|
|
|
|
PĖRMBAJTJA
E LIBRIT |
|
|
21/07/2001 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|

|
|
|
|
|
|
Nė
tymnajėn politike tė 81-shit, shqiptarėve po u ngushtohej laku
nga tė gjitha anėt
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Duke
parė rreziqet qė i kanoseshin popullit shqiptar, pas vitit
81, mė kujtohet njė detaj, kur gjenerali hynė nė zyrėn
time nė shtabin e Korparmatės nė Prishtinė dhe mė thotė :
« Deri tani ti mund tė kesh lexuar vetėm kėtė shtyp,
duke mė treguar njė gazetė « Politika » qė
ndodhej nė tavolinė, tani e tutje dua tė tė shoh duke
lexuar sė pari « Rilindjen ». Duhet fillimisht tė
flasėsh gjuhėn letrare shqipe, pasi qė tani e tutje ēdo
kontakt juaji me shtabet rajonale do tė jetė nė gjuhėn
shqipe ».
-
- Shihej
nevoja qė eprorėt shqiptarė tė mėsonin sa mė shumė pėr
luftėn antiterroriste dhe antidiversioniste, njė lloj i luftės
speciale. Mė vonė filluan tė formohen njėsite tė tilla
pranė shtabeve komunale dhe rajonale. Kėtė punė e kam udhėhequr
nga Komanda nė Prishtinė. Gjatė gjithė kohės qė gjeneral
Muhaxheri ka drejtuar nė Kosovė, serbėt nuk kanė mundur
ti fusin shumė hundėt nė aftėsimin e kuadrove shqiptarė,
sigurisht qė ka pasur edhe serbė. Nė atė kohė krijuam
qendrėn e parė nė Ajvali. Qendra pėr aftėsimin e Kuadrove
Ushtarak tė Mbrojtjes territoriale tė Kosovės nėn
drejtimin e kolonelIsmail Maliqit, i cili ėshtė vrarė nė
rrethana misterioze-me njė pėrplasje me makinė nė dalje tė
Tunelit tė Mitrovicės, bashkė me familjen.
-
- Nė
kėtė qendėr trajnimi kanė kaluar tė gjithė eprorėt
shqiptarė. Kjo ka nisur nė vitin 1985, si projekt i
mbrojtjes territoriale deri nė fund tė 1987. Nė vitin 1986
kam pasur rast tė njihem edhe me Sali Ēekun. Njohja ime me tė, qė nga ajo kohė, ka luajtur rol dhe ka pasur
peshė. Tek ai, unė vura re dėshirėn e thellė pėr tė pėrvetėsuar
tė gjitha programet dhe llojet e luftrave speciale. Mė
kujtohet sidomos ēasti, pasi ishte bindur se me mua mund tė
fliste hapur, kur mė ka thėnė : « Ne shqiptarėt
vetėm me armė mund tė ēlirohemi, veē nuk duhet ta lėmė
kurrė prapa as diplomacinė ! »
-
- Nė atė kohė mė thėrret zoti Muhaxheri, i cili mė njofton pėr fjalėt
qė qarkullonin rreth meje, pėr tė cilat u garantova se nuk
kishin asnjė lidhje me mua, as me tė vėrtetėn. Kam pasur
mundėsi tė largohem, « tė arratisem » por nuk
kam dashur, sepse e ndjeja veten tė pastėr. Tė nesėrmen mė
kanė thirrur pėr bisedė informative e mė kanė
dėrguar fillimisht nė Nish, pastaj nė Beograd. Aty pėr
aty ėshtė fabrikuar
akuza se gjoja « qenkėsha i lidhur me mafian shqiptare,
e cila qenka e interesuar pėr tė nduhmuar kundėrrevolucionin
nė Kosovė ». Mė thanė se mė kishin parė me atė
e me kėtė. Asnjė dėshmi nuk ekziston pėr lidhjet e
mia me njerzė tė
tillė. Personalisht, kurrė nuk kam besuar se do tė jetė
Mafia, ajo qė do tė mund tė bėjė diēka pėr ēlirimin e
Kosovės. Jo, veē djemtė dhe vajzat e saj, gjaku dhe djersa
e tyre e ndershme mund ta ēlironin dhe e ēliruan.
-
- Megjithatė serbėt formuluan njė akuzė do ta tregoj aktakuzėn
« keqpėrdorim i detyrės zyrtare dhe financim i
kontrarevolucionit nė Kosovė nėpėrmjet kontrabandės ».
Jam dėnuar gjashtė vjet. Nė gjykatėn e shkallės sė dytė
ma kanė zbritur nė katėr vjet, prej tė cilave tre, i kamė
bėrė nė burgjet e Nishit, Leskovcit, Mitrovicės, Prishtinės,
Gjyrakovcit, Pejės dhe Dubravės. (Fq.17-18)
|
|
|
Copyright©2000-2001
TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
|
|
|
|
|
|