|
|
|
|
PĖRMBAJTJA
E LIBRIT |
|
|
21/07/2001 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kujtime
dhe pjesė nga diskutimi i z. Rrok Berisha, pjesmarrės nė
mbledhjen pėr formimin e SH.O.RR.D |
|
|
|
|
|
|
|
|
- Nė jabllanicė tė Dushkajės individ tė caktuar
si vėllezėrit Nazmi dhe Lahi Ibrahimaj qė ishin dajė e nip
me ramush Haradinajn, pastaj hajdar Dula, tė cilin e kishin
caktuar si Komandant tė Lugut tė Baranit pėr tė masovizuar
luftėn nė kėtė mjedis, sillen nė mėnyrė tė panjerėzishme
dhe kėrcėnojnė njerėzit. Nazmiu, nė Maj tė vitit 1998
erdhi nė Gllogjan me njė vendim tė rrejshėm kinse jemi
marrė vesh me Qeverinė e Bukoshit dhe duhet qė nė fshatrat
e Lugut tė Baranit ti formojmė Shtabet e UĒK-sė.
-
- Dy persona, prej kėtyre, sbashku me dy femra
ushtare, asgjėsuan shėnimet e dy gazetarėve amerikanė nė
fillim tė gushtit, gazetare qė kishin ardhė nė Lug tė
Baranit pėr tė shkruar njė reportazh rreth luftės dhe
organizimit tonė tė mbrojtjes institucionale. Gazetaret,
shoqėroheshin nga njė ushtarė i njėsive operative tė
Lugut tė Baranit, tė Brigadės 131. Kishin hy nė kishė tė
Gllogjanit dhe me dhunė i kishin nxjerrė jasht oborrit tė
kishės; arsyeja pėr nxjerrje
ishte se ata, nuk guxonin tė hynin nė atė zonė
pa lejen e faton Mehmetajt, se ai qenkėsh zėdhėnės i
SHQRRD. Natyrisht unė, (Rrok Berisha), u dola nė ndihmė
gazetareve dhe kėrkova nga Maxhupi qė ky dhe ato dy
vajza qė i kishte nė pėrcjellje, tė largohen sa mė parė
nga Lugu i Baranit, pasi nė kėtė territor veprojnė njėsitė
operative tė Brigadės 131, e cila ėshtė e vendosur nė
Baran. Njėra nga gazetaret, e indinjuar nga ajo qė ndodhi
tri herė radhazi, shante nė anglisht dhe disa herė solli nė
Lahin shqelma dhe shuplakė.
-
- Ata mu kėrcėnuan se do tė mė vrasin. Ju
thashė se ja ku jam. Armėt qė i keni duhet tė pėrdoren
kundėr shkijeve dhe jo kundėr shqiptarėve. Gjatė kėtyre
dialogjeve, ushtari i njėsisė operative tė Baranit, pėrkatėsisht
tė Brigadės 131 u tėrhoq nė qetėsi. Pas kėsaj, sė
bashku me gazetaret u kthyem nė kazermėn e Baranit, ku
Komandanti i Brigadės 131, zoti Ramabaja, i ka qetėsuar dhe
pas njė ore sė bashku me gazetarėt kemi ardhė dhe njė herė
nė Gllogjan dhe kemi biseduar pėrzemėrsisht me ato gazetare
pėr tė gjitha problemet tona. (Mė vonė ato kanė shkruar
reportazhin nė gazetėn New York Times dhe shumė drejt
e kanė informuar opinionin ndėrkombėtar mbi luftėn nė kėtė
anė.
-
- Pas ofensivės sė parė nė Lugun e baranit mė sė
tepėrmi e pėsoi fshati Nepolje dhe shtatė shtėpi tė
fshatit Gllogjan. Pal Koci
ishte major (rezervė) i MT, dhe njėherit Komandant i
SHT dhe qe i rreshtuar nė rrugėn institucionale. Pėr kėtė
arsye ata tė Jabllanicės nė krye me Dr. Din Krasniqin nga
Vranoci, erdhėn dhe deshėn ta likuidojnė Palin nė tradhti,
por me ndėrhyrjen e shpejtė tė komandant ramabajės, nė ēastet
e fundit, e keqja u eleminua.
-
- Nė gusht tė vitit 1998 organizohet mbledja nė
kazermėn e Prapaqanit ku morėn pjesė 72 pėrfaqsues tė
fshatrave tė Dukagjinit. Kjo pėr mua dhe pėr tė gjithė
banorėt e rrafshit tė Dukagjinit mbetet mbledhje historike,
sepse populli tregoi pjekurinė, dėshirėn dhe pėrkrahjen e
vet pėr ushtrinė e profesionalizuar dhe nėn komandėn e
institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Dėshira e tė
gjithėve ishte qė tė ēliroheshim nga ēizmja e shkaut me
sa mė pak viktima njerėzore e jo pėrmes rebelimit nanoist
dhe revolucionit tė vonuar. Nė atė takim unė
diskutova nė emėr tė 25 fshatrave tė Lugut tė Baranit qė
pėrfshihen nga Bjeshkėt e Nemuna e deri nė Dri, territor qė
ishte i organizuar dhe i kontrolluar nga Brigada 131, me qendėr
nė Baran. Unė e dija mirė disponimin politik tė banorėve
tė kėtyre fshatrave, sepse kėtė e kishin shprehur pėrmes
tri komunikatave tė cilat i kishin transmetuar edhe nė
mjetet e informimit.
