|
- Nga
fundi i gushtit, jam informuar nga vendroja, se po afroheshin
disa personaqė kishin shfaqur dėshirė tė mė takonin. I
pranova dhe m'u prezentuan si "Shtab i pėrgjithshėm"
i Ushtrisė Ēlirimtare. Kisha dėgjuar pak pėr ta por nuk
dija se kush ishin tė organizuar etj. Nė pėrbėrje tė tij
ka qenė Hashim thaēi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj.
-
- Nė
zyrėn time, ish zyra e drejtorit tė shkollės sė
Prapaqanit, nė mur kanė qenė tė varura fotografitė e
Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gėrvallės.
Sapo kanė hyrė mė kanė kėrkuar qė tė hiqja fotografinė
e Rugovės. "Ke dy minuta kohė pėr tė hequr portretin
e Rugovės ! " mė thanė, "Jo u thash, ai ka qenė
dhe mbetet pėr mua Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura
tė Kosovės dhe President i saj !". Nejse ata u tėrhoqėn
nga ai qėndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetėr, nė
sallėn operative tė shtabit. Fillimisht kanė kėrkuar se pėrse
nė tė gjithė dokumentacionin tonė figuronte Republika e
Kosovės ?
-
- Ata
argumentonin se ne nuk paskeshim republikė ! U deklaruam
hapur se ishin kundėr, nuk e njihnin dhe se ishin pėr rrėzimin
e qeverisė. Mė kanė pyetur nė se isha edhe unė apo jo pėr
rrėzimin e saj. U kam thėnė : "Po, madje jam pėr
kapjen dhe dėnimin edhe tė Millosheviēit !" "Jo,
nuk po flasim pėr atė mė thanė, a je ti pėr rrėzimin e
Bujar Bukoshit ?" I kam thėnė Thaēit se do tė ishte
mirė tė flisnim rreth unitetit dhe bashkimit, se sa pėr gjėra
tė tilla. I kam deklaruar se, nėse ai angazhohej seriozisht
nė atė drejtim, unė do tė ndėrhyja pranė kolonel Ahmet
Krasniqit qė ai ta tregonte nė Kosovė, kryeshefin e
Shtabit, Halil Bicajn bashkė me disa
eprorė tė tjerė, tė bėhej njėherė e mirė
unifikimi i shtabeve dhe ne si luftarė tė mos kishim mė kėso
problemesh.
-
- Mė
kanė pyetur se kush i ka pėrpiuluar disa komunikata tė
cilat kishin dalė pa dijenin e tyre. U thashė se ato ishin
hartuar nga Faton Mehmetaj, i emruar
para disa ditėve si shef i informimit tė Sh.O.Rr.D.
Dhe kjo ka qenė e vėrtetė. Fatoni i kishte dėrguar ato
komunikata nė Gjenevė tek Xhafer Shatri, ish ministėr i informimit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Fatoni
mbante lidhje tė ngushta dhe tė vazhdueshme me tė.
-
- (Bėhet
fjalė pėr disa komunikata rreth tė cilave nė atė kohė ėshtė
zhvilluar njė polemikė e hapur nė shtyp mes Jakup Krasniqit
dhe Xhafer Shatrit). Pastaj bisedimet janė zhvilluar rreth
strukturave, rreth profesionalizimit, por ata nuk e kishin
hallin atje. Kuptohet qė qysh nė fillim tė atij takimi, ne
jemi prezentuar , bashkė me tė gjithė kolegėt e mi
ushtarakė.
-
- Ata
u prezentuan po ashtu, i vetmi ushtarak mes tyre qe rreshter
Bislim Zyrapi, tė tjerėt nuk kishin formim ushtarak. Pėr
komandantin e tyre thanė se "ishte sekret" dhe nuk
e pėrmendėn. Edhe pėr marrėveshjen tonė tė 20-21 gushtit
pėr formimin e Drejtorisė sė Tretė Operative tė Rrafshit
tė Dukagjinit deklaruan se do ta shqyrtonin me organet e tyre
dhe se nė fakt nuk ishin dakord ! (Fq.93-94)
|
|