|
- Tė
nesėrmen nė mėngjes, pas takimit nė Llukė, jemi rikthyer
nė objekt tek ushtarėt dhe kemi rifilluar jetėn normale
ushtarake, por duke u ballafaquar me mungesė furnizimi me armė,
municion dhe rekrutė. Djem tė rinj vinin ēdo ditė, por mė
duhej ti ktheja mbrepsht, pasi nuk kisha armatim. Apeloja qė
sa mė parė tė futeshin mjete tė premtuara nga Ministria e
Mbrojtjes. Pėrsa i pėrket furnizimit me produkte ushqimore
dhe tė tjera qė duheshin pėr tė jetuar nė kushte lufte,
kisha caktuar furnizues tė cilėt me disa mjete financiare tė
Brigadės ta blinin atė ku tė mundnin, gjė qė i shtohej
atyre qė na ofronin banorėt e Kosovės, tė cilėt na i
kishin dhėnė edhe automjetet e veta.
-
- Ushtarėt
kanė pasur ushqim, pastėrti dhe disiplinė. Kjo gjė, pėr
ēudinė time, ėshtė bėrė pėr shkak qė tė mė akuzojnė,
nuk e di se pse. Unė gjithėmonė kam synuar qė luftėtarėve
tua plotėsoj tė gjitha kushtet, sipas rrethanave, me qėllim
qė tė kisha tė drejtė tu kėrkoja maksimumin nė fushėn
e stėrvitjes dhe tė betejės.Furnizimet i kemi marrė
kryesisht nė zonėn e Malishevės.
-
- Duhet
cekur kėtu qė, tė gjitha mjetet financiare qė duheshin pėr
mbarėvajtjen, ushqimin dhe furnizimet tjera janė pėrdorur
me korrektėsinė mė tė madhe dhe gjithēka ka qenė e
dokumentuar e mund tė verifikohet me shumė lehtėsi. Brigada
nuk i ka pėrdorur tė gjitha mjetet financiare, pasi ushqimin
dhe automjetet e transportit nė shumicėn e rasteve na i ka
dhėnė falas popullsia e asaj ane. Ambulanca dhe njė
karburant kanė funksionuar pranė kazermės tonė. Nė oborr
tė saj kam urdhėruar ndėrtimin e dy strehimoreve tė mėdha.
Nė projektimin e tyre kanė marrė pjesė Komandanti i njėsisė
sė Xhenjos dhe dy inxhinjerė ndėrtimi. Ne kėrkonim qė ajo
tu rezistonte bombardimeve, ndaj nga 180 cm betonarme, qė
ėshtė e parashikuar nė parametrat minimalė ne i kemi
mbuluar me njė shtresė 280 cm. Pėr ndėrtimin e saj kanė
kontribuar fshatarėt me dėrrasa, trarė, hekur, beton etj.
Njėra prej tyre ka qenė parashikuar pėr strehim gjatė
bombardimeve, ndėrsa tjetra pėr vendosjen e spitalit
ushtarak.
-
- Gjatė
sulmit tė dytė tė Logjės ajo ka shėrbyer si spital
ushtarak. Kur ėshtė fjala pėr spitalin ushtarak mė duhet tė
theksoj se pas njė konsulte tė gjerė me mjekė dhe ndihmės
mjekė tė zonės, me ndihmėn e eprorit Ali Osmani. Ndihmės
i Komandantit pėr ēėshtjet shėndetsore, kemi bėrė
organizimin e shėrbimit shėndetsor dhe krijimin e spitalit
ushtarak.
-
- Drejtoreshė
dhe Koordinatore pėr shėndetėsi ėshtė emėruar doktoresha
Ryvė Loshaj, njė njeri i mrekullueshėm, njė humaniste dhe
luftėtare e shquar. Ajo e ka kryer me devotshmėri detyrėn e
saj. Kemi bėrė, siē thashė, organizimin e qendrave
mjeksore dhe ambulancave nė Rrafshin e Dukagjinit tė cilat
janė furnizuar me ilaēe nėpėrmjet organizatave tė huaja tė
ndihmės mjeksore, ku sigurisht rolin kryesor e ka luajtur dr.
Ilir Zolaj bashkė me kolegun e tij Shpetim Robaj, i cili ka rėnė
nė krye tė detyrės. Dr. Ilir Tolaj ka dhėnė njė
kontribut tė pazėvėndsueshėm, ka mundėsuar shpėtimin e
shumė jetėve tė ushtarėve tė plagosur, ka siguruar
furnizimet e domosdoshme me medikamente dhe mjete tė tjera
spitalore. Njėkohėsisht, me ndėrhyrjet e tyre pranė
organizatave tė sipėrpėrmendura ėshtė bėrė i mundur
transferimi i tė plagosurve rėndė nėpėr spitalet e zonave
ku nuk kishte luftime dhe kishte mė shumė mundėsi tu
vihej nė ndihmė. Spitali ynė ushtarak ka qenė i pajisur mė
sė miri.