-
- Nė atė takim, kėrkova qė UĒK-ja tė jetė e
sjellshme dhe e disiplinuar, sepse populli ynė mjaft ka
vuajtur nga uniforma e huaj dhe mos ti sjellim vuajtje dhe
ne, sepse disa tė ashtuquajtur ushtarė po ulin moralin e
ushtarit. Atij qė ka vendosur me vdek pėr Kosovė, kėto
sjellje nuk i takojnė dhe se masa po irritohet nga UĒK-ja,
sepse populli nė vend qė ta mbėshtesė ushtrinė, po
distancohet prej saj. Ne nuk mund tė lejojmė qė tė kemi
ushtri private apo partiake. Ushtria duhet tė vihet nėn
mbikėqyrjen e institucioneve dhe shpjegova rastin
konkret nė lidhje me vendimet e rrejshme nė emėr tė
Qeverisė sė Kosovės pėr formimin e Shtabeve tė UĒK-sė nė
Lugė tė Baranit nga ana Nazmi Ibrahimit. Pyeta se si
shpjegohet rasti i Ujkut qė deklaron haptas se unė
mė Zanė Qaushin e shokėt jemi ata qė kemi nxjerrė nga
burgu Fatos Nanon dhe me ndihmėn tonė ėshtė rrėzuar
Qeverija Demokratike nė Shqipėri.
-
- Kjo sipas tij ka bėrė, me demek, qė ne tė vijmė
deri te armėt ! Po ashtu ėshtė thėnė se do ti vrasim qė
nga Presidenti, ministrat, gazetarėt. Kryetarė partish dhe
deputetėt sepse tė gjithė qenkėshin nė shėrbim tė
Serbisė. Pastaj theksova se, nė emėr tė kujt po plaqkitet
populli, kush ėshtė urdhėrdhanės, sepse kemi njė numėr tė
madh tė vjedhjeve si vetura, bagėti, tė holla, marrjen e
armėve qė vijnė nga Shqipėria dhe stėrshitjen e tyre ?
Duhet ndalur krimi nga ana e disa pjesėtarėve tė UĒK-sė,
sepse peshqit po majen nė basenin e Radoniqit nga mishi i
njerėzve tė pafajshėm.
-
- Eshtė e vėrtetė
e hidhur dhe panjerėzi ajo qė ėshtė ba nė basenin
e Radoniqit, mjerisht aty mė sė paku ka shkije. Nė basen ka
tė vrarė, tė dhunuara shqiptare. Aktet barbare janė tė
kryera nga vetė shqiptarėt pa gjygj dhe pa e zbuluar tė vėrtetėn.
Prandaj askush nuk ka tė drejtė, me asnjė ligj tė botės tė
vras dikėnd pa gjyq e lėre mė civilėt pa marrė parasysh pėrkatėsinė
e tyre. Herėt a vonė dikush pėr kėtė do tė japė
llogari. Nė luftė vriten ushtarėt e armikut e jo civilėt e
pafajshėm, prandaj nėse duam tė fitojmė duhet tė
zhvillojmė luftė tė pastėr, sepse ėshtė e drejta
jonė pėr tu mbrojtur. Baseni i radoniqit kurrė
nuk do tė jetė mburrja, por turpi ynė.
-
- Nė dikutimin tim jam munduar qė ushtria e
shtetit tė Kosovės tė jetė e pandarė dhe e bashkuar. Ne
nuk duhet tė ngrejmė. Armėt kundėr njėri-tketrit, por
ti bashkojmė ato
kundėr okupatorit. Banorėt e Lugut tė baranit janė tė
interesuar qė ushtria e shtetit tė udhėhiqet nga njerėz me
pėrvojė dhe tė autoritetshėm sepse dhe besimi i popullit
do tė forcohet te Ushtria dhe se ēdo veprim i pakujdesshėm
po shkakton dėme tė pa llogaritshme te populli dhe pastaj
edhe besimi po zvogėlohet. Kam kėrkuar nga tė pranishmit qė
tė zhbllokohen mjetet e informimit dhe tė hiqet mjegulla e
krijuar informative. Nė kėtė takim kam kėrkuar tė dihen
rezervat e popullit dhe ato tė kalojnė nė rezerva pėr
njesitė operative ushtarake. Gjithashtu kam kėrkuar nga tė
pranishmit qė tė hiqet dorė nga aksionet e pa planifikuara.
-
- Rrok
Berisha
|
|
|
Copyright©2000-2001
TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
|
|
|
|
|
|