|
|
|
|
PĖRMBAJTJA
E LIBRIT |
|
|
21/07/2001 - Trepēa.net |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Unė
kam pėr nder tė jem shėrbėtor i Kosovės, siē e kam pėr turp
ti rri asaj mbi qafė !
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
-
dy fjalė si hyrje
-
- Kisha dėgjuar prej vitesh se shumė ushtarakė kanė qenė bėrė tė
famshėm nga ditarėt qė kishin mbajtur gjatė luftės. Nė
fakt edhe unė kam dashur tė mbaj ditar, por angazhimet e
shumta mė kanė penguar. Nga ana tjetė, ne kemi hyrė nė
luftė si njėsi tė organizuara dhe kemi mbajtur
dokumentacion tė rregullt pėr ēdo veprim, ngjarje, aksion
apo ndryshim plani. Pėr ēdo takim kemi mbajtur protokolle,
ku janė tė shėnuara fjalė pėr fjalė ato qė janė thėnė,
vendimet qė janė marrė.
-
- Nga
ana tjetėr kam pasur pėrshtypjen qė shumė prej ushtarėve
dhe oficerėve tė mi do tė mbanin ditarė personalė, tė
cilėt do ta hijeshonin rrėfimin pėr luftėn, do ta mbushnin
me detaje tė imta e tė papėrceptueshme nga tė gjithė, do
ta paraqisnin luftėn nga njė kėnd njerėzor, intim, gjė qė
sė bashku me dokumentacionin e ruajtur, do ta plotsonin
historinė e luftės dhe tė rezistencės sė njėsive tona.
Shumė gjėra nuk janė realizuar, shumė tė tjera presin tė
realizohen nė tė ardhmen, veē gjėja mė e rėndėsishme,
ajo pėr tė cilėn kishim hyrė nė luftė, Liria e Kosovės,
u realizua. Para kėsaj ngjarje tė gjitha tė tjerat zhvlerėsohen,
zhyten nė hije dhe humbin kuptimin e tyre tė mėparshėm.
-
- Rrjedhimisht
unė kurrė nuk do tė kisha marrė mundimin tė dilja para
lexuesve me kujtimet, me dėshmitė e mia. Veē ka disa kohė
qė kam vėrejtur me shqetėsim se si ndryshohen faktet, se si
manipulohen ngjarjet, se si pėrdoren disa njėrėz, ose si
denigrohen disa tė tjerė, se si e si pėr tė kėnaqur
ambicjet e veta politike. Unė nuk kamkurrfarė xhelozie pėr
politikanėt. Kurrė skam pasur. Unė jam ushtarak dhe i
tillė do tė jem deri deri sa tė mos mė kėrkohet ndryshe
nga populli im. Unė e ndjej se si ushtarak mund tė jap
maksimumin tim nė tė mirė tė qytetarėve tė mi, nė tė
mirė tė Republikės sė Kosovės. Megjithatė nuk mund tė
hesht, kur shoh se si janė lėshuar epshet e pėrvetėsimit tė
fitoreve tė tė tjerėve, se si nuk kontrollohen pasionet e
egra pėr tė sulmuar gjithēka e gjithkėnd qė mund ti bėjė
hije nė rrugėn e pushtetit, dikujt. Edhe njėherė po e
them, mė shkurt me mė saktė:
-
- Ky
libėr nuk synon tė bėjė elektorat as pėr Tahir Zemėn, as
pėr ndonjė parti.
-
- Ky
libėr synon tė qartėsoj tė vėrtetėn pėr pėrpjekjet e
luftėtarėve tė atyre brigadave, eprorėve tė tyre, pėr pėrpjekjet
e Shtabit Suprem tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės
sė Kosovės pėr tė organizuar rezistencėn e armatosur ndaj
okupatorit. Ato qė dėshmohen nė kėtė libėr janė pjesė
e asaj tė vėrtete, nė tė cilėn unė kam qenė pjesmarrės,
krijues dhe dėshmitar okular. Misioni i kėtij libri ėshtė
ky pra: Ta ndriēoj, ta mbrojė dhe ta bėjė publike tė vėrtetėn
qė merr pėrsipėr tė pasqyrojė.
-
- Nė
cilėsinė e komandantit tė Zonės sė Tretė Operative tė
Rrafshit tė Dukagjinit, kam nderin tė shpalos me krenari
heroizmin e tė rėnėve tė saj, tė premtoj dhe ta mbaj
premtimin se, sa tė jem gjallė, do tė luftoj pėr idealet pėr
tė cilat dhanė jetėn. Si bashkėluftėtar i tyre, ndaj
dhimbjen dhe krenarinė me familjet qė i lindėn dhe i rritėn.
Si epror i lartė ushtarak shpreh mirėnjohjen time tė thellė
dhe vlerėsimin tim mė tė lartė pėr kolegėt e mi oficerė,
tė cilėt me ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie, me zotėsi
dhe kurajo burrnore iu pėregjigjėn urdhėrit tė atdheut.
