kosovė ?
-
- Tahir
Zemaj nuk e ka humbur asnjė betejė, le mė luftėn nė Kosovė.
Ai (Naim Maloku) mund tė mirret me politikė dhe shumė
mirė qė ka filluar tė merret me kėtė zeje,... sepse dėshtimet
e tij nė artin luftarak janė totale dhe smund tė thirret
kurrė mė nė aftėsitė e tij ushtarake. Mjafton vetėm
fakti qė gjatė hyrjes sė tij nė Kosovė ai ka humbur 35
ushtarė, akoma pa mundur tė shkrepin njė pushkė pėr Kosovėn.
Kjo ka qenė njė humbje e rėndė, luftėrat vėrtetė kanė
humbje, por kur vjen puna tek luftėtarėt numri i tyre duhet
tė jetė tė paktėn i ekuilibruar nė tė dy anėt. Ndryshe
qėndron puna me popullsinė civile.
-
- Pushtuesi
ka mundėsi tė vras mė shumė civilė, pasi ata mbeten
shpesh herė tė zbuluar, edhe pse kjo gjė, vrasje e civilėve,
bie nė kundėrshtim me tė gjitha konventat dhe protokollet
ndėrkombėtare tė luftrave. Eshtė e pabesueshme veē
shumė prej komandatėve tė tipit komisar politik, nuk e kanė
pasur problem se sa ushtarė vriteshin, madje ata besonin verbėrisht,
aq mė heroike do tė qenė betejat e tyre e aq mė shumė
mund tė shisninh mend se kanė luftuar. Trimėria dhe
heroizmi nė fakt vihen mė sė miri nė spikam, aty ku vriten
ushtarėt e armikut. Kjo psikologji stalinisto-sllave, e
kopjuar nga shifrat e stėrzmadhuara tė humbjeve tė
Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisė gjatė luftės sė Dytė
Botėrore, ėshtė psikologji e viktimės, tipar qė nuk
gjendet tek shqiptarėt, veē tek ata qė u ėshtė injektuar
nga ideologjia sllave.
-
-
-
- ...dhe
rrėfimi do tė vazhdonte edhe mė gjatė, por Tahir Zemaj
ndalet e thotė se shumė gjėra nuk ėshtė akoma momenti
pėr ti thėnė, pėr ti bėrė publike. Disa prej tyre
vetė koha ka pėr ti kthjelluar, pėr disa tė tjera,
qytetarėt e Kosovės do tė kėrkojnė llogari. Prapa mjegullės,
tymit dhe errėsirės sė luftės kanė dėshirė tė fshihen
vetėm ata qė kanė marrė pjesė nė luftė jo nė pėrgjigje
tė thirrjes dhe rėnkimeve tė atdheut, por qė e kanė parė
atė si shans pėr tė fituar poste, grada, para. Ata qė
planifikonin konstruktimin e njė zgjedhje tė re pėr
popullin shqiptar tė Kosovės.
-
- ...KĖSHTU
FOLI TAHIR ZEMAJ e Fjala
nuk ban mort thuhet nė kodin e vjetėr juridik tė
shqiptarėve, nė Kanunin e Lek Dukagjinit duke e lėnė hapur
shtegun pėr tė vepruar e luftuar, shpjeguar e folur pėr tė
vėrtetat e luftės sa herė tė jetė e nevojshme.
(Fq.127-132)
|
|