-
- Tė
rikthehemi edhe njėherė tek strehimoret. Nxėnėsia e atyre
ka qenė 600 dhe 400 vetė respektivisht, dmth, shumė tė mėdha,
me tė gjitha mjetet e nevojshme. Kanė qenė tė maskuara,
nuk vėreheshin nga lart. Ato i kam konsideruar tė rėndėsishme,
pasi ndodheshim nė rrethim tė plotė. Nė rast tė ēdo
bombardimi ne do tė dilnim tė paprekur, tė gatshėm pėr ta
pėrballuar forcat tokėsore tė armikut. Gjatė gjithė kohės,
mund tė them se ka pasur njė bashkėpunim shumė tė frytshėm
me shtabet lokale tė fshatrave. Tė gjithė eprorėt i kam dėrguar
herė pas here pėr organizimin e punės, pėr pėrpunimin e
taktikave luftarake nė varėsi tė terrenit, numrit tė
ushtarėve dhe llojit tė armatimit tė tyre. Ndėrkohė qė
vazhdonte stėrvitja e luftėtarėve , tė cilėt pa pėrjashtim
bėnin tė gjitha qitjet luftarake me armėt qė posedonim. Pėr
sigurimin e poligonit tė qitjes ka ndihmuar jashtė mase
Zymer Sefaj i fshatit Kotradiē. Nė atė fshat ka qenė
poligoni i qitjeve luftarake.
-
- Pra,
pavarėsisht nga ato incidente qė u pėrmendėn mė lart,
morali i trupave ka qenė shumė i lartė dhe vinte duke u
rritur dita ditės. Ata, thjesht nuk donin ta besonin se
incidente tė tilla ndodhnin, mes njerėzve qė luftonin pėr
njė qėllim. Ndėrkohė kam pasur rastin tė takoj edhe
atasheun ushtarak tė
misionit tė OSBE-sė me zyrė nė Pejė, njė ushtarak
gjerman, Wolfgang Kaufman, qė drejtonte gjithė grupin e
atasheve ushtarak tė vendeve antare tė kėsaj
organizate.
-
- Nė
atė takim, mė ka kėrkuar qė tė deklarohesha nėse isha
pro Rugovės ? I kam thėnė se ne jemi pro Kosovės dhe
veprojmė nėn urdhėrat e organeve tė zgjedhura nga Populli
i Kosovės. Ata kanė pasė kėrkuar takime edhe me persona
tė tjerė qė mbaheshin si komandantė nėpėr rajone tė
ndryshme, por kėta tė fundit i kishin refuzuar ato takime,
nga frika se mos zyrtarėt
e OSBE-sė qenė spiunė ! Eshtė e justifikueshme deri diku
njė frikė e tillė, pasi ata vėrtet komunikonin jo veē me
organizatėn dhe qeveritė e tyre por edhe me organet serbe.
Nejse, dihet doza e gjėrave qė mund tu tregohet njerėzve
tė tillė dhe unė, nuk kam pasur asnjė arsye se pse tė mos
kontaktoj me ta. Ai ka qenė njė kanal qė funksiononte edhe
pėr ne. Nėpėrmjet tij ne donim tua bėnim tė qartė
organizatave ndėrkombėtare dhe qeverive Perėndimore se ne
edhe nė luftė ishim tė vendosur tė fitonim tė drejtat
tona.
-
- Kur
them me luftė, kam parasysh luftėn e organizuar, me njėsi qė
drejtoheshin nga njė hierarki vertikale civilo-ushtarake.
P.sh. pėr sa i pėrket sekretit, unė kurrė nuk i kam lejuar
ata ti afroheshin objekteve tona, as tė deklaroj shifra
apo tė dhėna tė tjera, qė do ta nxirnin sekretin ushtarak
tė njėsive tona. Nga ana tjetėr, takimi ynė me ta ka
ndihmuar edhe nė shpėrndarjen e mjegullės dhe akuzave qė bėnte
Serbia, se gjoja luftėtarėt shqiptarė janė ekstremistė
komunistė, fundamentalistė, anarkistė, forca tė
pakontrolluara etj.
-
- Duke
parė organizimin tonė, popullata e terrorizuar nga
bombardimet e pėrditshme serbe, ka lėvizuar nė mėnyrė tė
vazhdueshme duke iu afruar zonės ku kemi qenė tė pėrqendruar
ne, pra nė Prapaqan, fshatin Isniq, Strellcin e Ulėt,
Dubovikė, Krushevc dhe Broliq. Aty ėshtė bėrė njė pėrqėndrim
shumė i rrezikshėm i popullsisė. Kjo ka sjellė shumė
probleme. Ata donin tė largoheshin nga Kosova. Jemi pėrpjekur
ti bindim qė tė mos largoheshin. I kemi garantuar se asnjėherė
kėmbėsoria serbe nuk do tė mund ti masakronte. Unė nuk
mund ti mbroja nga sulmet e artilerisė,por kam qenė i
bindur se me forcat e mia do ti mbroja me sukses nga kėmbėsoria
dhe policia serbe. Ne kemi komunikuar me kėta pėrfaqėsues tė
faktorit ndėrkombėtar me dijeninė dhe miratimin e Shtabit
Suprem dhe e kemi informuar atė pėr rezultatet e takimeve.
(Fq.71-74)
|
|