|
|
|
|
PĖRMBAJTJA
E LIBRIT |
|
|
21/07/2001 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|

|
|
|
|
|
|
Punėt
e para, vėshtirėsitė dhe fėrkimet !
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Nė
pjesėn e dytė tė dimrit tė vitit 1997-98, represioni nė
Kosovė u rrit shumė, mijėra forca tė reja policore dhe
ushtarake, tė mbėshtetura nga njėsi tankiste dhe autoblinda
u pėrqėndruan nė Kosovė. Nga ana tjetėr edhe shqipotarėt
kishin vendosur ti pėrgjigjeshin me forcė, pa llogaritur
nėse do tė vdisnin apo jo, gjithė asaj dhune qė po
ushtrohej mbi ta. Nė pothuajse tė katėr anėt e Kosovės,
kishte grupe tė vogėla tė armatosura, tė cilat vepronin
ilegalisht duke sulmuar forca tė veēuara policie, objekte
ushtarake, policore etj. Pėr tiu pėrgjigjur kėsaj
situate shpėrthyese duheshin bėrė pėrpjekje mė serioze.
Faktikisht ballafaqimi i madh ushtarak po afrohej me shpejtėsi
marramendėse, ndaj punėt dhe detyrat konkrete pėr mbrojtjen
e Kosovės nuk prisnin mė gjatė.
-
- Gjatė
asaj kohe ėshtė rritur mjaft intensiteti i veprimeve tona
kujton Kolonel Zemaj. Mendonim se si ti nisnim eprorėt
dhe si ti shpėrndanim ata nėpėr zona tė ndryshme ku
kishin influencė. Pėr kėtė gjė u ėshtė bėrė thirrje
njė numri tė madh eprorėsh, shumė prej tė cilėve janė
paraqitur. Bie fjala, Ismet Aliu i ka lėnė tė gjitha punėt
e tij nė Bosnje dhe ėshtė paraqitur. Lufta kishte filluar
dhe Ministria e Mbrojtjes u ka propozuar sipas marrėveshjes
dekorime dhe grada atyre qė po vepronin nė terren. Ne
kishim ndėrmend ti pėrfshinim tė gjithė, pėr ti
injoruar akuzat serbe se gjoja UĒK-ja qe njė organizatė e
fraksionuar nė dhjetra nėngrupe terroriste, marksiste,
fondamentaliste e kėsi lloj fabrikimesh tė propagandės
serbe.
-
- Ne
nuk na interesonte, po mendoj nuk ajo puna jonė, se kush e
kishte njohur Republikėn e Kosovės, Shqipėria, Italia,
Franca apo dikush tjetėr, pėr ne si ushtarakė rėndėsi ka
pasur qė e kishte njohur populli i saj. Pėr ne me rėndėsi
ishte qė gjithēka tė bėhej me hierarki ushtarake, tė
kishte njė drejtim vertikal dhe horizontal nė luftėn tonė.
Kjo do tė lehtėsonte jo veē luftėn, por edhe kontaktet me
aleatėt tanė tė shprehur si dhe me ata qė do tė mund tė
na ofronin ndihmėn e tyre mė vonė.
-
- Aty
kanė filluar tė shfaqen fėrkimet e para, si dhe ata , qė
do ta pengonin mė vonė luftėn nė Kosovė. Ka pasur
mjerisht edhe mungesė informacioni. Ne si ushtarakė pak jemi
interesuar se cilat kanė qenė rrymat politike, ne kemi
menduar se mund tė bisedojmė me kėdo pėr tė mirėn e luftės
dhe tė sė ardhmes sė Kosovės.
-
- Befas,
vumė re, qė ato qė qenė biseduar nė Oslo me pėrfaqėsuesin
politik tė UĒK-sė, nuk po realizoheshin. Ne kurrė nuk kemi
menduar se fėrkime tė tilla politike do tė mund tė
reflektoheshin edhe nė terren. Maksimumi qė kemi menduar ka
qenė se ndonjė
politikan do tė dėshironte tė pėrfitonte nga lufta.
-
- Gjatė
atyre ditėve nė Tiranė janė pėrpiluar planet pėr
formimin e brigadave dhe njėsive operative. Pak ditė mė vonė
nga mesi i muajit maj jemi vendosur nė Viēidol, Tropojė me
disa oficerė mes tė cilėve Sali Ēeku, Fadil Hadėrgjonaj,
Sefedin Kuēi, Bajram Stojkaj, Ismet Ibishi, Farush Thaēi,
Ismet Ēeku, Saim Tahiri etj. Nė Viēidol kemi gjetur njė
depo logjistike tė shtabit Suprem pėr tė cilėn kujdesej
Zenun Idrizi. Nė atė depo kishte armatime dhe municione.
Shtabi ka qenė i vendosur nė njė shtėpi-shkollė, pronė e
Muharrem Tafės, njė ish punonjės i kufirit shqiptar, i cili
gjatė gjithė kohės ka punuar me
eprorėt tanė nė vėzhgimin e kufirit, nė gjetjen e
shtigjeve dhe vendeve tė sigurta pėr kalim.
-
- Falė
njohjeve tė tij dhe punės sė pėrbashkėt me eprorėt tanė,
ne kemi pasur njohje tė thellė pėr zonėn kufitare, pėr
vendėndodhjen e trupave dhe rojeve serbe deri nė Stanet e
Stubles, disa kilometra brenda territorit tė Kosovės.