-
- I
falenderoj ata pėr bashkėpunimin e shkėlqyeshėm, pėr mirėkuptimin
dhe respektin qė kanė treguar, nė radhė tė parė ndaj
luftėtarėve tė thjeshtė, por edhe ndaj meje si epror i
tyre. Unė e ēmoj lart punėn e institucionit nėn urdhėrat
e tė cilit kam luftuar. Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministėr i
Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės do tė mbetet pėr mua
njė shembull dinjitoz i ushtarakut atdhetar, njė model i shkėlqyer
i ushtarakut madhor. Unė i kam njohur dhe respektuar
Institucionet e Republikės sė Kosovės.
-
- Presidentin
e Republikės e kam konsideruar si Komandant Suprem tė
Ushtrisė Ēlirimatre tė Kosovės. Kjo, jo se unė kam demonstruar afinicione
politike, por se pėr tė kishin votuar 90 pėrqind e qytetarėve
me tė drejtė vote. Unė kam hyrė nė Kosovė pikėrisht nė
mbrojtje tė atyre qytetarėve, qė nėn bajonetat dhe zinxhirėt
e tankeve serbe kishin votuar pėr udhėheqėsin e tyre, ne
kemi hyrė nė Kosovė jo pėr tė ndryshuar sistemin dhe
strukturėn politike ndėrshqiptare tė saj, por
pėr tia hequr qafe zgjedhėn shekullore serbe. Ja
sepse e kam respektuar Presidentin Rugova, Parlamentin,
Qeverinė dhe Ministrinė e Mbrojtjes sė republikės sė
Kosovės., dhe ja sepse do ti repektoj gjithė jetėn ata qė
zgjidhen me vota nga qytetarėt e mi.
-
- Do
tė jem gjithė jetėn kundėr atyre qė vijnė nė pushtet nė
Kosovė, siē kanė ardhur serbėt me luftė dhe me vrasje, pa
pėlqimin e shumicės sė popullsisė sė saj. Unė e kam pėr
nder tė jem shėrbėtor i Kosovės siē e kam pėr turp ti
rri asaj mbi qafė. Mirėnjohja ime shkon edhe pėr ata burra
e gra trimnesha, pėr ata djem e vajza tė Rrafshit tė
Dukagjinit e tė gjithė Kosovės, qė na mbajtėn me bukė,
na strehuan nė shtėpitė e tyre, na i zbutėn plagėt dhe
dhimbjet, na e lehtėsuan jetėn e ashpėr tė ushtarit, duke
na u gjetur pranė me ēka u gjendej.
-
- Mirėnjohja
ime e thellė shkon edhe pėr ata qytetarė tė Republikės sė
Shqipėrisė, veēanėrisht tė atyre rretheve buzė kufirit
shqiptaro-shqiptar, qė u shėndrruan nė mbėshtetje tė
sigurtė dhe na ndihmuan duke rrezikuar, e jo rrallė duke dhėnė
edhe jetėn pėr lirinė e Kosovės. Mirėnjohje pėr mjekėt
e spitalit ushtarak nė Irzniq dhe Krushevc, pėr ata tė
spitalit civil tė qytetit Bajram Curri dhe spitalit Ushtarak
nė Tiranė qė bėnė tė mundur shėrimin dhe riaftėsimin e
sa e sa luftėtarėve tė plagosur.
-
- Mirėnjohje
pėr shtetet demokratike, Amerikėn dhe mekanizmin e tyre tė
fuqishėm ushtarak NATO-n, qė shkurtoi ditėt e vuajtjes sė
popullit tonė, dhe qė bashkė me gjakun e derdhur nga tė rėnėt
tanė, sollėn lirinė e Kosovės.
-
- U
jam mirėnjohės gjithashtu gjithė miqve tė mi, lista e tė
cilėve do tė ishte shumė e gjatė. Ata mė kanė
inkurajuar, nxitur dhe ndihmuar pėr ti kryer sa mė mirė
detyrimet e mia, si qytetar i Kosovės dhe ushtarak nė shėrbim
tė saj.
-
- Sė
fundi, por jo pėrnga rėndėsia, falenderoj autorėt, Arbėr
Ahmetaj dhe Sefedin Krasniqi, redaktorin e kėtij libri, zotin
Shefqet Jashari-Strofci qė punuan aq shumė dhe bėnė tė
mundur realizimin e tij.
-
- Ēdo
dobėsi e mundshme e kėtij libri mė pėrket mua dhe jo autorėve
apo redaktorit tė tij.
-
- Dua
tu kėrkoj falje tė gjithė atyre bashkėluftėtarėve, emėrat
e tė cilėve pėr arsye tė ndryshme nuk figurojnė nė kėtė
libėr. Ata nuk janė harruar, por ka qenė e pamundur tė pėrmenden
tė gjithė. Faleminderit edhe lexuesve, pėr mirėkuptimin e
tė cilėve jam i sigurtė.(Fq.9-12)
-
- Tahir Zemaj
- Gjermani
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2001
TRETCA.NET - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
|
|
|
|
|
|