|
- Dezintegrimi
i Jugosllavisė sapo kishte filluar dhe serbėt po pėrpiqeshin
tė eliminonin tė gjithė personat e rrezikshėm, ata pėr tė
cilėt mendohej se do tė rrezikonin edhe me armė kundėr
planeve tė tyre. Nė mesin e tyre ka qenė edhe Tahir Zemaj.
-
- Plani
ka qenė qė ai tė "transferohej" nė njė burg
tjetėr, nė tė cilin ai kurrė nuk do tė mbėrrinte i
gjallė. "Kur ka ardhur puna pėr tė mė likuiduar nė
burg, me ndihmėn e disa gardianėve shqiptarė, tė cilėt
kishin kryer shėrbimin ushtarak nė njėsitė e mia, kam marrė
vesh se ishte mbajtur njė mbledhje dhe se "do tė mė
transferonin nė burgun e Pozharevcit" nė fakt do tė mė
eleminonin. Me ndihmėn e atyre ushtarėve jam arratisur nga
burgu i Dubravės".
-
- Zemaj
i pėrmend me konsideratė dhe mirėnjohje emrat e Xhavit Balės,
mbikqyrės, Mehmet Demaj, Sherif Thaēit si edhe tė
komandantit tė burgut tė Dubravės, Sokol Blakaj. Zemaj
shpjegon se kjo ka ndodhur nė vitin 1991 dhe historia e
arratisjes ėshtė njė sagė e vėrtetė, por sė cilės ai
nuk dėshiron t'i kushtojė vėmendje nė kėtė libėr.
-
- Pas
tre katėr ditėsh me ndihmėn e familjes dhe tė disa djemve
tė fshatit tė tij, largohet nga Kosova pėr nė Slloveni,
Zvicėr dhe sė fundi nė Gjermani. Nė Berlin ai strehohet
tek disa tė afėrm tė tij. "Nė ato ditė mė janė
gjetur shumė njerėz" kujton koloneli. (Fq.19)
|
|