|
|
|
|
PĖRMBAJTJA
E LIBRIT |
|
|
21/07/2001 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Formimi
i brigadės 134 dhe bėrthamave tė brigadave 133, 131.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Kur
ėshtė lajmėruar nė TV-satelitor rreth katėr muaj me
vonesė, - krijimi i Brigadave tė para shqiptare me luftėtarė
dhe komandantė profesionistė, nuk ka pasur ditė mė tė gėzuar
pėr shqiptarėt. (Fillimet e bėra me datė 21 qershor janė
sekuestruar nga bandat e Fatos Nanos dhe paramilitarėt e
Fatos Klosit, megjithatė njė kasetė i ka shpetuar
sekuestrimit, xhirime qė ēuditėrisht janė lejuar tė
transmetohen vetėm pak ditė para vrasjes sė kolonel Ahmet
Krasniqit !) Mė sė fundi nė Kosovė do tė luftonin dy
ushtri, ajo shqiptare dhe ushtria serbe. Nuk do tė bėhej mė
fjalė pėr grupe, pėr ēeta komitėsh, pėr aksione tė veēuara
ilegale, pėr masakra etj.
-
- Jo,
shqiptarėt mund tė kishin ushtri mė tė vogėl dhe mė pak
tė pajisur, por ama do tė kishin ushtrin e tyre e cila do tė
rritej dhe fuqizohej ēast pas ēasti, do tė kishin komandė
hierarkike dhe organizim e disiplinė ushtarake moderne. Nuk
do tė vepronte kush me kokė nė vet, nuk do tė kishte
aksione tė dyshimta dhe tė pavlera. Le tė shohim se si u
formuan kėto tri brigada, dhe a kishte tė tjera ? Pėrderisa
kishte 131, do tė duhej tė kishte edhe 132 ose 130 !!
-
- Ja
se si shpjegohet Tahir Zemaj: Deri me 21 qershor janė bėrė
pėrgatitje, kjo datė ėshtė caktuar pėr tė bėrė betimin
brigada 134, 131 dhe ajo 133. Kėto kanė qenė brigadat e
para nė kuadėr tė Shtabit Suprem tė Ministrisė sė
Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės.
-
- Emėrtimi
i njė brigade ėshtė njė shifėr. Ajo thjesht ka efekt
moral, ndėrsa armikut i krijon hutim. Eshtė njė metodė qė
pėrdoret nė tė gjitha ushtritė profesioniste tė botės.
Ka pasur tri brigada dhe ato kanė pasur ato numra qė pėrmenda.
-
- Me
21 qershor 1989 caktohet dita e betimit pėr Brigadėn 134 dhe
pėr bėrthamat e dy brigadave tė tjera, tė cilat qenė tė
plotėsuara me kuadro ushtarake dhe me njė pjesė tė
trupave, pjesa tjetėr pritej tė plotsohej. Nė ceremoninė e
betimit ka qenė e ftuar edhe kėngėtarja jonė e njohur
Leonora Jakupi, e cila ka kėnduar kėngėn-hymn, « Besa-besė,
besėn ta kemi dhanė ». I ati i saj, eprori Qazim
Jakupi ka rėnė nė krye tė detyrės bashkė me Muharrem Tafėn
qė pėrmenda pak mė parė. Komandant i Brigadės 134 me
dekret tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės
jam emėruar unė. Ministri i Mbrojtjes, kolonel Krasniqi mė
ka dorėzuar flamurin e luftės duke mė urdhėruar
qė ai tė mos binte kurrė nė duart e armikut, kam
pranuar flamurin dhe jam betuar se ai « kurrė nuk do tė
binte nė duart e shkieve ».
-
- Ai
flamur bashkė me flamurin kombėtar u ka prirė tė gjitha
veprimeve tona luftarake. Ndihmėsi im pėr moral ėshtė
emruar Sali Ēeku.
Komandant i Batalionit tė Parė ka qenė Sefedin Kuqi, i
Batalionit tė dytė Bajram Stojkaj, i tė tretit
Fadil Hadėrgjonaj. Farush Thaēi ka qenė kryeshef i
artilerisė dhe komandues i njėsitit artilerik pranė brigadės
134. Lumni Surdulli, qė ka rėnė nė betejėn e Loxhės, dhe
disa tė tjerė kanė pasur detyrat e drejtuesve tė
kompanive. Kanė qenė tė emėruar gjithashtu edhe ndihmėsit
e komandantit pėr xhenjeri, sanitet etj.
