|
- "Eprorėt
dhe ekspertėt tanė ushtarakė kanė qenė gjatė gjithė kohės
tė angazhuar, nė tė gjitha shtetet. Nė Gjermani punonte
Sali Veseli, nė Zvicėr Agim Mehmeti, nė Slloveni punonte
Ismet Ibishi, Kemal Shaqiri punonte nė Kroaci etj. Kėta njerėz
kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin dhe me nėnshkrimin e
tyre ka ardhur deri tek emėrimi i Ahmet Krasniqit, si
koordinator i tė gjithė ushtarakėve brenda dhe jashtė
Kosovės. Dokumenti ku ndodhet nėnshkrimi i tyre
gjendet nė arkivin e Ministrisė sė Mbrojtjes. Kėshtu
ėshtė formuar Kėshilli Drejtues i ushtarakėve
pėr t'iu pėrgjigjur situatės kanosėse nė trojet
tona.
-
- Personalisht
kam qenė i informuar pėr aktivitetin dhe angazhimin e
grupeve tė para tė luftėtarėve nė kuadėr tė Qeverisė sė
Republikės sė Kosovės, pėr bėrthamat e para tė luftėtarėve
ndėr tė cilėt kanė qenė Sali Ēeku, Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj.
-
- Kanė
qenė operacionet e tyre ilegale, si vendosja e eksplozivėve,
vrasjet e policėve etj, tė vetmet veprime luftarake nė
Kosovė gjatė asaj kohe.
-
- Kur
ėshtė dhėnė nėnshkrimi pėr krijimin e kėtij Kėshilli tė
Ushtarakėve, aty ėshtė pranuar qė Ahmet Krasniqi tė jetė
koordinues pėr gjithė diasporėn si dhe pėr brenda Kosovės,
koordinues pėr formimin e Shtabit Suprem dhe Ministrisė sė
Mbrojtjes sė republikės sė Kosovės. Kjo gjė ėshtė bėrė
nė konsultime edhe me zotni Bujar Bukoshin, kryeministėr i Qeverisė sė republikės sė Kosovės,
i cili ka pranuar
sygjerimin tonė dhe ka nėnshkruar emėrimin e Ahmet
Krasniqit. Dikush mė vonė, dhe pikėrisht Sali Veseli, e ka
mohuar faktin qė kryeministri ka firmosur emėrimin e Ahmet
Krasniqit. Ai dokument, siē thashė ekziston nė arkivin e
Ministrisė sė Mbrojtjes sė republikės sė Kosovės, dhe jo
veē Veseli, por kushdo mund ta verifikojė.
-
- Pas
vrasjes sė legjendės sė trimėrisė shqiptare Adem
Jasharit, Sali Ēeku mė lajmėron dhe mė propozon qė
urgjentisht tė takohemi nė shtėpinė e tij nė Shtutgart qė
tė mė fliste pėr kontaktet e tij me Adem Jasharin. Unė e
kam njohur nėpėrmjet tij thjesht si luftėtar dhe atdhetar,
nuk kam pasur dije tjetėr, as pėr aftėsitė e tij
ushtarake, as politike. Aty kam marrė informacion mė tė
plotė rreth tij. Gjatė gjithė natės nuk kemi fjetur
nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė mundėsi pėr tė vepruar.
-
-
Atė natė kemi marrė kontakt me Zotni Ahmet Krasniqin dhe
Agim Mehmetin, qė gjendeshin nė Zvicėr, pasi ato ditė qe
formuar grupi koordinues dhe po hidhte themelet Ministria e
Mbrojtjes sė Kosovės. Tė nesėrmen kemi udhėtuar pėr nė
Zvicėr dhe atje u takuam me zotin Krasniqi. Prezentė kanė
qenė Agim Mehmeti, Hilmi Nebihu dhe ushtarakė tė tjerė.
Pas shumė voitesh ky ishte takimi i parė me zotni Krasniqi.
Kemi shkėmbyer mesazhe tė shkurtėra miqėsore dhe i jemi vėnė
punės.
-
- Aty
janė marrė vendimet e para pėr tiu pėrgjigjur detyrave
ushtarake dhe pėr njė organizim profesional dhe
institucional tė luftės sė armatosur
kundėr pushtuesit. Pastaj me zotni Ēeku jemi kthyer nė
Gjermani dhe kemi filluar pėrgatitjet pėr luftė.
-
- Ndėrkohė,
kolonel Krasniqi me disa oficerė ėshtė nisur pėr nė
Oslo pėr tu takuar me Adem Demaēin. Nė ato
bisedime ėshtė rėnė dakord pėr kėto gjėra:
-
- -
Sė pari, pėr formimin e shtabit tė pėrbashkėt me
qendėr nė Tiranė.
- -
Sė dyti, do tė njiheshin tė gjitha njėsitė qė
vepronin nė Kosovė, emėrtimi i tyre i pėrbashkėt UĒK
dhe stema e saj.
- -
Sė treti, tė gradoheshin dhe tė plotsoheshin me
oficerė profesionistė ato njėsi, pėr tė krijuar kėshtu
hierarkinė ushtarake dhe institucionale.
- -
Sė katėrti, do tė ekzistonin tė dyja fondet, ai i
Emėrgjencės qė menazhohej nga Qeveria dhe ai qė thirrej
Vendlindja Thėrret.
- -
Sė pesti ēdo informatė apo komunikatė shtypi do tė
duhej tė kalonte pėrmes Shtabit nė Tiranė.
- -
Sė gjashti, tė sigurohej komandimi i tė gjitha njėsive
nga oficerė profesionistė.
-
- Kolonel
Ahmet Krasniqi, i armatosur me kėtė marrėveshje ėshtė
nisur pėr nė Tiranė pėr tė ngritur infrastrukturėn e
nevojshme pėr vendosjen e Shtabit Suprem. Pėr tė gjitha kėto
thotė Zemaj, -
jam informuar nga Tirana, dhe kol. Krasniqi mė ka urdhėruar
qė tė nisem menjėherė pėr Tiranė bashkė me Sali Ēekun
dhe disa eprorė tė tjerė. (Fq.27-29)
|
|