-
- Ēdo
ushtarė qė vinte nga Kosova, pajisej me armė dhe, nuk I
shiteshin armė, siē pėr turpin e dikujt, edhe ka ndodhur
gjatė luftės. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi Suprem kishte
filluar blerjen e armatimit dhe shpėrndarjen e tij nėpėr
fshatra. Armatimi, siē thashė, jepej falas. Lufta nė
Dukagjin po ashpėrsohej. Vendosėm kontakt me luftėtarėt nė
terren. Nėpėrmjet telefonit satelitor, biseduam sė pari me
Adem Ukėhaxhajn dhe pesė eprorė tė tjerė qė vepronin nė
zonėn e Dukagjinit. Pasi na informuan pėr situatėn, ata na
kėrkuan qė tė hynim sa mė shpejt nė Kosovė, pasi
Rrafshit tė Dukagjinit po i kėrcnohej shkatėrrimi.
-
- Nga
kufiri kalonin ēdo ditė tė rinj dhe qytetarė tė dėbuar tė
Kosovės. Atyre qė vinin vetėm, u kėrkonim qė menjėherė
tė mobilizoheshin, ndėrsa atyre qė vinin me familje, u
jepnim disa ditė kohė sa pėr ti stabilizuar familjet dhe
pastaj tė ktheheshin pėr tu monilizuar. Nė njė prej
atyre ditėve, kam shkruar njė letėr
dhe me tre korrierė, nė mes tyre edhe Xajė Ēela nga
fshati Viēidol, e kam nisur pėr nė Rrafshin e Dukagjinit nė
adresė tė eprorėve nė adresė tė eprorėve Gani Gjukaj
nga Strellci i Ultė, Kapiten, Skender Rexhahmetaj dhe Shaban
Avdimetaj. Nėpėrmjet asaj letre kam kėrkuar njė numėr tė
caktuar djemsh qė tė vinin nė Shqipėri dhe tė fillonin tė
pėrgatiteshin.
-
- Pėr
tė mos u larguar nga ky subjekt mė duhet tė pėrmend me
konsideratė dhe respekt shumė tė lartė luftėtarin Xajė
Ēela nga rrethi i Tropojės, i cili ka qenė i angazhuar nė
luftime gjatė gjithė kohės. Ka shėrbyer si korrier i sigurtė dhe guximtar, ka hyrė e dalė nė Kosovė duke dėrguar
lajme, armė dhe duke sjellė me vete rekrutė, civilė etj.
Kur kemi hyrė sė bashku nė Kosovė, ai ka mbetur nė
fshatin Jasiq nėn komandėn e Rrustem Berishės dhe tė Agim
Ramadanit, ku ka luftuar deri nė fund. Nė betejėn e Kosoharės
kam marrė vesh se ishte plagosur shumė rėndė.
-
- Ti
kthehemi edhe njėherė bazės sonė stėrvitore. Ne mendonim
tė bėnim njė bazė stėrvitore, ku tė stėrvisnim ushtarė
pėr 7-12 ditė.
-
- Kjo
bazė u vendos tė bėhej nė Papaj, pėr sigurimin e sė cilės
na ka ndihmuar jashtė mase komandanti i Kufirit pėr rrethin
e Tropojės zoti Selim Demushi. Ky njeri kishte vite qė ishte
i angazhuar pėr tI ndihmuar njerėzit qė luftonin pėr
Kosovėn.
-
- Mua
mė ka njohur me tė Sali Ēeku, i cili kishte vite qė e
njihte dhe bashkėpunonte. Ne i jemi mirėnjohės pėr jetė pėr
kontributin e madh qė ka dhėnė, jo veē me njohuritė e tij
tė thella pėr kufirin me situatėn nė tė, por edhe pėr ndėrhyrjet
e guximshme pranė autoriteteve shqiptare tė policisė dhe
ushtrisė nė Tropojė pėr tė na bėrė tė mundur tė
veprojmė, pėr tė shmangur incidentet dhe pėr ti
zgjidhur ato, kur na ndodhnin tė imponuara. Ai na ka ndihmuar
pėr tė siguruar kazermėn nė Papaj dhe na ka dhėnė gjithė
ndihmėn e mundshme pėr tė filluar funksionimin e saj
normal.
-
- Zoti
Demushi ka qenė mik i ngushtė i Sali Ēekut, pėr Sali Ēekun
ai mund tė bėnte gjithēka. Pasi morėm kazermėn nė Papaj,
u bėnė investimet e para, futėm dritėn elektrike, ujin,
kuzhinėn, thjesht bėmė njė kazermė shumė tė mirė. Pėrpara
kishte qenė kazermė artilerike. Ajo ka qenė njė depo dhe
bazė shumė e sigurtė. Pas disa ditėsh erdhėn ushtarėt
nga Kosova.
-
- Nė
Papaj filloi jeta ushtarake. Eprorėt merreshin me stėrvitjen
fillestare dhe tė avancuar tekniko-ushtarake, dikush tjetėr
u mėsonte ushtarėve qitjet e para me armė zjarri, automatikė,
mitrolozė, mortaja. Nga pikpamja ushtarake kemi pasur tre
faktorė nė favorin tonė dhe njė kundėr. Kundėr ka qenė
faktori teknik, armatimi ynė i lehtė dhe jo adekuat. Kishim
epėrsinė faktorin njeri, kohė dhe terren. Prisnim tė na
vinte teknikė mė e pėrsosur, por edhe me atė armatim do tė
na duhej dhe kishim vendosur tė futeshim nė Kosovė. (Fq.31-34)
|
|
|
Copyright©2000-2001
TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
|
|
|
|
|
|