-
- Nė
brigadėn 131 ka qenė emėruar komandant Rrustem Berisha, ndėrsa
i brigadės 133 Kemajl Shaqiri bashkė me komandantėt e
batalioneve dhe komandėn e tyre. Fillimisht ka qenė paraparė
qė brigadat tė hynin nė Kosovė me luftė, pra ta ēanin
kufirin dhe tė ruanin shtegun e furnizimit nga Shqipėria. Ky
plan u ndryshua pėr shkak tė « ruajtjes » sė
paanshmėrisė sė Shqipėrisė, pasi njė sulm nga territori
i saj do tė konsiderohej agresion ndaj kufijve ndėrshtetrorė
tė njohur botėrisht. Sipas planit tė ri, pėrpiluar nga
Ministria e Mbrojtjes, ka qenė vendosur qė tė futeshin nė
Dukaxhin kėto tri brigada tė lokacionitdhe mė vonė tė
formohej komanda e Korparmatės sė parė. Nė fakt mė vonė
u formua Komanda e Zonės sė tretė Operative e Rrafshit tė
Dukagjinit.
-
- Pas
dhėnies sė betimit, menjėherė jam informuar nga organi pėr
zbulim dhe kundėrzbulim, tė cilin e drejtonte Ismet Ibishi,
se kishte disa elementė tė dyshimtė qė silleshin rreth
kazermės sonė dhe qė do tė mund tė na krijonin probleme
gjatė hyrjes sonė nė Kosovė. Para disa ditėve nė Viēidol
kisha biseduar me Azem Sylėn, Adem Grabovcin, Jashar Salihun
dhe me njė pseudonim, « Qorri ». Aty ka qenė
prezent edhe Rrustem Berisha dhe nga fundi ka ardhur edhe Sali
Ēeku. Ata kėrkonin qė ne « tu bashkangjiteshim » dhe na
lanė tė kuptonim se nė tė kundėrt, nuk do tė ishim tė
mirėpritur ! Nė fakt as nuk e dija se kush ishin dhe as
nuk e kisha shumė tė qartė se kė pėrfaqėsonin. Sali Ēeku mė ka
sqaruar mė vonė se kush qenė ata nė tė vėrtetė.
Megjithatė vendosa tė bėja njė modifikim nė planin e
hyrjes nė Kosovė. Kam marrė vendim pėr tė bėrė
marshimin deri nė Prapaqan, ku ėshtė formuar edhe komanda e
zonės sė tretė. Tė mėrkurėn, mė 24 qershor
1998 nė orėn 02 tė natės, kam urdhėruar qė
brigadat tona ta fillojnė marshutėn, tė cilėn e kisha
konceptuar nė tri faza.
-
- Faza
e parė,
nga Papajt deri nė Livadhet e Padeshit. E dyta nga
aty, pėrmes vijės kufitare pranė piramidės C2, rrėzė
Rrasės sė Zogut, deri nė fshatin Jasiq, brenda territorit tė
Kosovės dhe mė pas, faza e tretė, deri nė Isniq e
Prapaqan. Ndoshta, po tė kishim hyrė nė luftė nė Kosovė
nė atė kohė, shumė mė pak dėme do tė kishim pasuar,pasi
forcat e armikut kanė qenė shumė tė dobėta atėherė,
por
ai qe njė urdhėr, tė cilit unė i jam bindur,pasi
njerėzit qė e kishin dhėnė, Kryeministri dhe Ministri
Mbrojtjes, qenė eprorėt e mi. Nė fakt, kemi hyrė jashtė
ēdo logjike ushtarake, kemi thyer rrethimin, jo pėr tė dalė
prej tij, por pėr tė hyrė brenda rrethimit ! Nė
prapaqan kemi qenė tė rrethuar nga tė katėr anėt. Forcat
serbe na kishin ndėrprerė tė gjitha furnizimet.
-
- Ti
rikthehemi edhe njė herė marshutės. Gjithēka ka qenė e
planifikuar me detaje. Kemi qenė mbi 150 persona, ushtarė
dhe oficerė. Nė orėn 5 tė mėngjesit jemi ndalur nė
Livadhet e Padeshit. Gjatė ditės kemi zhvilluar ushtrime pėr
tu ballafaquar me rste sulmi apo prite, tė cilat mund tė
na ndodhnin gjatė fazės sė dytė, pėr kthimin e mbrojtjes
nė sulm etj. Nė orėn 2 e 30 tė datės 25 qershor, pas njė
shpjegimi tė hollėsishėm tė tė gjitha porosive tė dhėna
mė parė, kam mbajtur edhe njė fjalė ku kam kėrkuar
zbatimin e tyre me rigorozitet. Nė mesnatė kemi mbėrritur nė
kufi. Armiku nga baza e vet nė Koshare, ndezi njė
raketė ndriēuese. Menjėherė zumė pozicionet. Pėr
pak sekonda kam menduar se ramė nė pritė dhe se tė gjitha pėrpjekjet
tona pėr ta
ruajtur fshehtėsinė, kishin dėshtuar. P.sh. ndalimi i
marshimit nė Padesh ėshtė bėrė vetėm pėr tiu
shmangur vėzhgimit qė na bėhej.
-
- Pak
mė vonė kemi dėgjuar disa fishkėllima, njė zė qė thėrriste
nė gjuhėn shqipe dhe njė breshėri. Kjo ka ndodhur pak mbi
Shkozėn e Jasiqit, jo shumė larg karaullit tė serbėve. Ka
qenė njė situatė shumė e paqartė. Komandantėt prisnin
urdhėrin tim pėr tė vepruar. Zėrat u dėgjuan pėrsėri
dhe shpejt morėm vesh qė ata ishin shqiptarė qė po kalonin
kufirin nė mėnyrė tė paorganizuar dhe qė kishin humbur
lidhjen me njėri-tjetrin. Pararojėn tonė e drejtonte Sali Ēeku,
qė e njihte kufirin, pasi e kishte kaluar me dhjetra herė. Nė
krye tė kolonės printe flamuri i brigadės 134. Me tė kemi
hyrė dhe kemi luftuar nė Kosovė. Nė 5 tė mėngjesit kemi
mbrritur tek Stanet e Jasiqit. Kemi pushuar pak dhe pas dy orėsh
kemi pėrfunduar nė Jasiq. Rojet e fshatit na kanė lajmėruar
se fshati mund tė sulmohej nga ēasti nė ēast. Tė shtėnat
dėgjoheshin qartė.
-
- Pas
njė ore pritjeje nuk ndodhi asgjė. Kur zbritėm nė Jasiq na
pritėn banorėt. Nuk ka pasur gjė mė tė mrekullueshme se
sa ajo pritje. Ata filluan tė qanin, tė puthnin flamurin,
shpreheshin se tani qė e kishin pranė ushtrinė e tyre tė
rregullt, edhe nėse vdisnin nuk do tė mėrziteshin.
Vullnetarė nga fshati kėrkuan tė strehonin luftėtarėt. Ne
do tė rrinim disa kohė nė Jasiq nė pritje tė armatimit.
Ka paur zėra shumė skeptik, qė mė kishin paralajmėruar se
ndoshta ai armatim edhe nuk do tė vinte, por ne e kishim
vendosur tė hynim dhe ta prisnim aty armatimin. Instruktova
trupat pėr ēdo eveniment. Nė atė kohė nė Jasiq nuk ka
pasur luftime, edhe pse krismat e artilerisė serbe dėgjoheshin
nga larg. Kemi zhvilluar orė teorie dhe stėrvitjeje fizike
me ushtarėt qė iu bashkangjitėn brigadave tona, po ashtu
edhe me ata qė shėrbenin nėpėr fshatra.
| |
-
-
- REPUBLIKA
E KOSOVĖS
- FORCAT
E ARMATOSURA
- DREJTORIA
INFORMATIVE
Kosovė, 15 Qershor 1998
-
-
- Komunikatė
Nr.6
Nė
bazė tė urdhėrit nr.3/10 tė Komandantit tė Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė republikės
sė Kosovės, Drejtoria Informative njofton se nė tė
gjitha njėsitė do tė pėrdoret njė tekst i betimit.
Teksti i betimit ėshtė ky :
-
- TEKSTI
I BETIMIT
Unė
ushtari i popullit tim
BETOHEM nė emėr tė ATDHEUT dhe KUSHTETUTĖS, pėrpara
ZOTIT dhe FLAMURIT kombėtar, se do tė jem besnik dhe i
pakursyer nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės, kundėr
pushtuesit dhe tradhtarėve tė vendit, deri nė pikėn e
fundit tė gjakut tim.
Do
tė jem ushtarė i bindur dhe i diciplinuar, dhe do tė
zbatojė me korrektėsi urdhėrat dhe detyrat e komandave
eprore qė lidhen me luftėn ēlirimtare, ushtrinė dhe
sekretin ushtarak.
- BETOHEM
-
|
|

- (Fq.35-40)
|
|
|
Copyright©2000-2001
TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
|
|
|
|
|
|